Albatlanta

Plani Europian per ndarjen e Kosoves : Kosova pavarsi, serbet autonomi me lidhje me Beogradin
Lajmet.net
Plani Europian per ndarjen e Kosoves : Kosova pavarsi, serbet autonomi me lidhje me Beogradin
Po kristalizohet per dite e me teper, Plani europian per ndarjen e Kosoves. Analiza e qendrimeve dhe deklarimeve te politikaneve dhe diplomateve europiane lidhur me ndarjen e Kosoves asnjehere nuk kane dale hapur. Perkundrazi sa me shume qe ata punojne per ndarjen e saj, aq me shume japin deklarata per pavarsine e Kosoves. Natyrisht qe ata nuk punojne per nje ndarje klasike, por demokratike, te mbuluar me terma bashkekohore. Por sa here qe dikush e ve ne dukje ekzistencen e ketij plani, ata nervozohen dhe leshojne deklarata vetekomprometuese. Deklarata e Doris Pack ndaj disa thenieve te ministrit shqiptar te puneve te jashtme Mustafaj, egersia e saj, vetem sa e zbuloi me shume planin europian te ndarjes se Kosoves, ku ajo eshte bashkeautore. Disa tregues qe po e konkretizojne perdite e me teper kete plan. Detaji i pare: Realiteti i Kosoves eshte i tille qe Mitrovica Veriore por edhe Kosova Veriore veprojne te ndara nga pjesa tjeter e Kosoves. Per kete realitet, Grupi Nderkombetar i Krizave, ku Ahtisari ka nje rol kyç, kerkoi edhe nje administrator nderkombetar. Realiteti i Kosoves eshte qe ne pjesen Veriore nuk lejohen makinat me targa te Kosoves. Realiteti i Kosoves eshte qe edhe ne Malisheve ku nuk ka asnje serb, UNMIK kerkon qe gjuha serbe te jete gjuhe zyrtare. E megjithate bisedimet per statusin e Kosoves, nuk filluan nga bashkimi I saj, por nga legalizimi i ndarjes se saj.
Detaji I dyte: E gjitha bashkesia Europiane ka qene dakord qe objektet fetare serbe ne Kosove te fitojne status ekstrateritorialiteti, qe ne kushtet e Kosoves do te thote te krijosh nje «Salamander Politike» qe do te ndaje Kosoven ne menyre te perçudnuar. Thjesht te krijoje nje «Frankeshtetjn Politik» ne te cilin askush nuk mund te jetoje I qete. PIka 2 e planit Dernovshek e kerkon hapur kete gje. E megjithate bisedimet nuk po behen se si te eleminohet kjo Salamander Politike, por se si te thellohet ajo. Delegacioni I Kosoves rezistoi heren e dyte ne Viene per te mos lejuar lidhjen horizontale te komunave serbe ne Kosove, por a do te rezistoje deri ne fund? Detaji i trete: Edhe ne paraqitjen e bisedimeve te Vienes, Kosova paraqitet e ndare. Megjithse flitet per fasade nga Bashkimi Europian per nje Kosove qe nuk do te ndahet, askush nuk thote se edhe ne bisedime Kosova eshte e ndare. Serbet e Kosoves, nuk jane pjese e delegacionit te Kosoves, por pjese e delegacionit te Serbise. Veshtire se diplomati me shume pervoje Solana, apo diplomatja po me kaq pervoje Doris Pack nuk e kuptojne se rreshtimi ne bisedime politike tregon se je pale, brenda pales apo jashte saj. Te derguarit e tyre, diplomatet e vjeter austriake, Lehne dhe Rohan do ta quanin skandal politik dhe diplomatik neqoftese perfaqesuesit e Alsas Lorenes do te rreshtoheshin ne ndonje delegacion politik perballe Frances. Apo neqoftese politikanet hungareze te Vojvodines do te rreshtoheshin perballe delegacionit serb ne ndonje takim me Hungarine.
Por e konsiderojne normale qe serbet te cilet jane qytetare te Kosoves te rreshtohen perballe Kosoves dhe delegacionit te saj. Kete skandal politik, diplomatik nuk e kane cilesuar te tille as politikane dhe dipolmate me pervoje te se majtes shqiptare si Meta, Milo, Dade. Perkundrazi e kane pershendetur kete skandal te paprecedent, teksa e konsideruan skandal nje deklarate te Mustafajt qe evidentoi ndarjen e Kosoves.
Detaji i katert: Delegacioni i Kosoves ne Viene nuk ka perballe tij asnje homolog nga Serbia, por ka vetem 2 keshilltare dhe disa figurante nga Kosova. Eshte edhe ky nje skandal tjeter politik dhe diplomatik. Kushdo qe ka sadopak dinjitet politik dhe pervoje dipolomatike do tu keshillonte politikaneve kosovare te mos e pranonin humbjen qysh ne fillim, por te caktonin ne delegacion nivelin qe ka caktuar Serbia.
Autonomia per serbet e Kosoves do te jete mbulesa e ndarjes se saj. Ndersa decentralizimi eshte aktualisht mbulesa e autonomise. Bashkimi Europian midis kerkeses se shqiptareve ne Kosove per «Pavarsi» dhe kerkeses serbe «Me shume se autonomi dhe me pak se pavarsi», ka zgjedhur dhe po zbaton planin e ndarjes hap pas hapi te Kosoves.
Cili eshte thelbi i planit serb: Kosova pavarsi dhe serbet e Kosoves autonomi me lidhje te dyfishta, edhe me Beogradin edhe me Prishtinen. Diplomatet e opozites ne Shqiperi kane aq pervoje dhe aq njohje nderkombetare qe te vihen ne dijeni te nje plani te tille. Prandaj ata reaguan kunder deklarates qe denonocoi ndarjen e Kosoves. Prandaj reagoi edhe ne menyre te neveritshme, Doris Pack ndaj denoncimit te ketij Plani. Dhe ne fund, edhe nje detaj qe lidhet indirekt me Planin Europian per ndarjen e Kosoves : Doris Pack si deputete e parlamentit Europian ishte nder kryesoret qe aprovuan rezoluten para disa ditesh sipas se ciles Turqia dhe Maqedonia do te pranohen ne BE pas 15 vjetesh. Ndersa Shqiperia mbas me shume se 15 vjet. Dhe «diplomatet-patriote» te opozites, Meta. Milo, Dade nuk thane asnje fjale ndaj kesaj Rezolute raciste, ku zonja Pack eshte bashkeautore.
Lajmet.net | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com