Albatlanta
Katėr Kalorėsit e Apokalipsit

Intervista / Condoleezza Rice shpjegon “Katėr Kalorėsit e Apokalipsit”
Condoleezza Rice
Intervista / Condoleezza Rice shpjegon “Katėr Kalorėsit e Apokalipsit” Publikuar 20:39 - 9 Gusht, 2020 Nga M. C.
“Bush Center”

Condoleezza Rice, ka ushtruar detyrėn e Sekretares amerikane tė Shtetit nė vitet 2005-2009, dhe ka qenė kėshilltare e sigurisė kombėtare pėr presidentin Xhorxh W.Bush nė vitet 2001-2005. Nė kėtė intervistė, Dr.Rice shpjegon rritjen e nativizmit, populizmit, izolacionizmit dhe proteksionizmit nė mbarė botėn, dhe ndikimin e tyre tek demokracia. Ajo flet gjithashtu mbi tensionin midis globalizmit dhe nacionalizmit; dhomat-jehonė nė mediat sociale; dhe nevojėn pėr njė narrativė tė pėrbashkėt mbi demokracinė.

Nė librin tuaj tė vitit 2017 “Demokracia”, ju i cilėsoni populizmin, nativizmin, izolacionizmin dhe proteksionizmin si “Katėr Kalorėsit e Apokalipsit”. Tre vjet mė vonė, si ju duket se po pėrballen demokracitė me kėta katėr “kalorės”?

Jo mirė. Kriza e Covid-19, ka prirjen tė forcojė disa nga tendencat drejt izolacionizmit. Shteti sovran cilėsohet si “mbret” nė reagimin ndaj pandemisė. Flitet pėr qytetarėt, kufijtė, pajisjet e mia mbrojtėse. Organizatat ndėrkombėtare, duket se thuajse janė anashkaluar gjatė kėsaj periudhe.

Pėr aq sa unė kujtoj, prirja themelore drejt nativizmit, kujdesi pėr veten, duket se ėshtė mė e fortė se sa nė ēdo kohė tjetėr. Dhe kjo qasje kontraston shumė me reagimin ndaj sulmeve tė 11 Shtatorit, apo edhe ndaj krizės financiare tė vitit 2008, ku kishte njė kuptim mė tė qartė qė ato dukuri ishin “ngjitėse”, dhe se nuk mund tė mbaheshin brenda disa kufijve. Do tė na duhet shumė punė pėr tė rindėrtuar ndjenjėn e bashkėpunimit ndėrkombėtar, si njė nga elementėt e rėndėsishėm pėr t’u pėrballur me kėtė situatė tė tmerrshme.

Nė njė vend mė homogjen si Hungaria, populizmi ėshtė mė shumė si njė pėrballje e Hungarisė me botėn. Kėtu nė SHBA, populizmi duket se mbėshtetet mė tepėr nė ndarjet tona tė brendshme, mes demokratėve dhe republikanėve, nė ato racore, fe, fetare, midis amerikanėve tė lindur kėtu dhe emigrantėve. Si duhen menaxhuar kėto tensione qė populizmi ka sjellė nė vendin tonė?

Ju keni shumė tė drejtė. Reagimi i njė vendi homogjen, ėshtė pėrmes njė nacionalizmi tė modės sė vjetėr:Kombi im kundėr tė tjerėve. Ndėrkohė, Shtetet e Bashkuara, janė njė krijesė e ēuditshme. Tė jesh amerikan, nuk ka lidhje me kombėsinė, fenė apo pėrkatėsinė etnike.

Ne e kemi origjinėn nga andej prej nga erdhėn etėrit tanė, nga ēdo cep i botės. E megjithatė kemi njė diskutim tė pakėndshėm mbi mėnyrėn se si e pėrkufizojmė “amerikanin”? Ne e ndajmė veten nė grupime gjithnjė e mė tė vogla, secila me narrativėn, ankesat dhe historinė e vet.

Dhe i gjithė debati ėshtė nėse ankesa apo narrativa ime ėshtė mė e fortė se e jotja. I sakrifikuar ėshtė sensi i njė narrative tė pėrbashkėt qė nuk bazohet tek fisi, etnia apo kombėsia jonė. Ajo bazohej nė besimin se ti mund tė vije nga njė origjinė modeste, dhe sėrish mund tė bėje gjėra tė mėdha, pavarėsisht racės, pėrkatėsisė etnike apo kombėsisė.

Disa nga kundėrshtarėt tanė, sidomos Rusia, janė duke tentuar tė shfrytėzojnė pėrēarjet tona. Ne e dimė qė ata kanė investuar shumė kohė, pėrpjekje dhe para nė aspekte tė tilla si dezinformimi pėrmes mediave sociale. Si mund t’i pėrgjigjet mė sė miri SHBA-ja sfidave tė tilla?

Sė pari, ne duhet tė ndihmojmė realisht nė zhdukjen e pėrēarjeve brenda shoqėrisė sonė. Rusėt, kinezėt dhe tė tjerėt janė pėrpjekur tė shėnjestrojnė popullata tė pakėnaqura, pėr t’i bėrė ato edhe mė tė zhgėnjyera me shoqėritė ku ndodhen. Dhe ky ėshtė njė manual i vjetėr i subversionit.

Ai daton qė nė epokėn e Josif Stalinit, kur diktatori sovjetik foli pėr ndėrtimin e “Kolonave tė Pesta” brenda shoqėrive perėndimore qė kishin segmente njerėzish tė pakėnaqur, dhe qė do tė josheshin pėrmes Internacionales Komuniste. Ata as qė do ta kishin ėndėrruar, se ēfarė dhurate do tė ishin mė vonė mediat sociale.

Ato janė shumė mė efikase nė identifikimin e grupeve tė pakėnaqura. Nėse rusėt e bėnė nė fillim kėtė ndėrhyrje, turp pėr ta, ndėrsa nėse e pėrsėrisin, atėherė turpi do tė jenė i yni.

Ne e dimė se ēfarė bėnė ata. Prandaj, duhet tė ketė njė bashkėpunim tė plotė midis platformave tė mediave sociale dhe qeverisė, pėr t’u siguruar qė ata tė mos ndėrhyjnė mė nė punėt tona.

E fundit, ne duhet tė dalim nga dhomat-jehonė tė mediave sociale. Nėse rrini vazhdimisht nė shoqėrinė e njerėzve qė ju thonė “Amen” pėr gjithēka, atėherė ndėrroni shoqėri. Ju e dini se ēfarė ndodh kur nuk takoni njerėz qė mendojnė ndryshe? Ju mendoni se ata janė ose budallenj ose tė korruptuar. Dhe kjo ėshtė ajo po ndodh me ne.

Kur elitat nė politikė, media, biznes, arsim apo fusha tė tjera, rrinė tė distancuara nga njerėzit e thjeshtė, dhe nuk i kuptojnė ankthet qė ndjen qytetari i zakonshėm, si e kėrcėnon kjo sjellje politikėn apo kulturėn tonė?

Populizmi nuk ėshtė nė fakt anti-demokratik. Ai mund tė ēojė nė tendenca anti-demokratike, por ai ėshtė ne thelb anti-institucional. Ai thotė se institucionet aktuale, elitat, nuk besojnė tek qytetarėt. Se ato nuk shqetėsohen pėr interesin e qytetarėve tė zakonshėm, por vetėm pėr tė tyren.

Ju e shihni rritjen e pabarazisė sociale dhe ekonomike midis elitave dhe njerėzve tė thjeshtė. Dhe kjo e pėrforcon konceptin e distancimit tė elitave. Fatkeqėsisht, shumė nga pėrvojat e pėrbashkėta sociale qė kemi pasur dikur, si shėrbimi ushtarak, shkuarja nė Kishė etj, sot nuk i kemi mė nė tė njėjtėn shkallė.

Dhe vetė elitat janė tė pėrēara. Njė kontributor tjetėr i madh nė kėtė drejtim ėshtė globalizimi. Pėr ne ishte e dobishme pasja e njė narrative integruese pėr botėn. Por ata qė sot lėviznin lehtėsisht nėpėr botė, qė flasin gjuhė tė ndryshme, qė pėrfituan nga globalizimi, duket se e kanė harruar se shumica e njerėzve nuk lėviznin dikur mė shumė se 35 km nga vendi ku kishin lindur.

Nuk ėshtė e lehtė t’i thuash njė minatori tė papunė nė Virxhinian Perėndimore, se globalizmi ėshtė i mirė pėr ty, pasi ti mund tė blesh mallra mė tė lira nė supermarket. Ne e kemi harruar, qė ndėrsa globalizimi pati pėrfitime tė jashtėzakonshme pėr shumicėn, ai la pas shumė njerėz. Dhe ata janė tė dėshpėruar dhe ndjehen tė parespektuar. Prandaj nuk e habitshme qė del njė populist dhe u thotė: “Elitat nuk kanė pasur asnjėherė parasysh hallet e tua!”, dhe ata e besojnė kėtė gjė.

Si duhet t’u pėrgjigjen demokracitė atyre qė ndjehen tė lėnė pas dore, apo qė e kanė humbur identitetin e tyre kombėtar ose kulturor?

Pėrgjigja ėshtė e ndryshme pėr Shtetet e Bashkuara, dhe pėr disa demokraci tė tjera. Evropa ka njė problem real, pasi evropianėt u pėrpoqėn pėr shkak tė historisė sė tyre, tė mėnjanonin nacionalizmin, tė shtypnin identitetin kombėtar, dhe ta zėvendėsonin atė me njė identitet evropian.

Kjo pėrfaqėsohej nga ideja qė burokratėt e pa-zgjedhur nga qytetarėt nė Bruksel po merrnin vendime pėr gjithēka, nga deficiti buxhetor i Italisė tek pėrbėrja e djathit. Por kjo pėrpjekje ka dėshtuar. Njerėzit thanė:”Jo, unė dua tė jem polak. Dua tė jem anglez!”. Dhe Brexit ishte njė rezultat i kėtij dėshtimi.

Unė mendoj se Evropa do tė pėrjetojė njė periudhė shumė tė vėshtirė, derisa tė ri-gjejė njė lloj ndjenje tė njė identiteti evropian, sidomos tani qė Covid-19 i ka ekspozuar edhe mė shumė ato ēarje. Nė SHBA, mungesa e njė narrative tė pėrbashkėt ka qenė problematike.

Po kėshtu edhe paaftėsia jonė pėr tė biseduar mbi ndarjet kulturore dhe etnike nė atė mėnyrė qė tė pranojmė se shumė njerėz po vuajnė, dhe se ata nuk kanė qasje nė njė arsim cilėsor pėr fėmijėt e tyre. Ne duhet ta adresojmė kėtė ndarje kulturore, ku nuk e njohim mė mirė njėri-tjetrin, dhe ku po jetojmė nė shoqėri shumė tė ndara.

Ēfarė roli luan identiteti nė trazirat e fundit qė po shohim, jo ​​vetėm kėtu nė SHBA, por nė tė gjithė botėn?

Identiteti ėshtė njė gjė e shkėlqyer, tė dish kush je, se nga ke ardhur, tė njohėsh historinė tėnde, luftėrat e popullit tėnd. Unė jam shumė krenare pėr prejardhjen time afro-amerikane. Pėr shkak tė skllavėrisė, unė jam evropiane nė 40 pėr qind tė ADN-sė sime.

Pra, identiteti ėshtė njė diēka komplekse, veēanėrisht nė njė vend si yni. Problemi lind kur ti e “armatos” identitetin tėnd kundėr identitetit tė dikujt tjetėr. Kur identiteti im, mė jep tė drejtėn tė kem gjėra qė ti nuk i ke. Kur identiteti im do tė thotė qė t’i duhet tė bėsh njė hap pas, pasi unė kam vuajtur mė shumė. Dhe kur bėhet fjalė pėr identitetin etnik ose racor ose fetar, kjo mund tė jetė e rrezikshme.

Si mund t’i rezistojnė demokracitė e qėndrueshme kėsaj pandemie, nė mėnyrė qė tė mos mposhten dot nga “Katėr Kalorėsit” e nativizmit, izolacionizmit, proteksionizmit dhe populizmit?

Njė nga gjėrat qė ka funksionuar shumė mirė pėr ne ėshtė federalizmi. Njerėzit i besojnė natyrshėm qeverisė qė u qėndron mė pranė, sesa asaj qė u rri larg. Demokracitė duhet t’i rikthehen parimeve tė tyre thelbėsore, siē ėshtė dhėnia e zėrit pėr sa mė shumė njerėz qė tė jetė e mundur.

Demokracitė si SHBA dhe Britania e Madhe, nuk do kenė probleme. Unė shqetėsohem pėr demokracitė e pakonsoliduara, pėr demokracitė e reja, ku tundimi pėr tė shkuar drejt autoritarizmit, mund tė vazhdojė shumė mė tej nė vende si Hungaria. Shoh me shqetėsim situatėn nė Poloni, efektin qė do ketė pandemia nė vendet afrikane, dhe ato tė Amerikės Latine, tė vetėm kohėt e fundit kanė filluar tė kenė qeveri demokratike. / Bush Center – Bota.al

Globalizimi sjell shumė pėrfitime, por ka edhe rreziqe tė mėdha. Krizat lokale mund tė pėrshkallėzohen shumė shpejt, dhe tė ndikojnė mbi ēdo anėtar tė njė sistemi tė ndėrvarur siē ėshtė ai aktuali. Pėr tė rigjallėruar ekonominė, shumė vende po planifikojnė tė rihapen. Por pyetja ėshtė:Nė cilat shtete hapja ėshtė e sigurt? Vendet qė e kanė menaxhuar mė mirė krizėn, ndajnė disa tipare tė caktuara. Disa u ndikuan nga njė virus i ngjashėm, SARS-i nė vitin 2002, dhe zhvilluan njė kulturė tė kontakteve fizike minimale fizike dhe mbajtjes sė maskave. Disa kanė udhėheqės politikė, qė e kuptojnė dinamikėn e pėrhapjes sė pandemisė, dhe i morėn qė herėt masat kufizuese. Midis vendeve tė perceptuara si tė besueshme, mund tė krijohen disa zona tė lira pa viruse (flluska), dhe disa iniciativa tė tilla janė nė proces, siē ėshtė “flluska” e udhėtimit tė lirė midis Australisė dhe Zelandės sė Re. Ndėrkohė, kriza e koronavirusit mund tė krijojė njė variacion tė globalizmit:njė gjysmė-globalizim tė ndėrtuar mbi besimin. Gjykimi ėshtė ende i lidhur me ngjashmėrinė, jo me profilet demografike, por me nga cilat sisteme vijnė individėt. Vendet qė nuk arrijnė tė bėhen tė besueshme, do tė pėrjashtohen nga “flluska”. Pėr shembull, Greqia e pėrjashtoi Britaninė nga njė listė prej 29 vendesh qė kishin tė drejtė tė hynin nė vend nė fazėn e parė tė rihapjes sė udhėtimeve ndėrkombėtare.

Njė Bashkim Evropian i forcuar

Njė variant tjetėr i mundshėm i globalizimit, ėshtė forcimi i rajonalizimit, veēanėrisht BE-sė. Nė fillim u duk se unioni do tė merrte fund, kur nė fillimin e pandemisė vendet mbyllėn kufijtė e tyre kombėtarė, dhe refuzuan tė mbėshtesin njėri-tjetrin. Por me kalimin e kohės, koronavirusi mund tė paraqesė njė mundėsi pėr anėtarėt e BE-sė qė tė punojnė edhe mė ngushtė nė tė ardhmen e parashikueshme. BE-ja mund tė kėrkojė njė ri-zhvendosje tė pjesės mė tė madhe tė fabrikave tė saj nga Kina, qė tani pėrbėn 16 pėr qind tė prodhimit global, 4 herė mė shumė se sa nė vitin 2003. Me Kinėn ekziston njė lidhje e tepruar, prandaj bota preket nga problemet qė e kanė zanafillėn aty. Kriza e koronavirusit, mund t’i ndihmojė kompanitė tė diversifikojnė bazėn e furnizimit tė tyre. Pėr mė tepėr, teksa ekonomia e madhe e SHBA-sė, ka nisur njė luftė tregtare me Kinėn, BE mund tė tėrheqė shumė biznese pėr tė prodhuar mallra dhe shitur ato brenda kontinentit, duke krijuar njė sistem tė vetė-mjaftueshėm, dhe njė rimėkėmbje mė tė shpejtė se ekonomitė e tjera.

Diskutimi mbi kėtė sistem, ishte i lidhur me faktin se si nė tė ardhmen Inteligjenca Artificiale dhe automatizimi, mund ta shkėpusin mė tej fuqinė blerėse nga puna fizike. Pandemia mund ta pėrshpejtojė kėtė proces, duke detyruar shumė kompani tė futin qė tani automatizimin, qė mund tė eliminojė shumė vende pune, pa i zėvendėsuar ato me tė tjera pas krizės. Njė automatizim nė shkallė tė gjerė, mund tė thellojė pabarazinė sociale dhe tensionet sociale, duke krijuar njė cikėl tė mbrapshtė:humbja e vendit tė punės dhe pasiguria i bėjnė njerėzit tė shpenzojnė mė pak; fuqia e dobėt blerėse e ngadalėson rimėkėmbjen e njė ekonomie, duke e bėrė qeverinė tė paaftė tė shlyejė borxhet. Ndėrkohė, kompanitė pėrballen mė pas me njė mjedis mė armiqėsor, dhe mund tė kenė nevojė tė largojnė nga puna mė shumė njerėz. Njė mėnyrė pėr ta prishur kėtė cikėl, ėshtė tė ndihmohen njerėzit nė nevojė, duke futur sistemin e ardhurave themelore universale. Kur tė plotėsohen nevojat me themelore tė njerėzve, ka mė shumė gjasa tė rriten shpenzimet, gjė qė nga ana tjetėr e ndihmon ekonominė tė rimėkėmbet mė shpejt. Disa vende, si pėr shembull Spanja e kanė eksperimentuar kėtė skemė. Gjithsesi, njė nga sfidat ėshtė se si do tė financohet kjo skemė. Njė zgjidhje e mundshme ėshtė zėvendėsimi i taksės aktuale mbi tė ardhurat, me njė taksė progresive mbi konsumin, qė do tė mbledhė tė ardhura shtesė, pa shkaktuar shumė rėnie nė mirėqenien e konsumatorit.

Pėrgatitja pėr krizėn tjetėr

Kriza tjetėr globale, nuk ka gjasa tė jetė njė pandemi, duke pasur parasysh atė qė dimė mbi sjelljet njerėzore. Kjo pandemi u parashikua nga shumė njerėz, por sėrish shumė vende nuk arritėn tė ishin gati. Dhe kjo pjesėrisht pasi njė pandemi nė kėtė shkallė ėshtė diēka e rrallė, dhe ne priremi tė nėnvlerėsojmė gjasat e saj se mund tė ndodhė vėrtet. Gjithsesi, pėrvoja tė tilla kanė prirjen t’i inkurajojnė politikanėt qė ta shohin si diēka normale rrezikun e pandemisė, dhe tė angazhohen nė investime mbi kapacitetet e sistemeve tė kujdesit shėndetėsor. Por investimet e tepėrta nė kujdesin shėndetėsor, mund tė krijojnė njė ndjenjė vetė-sigurie tek brezat e ardhshėm deri nė masėn qė njė krizė tjetėr, mund tė na kapė sėrish gafil.
Pėr tė adresuar kėtė krizė tė pashmangshme nė tė ardhmen, nevojitet njė solidaritet midis vendeve. Opsionet tona janė tė thjeshta:a do tė jenė marrėdhėniet ndėrkombėtare pak a shumė ai ato pas Luftės sė Parė Botėrore, apo pas Luftės sė Dytė Botėrore? Nė rastin e parė, pati njė partneritet ndėrkombėtar tė dobėt dhe tė brishtė, gjė qė bėri tė mundur ngritjen e nacionalizmit, proteksionizmit, depresionit ekonomik, dhe nė fund tė njė lufte tjetėr botėrore.
E dyta kishte mė shumė ndėrkombėtarizėm dhe bashkėpunim, si Plani Marshall, Breton UDS dhe Kombet e Bashkuara. Historia ka tendencėn tė pėrsėrisė veten, dhe ne vetėm mund tė shpresojmė se do tė zgjedhim shtegun e duhur tė historisė, pėr ta pėrsėritur edhe kėtė herė./CNA.al
CNA.al | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com