Albatlanta
Gazeta Shqiptare

Realiteti shqiptar i tranzicionit nė fokusin e mendimtarėve amerikanė
Perparim Kabo
Realiteti shqiptar i tranzicionit nė fokusin e mendimtarėve amerikanėLexime 08:36 - 17.11.22 17/11/2022 PĖRPARIM KABO Realiteti shqiptar i tranzicionit, me tė gjitha problematikat e tij, ėshtė i tillė, qė nuk i ka shpėtuar edhe analizave apo nxjerrjes sė pėrfundimeve direkte dhe jo tė tilla, nga autorė tė shquar amerikanė, si: analisti politik dhe personaliteti mediatik, Fareed Zakaria; nobelisti, Joseph Stiglitz, diplomati Henry Kissinger, miliarderi filantropist, George Soros, apo filozofi dhe sociologu, Stephen R.Covey, etj etj. Gjithmonė mė ka joshur mendimi alternativ i mendimtarėve amerikanė, ndaj nė kėtė kumtim, pėrmes referimeve dhe analizės pėr problematika, si: demokracia dhe raportet e saj me ekonominė, keqkuptimet nė lidhje me demokracinė, si dhe sjellja e njeriut, qė tė jetė efektiv apo se si dhe me ē`mjete mund te ndėrtohet sinergjia; do tė vijnė nė kėtė parashtresė me kėto argumente. Libri i Fareed Zakarias, i titulluar: “E ardhmja e Lirisė” ėshtė i pėrkthyer nė shqip dhe unė prej vitesh ua rekomandoj studentėve qė ta studiojnė atė. Po hyj nė zemėr tė ēėshtjes sė demokracisė, sipas fokusit tė Fareed Zakarias. Mė parapėlqen ta citoj Zakarian, kur shkruan:” Asnjė vend nuk mund t’i japė vetvetes njė tė kaluar tė re. Por ai mund tė ndryshojė tė ardhmen dhe tė mbėshtesė shanset pėr t’u zhvilluar nė njė demokraci liberale.” E kaluara shqiptare, sė paku nė tre sisteme, pėrmblidhet nė: Periudhėn e komunizmit, nė Mbretėrinė dhe Periudhėn osmane. E pėrbashkėta e tyre ėshtė se janė sisteme totalitare, pra mungon demokracia institucionale si sistem politik, si kulturė antropologjike dhe antropo-institucionale. Tipar tjetėr qė e ka pėrshkruar historinė e Shqipėrisė, si njė fill i zi, ėshtė varfėria. A mund tė ndėrtohet njė e ardhme demokratike, qoftė kjo edhe liberale, nė njė vend tė varfėr? Kjo ėshtė pyetja qė unė shtroj. Pėrgjigjet do t`i gjej te Fareed Zakaria. “Shpjegimi mė i thjeshtė pėr suksesin politik tė njė demokracie tė re, bazohet nė suksesin e saj ekonomik apo, pėr tė qėnė mė tė saktė, nė nivelin mė tė lartė tė tė ardhurave pėr frymė,”-kumton Zakaria. Demokracia pėrmes ligjit, detyra qė shtroi nė hyrje tė viteve `90 Komisioni i Venecias pėr ish vendet komuniste, mund tė shpjerė te Shteti Ligjor vetėm nėse ndėrtohet njė ekonomi funksionale. Vetė komunizmi, prandaj ra, sepse ai i varfėroi njerėzit, i ndau nga prona dhe i demotivoi nga interesi, si edhe mėton njė tjetėr autor amerikan, Henry Kissiner, nė librin e tij “Diplomacia”. Mė thjesht, po e formuloj pyetjen: “A mund tė ndėrtohet demokracia nė Shqipėri, nėse shumica e popullit ėshtė e varfėr”? Njė tjetėr filozofe hebre-amerikane, Hannah Arendt, ka nėnvizuar se varfėria masive e shndėrron komunitetin njerėzor nė shoqėri tė nevojės, dhe si e tillė, ajo ėshtė njė shoqėri parapolitike, jo se nuk do tė jetė politike, por se nuk mundet. Zbatimi ligjit dhe korrektesa ndaj kėrkesave tė tij, kėrkon edhe njė gjendje tė mirė ekonomike. Zakaria nė parashtrimin e argumentit se: “Demokracia dhe varfėria pėrjashtojnė njėra tjetrėn,” i referohet njė nga mendjeve amerikane mė tė bukura tė sociologjisė, Seymur Martin Lipset, duke nėnvizuar pėrfundimin e tij tė mprehtė, kur shkruan: ” Sa mė i zhvilluar tė jetė njė vend, aq mė tė shumta janė shanset qė ai ka pėr ta pranuar demokracinė.” Mbi bazėn e kėtyre arsyetimeve, do doja tė tėrhiqja vemendjen se demokracia nė vendin tonė duhet tė rregullohet, duke ndryshuar gjendjen ekonomike. Polarizimi i skajshėm nė tė ardhura, dėmtimi i pasurisė kombėtare, pronės publike dhe asaj private individuale, janė rrethana negative, qė pengojnė pėr ndėrtimin dhe zhvillimin e njė demokracie funksionale. Ka metoda sasiore, qė e masin raportin mes tė ardhurave ekonomike dhe qėndrueshmėrisė sė demokracisė. Ėshtė kryer njė studim nga dy profesorė amerikanė, Adam Przeworski & Fernando Limongi, pėr tė gjithė vendet e Botės, nga viti 1950 deri nė vitin 1990. Rezultatet janė kėto, -pėrmend Zakaria nė librin e tij; “Nė njė vend demokratik qė kishte tė ardhura pėr frymė nėn 1500 dollarė, regjimi i tij (demokratik, kuptohet, shėnimi im, PK) zgjaste rreth tetė vjet. Me tė ardhura 1500 deri nė 3000 dollarė, ai mund tė mbijetonte pėr rreth tetėmbėdhjetė vjet. Me mbi 6000 dollarė, ai bėhej tepėr i qėndrueshėm.” Janė tridhjetė e dy regjime politike demokratike, me tė ardhura vjetore rreth 9000 usd pėr frymė, qė, sė bashku, kanė njė jetėgjatėsi prej 736 vjetėsh. Asnjė prej tyre nuk ka dėshtuar. Nė tė kundėrt, nga 69 demokracitė mė tė varfra, 39 syresh dėshtuan, me njė nivel falementimi prej 56%. Mendimtari amerikan, ky njohės i mirė i globalizmit, Fareed Zakaria, e cakton shumėn 6000 dollarė tė ardhura pėr frymė, si njė stekė qė duhet kaluar, nėse pretendon se do tė kesh njė demokraci tė qėndrueshme. Ja si shprehet ai nė librin e tij, e citoj:” Midis vendeve tė Europės Lindore, pas 1989-ės, ata vende qė kishin njė nivel tė ardhurash qė shkonin nė krye tė kėsaj amplitude, si: Polonia, Republika Ēeke, Hungaria, i konsoliduan demokracitė e tyre me shpejtėsi. Ato vende qė janė nė fund tė kėsaj amplitude apo edhe poshtė saj, si: Rumania e Shqipėria u duhet shumė mė tepėr kohė. Le t`i drejtohemi tani analizės dhe shifrave qė ofron Banka Botėrore pėr Shqipėrinė, e citoj:” Shifrat e fundit zyrtare tė varfėrisė, datojnė nė vitin 2012, kur numri i tė varfėrve ishte 39.1%, me tė ardhura 5.5 dollarė pėr person nė ditė. Qė atėherė, parashikimet me ndryshimet e kryera, sollėn njė rėnie tė vazhdueshme tė varfėrisė, deri nė 31%, nė vitin 2017. Rritja 9% e pagave minimale, qė u zhvillua nė vitin 2017, mund tė ketė patur njė efekt tė paqartė mbi varfėrinė, po tė mbajmė nė vemendje reduktimin e numrit tė vendeve tė punės tė krijuara, si dhe rritjen e pagave tė atyre qė tashmė janė nė punė.” “Pas vitit 2008, referon BB; rritja mesatare u pėrgjysmua dhe nė sektorėt publikė dhe tė jashtėm, ndaj u krijuan zhbalancime makro-ekonomike. Ritmi i rritjes u pasqyrua tek varfėria dhe papunėsia. Ndėrmjet viteve 2002- 2008, varfėria nė vend u pėrgjysmua (nė rreth 12.4%), por, nė vitin 2012 u rrit sėrish deri nė 14.3 %. Papunėsia u rrit nga 12.5 % nė vitin 2008, nė 17.3 % nė tremujorin e dytė tė vitit 2015, ku papunėsia e tė rinjve arriti 34.2 %. Ritmet e rritjes mbi 3% gjatė vitit 2011, u moderuan gjatė 2012 – 2013, duke reflektuar nė kėtė mėnyrė situatėn e pėrkeqėsuar nė Eurozonė, si dhe situatėn e vėshtirė tė sektorit energjetik.. Rritja vazhdoi deri nė 2.1 % nė 2014, kryesisht pėr shkak tė rritjes nė konsum dhe investimeve private. Pritej njė rikuperim nė vitin 2015, por gjithsesi, rritja pritej tė mbetej nėn potencialin e vendit nė planin afatmesėm.” “Banka Botėrore jep shifra alarmante, pėr sa i pėrket varfėrisė nė vendin tonė. Sipas statistikave tė fundit tė Bankės Botėrore, Shqipėria renditet nė vendin e fundit nė rajon, pėr sa i pėrket nivelit tė varfėrisė. Nė raportin e BB-sė, rreth 2300 shqiptarė jetojnė me 1.9 dollarė nė ditė, ndėrsa mbi 181 mijė tė tjerė, qė pėrbėjnė 6.3 pėr qind tė popullsisė, jetojnė me 5 dollarė nė ditė. Nisur nga ky raport, Shqipėria renditet pas Serbisė, Maqedonisė, Bosnjės dhe Kosovės, pėr sa i pėrket varfėrisė nė vend.Gjithashtu BB ngre dhe njė tjetėr shqetėsim tė madh, ku numri i personave nė varfėri ekstreme mbetet ende shumė i lartė, madje ka tendenca rritjeje gjatė viteve tė fundit. Nė raportin e BB-sė, thuhet se Shqipėria ka numrin mė tė lartė tė personave qė jetojnė me 5 dollarė nė ditė edhe se Serbia, Maqedonia e Bosnja. Kosova paraqitet mė mirė se Shqipėria, pasi pėrqindja e popullsisė qė jeton nė varfėri ekstreme, ėshtė mė e ulėt se nė vendin tonė, vetėm 0.2% e totalit tė popullsisė.Por, gjithashtu BB hedh poshtė dhe shifrat pėr rritjen ekonomike tė publikuara nga qeveria shqiptare. Sipas raportit tė BB-sė, rritja ekonomike e Shqipėrisė u forcua nė 3.4% nė 2016 dhe parashikohej tė ishte mesatarisht 3.5%, gjatė vitit 2017-`19.” Le tė shohim tani shifrat e INSTAT-it pėr tė ardhurat dhe polarizimin “in extremis” nė Shqipėri. E citoj:” INSTAT raporton konsumin e familjeve tė ndara, 10 pėrqindėshi mė i pasur i popullsisė nė njėrėn anė dhe 90 pėrqindėshi i mbetur. Sipas kėtyre tė dhėnave, 10 pėrqindėshi i pasur, rezulton se ėshtė bėrė ndjeshėm mė i pasur. Konsumi mesatar i tyre ishte 138,700 lekė nė muaj nė 2015-tėn dhe u rrit nė 158,946 lekė mė 2016. Kjo ėshtė njė rritje mbresėlėnėse, prej 14.5%. Problemi ėshtė se kjo rritje e konsumit tė 10 pėrqindėshit tė pasur, erdhi nė kurriz tė pjesės tjetėr tė popullsisė. Sipas INSTAT, 90 pėr qind e familjeve pati njė konsum mesatar prej 63,600 lekėsh nė vitin 2016, me njė rritje minimale nga konsumi 63,200 lekė qė ishte mė 2015. Rritja e konsumit tė 90 pėrqindėshit tė varfėr, mė 2016, nė terma tė lekut ishte vetėm 0.6%. Kjo ėshtė mė e ulėt se sa norma e inflacionit. Nė terma realė, konsumi i 2016-ės pėr pjesėn dėrrmuese tė Shqipėrisė ishte mė i ulėt se sa mė 2015.” ” Bazuar te shifrat si tė ardhura pėr frymė, ithtarėt qė duan tė tregojnė se Shqipėria e ka kaluar gjendjen e emergjencės dhe shpėrfaq njė ekonomi tė qėndrueshme dhe njė shoqėri demokratike stabile, mund tė sjellin si argument shifrat e FMN-sė nė lidhje me tė ardhurat. Statistikat e Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), tė pėrditėsuara nė “Pasqyrėn Ekonomike Globale, tetor 2019”, tregojnė se tė ardhurat pėr frymė tė pritshme tė shqiptarėve, ishin 5,732 dollarė pėr vitin 2019, duke na pozicionuar nė vendin e 102 nė botė nga 192 shtete gjithsej, nė nivele tė ngjashme me Irakun, Paraguajin, Libanin, Libinė etj. Pra, shifra 5,732 $, duket si afėr shifrės 6000 $ qė caktonte Fareed Zakaria nė hyrje tė tranzicionit, si kusht pėr njė demokraci tė qėndrueshme. Nuk duhet tė manipulohemi nga kėto tė dhėna. Le tė shohim mė nga afėr shifrat e FMN-sė. Nė Europė jemi ndėr vendet me tė ardhurat pėr frymė mė tė ulėtat dhe na e kalojnė nė renditje vetėm Kosova (4,442 dollarė pėr frymė, nė vend tė 111) dhe shtete tė ish Bashkimit Sovjetik, si: Ukraina (vendi 125), Moldavia (128). Tė dhėnat e FMN-sė referojnė se edhe njė dekadė mė parė, Shqipėria ishte e pandryshuar, po nė vendin e 102, njė tregues ky qė flet se rritja ekonomike e vendit nuk ka arritur tė jetė mė e lartė se e fqinjėve apo se ajo nuk ka prodhuar mirėqenie pėr qytetarėt e saj. Nga vendet e rajonit, mė tė pasur janė fqinjėt e Malit tė Zi, me tė ardhura pėr frymė prej 8,703 dollarė ose 62% mė tė larta se tė shqiptarėve (vendi 72). Mė pas vjen Serbia, nė vend tė 87, me 7,398 dollarė pėr frymė, Maqedonia e Veritu (6,096 dollarė nė vend tė 95), Bosnja 5742$ (vendi 97). Sot, vendet e Bashkimit Europian kanė tė ardhura mesatare pėr frymė nė vit prej 35.8 mijė dollarė ose gati 7 herė mė tė larta sesa tė shqiptarėve, sipas shifrave tė FMN-sė. Institucionet ndėrkombėtare ulėn parashikimin pėr rritjen ekonomike. Shpresat pėr tė pasur mė shumė tė ardhura janė zbehur, pasi tė gjitha institucionet ndėrkombėtare kanė ulur parashikimet pėr rritjen ekonomike tė vendit nė 2019-n.FMN pret qė vendi tė rritet mesatarisht me 3%, sipas “Pasqyrės Ekonomike Globale tė tetorit,” nga 3.7% qė ishte pritshmėria nė prill, Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH) pret qė Shqipėria tė rritet me 2.8 % kėtė vit, duke e rishikuar me ulje prej 1.1 pikė pėrqindje, nė krahasim me raportin e muajit maj. Banka Botėrore e pret zgjerimin e ekonomisė nė 2.9% pėr kėtė vit.” Gjendja ekonomike e familjeve shqiptare dhe individit, duhet parė edhe nė njė kėndvėshtrim tjetėr, me qėllim qė tė kemi njė pasqyrė reale tė saj. Nuk mjafton GDP apo shifrat e tė ardhurave pėr frymė, qė dalin nga njė pėrllogaritje e thjeshtė matematikore. Ekonomia duhet analizuar nė tėrėsinė e saj. Si edhe mėtonte Joseph Stiglitz, kur i referohej krizės sė Argjentinės: “Njė rritje ekonomike, kur borxhi i jashtėm rritet, ėshtė e paqėndrueshme”. Rritja ekonomike e bashkėshoqėruar me borxhin ėshtė e paqėndrueshme dhe shpesh sjell risqe, sepse mosshlyerja, nė kohė bėn qė asete tė mėdha tė ekonomisė, tė humbin. Ato shkojnė pėr tė shlyer borxhin, falė atij procesi qė George Soros, nė librin e tij “Kriza e Kapitalizmit Global”, – e quan “Rirreshtimi i tregjeve”. Le t`i qasemi kėtij problemi me lupėn e nobelistit Stiglitz. Ja si shprehet ai: “GDP ėshtė njė masė e dobishme e rritjes ekonomike, por nuk ėshtė gjithēka dhe fundi i gjithė zhvillimit… Rritja duhet tė jetė e qėndrueshme. Ju mund ta rritni GDP-nė, duke grabitur mjedisin, duke varfėruar burimet e pakta natyrore, duke marrė hua nga jashtė, por kjo lloj rritjeje nuk ėshtė e qėndrueshme … Megjithatė, pėr shkak se GDP ėshtė masė qė llogaritet relativisht lehtė, ajo ėshtė bėrė njė fiksim i ekonomistėve.Telashi me kėtė ėshtė se: “Ēfarė ne masim, ėshtė pėr ēfarė ne pėrpiqemi.” Ka raste qė vėrtet rritja e GDP-sė shpie edhe nė uljen e varfėrisė, ky ėshtė rasti i disa vendeve tė Azisė Lindore.Kjo ka ndodhur jo rastėsisht. Qeveritė atje hartuan politika sociale pėr tė qenė tė sigurta, qė edhe tė varfrit merrnin nga ndarja e pėrfitimeve. Rasti tjetėr ėshtė, kur, megjithėse duket se GDP rritet, ajo bashkėshoqėrohet me rritjen e varfėrisė dhe disa here, madje, shoqėrohet me uljen e tė ardhurave pėr individ, qė u takojnė shtresave tė mesme. Ka disa tregues qė shfuqizojnė shifrat qė mund tė sillen pėr tė ardhurat pėr frymė, si argument i rritjes ekonomike tė njė vendi. Tė tillė janė: niveli i arsimimit dhe pėrmirėsimi tij, si edhe niveli i shėrbimit shėndetėsor. Cilėsia e jetės nė zonat e varfra dhe ato rurale, qė t`i afrohet jetės nė qytete, pa dėmtuar vlerat e tyre tradicionale. “Paraja nė vetvete nuk prodhon liri”, -shprehet Fareed Zakaria. Nėse nė mėnyrė iluzive mendojmė se moderniteti i blerė me para, si psh: makina luksoze, dyqane moderne, restorante apo resorte, dhe nuk shohim varfėrinė, qė manifestohet nė tė ardhurat pėr frymė, ato realet, nė defictin buxhetor, borxhin e jashtėm, salton negative nė tregtinė e jashtme, nivelin e ulėt tė arsimit dhe cilėsinė e tij, e cila lė shumė pėr tė dėshiruar, shėrbimin shėndetėsor tė prapambetur, transportin publik arkaik, pensionet tejet tė ulėta, strehimin e popullsisė me problem, deri me shtresa “homeless,” cilėsinė e ushqimit jashtė kontrollit, zhvillimin urban kaotik, mosmbrojtjen e natyrės, administrimin e pasurive nėn dhe mbitokėsore, jo nė interesin e publikut, dhe shumė aspekte tė tjera me probleme, si: financat pubike, moskthimi i kredive, privatizmin e tė gjithė tregut bankar; atėhere nė mėnyrė tė gabuar, Ti mendon se vendi po zhvillohet dhe nuk ndalesh tė propagandosh se demokracia po funksionon. Ti gėnjen, kur thua se jeta e shoqėrisė dhe individit ėshtė mė e lumtur, si edhe deklaroi njė ish ministėr i financave nė Shqipėri, kur tha se: “Lumturia ėshtė rritur nė Shqipėri me 11%”. Fundi i Pjesės sė parė.
Gazeta Shqiptare | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com