P rgatitja:
Mielli i situr perzihet me sode, ne mes te tij
hapet nje grope ku hedhim veze, uje, kripe,
pak sheqer, kos dhe vaj. Duke filluar perzierjen
nga mesi, zihet nje brume pak me i forte se ai i
petullave qe u permend me siper, por jo dhe shume i forte.
Brumi nuk duhet te punohet shume, qe te mos ulet dhe te
mos behet elastik. Brumin e ndajme ne dy pjese, seciles
i jepet forma e bastunit dhe pritet ne copa rreth 50g.
Cdo cope punohet ne forme topi dhe hapet ne pete te
rrumbullkta ne tavolinen e sperkatur me miell.
Ne mes te petes vendoset mbushja (1 luge gjelle),
e cila mbulohet duke e mbeshtjelle peten pergjysme.
Anash shtypet me gisht permbyset me palosjen poshte
dhe shtypet pak nga siper duke i dhene formen ovale.
Keto vihen ne tavoline ku eshte hedhur mielli.
Ne tigan me yndyren e nxehte vendosen petullat njera
prane tjetres dhe pasi skuqen nga njera ane kthehen
nga ana tjeter. Petullat e skuqura vendosen ne tas dhe
mbulohen me pecete te palosur me qellim qe te zbuten pak.
Mbushja e ketyre petullave mund te behet me marmelate, me
molle te grira dhe te perziera me sheqer e pak kanelle,
me mish te grire te skuqur bashke me qepe, kripe e piper,
ose me qepe e veze te ziera.
Per kot te fundit qepet e njoma grihen holle dhe skuqen
te mbuluara me kapak derisa zbuten, hiqen nga zjarri
dhe perzihen me veze te ziera te grira holle, kripe, piper e koper.
|