Albatlanta
Shuhet Ismail Kadare

Shuhet shkrimtari i madh Ismail Kadare
24-ore
U shuajt sot nė moshėn 88 vjeēare, nė Tiranė, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Ai ndodhej nė banesėn e tij nė Tiranė, kur papritmas ėshtė shembur nė tokė pa ndjenja. Mjekėt e urgjencės, tė thirrur nga familjarėt e tij, nuk mundėn tė bėnin asgjė.

Kadare, konsiderohet si njė nga kolosėt e letėrsisė shqiptare. Autor i dhjetėra romaneve, poezive dhe eseve, ai ėshtė ndoshta ndėr shqiptarėt mė tė njohur nė botė, me veprat e tij tė pėrkthyera nė mbi 40 gjuhė tė ndryshme e tė botuara anembanė.

Aktiviteti i tij mė i rėndėsishėm letrar, i zhvilluar nė kohėn kur Shqipėria ishte nėn rregjimin komunist, ėshtė konsideruar si njė ecje nė tehun e thikės, ndėrsa disa kritikė tė tij e kanė akuzuar se ai shfrytėzoi favoret e pushtetit tė kohės. Vetė Kadare, e ka pėrshkruar letėrsinė, si njė mjet arratisje nga njė realitet i mbyllur nga dhuna e diktaturės.

Nė vitin 1990, ai kėrkoi azil politik nė Francė. Njė akt i cili, do tė pėrfaqėsonte njė goditje tė fortė pėr regjimin qė ishte nė frymėn e fundit, e qė do tė shembej pak muaj mė vonė, pas lėvizjes studentore tė dhjetorit tė po atij viti. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, nė atė kohė, pak pėrpara se tė largohej pėr nė Francė, Kadare do tė shprehej se Nė intervistėn e tij tė parė nga Parisi, dhėnė nė atė kohė, pėr Zėrin e Amerikės, Kadare do tė theksonte se “asnjėherė kombi shqiptar, i gjithė kombi, nuk ka qenė kaq i emancipuar, kaq i ndriēuar sė brendshmi kaq i lirė e kaq i prirur drejt demokracisė se sa nė kėtė fundshekulli. Ky ėshtė thelbi. Tė tjerat, strukturat shoqėrore, mekanizmat, legjislacioni, do t’i pėrshtaten me se s’bėn kėtij thelbi. Kam bindjen se mė parė seē mund tė mendojnė skeptikėt dhe kritizerėt, kombi shqiptar do tė integrohet nė familjen evropiane tė kombeve, sepse ai s’ka patur kurrė tjetėr familje e nuk mund tė ketė kurrė tjetėr familje jashtė kėtij kontinenti”.

Nė tetor tė vitit tė kaluar, gjatė vizitės sė tij nė Tiranė, presidenti francez Emmanuel Macron, ndėrsa i jepte Kadaresė titullin Oficer i Lartė i Legjionit tė Nderit, njė nga medaljet mė tė rėndėsishme tė Francės, do t’i drejtohej shkrimtarit shqiptar duke i thėne se: “Ju kontribuat nė zgjimin e madh tė njerėzve qė ngritėn Perden e Hekurt. Ju e keni ndarė ekzistencėn tuaj midis fjalėve dhe gjėrave, njerėzve dhe gjėrave. Nga tavolina e kafesė Rostand, lindėn tekstet e pėrjetshme. Ju mund ta linit anijen tė digjej, por nuk pranuat tė braktisni njė popull nė duart e atyre qė dogjėn lirinė e tyre”.

Zoti Kadare, ka qenė disa herė me radhė kandidat pėr ēmimin Nobel pėr letėrsinė, ndėrkohė qė janė tė shumta vlerėsimet prestigjioze ndėrkombėtare pėr veprėn e tij, si International Booker Man Prize, Prince of Asturias Award, Jerusalem Prize, Neustadt International Prize, Nonino, Park Kyong-ni.

Ndėr veprat mė tė njohura tė tij veēohen “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, romani i tij i parė i botuar nė vitin 1963, “Pallati i ėndrrave”, “Prilli i thyer”, “Kronikė nė gur”, “Dimri i vetmisė sė madhe”, “Koncert nė fund tė dimrit”, “Pėrbindėshi” apo dhe “Prilli i thyer”.


Reagimet

Nė njė mesazh ngushėllimi, Presidenti Bajram Begaj e cilėson shkrimtarin Kadare, njė “kolos tė mendimit dhe tė penės”. Nė postimin e tij nė Facebook, kreu i shtetit shprehet se “Shqipėria dhe shqiptarėt humbėn sot gjeniun e tyre tė letrave, emancipuesin e tyre shpirtėror, Ballkani poetin e miteve tė tij, Evropa dhe bota ndėr pėrfaqėsuesit mė tė spikatur tė letėrsisė moderne”.

Ndėrsa kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla shkruajti se “me veprėn qė krijoi, Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar mė i madh i tė gjitha kohrave, u ngjit nė Olimpin e letrave shqipe. Me rrezatimin e pėrbotshėm tė veprės sė tij, Kadare e ngjiti letėrsinė dhe kulturėn shqiptare nė majat e letėrisė, kulturės dhe qytetėrimit botėror.”

Nė llogarinė e tij nė Facebook, kryeministri Edi Rama, e quajti njė “lajm tė trishtueshėm, largimin nga mesi ynė tė monumentit mė tė madh tė kulturės shqiptare, i cili tanimė u ngjit nė piedestalin e pėrjetėsisė”.

Zoti Rama zgjodhi tė ribotojė njė mesazh qė ai vetė kishte publikuar pėr datėlindjen e shkrimtarit, ku ai ndėr tė tjera vlerėson maksimalisht kontributin e Kadaresė pėr gjuhėn shqipe ose siē ai e konsideron “monumentin fantastik qė i ka ngritur… kėsaj gjuhe tė hatashme tė cilėn ne shqiptarėt kemi fatin tė flasim e tė shkruajmė si gjuhė amtare”.

Nė njoftimin e saj pėr ndarjen nga jeta tė Ismail Kadaresė, Akademia e Shkencave flet pėr “ikjen pa kthim tė prijėsit historik tė letėrsisė shqipe prej mė shumė se shtatė dekadash” dhe “akademikut qė e mbushi me kuptim kėtė titull tė lartė, me veprėn e tė cilit u rritėn e u formuan dhjetėra breza nė Shqipėri e kudo qė flitet gjuha shqipe”. Akademia shkruan mė tej se “letėrsisė shqipe do t’i mungojė kryemjeshtri, letėrsisė europiane do t’i mungojė zėdhėnėsi i njė kombi e njė rajoni; qytetėrimit tonė do t’i mungojė shqiptuesi i kumteve tė mėdha”, ndėrsa e cilėson atė si “shkrimtari mė i rėndėsishėm i letėrsisė shqipe qė prej fillimeve dhe pėrgjatė pesė shekujve tė jetės sė saj. Vepra e tij pėrbėn arkitrarin e letėrsisė shqipe”.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com