Albatlanta
Botėn e prishin gjysmakėt

Botėn e prishin gjysmakėt
Zamira Ēavo
Kur Ajnshtajni e tha kėtė frazė, me siguri u referohej atyre njerėzve qė pretendojnė se dinė gjithēka, por nuk arrijnė tė kuptojnė injorancėn e tyre. Kėtyre gjysmakėve, nėse u jep si dhuratė lirinė, demokracia rrezikohet seriozisht. Ndaj Kenedi e shndėrroi nė njė maksimė sa politike aq edhe sociale shprehjen: demokracia pa dije ėshtė e rrezikshme! Nė kėtė Shqipėrinė tonė, mungesa e kulturės politike ėshtė sa e trashėguar aq edhe e lulėzuar nė terrenin tonė tė demokracisė.

Shqiptarėt, si edhe 100 vjet mė parė, janė ende larg tė kuptuarit tė konceptit tė lirisė. Kjo ndodh se lirinė ne e kemi kuptuar dhe e kuptojmė si njė liri tonėn tė brendshme, qė buron nga e drejta jonė individuale, pa marrė parasysh tė drejtėn e pėrgjithshme, tė drejtėn publike. Kjo e ka shpjegimin e vet historik. Perandoria Osmane pėrcolli te shqiptarėt idenė se “toka e zėnė me shpatė ėshtė e ligjshme”. Ndėrsa diktatura enveriste e kaloi nė ekstremin tjetėr edukimin me idenė “asgjė nuk ėshtė individuale, gjithēka ėshtė e askujt”! Tė dyja kėto kėndvėshtrime politike bėnė qė kuptimi ynė pėr demokracinė tė dilte pėrtej ēdo pėrfytyrimi ligjor. Liria u konceptua kėshtu si liri pėr tė thėnė e bėrė gjithēka qė dėshiron. Politika, arsimi, media dhe tė gjithė aktorėt e tjerė, qė duhet tė angazhoheshin pėr tė mos e lėnė kėtė gjysmėdije mbi lirinė tė kthehej nė model, heshtėn. Sot gjendemi sėrish nė njė udhėkryq me po tė njėjtėt aktorė, qė vazhdojnė tė punojnė negativisht pėr dijen e kulturėn e popullit.
***
A e ka lėnė politika shqiptarin tė pakulturuar? Pėrgjigjja ime ėshtė e prerė Po. Sepse ata qė u morėn me politikė, si nė tė kaluarėn e largėt dhe nė tė sotmen e pėrditshme nė shumicėn e herės, kanė qenė gjysmakė tė dijes politike. Dhe kėta gjysmakė, qė pėrcollėn politikėn e tyre gjysmake nė njė popull tė pakulturuar, sigurisht i bėnė vendit dėmin mė tė madh. Sot Parlamenti shqiptar pėrfaqėson njė nivel, ndoshta edhe mė tė ulėt nga niveli i popullsisė, qė gjithsesi ka lėvizur e ka parė si funksionon bota demokratike. Le tė shikojmė opozitėn. Ėshtė kapur pas njė kauze qė realisht duhet tė jetė kauza e shoqėrisė: Lufta kundėr drogės, por e ka shndėrruar nė njė pretekst tė qėllimit politik personal tė dyshes Berisha-Basha. Nė kėtė mėnyrė ia kanė humbur vlerėn kėsaj kauze tė madhe, por ndėrkohė kanė humbur edhe vlerėn e tyre si opozitė politike, pasi thirrja “Rama Ik’ ėshtė kaq vulgare dhe kaq e papranueshme si pėr kohėn, si pėr ndėrkombėtarėt dhe pėr momentin historik ku gjendet Shqipėria. Nga ana tjetėr kemi njė qeveri qė dėshmon vullnet politik pėr tė ndryshuar, por qė duket ende spontane nė drejtim, njė qeverisje qė flet bukur, por qė ngurron tė veprojė. Qeverisja e sotme ka pasur sė paku 8 vite tė pėrgatitej pėr kėtė qeverisje, por duket edhe ajo vuan nga sindroma “unė i di tė gjitha!” Tė dy krahėt e politikės shndėrrohen kėshtu nė rrethin vicioz tė gjysmėdijes politike shqiptare. Po anashkaloj ligjėrimin politik qė ėshtė ndoshta i vetmi i kėtij lloji nė botėn moderne qė barazvlerėsohet me vulgun kulturor. Nuk mjafton tė kesh mbaruar nė universitete tė botės, nuk mjafton as tė mbash tituj e grada, por ėshtė e nevojshme tė orientohesh politikisht! Nuk mund tė ketė europianizim tė vendit nėse elita politike shqiptare nuk ėshtė e bashkuar nė kėtė qasje, nuk e kupton kėtė nevojė dhe nuk vepron pėr ta realizuar atė! Djathtas apo majtas politikės shqiptare ka politikanė qė veprojnė kundėr kėsaj ideje e kundėr kėtij qėllimi Politika shqiptare e ka pėrdorur popullin e saj “si mish” pėr topin e interesave tė veta. Dhe sa kohė qė niveli i kulturės politike te ne do jetė ky qė ėshtė, sėrish do gjenden njerėz qė do ndjekin pas z.Berishėn pa e kuptuar se pėrse dhe njerėz qė do ndjekin pas z.Rama, pa e ditur se ē’po bėn! Puna ėshtė se ne nuk e edukojmė dot politikėn, por popullin kemi detyrė ta edukojmė. Ndaj demokracia ka krijuar mundėsi tė mėdha pėr tė realizuar njė edukim tė shėndetshėm tė njerėzve. Media e ka njė rol tė tillė nė demokraci.
***
Nė tė gjithė botėn e qytetėruar media ka luajtur e luan rolin e vet jashtėzakonisht tė rėndėsishėm nė krijimin e modeleve tė reja, dhe nė goditjen e modeleve qė cenojnė interesat publike, e kombėtare. Media jonė ēuditėrisht nuk ka ndryshuar shumė nga koha kur Konica shprehej: Gazetari qė kujton se thashethemi i tavolinės pėrbėn lajm, gazetarė qė pėr shkak tė paaftėsisė sė tyre personale shpifin e shajnė, sepse kjo ėshtė gjėja qė nuk do aspak mend e profesionalizėm, i bėjnė dėmin mė tė madh popullit! Media shqiptare, nė njė pėrqindje tė konisderueshme ėshtė gjysmake nė tė gjitha drejtimet; nė profesionalizėm, nė filozofi, nė varėsi politike etj. Modeli qė sot media e shet pėr bashkėkohor ėshtė modeli mė anarshist i njė shoqėrie qė nuk kupton caqet e lirisė dhe nuk ndien peshėn e ligjit. Flet Arjan Ēani pa doreza nėn maskėn e lirisė dhe e shtyn banalitetin deri nė ofendimin e figurės sė Skėnderbeut. Nuk ėshtė i pari qė e bėn kėtė. Por ama harrojmė qė njė fyerje e tillė ėshtė vepėr penale, ashtu sikundėr ėshtė e tillė dhe ēdo fyerje qė i bėhet Presidentit apo Flamurit. Tė tre kėta elementė mbrohen me Kushtetutė. Por medias as qė i intereson kjo. Modeli i antivlerės, modeli i thashethemnajės, modeli i pėrēarjes sociale dhe i lirisė si anarki, ėshtė modeli mė i pėlqyeshėm i njė masmedie, sė cilės i mungon profesionalizmi. Nė kėtė kėndvėshtrim media shqiptare sot po rreshtohet nė krah tė politikės dhe nė dėm tė kulturės sė popullit dhe tė ardhmes sė vendit. Unė nuk gjej dot njė kauzė qė media e ka bėrė tė sajėn pėr tė ngritur shoqėrinė nė kėmbė. Dhe Shqipėria ka kauza plot. Korrupsioni, droga, krimi i organizuar nuk do tė mund tė luftohet kurrė, nėse media nuk do t’i ketė kauza tė sajat, jo me synim politik, por me synimin e saj fisnik: transparencė, ligjshmėri dhe kulturė tė transmetuara nė njė model!
***
Arsimi mbetet padyshim njė instrument i fuqishėm i edukimit tė njerėzve me dije, me kulturė e me modele bashkėkohore. Unė shpresoj shumė qė nė Shqipėri, revolucioni nė arsim tė fillojė nga fėmijėt e kopshteve me njė edukatė tjetėr, me njė dije tė qėndrueshme, qė tė mos shndėrrohen nė gjysmakė, qė dinė “gjithēka” e flasin “pėr gjithēka”. Por nėse edhe nė arsim ne do tė mbetemi nė reforma, qė shtojnė arna, por nuk zgjidhin problemin, nėse do tė vazhdojmė tė bėjmė sikundėr thoshte dikur Konica: “Tė merremi me hollėsira dhe t’i largohemi tė pėrgjithshmes”. Nėse nuk arrijmė tė kuptojmė problemet e mėdha qė kanė tė bėjnė me gjysmakėt nė arsim, edhe pas 50 vitesh ne do tė flasim me po kėtė gjuhė. A nuk po flasim dhe sot me gjuhėn e mendjeve tė ndritura tė shqiptarėve gati 100 vite mė parė?
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com