Albatlanta
Moisiu, kėshillat e “kryeplakut” pėr krizėn!

Moisiu, kėshillat e “kryeplakut” pėr krizėn!
intervista nga RTSH
Moisiu, kėshillat e “kryeplakut” pėr krizėn! 27 Mars 2019

Karriera e zotit Alfred Moisiu ėshtė e pangjashme edhe me fantazinė filmave tė Hollivudit. E shtrirė nė dy shekuj, e nė dy regjime-, ajo nis me fundin e Luftės sė Dytė Botėrore mė 1945 dhe rilind me pėrfundimin e Luftės sė Ftohtė nė 1990.

Gjenerali ka dalė tre herė nė pension, ka qenė zv/ministėr Mbrojtje nė dy sisteme, dhe ėshtė i vetmi nga 6 Presidentėt e tranzicionit i zgjedhur me pėlqimin e qeverisė dhe opozitės sė kohės.

Nė kohėn e polarizimit ekstrem politik, gjenerali i votuar me 97 vota nė Kuvend nga PD dhe PS tė drejtuara nga “dinozaurėt e politikės kohės (Nano dhe Berisha) e nisi dhe e mbaroi mandatin 5 vjeēar duke mbetur President mbi palėt.

90 vjeēari Moisiu, vijon tė jetė aktiv nė jetėn politike sa herė qė politika me trillet e saj gjendet nė ngėrē, por edhe kur kėrkohet mendimi pėr probleme qė kanė lidhje me refomat e mėdha nė vend apo zhvillime tė rėndėsishme nė rajon. Pėr reformėn nė drejtėsi thotė se “rakisė po i hidhet ujė”. Pėr Kosovėn ka thėnė: “Ėshtė krahinė e Shqipėrisė’

Zoti Moisiu mendon se vendit i duhet njė kryeplak “pėr tė ndarė davanė” dhe kėtė rol duhet ta luajė kryetari i shtetit. Por pėr ta luajtur siē duhet, dhe siē e kėrkon vendi, ai prej kohėsh ka propozuar qė Presidenti duhet tė zgjidhet nga populli.

Shqipėria ėshtė gjendur rregullisht ēdo pesė vjet nė krizė politike pėr shkak tė zgjedhjeve. (2007, 2012, 2017..) Shqiptarėt e vranė frikėn nga zgjedhjet mė 1991. Elita politike ende ka frikė nga ajo qė del prej kutive tė votimit. Kėrcėnimi pėr tė mos hyrė nė zgjedhje, greva urisė sė deputetėve nė bulevard, ēadra publike dhe djegia e mandatave janė kontribute origjinale shqiptare nė manualin e tranzicionit demokratik.

Nė 2007 Kryeplaku i vendit, i dha zgjidhje krizės duke mbajtur mbyllur pėrfaqėsuesit politik nė Presidencė pėr 48 orė dhe duke ua bėrė tė qartė se nuk do tė dilnin prej aty pa gjetur zgjidhje. Nė 2012 u provua restorant Krokodili nė Strasburg. Nė 2017 kriza u zgjidh nga vetė aktorėt vendas – me shtyrjen e pėrbashkėt BE- SHBA (Mekalister, Hoiti).

ēdo krizė ka minuar jo vetėm stabilitetin politik, por edhe rrugėn e vendit drejt BE-sė.

I dalluar pėr gjuhėn e drejtpėrdrejtė, dhe pėr sensin e detyrės dhe pėrgjegjėsisė ndaj vendit, Alfred Moisiu do tė flasė sonte nė #Pėrballė pėr krizėn e fundit dhe rolin qė mund tė luajė arbitri vendas, para arbitrave tė huaj.

Ju keni thėnė se “pėr zgjidhjen e krizės politike nuk duhen drejtuar sytė nga ndėrkombtarėt”. Nga t’i drejtojmė….?

Mė vjen ndėrmend njė fjalė e vjetėr qė thotė: “mikun nderoje, por qoshen mos e lėsho”. Pra, nė kėto raste qoshen duhet ta mbajė i zoti i shtėpisė. Duhet ta mbajmė ne shqiptarėt. Sigurisht me ndihmėn e ndėrkombėtarėve e cila ėshtė e vlefshme veēanėrisht pėr ne si komb qė kemi shumė halle historike, por jo nė gjithė problemet qė kemi nevojė dhe sigurisht qė ende kemi, por jo nė ēdo gjė dhe jo ēdo herė. Nuk duhet tė sillemi si ai fėmija tekanjoz qė duhet tė marrė dorėn e babait apo tė nėnės pėr tė ecur nė rrugė tė drejtė. Nė kėtė kuptim unė gjithmonė kam qenė dhe mbetem i mendimit qė krizėn duhet ta zgjidhim vetė. Siē bėn ēdo vend xhanėm. Ku kemi parė nė Europė, flas pėr Europėn Perėndimore, qė tė bėhet krizė dhe tė vijnė tė tjerėt ta zgjidhin. Italia, vendi ynė fqinj ju e dini ka patur krizat e dynjasė, Greqia po ashtu vetė i ka zgjidhur. Politikanėt duhet ta zgjidhin krizėn. Politika pėr mua ėshtė mision. Ai qė hyn nė politikė duhet tė bėj mirė hesapet se nė politikė hyhet pėr t’i shėrbyer vendit dhe jo pėr t’i shėrbyer interesave personale. Pėr fat tė keq, pėr fat tė keq duhet ta pėrsėris dhe nuk mė vjen mirė ta them, por duhet ta them se kėshtu janė faktet dhe ngjarjet: kėtu hyhet nė politikė pėr t’u pasuruar. Tė hysh nė politikė pėr t’u pasuruar? Kjo nuk ėshtė politikė, kjo ėshtė abuzim. Ose ta themi mė shqip: vjedhje se kėshtu po ndodh.Pra, ata duhet ta gjejnė fjalėn, politikanėt tanė.

Ju keni thėnė: “Ne duhet tė kemi “kryeplak” i cili ndan davanė dhe pėr fat tė keq ky duhet tė jetė kryetari i shtetit”

Kushtetuta e obligon kryetarin e shtetit se ėshtė pėrfaqėsues i unitetit tė popullit. Pra derisa je i ngarkuar me detyrėn dhe ke pranuar ta marrėsh pėrsipėr kėtė detyrė, duhet edhe ta kryesh atė. Kjo ėshtė. Nuk do shumė filozofi pėr ta gjetur atė. Nuk ėshtė se po e them unė. E thotė Kushtetuta. Ju e pėrmendėt me shumė tė drejtė rastin e 2007, ka qenė pak a shumė si i tanishmi…. Ēikėrrrima kanė qenė nėse e shohim nga pozicioni sot, jo ēertifikata, jo libreza ushtrisė, jo diploma e shkollės sė mesme….

Ee po puna ėshtė Lutfi, qė kishte mosbesim. Dhe ky mosbesim ekziston akoma dhe ky pėr mendim ėshtė rrėnja e gjithė defekteve dhe tė kėqijave qė kemi ne nė politikė: ėshtė mosbesimi i politikanėve ndaj njėri-tjetrit dhe mosbesimi i popullit ndaj politikanėve. Vėrtet ishin ēikėrrima problemet e paraqitura, por mungonte besimi pėr tė hyrė nė zgjedhje. Atėherė thoshin (pėr votat) na i vjedhin. Edhe sot jo na i vjedhin jo na i marrin. Jo Ali Hoxha, por Hoxhė Aliu. Eshtė e njėjta gjė. Kriza e 2007 e pati zanafillėm qė nė muajin korrik. Jo hyjmė, jo nuk hyjmė, jo nuk kemi siguri, jo nuk kemi karta identiteti- kėto problematika me njė fjalė pėrmblidhen nė mosbesim. Mė kujtohet shumė mirė nė atė kohė pėrfaqėsuesi i OSBE-sė nė Tiranė mė erdhi dhe mė tha: zoti President, po e zgjidh kėtė punė. Faleminderit- i thashė. Nė fakt asgjė nuk u zgjidh. Nė atė kohė nė opozitė ishte PS dhe PD ishte nė pushtet. Data e zgjedhjeve ishte caktuar nė janar tė 2007. Zgjedhjet ishin ēėshtje ditėsh. Atėherė u bėra ftesė gjithė forca politike- partive parlamentare. E kemi edhe njė foto qė bėmė pasi u zgjidh problemi…..Por ku i mblodha u thashė: zotėrinj kėshtu nuk mund tė vazhdojmė. Jemi shtet demokratik. Njė shtet qė nuk ėshtė nė gjendje tė bėj zgjedhje nuk ėshtė mė shtet. Jo se e them unė, po kėshtu ėshtė. U thashė pėrgjegjėsia juaj ėshtė qė tė kemi zgjidhje. U thashė se do tė pėrdorim metodėn e Vatikanit kur zgjedh Papėn: merren fletet e votimit dhe digjen dhe nė momentin qė del tym i bardhė nga oxhaku tė gjithė e marrin vesh qė ėshtė zgjedhur Papa. Kėtė e thashė nė formė figurative. Ata qeshėn. Edhe unė qesha me ta, por unė ama e kisha megjithė mend. U the qė askush nuk do tė largohet nga kėtu pa zgjidhje?

Fakti qė pati mė vonė disa pėrpjekje pėr t’u larguar, tregon se nė fillim nuk e kishin megjithė mend, pastaj e kuptuan. T’i vija tė gjithė bashkė pėr tė folur ishte humbje kohe se do tė nisnin sherret. Nuk donim sherre. Donim zgjidhje. Morėm 8-9 ēėshtje qė nuk binin dakord. I ndava nė dy grupe dhe me kėshilltarėt e mi, Afrim Krasniqi dhe Artur Metani, komunikonin mes dy grupeve. Natėn e parė nė orėn 2:30 tė mėngjesi vjen njė nga ata, qė tani nuk dua t’i pėrmend emrin- e kuptova se erdhi pėr tė parė a isha unė nė zyrė. Unė e kisha ndarė mendjen dhe nuk mund tė shmangesha. Pėr fat tė mirė u arrit marrėveshja. U rakorduan gjithė ēėshtjet. U bė njė deklaratė qė u nėnshkrua nga tė gjithė. U bė dhe foto e famshme. Por kjo marrėveshje mė detyroi tė shtyja zgjedhjet. Anullova dekretin e parė dhe nxorra njė dekret tė dytė. Nuk ėshtė shumė normale veēanėrisht nė praktikėn e punės time. Nuk tėrhiqem kollaj, por u binda se duhej ndryshe nuk arrinim qėllimin pėr tė cilin ishim mbledhur. Sigurisht sot ėshtė mė ndryshe. Situatat nuk ngjajnė dhe secila ngjarje ka specifikat e veta. Tani ju si e shikoni ka mė shumė tym tė zi sot se nė 2007?

Nė radhė tė parė unė them qė tymin e zi dhe tymin e bardhė e bėn vullneti politik. Kėtu mund tė vij kushdo, edhe Trumpi tė vij po nuk pati vullnet politik nuk ka zgjidhje. Politika ėshtė mision. Eshtė njėlloj si tė shkosh nė luftė. Nė luftė shkohet, por asnjė nuk e di a kthehet. Edhe nė politikė hyhet, por jo gjithmonė do tė dalėsh me sukses.

Me dallimin e vetėm siē thoshte Ēurēill qė nė luftė vritesh njėherė, nė politikė ke rast tė vritesh disa herė.. A besoni qė Presidenti mund ta luajė rolin e personit qė ndėrmjetėson mes palėve?

Mė ke bėrė njė pyetje dhe mė ke vėnė nė siklet. Nuk e kam zakon as tė kritikoj as tė mėsoj qoftė paraardhėsit apo pasardhėsit e mi, sepse ai qė ėshtė atje, ai e ka barrėn nė kurriz dhe ai e di ēfarė peshe ka thesi qė ka nė kurriz. Ne nga jashtė e shohim, por nuk dimė sa ėshtė pesha e tij. Gjykoj se Presidenti duhet tė bėj ēmos pėr ta zgjidhur krizėn, ndryshe nuk po kryen detyrėn e tij kushtetuese. Sigurisht duhet bėrė kujdes, sepse njeriu ka edhe emocione. Presidenti njeri ėshtė nuk ėshtė se ka rėnė nga qielli. Por kur ngre pretendime dhe bėn deklarata duhet tė bėj kujdes se ēdo shprehje e tij duhet tė krijojė njė atmosferė sinqeriteti, njė atmosferė sigurie te njerėzit poshtė dhe njė atmosferė qė bėn tė mundur zgjidhjen e problemit. Ju keni thėnė qė politika shqiptare nuk i do Presidentėt dhe fakt ėshtė se askush nuk ka arritur tė ushtrojė detyrėn e Presidentit nė dy mandate, por pėr z. Meta ju keni thėnė se mund tė ushtrojė detyrėn e kryetarit tė shtetit pėr 10 vite, pėr dy mandate. Ēfarė keni patur parasysh?

Eshtė e vėrtetė. E kam bėrė kėtė deklaratė edhe duke gjykuar urtėsinė e Metės, pavarėsisht nga mosha, jo se ėshtė i ri, por pėr mendimin tim Presidenti duhet tė jetė nė njė moshė goxha mė tė madhe, kam gjykuar edhe mėnyrėn se si ai ka arsyetur nė mjaft raste. Duke patur parasysh se ai i njeh mirė tė dy palėt, komunikon me dy palėt dhe nuk e ka problem- dhe kjo ėshtė gjė pozitive pėr mendimin tim. Nė kėto kushte kam menduar se do ta kishte shumė mė tė lehtė qė nė kėtė atmosferė mosbesimi tė krijonte njė klimė tė balancuar mes forcave politike pėr tė ecur pėrpara. Mirėpo nga e thėnė nė tė bėrė ėshtė nė mes njė det i tėrė…

Sa mendoni se do tė zgjasė ky konflikt, nė kushtet kur opozita ka dalė nga Parlamenti dhe distanca mes palėve ėshtė mė e largėt se kurrė?

Tė them tė drejtėn kėtė “djegien e mandateve” qė sapo pėrmendėt unė e kam dėgjuar prej kohėsh, qė nė 2017, por nuk mė shkonte mendja kurrė se do tė arrihej deri kėtu. Nuk mė shkonte mendja se ne kemi njė klasė politike me pėrvojė. Nuk mund tė themi se ėshtė pa pėrvojė. Madje ka aq pėrvojė sa nuk duhet tė rrinte mė dhe t’i hapte rrugė tė tjerėve. Duhet tė dilte nė pension?

Por nganjėherė duket se pėrvoja e tepėrt e derdh kupėn. Mendoj se kjo krizė ėshtė shumė e vėshtirė qė tė parashikosh se kur do tė zgjidhet. Qė do tė zgjidhet do tė zgjidhet se nuk ka gjė pa zgjidhur. Kjo vetkuptohet. Por unė nuk kuptoj ca gazeta qė flasin pėr pėrplajse, pėr luftė civile. Si ka mundėsi qė njė organ shtypi tė thotė: “o burra rrėmbeni armėt? Do tė kemi pėrplasje?!” Gjakrat duhen ftohur dhe jo tė nxehen mė shumė. Kriza mund tė zgjidhet shpejt, sikundėr mund tė zgjasė shumė. Por, kjo krizė nuk e di sa kam tė drejtė mund tė ndihmojė edhe nė pastrimin e klasės politike. Si?

Sepse u tėrhoqėn nga politika. Faktikisht tėrheqja nga Parlamenti ėshtė tėrheqje nga politika. Politika nė Parlament bėhet. Politikėn e bėjnė tė gjithė shqiptarėt se e kemi qef kėtė punė, por nuk mund tė quhen tė gjithė politikanė. Politikanė janė ata qė janė nė Parlament dhe merren me detyrat e tyre nė vijimėsi. Kjo njė pjesė tė politikės mund ta nxjerrė nė pension dhe ta rehatojė sepse mesa duket ka nevojė. Disa ekstremizma janė shumė bajate dhe demode dhe jo vetėm qė nuk i pėrgjigjen frymės sė politikės europiane, por nuk i pėrgjigjen as Ballkanit. Po tė shohėsh Ballkanin klasa politike ka ndryshuar kudo. Nė Maqedoninė Veriore erdhi kryeministėr Zajev. As e njihte njeri mė parė. Eshtė nga Strumica, afėr Bullgarisė. Ishte kryetar bashkie. U zgjodh dhe fakti ėshtė se pati sukses pėr njė problem shumė tė madh me Greqinė. Kjo ishte njė plagė pėr Balllanin, kemi edhe plagė tė tjera nė Ballkan, por kjo ishte njė plagė e vjetėr qė u zgjidh pėrfundimisht dhe ishte njė hap shumė pozitiv. Pra sjellja nė skenėn politike tė figurave tė reja ka elementė pozitiv sepse ata nuk janė bartės…. Ju mendoni se kjo krizė ėshtė moment i mirė pėr tė nxjerrė figura tė reja, forca tė reja, lėvizje tė reja…

Them se po. Kjo ėshtė e vetmja rrugėzgjidhje. Nuk e shihni zgjidhjen qė kėta qė janė tė merren vesh me njėri -tjetrin?

Kėta qė janė e kanė tė vėshtirė se kanė kaluar nė aktin ekstrem. Djegia e mandatit ėshtė njė vetvrasje politike. Derisa kalon nė vetėvrasje ēfarė do tė zgjidhėsh?! Nuk u la njė shteg hapur. Si mund tė zgjidhet? Unė nuk e pėrfytyroj dot qė mund tė zgjidhet nė kėtė situatė me kėta politikanė qė u larguan nga Parlamenti me kėtė metodė. Ēdo gjė ndodh. Asgjė nuk na habit mė. Edhe fakti qė ndėrkombėtarėt janė tė tėrhequr. Pse mendoni se janė tė tėrhequr?

Janė edhe pėr arsyet politike nė Europė. Tani jemi nė prag tė zgjedhjeve qė po bėhen pėr Parlamentin Europian. Por nė shumė vende ka situata tė ndezura, Francė, Gjermani, Itali, kanė hallet e veta shkurt muhabeti. Ata e ndjejnė shqetėsimin pėr Shqipėrinė se Shqipėria ėshtė njė faktor shumė i rėndėsishėm pėr Ballkanin Perėndimor. Eshtė njė situatė qė duket qartazi qė forca tė tjera, shtete tė tjera duan tė fusin hundėt nė Ballkan. Kjo situatė ja lehtėson atyre detyrėn. Nuk ėshtė nė interes as tė Ballkanit, as tė zhvillimeve tė tanishme as tė demokracisė as tė Perėndimit.

Unė mendoj se i vetmi shtet qė mund tė ketė ndikim serioz janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Po e vlerėsuan qė duan tė venė dorė dhe them se duhet ta vlerėsojnė, ata po, ata mund t’i japin drejtim, por kėta qė dolėn nga Parlamenti nuk e di se si….

…do tė kthehen?

Ata nuk kthehen dihet kjo punė. PD, sigurisht ėshtė njė forcė e madhe politike, por ne kemi shembuj tė forcave tė tjera tė mėdha politike, parti qė janė larguar nga terreni politik. Psh Partia Demokristiane nė Itali ka qenė forca kryesore qė nga viti 1946. Nuk e ke mė tani. Nuk merret vesh ku ėshtė. Ekziston, por ėshtė nė miniaturė. Ka edhe shembuj tė tjerė qė mund tė sjellim. Mendoj se politikanėt qė u tėrhoqėn kanė detyrė pėr hir tė kontributeve qė kanė dhėnė, se me thėnė tė drejtėn nuk janė pa kontribut, pėr hir tė detyrimit qė kanė ndaj popullit, pėr hir tė detyrimit qė kanė pėr njė qėndrim kaq tė gjatė nė politikė, tė paktėn duhet tani tė ndihmojnė pėr tė krijuar njė klimė mirėbesimi mes politikanėve qė kanė mbetur nė skenė. Pas 3 muajsh janė zgjedhjet lokale. Nė 2007 ju i shtytė zgjedhjet. Shikoni mundėsi qė opozita tė futet nė kėto zgjedhje? Do tė kėrkojė mė shumė kohė opozita apo do tė zhvillohen zgjedhje pa pjesėmarrjen e PD dhe LSI.

Unė them se kjo situatė nuk ėshtė e ngjashme me atė tė 2007-tės. Atėherė u arrit mirėkuptimi dhe kėrkohej kohė pėr tė realizuar ēfarė u vendos, prandaj u bė edhe shtyrja. Kemi 3 muaj deri nė zgjedhje. Nuk shoh arsye pse duhen shtyrė zgjedhjet. Unė them se opozita nėse nuk merr pjesė nė zgjedhjet vendore atėherė merr fund fare pėrfundimisht. Pra flas pėr partitė qė pėrbėjnė opozitėn. Nuk e kuptoj se ku do tė shkojnė. Disa ditė mė parė nė njė komunikim me median hodha njė mendim dhe po e pėrsėris: rezultatet e zgjedhjeve vendore do tė tregojnė se sa tė drejtė ka njėra apo tjetra palė. Nėse nė kėto zgjedhje mazhoranca humbet atėherė detyrimisht duhet tė kalohet nė zgjedhje tė parakohshme…sepse ka rėnė pesha e saj politike. Para se tė shkojmė nė zgjedhje. Thelbi i krizės ėshtė ajo qė ju thoni: mosbesimi qė lidhet me zgjedhjet. Ai dyshim i 2007-tės qė kishte opozita nė atė kohė ėshtė rikthyer nė njė formė tjetėr nga opozita e sotme…

Lutfi, ju e thatė nė hyrje qė kam njė stazh tė gjatė…. Vetė jeta juaj tregon se nė ēdo situatė ka njė rrugėdalje.

Unė po ju them: nė mars tė 1992 unė kam qenė ministėr i Mbrojtes sė qeverisė teknike. Pėr faktin qė shteti ishte disintegruar, nuk punonte asgjė, nuk punonin telefonat, ushtria ishte nė rregull. Ushtria nė atė kohė, ndėrlidhja e ushtrisė ka ndihmuar pėr tė dhėnė tė dhėnat pėr votimet. Unė dhashė njė urdhėr tė veēantė pėr kėtė, shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm e ndoqi. Kanė qenė 2000 e ca pika hapje me telefon kudo nė ēdo fshat. Mbledhjen e tė dhėnave ushtria e kishte shumė tė lehtė pėr ta bėrė. Shumė mė lehtė se Telekomi se telekomi nuk ekzistonte nė atė kohė ishte shpartalluar. Pra u bėnė zgjedhjet vėrtet shumė tė mira. Nuk pati asnjė problem. As nė votime as nė sulme ndaj kutive tė votimit- mė vonė i kemi dėgjuar kėto historira. Dhe nė atė kohė pati gjėra serioze. Ish presidenti asaj kohe Ramiz Alia humbi nė Tiranė pėrballė njė inxhinjeri, Franko Kroqi qė ėshtė bėrė pėr ndjesė pastė – dhe Presidenti asaj kohe humbi nė njė zonė qė konsiderohej si kėshtjellė e Partisė sė Punės sė asaj kohe. Atėherė pata edhe njė shqetėsim. Nė Tiranė ishin katėr brigada tankesh dhe nuk ishin pak. I mora komandatėt e brigadave nė telefon dhe u thashė: mbani vesh zėrin tim. Vetėm po t’u marr unė nė telefon do tė lėvizni…. Kishe informacion apo frikė…

Informacion nuk kisha me thėnė tė drejtėn. Pėrkundrazi informacioni ishte pozitiv. Ushtria nė atė kohė e kėrkonte ndryshimin. Sigurisht ushtria nė atė kohė nuk mendonte qė do tė trajtohej nė atė mėnyrė si u trajtua nga politika, sepse politika shqiptare e tradhėtoi ushtrinė shqiptare. Ushtria shqiptare mbajti qėndrim vėrtet shumė patriotik dhe nė pėrputhje me dėshirėn e popullit. Nuk i doli ndesh dėshirės sė popullit. Kjo ėshtė njė gjė qė historia duhet ta vlerėsojė, sepse politika nuk e ka vlerėsuar. Oficerat tanė qė i kanė shėrbyer popullit dhe kanė njė ndjenjė tė lartė patriotike dhe nuk ėshtė vetėm tek ne, nė tė gjithė vendet e botės ushtarakėt nga kjo anė kanė njė formim tė veēantė sa i pėrket patriotizmit, ndjenjės sė detyrės, ndershmėrisė dhe rrallė dėgjon ndonjė ushtarak qė tė bėj ndonjė gjė…. Zoti President nė Shqipėri janė zhvilluar shumė zgjedhje, por qė nuk janė kontestuar janė ato tė vitit 1992 dhe tė vitit 2005 qė pėrkoi edhe me kohėn qė ju ishit kryetar shteti. Pothuaj tė gjitha zgjedhjet e tjera janė kontestuar, ėshtė folur pėr numėrim elektronik, ėshtė folur pėr administrimin apolitik tė zgjedhjeve deri te ideja e mė shumė rol pėr tė huajt….

E thashė edhe mė parė dhe nuk dua tė pėrsėris pėr rolin e tė huajve. Tė gjithė e dinė. Jo vetėm politikanėt. Nė Shqipėri ata qė vijnė nė pushtet kėrkojnė me ēdo kusht tė qėndrojnė nė pushtet, ndėrsa ata qė janė nė opozitė kėrkojnė me ēdo kusht tė rimarrin pushtetin. Kjo tendencė te politikanėt tanė pėr fat tė keq qėndron dhe sigurisht kjo na ka dėmtuar rėndė. Na ka dėmtuar rėndė, sepse politikėn e shohin si biznes dhe jo si detyrė ndaj atdheut dhe popullit. E kam thėnė dhe herė tė tjera: jam idealist. Kjo nuk do tė thotė nga ana ideologjike. Jam idealist se mendoj se detyrėn qė merr ēdo politikan, ēdo nėpunės, ēdo njeri duhet ta kryejė atė nė pėrputhje me ligjin, nė pėrputhje me kushtetutėn dhe interesat e popullit. Gjithmonė kam thėnė: unė punoj pėr shtetin, shteti duhet tė mendoj pėr mua. Ky ėshtė parim i drejtė. Dhe kudo kėshtu ėshtė. Ne kėtė nuk e zbatojmė. Eshtė pėr tė ardhur keq se klasa e vjetėr ka infektuar edhe tė rinjtė qė kanė ardhur nė politikė. Kemi tė rinj qė kanė studiuar jashtė, kanė marrė botėkuptimin perėndimor pėr demokracinė dhe shtetin dhe kur vinė kėtu duken tė druajtur dhe nė disa raste ja kalojnė edhe etėrve tė tyre politik. Eshtė pėr tė ardhur keq.

Zoti President ju thatė se politika ėshtė bėrė biznes. Nėse do tė funksiononte drejtėsia kjo nuk do tė ndodhte. Po ju citoj: ““Nuk po them ndonjė gjė tė re, se drejtėsinė nė kėtė derexhe e ka ēuar politika, nisur nga qėllimi pėr tė mbrojtur veten si dhe pėr tė vazhduar me mentalitetin e vjetėr, qė pėr ēdo gjė vendos partia” dhe mė pas kur duke folur pėr reformėn nė drejtėsi keni thėnė: “rakisė ju hodh ujė’.

A mund ta sqaroni pak mė shumė?

Unė nuk jam jurist. Profesioni im ėshtė inxhinjer ushtarak, por gjatė kohės qė isha nė detyrėn e kryetarit tė shtetit unė u mora me drejtėsinė se e kuptova menjėherė qė aty ėshtė e keqja jonė e madhe. Drejtėsia ėshtė njė nga shtyllat kryesore tė shtetit dhe demokracisė. Pa drejtėsi ėshtė vėshtirė tė kesh shtet, ėshtė e vėshtirė tė mendosh se ke ndėrtuar demokracinė. Sigurisht qė reformat i takonin qeverisė dhe Parlamentit, por ama duke parė kėto gjėra nė vitin 2005 krijova njė grup pune- jo pėr reformė se nuk e bėnim dot edhe po tė donim, por pėr tė hedhur disa piketa tė njė strategjie pėr reformėn nė drejtėsi. Pėr fat tė keq e dėnuan tė gjithė forcat politike. Mazhoranca e kohės e quajti: “Testamenti i Moisiut”. Moisiu nuk e bėri pėr testament, por pėr tė kontribuar. Ajo nuk ishte vepra e Moisiut, por e disa juristėve tė pėrzgjedhur shumė tė aftė qė merreshin me atė punė. Mė vonė pasi u largova nga detyra jam marrė me kėtė temė. Ju e dini qė kemi krijuar njė forum, Forumin Civil 2010 dhe po tė lexoj njė pasazh tė fjalės qė kam mbajtur mė 30 tetor tė 2010 nė tryezėn e organizuar pėr drejtėsinė. “Sigurisht, problemi mė serioz dhe qė duhet shtruar pėr zgjidhje ėshtė seleksionimi i gjyqtarėve ekzistues, nuk mund tė themi dhe nuk ėshtė e vėrtetė se tė gjithė gjyqtarėt janė tė korruptuar. Por qė ka tė tillė dhe jo tė paktė dihet dhe pranohet nga tė gjithė. Mendoj se njė rrugė mund tė ishte zgjedhja e njė komisioni tė pėrbėrė nga njerėz tė njohur pėr ndershmėri dhe objektivitet tė cilėt mund tė merreshin me kėtė detyrė. Njė ligj qė gjykoj se duhet hartuar pėr kėtė qėllim ėshtė e nevojshme qė tė pėrcaktohen kriteret qė duhet tė plotėsojnė gjyqtarėt qė duhet tė qėndrojnė mė tej nė gjyqėsor. Njė nga kriteret kryesore qė mendoj se do tė ishte mė i rėndėsishme do tė ishte seleksionimi pasuror. Dmth ēdo gjyqtar duhet tė mbrojė pasurinė e tij, por tė dhėnat e burimit tė pasurimit duhen verifikuar me tė gjitha mundėsitė qė ka shteti pėrfshirė kėtu edhe shėrbimet sekrete”. Kjo ėshtė thėnė nė 30 tetor 2010.

Pothuaj 9 vite mė parė. Pyetja ime ėshtė….

E kam fjalėn kėtu. Po tė shikosh tani flitet pėr vetting. Atėherė nuk njihej me vetting. Pse keni thėnė se rakisė po i hidhet ujė? E kam ndjekur reformėn nė drejtėsi dhe vėrtet u bė njė reformė e mirė. Sigurisht ndihmuan edhe tė huajt. Por edhe juristėt tanė kontribuan dhe me thėnė tė drejtėn i kemi shumė tė mirė nuk janė tė kėqinj … Juristėt i kemi tė mirė, por drejtėsinė e kemi tė keqe. Aty ėshtė e keqja. Makinat i kemi tė mira, por shoferėt i kemi tė kėqinj. Reforma u bė dhe jam shprehur disa herė: politika duhet mbajtur sa mė larg nga reforma se politika po ndėrhyri e bėn pis. Mirėpo politika bėri ē’bėri i futi hundėt. Reforma parashikonte qė KLD, KLP, KED, gjithė kėto organe kryesore do tė zgjidheshin nga organet qė do tė dilnin nga ligji qė do tė hartohej pas miratimit tė reformės, por politika tha jo, ne duhet ta themi fjalėn tonė. Me sa duket, kėtu edhe ndėrkombėtarėt qė asistonin ceduan pėr mendimin tim. Nuk duhet tė kishin ceduar. Ēfarė ndodhi? 5 i zgjedh Parlamenti 6 i zgjedhin kėto organe. Pra rakia u zbut, ju hodh ujė. Pa ujė, ata tė 11 duhet tė zgjidheshin nga organet qė ishin pėr kėtė punė, sigurisht nė pėrputhje me ligjin. Kjo ėshtė. Ju keni pėrmendur nė njė rast se “Kur isha nė detyrė nė bisedė me prokurorin i thashė, se kur njė ministėr takohet me tė duhet t’i hyjnė tė dridhurat, nė kuptimin simbolik, se prokurori kur bėn zullume nuk tė fal dhe tė nxjerr para pėrgjegjėsisė ligjore. Pra, kėshtu duhet tė jenė prokurorėt tanė. Po ndodh e kunderta”. Pse jemi ne nė situatėn qė prokurori “dridhet” dhe ministri qesh? Dėgjoj shumė qė tani flitet me tė drejtė se mbeturinat e komunizmit nuk po luftohen si duhet, krimet janė harruar, por ne kemi harruar njė gjė tė rėndėsishme: reminishencat e sė kaluarės nė politikėn tonė, tek politikanėt tanė.

Ku i shihni ato?

Reminishenca kryesore ėshtė partia shtet. Atė thoshte Enver Hoxha dhe kėta tanėt, tė gjitha palėt, gjatė gjithė kėtyre 30 viteve kėtė thonė. Ai do tė ketė Kuvendin, do tė ketė qeverinė, do tė ketė drejtėsinė. Kushtetuta i ka tė ndarė pushtetet dhe njė themel i dytė shumė i rėndėsishėm pėr demokracinė ėshtė ndarja e pushteteve. Kėtė e pranojmė me gojė se e kemi tė shkruar nė kushtetutė. Praktikisht nuk e pranojmė. Po tė shohėsh psh: prokuroria merr njė hap, menjėherė pala e rrezikuar hidhet: ėshtė politike. Po dale pak. Lere tjetrin tė punojė. Janė tė tmerrshėm politikanėt tanė. Menjėherė i venė vulėn: “politike”. Pse? E dinė qė kur nuk i intereson po the: politike do tė sfumohet ēėshtja. Ne vuajmė akoma. Nuk e kuptojmė ēfarė do tė thotė: ndarje pushtetesh. E kam shkruar nė kujtimet e mia: kryeministri kohės i ndėrronte drejtorėt e doganave ēdo 3 muaj. Mė bėri pėrshtypje. Kur zgjedh njė individ nė nė detyrė duhet menduar mirė. Kur e zgjedh nuk mund tė luash mė se do tė thotė nuk e ka zgjedhur tamam. Duhet tė mbash edhe ti pėrgjegjėsi dhe tė largohesh nga skena politike si kryeministėr. E zgjodhe dhe e vendose dhe tė doli bllof, atėherė do tė thotė se edhe ti nuk je nė rregull. Atėherė bėra njė letėr kryeministrit tė kohės: ēfarė bėni kėshtu? Mė thoni pse hoqet X-n dhe vendosėt Y-n. Cila ėshtė arsyeja. Pėrgjigja sigurisht edhe sot e kėsaj dite nuk ka ardhur. Ju e keni kuptuar pse i ndėrronte kaq shpesh drejtorėt e doganave…?

Sigurisht qė e dija. Jo vetėm kaq ka qenė njė drejtoreshė doganash. E thirra pėr t’i dhėnė kurajo pėr t’i thėnė: zonjė kjo ėshtė njė gjė e madhe. Ke marrė barrė tė madhe pėrsipėr, por detyrėn duhet ta kryesh mirė. Puna e parė ėshtė qė ti nuk duhet tė cedosh para askujt pėrveē ligjit dhe kushtetutės. Po pate vėshtirėsi – i thashė – eja tek unė. Mė tha faleminderit dhe iku. Mbas 6 muajsh u largua!

Iku edhe nga Shqipėria.

Jo para se tė ikte nga Shqipėria erdhi tek unė dhe mė tha: dua tė punoj nė stafin tėnd. Megjithė qef do tė merrja i thashė, por tė dhashė njė porosi qė nuk e zbatove. Pra nuk je e vlefshme pėr stafin tim. Mė pas iku…

Pėr drejtėsinė ju keni pėrdorur njė shprehje tė Balzakut. “Rrjeta mund tė jetė, por jo pėr mizat e mėdha” – Besoni se rrjeta e drejtėsisė sė re do tė jetė edhe pėr mizat e mėdha?

I dashur Lutfi, ne drejtėsinė si sistem nuk e kemi patur tė keqe. Puna ėshtė qė e prishėm sistemin. E thatė pak mė parė edhe ju. Nė gjykatėn e Lartė dėrgohej njė njeri dhe i thoshin: unė tė kam ēuar, mbaje mend. Kjo ē’do tė thotė, do tė thotė: ke vajtur atje, por do tė zbatosh atė qė dua unė. Dhe ai, atė punė bėnte. Ose janė dėgjuar gjėra tė tmerrshme qė X paguante X shumė pėr tė marrė atė post. Ēdo tė thotė kjo? Kjo do tė thotė qė unė qė kam marrė kėtė post me kėtė X shumė do tė mendoj qė unė i dhashė 300 atij, por i mora borxh se njė shumė tė tillė nuk mund ta ketė njeri – atėherė unė duhet tė marr 600, 300 t’i kem pėr tė larė borxhet dhe 300 pėr vete

Drejtėsi paska patur por e shtrenjtė shumė…

Kjo e shkatėrroi. Ky sistem tani, mendoj se ėshtė shumė rezultativ se mėnyrat e kontrollit janė tė tilla qė edhe po tė duan tė bėjnė gabime, nuk kalojnė dot rrjetėn. Meqė pėrmende La Fontenin ai ka edhe njė histori me gomarin, dhelprėn dhe luanin qė kapin njė dele dhe i thonė gomarit tė ndante prenė: e ndau nė tre pjesė dhe kokėn ja dha luanit. Ky e goditi fort se nuk i pėlqeu dhe kur prenė e ndau dhelpra dhe tė gjithė ja dha luanit. Ky i fundit i kėnaqur e pyeti: ku ke mėsuar kaq mirė moj dhelpėr? – nga ai qė po tund kėmbėt aty- i tha ajo. Po nuk u tundėn kėmbėt tek ne… ne kemi vuajtur nga mungesa ndėshkueshmėrisė. Problemi ėshtė se kemi shumė gomerė dhe dhelpra, por na mungojnė luanėt. Nė mungesė tė luanėve….kemi hijenat.

Po, ėshtė e vėrtetė….

Zoti President, ju folėt pėr shtetin, pėr pėrgjegjėsinė dhe pėr bindjen tuaj qė ushtarakėt janė mė tė prirur, mė idealistė pėr tė realizuar detyrėn. Njė tjetėr gjeneral, ėshtė ministėr i Brendshėm, ish gjeneral. Ka hedhur idenė e pėrfshirjes sė ushtarakėve nė polici, marrjes sė trupave nga ushtria pėr t’i pėrdorur pėr policinė me arsyetimin se kosto nuk rritet dhe kemi nevojė pėr njerėz tė kualifikuar. Si e gjeni kėtė ide?

Unė kėtė ide me thėnė tė drejtėn e gjej me shumė vend sepse nuk dua tė pėrsėris ato qė thashė mė sipėr pėr ushtarakėt. Eshtė pėr tė ardhur keq. Jo se policia nuk ka njerėz tė mirė. Unė i njoh edhe ata. Mė 2013 kur ka ardhur njė delegacion i BE-sė, ju keni qenė nė atė takim, unė u ngrita dhe thashė ne kemi dy polici: njė nė detyrė dhe njė e kemi nė shtėpi. Kjo ėshtė reminishencė e vjetėr. Kryeministri e do policinė e tij. Or zotni policia ėshtė e shtetit, i pėrket shtetit pėr tė zbatur kushtetutėn, ligjet. Ti bėj detyrėn tėnde. Pra ne duhet ta zhveshim…se kryeministrin ne e kemi bėrė si Padishah. Nuk e di edhe Sulltani…. Padishahu ka patur mė pak kopetenca, ka qenė mė i kontrolluar.

Ka patur mbėrthecka qė nuk e linin tė fliste shumė. Nuk po flas kėtu pėr mbretėritė perėndimore qė ata qė mė 1200 feudalėt nuk i bindeshin Mbretit nė mėnyrė absolute. Kėtu tek ne drejtorin e policisė e do tė vetin dhe atė do ta flakė menjėherė. Si? Duhet tė ketė ligje tė tilla qė tė mos e lejojnė kryeministrin tė bėj kėtė punė. Qė tė flakėsh atė (drejtorin e policisė) duhet tė kesh arsye shumė tė forta. Ju e dini qė unė hyra nė njė debat me kryeministrin e kohės pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm. Pse?! Kushtetuta ka tre kushte se kur mund tė shkarkohet Prokurori Pėrgjithshėm. Asnjė prej kėtyre 3 kushteve mua nuk mu paraqit. Edhe unė mund tė kisha vėrejtjet e mia, por nėse ne do tė lejojmė qė tė vijoj kėshtu se nuk mė pėlqen mua a tė lutem shumė. Ti mund tė heqėsh ministrin tėnd. Dakord. Hiqe. Atė e ke tė ekipit tėnd, por nuk ke punė me drejtorin e policisė, nuk ke punė me prokurorin, nuk ke punė me gjyqtarin. Pushtetet janė tė ndara. Kėtė duhet ta arrijmė. Dhe unė them se kjo reformė do tė na ēojė atje. Por edhe reformėn siē e thashė mė parė politika nuk ndenji pa i hedhur ujė rakisė pėr ta zbutur. Po tė shohėsh tani se ka shumė debat qė thonė se reforma dėshtoi, nuk po zbatohet. Nuk ėshtė e vėrtetė. Mua mė erdhi mirė qė edhe zv/ambasadorja e SHBA nė njė takim qė u bė sė fundmi me rastin e 10 vjetori tė Shqipėrisė nė NATO tha se “jeni gabim”. Kėto nuk janė tė vėrteta. Kėtu ėshtė puna. Ne kėtė duhet ta kuptojmė. Duhet ta kuptojmė mirė. Fjala e vjetėr thotė: po nuk u turbullua nuk kthjellohet. Ky ėshtė turbullim. Dhe ėshtė momenti qė politika shqiptare duhet tė dalė nė rangun e politikės europiane. Deri mė tani kemi qenė nė njė rang me njė pėrzierje tė pakuptueshme, komuniste anarshiste, dreqiste, por ajo qė duhet tė ishim nuk ishim.

Ideja e xhandarmėrisė. Ministri i Brendshėm Sandėr Lleshaj ka artikuluar edhe kėtė ide.

Kam qenė edhe unė me kėtė ide kur isha nė detyrė, megjithėse e gjeta si nismė qė ishte prekur nga paraardhėsi im, por nuk donin. Xhandarmėria ka tjetėr edukatė. Eshtė pjesė e ushtrisė dhe po tė shikosh gjithė shtetet kryesore kanė xhandarmėri. E ka, Franca, Italia, Spanja. Kanė traditėn sigurisht. Po edhe ne nuk jemi pa traditė. Kemi traditėn e xhandarmėrisė sė Zogut. Nė atė kohė xhandarmėria ishte pjesa mė e organizuar. Kishte shkollė. Shpesh janė nxjerrė si injorantė. Nuk ėshtė e vėrtetė. Sigurisht nuk ishin njerėz tė lexuar. Nuk kishin lexuar Tolstoin, ose shkrimtarėt e mėdhenj tė botės, por ato rregulla qė i kishin mėsuar, i kishin mėsuar mirė nė shkollė. Zogu pat marrė njė gjeneral anglez qė e vuri nė krye tė xhandarmėrisė shqiptare. Thatė pak mė parė qė unė kam dhėnė njė propozim qė Prokurorin e Pėrgjithshėm ėshtė mirė ta marrim nga jashtė. Se ne i vemė bishta mor zotni.

I qėndroni ende kėsaj ideje?

Nė kuadrin e kėsaj reforme nuk qėndron mė kjo ide, se kjo reformė po bėhet nėn vėzhgimin e rreptė tė ONM-sė (Operacioni Ndėrkombėtar i Monitorimit) tė BE-sė dhe SHBA-sė dhe them se duhet tė dalė njė njeri sagllam. Por kėtu kemi problem sjelljen e klasės politike. Ata sulmojnė ēdo vendim gjykate, ēdo veprim prokurorie kur nuk i pėlqen. Nuk ėshtė puna se thonė se kanė shkelur kėtė nen e atė nen. Jo. Thonė ėshtė politike dhe pikė. Edhe i vė vulėn. Nuk ėshtė e drejtė. Kėtu ka njė gjė edhe media. Nuk luan rolin e saj. Pėr fat tė keq. Media ėshtė goxha e zhvilluar, por kemi njė media…

Media qė luan pėr veten dhe jo pėr publikun….

Media qė luan pėr veten. Ai shefi po t’i dalė kundra edhe Presidentit tė Republikės i nxjerr njė mijė shpifje pėrmes gazetave dhe medias sė tij. E pėrdor si kobure pronari. Pėr fat tė keq njė pjesė e gazetarėve punojnė nė tė zezė akoma. Si mund tė luftojė ai informalitetin kur vetė nuk ėshtė nė rregull. Pra bėn njė luftė fallco se vetė ka pranuar gjendjen e tij.

Shqipėria prej 2008 ėshtė anėtar i NATO-s ju keni qenė themelues i Shoqatės sė Atlantikut, kur u pranua Shqipėria nė NATO u tha se tani jemi nė paradhomėn e BE-sė, vendi ka mė shumė stabilitet, mė shumė siguri, duke qenė vend anėtar i NATO-s do tė vijnė mė shumė investime tė huaja. Ndonjėherė duket qė jeta me zig-zaget e veta jo domosdoshmėrisht na ēon nė atė qė thoshte Hegeli se koha do tė bėj mė tė mirėn…Ne duket sikur bėjmė hapa prapa. 11 vjet mė pas ne duket se jemi mė larg BE-sė dhe jo mė afėr se ē’ishim nė 2008…

Gjithė problemi ėshtė se pėr fat tė keq politika jonė hyrjen nė NATO dhe BE mė shumė i do si mburojė…

Si trofe pėr qeverinė e radhės….

Pėr tė marrė njė mandat tė ri dhe pėr tė vazhduar mundėsisht pėrjetėsisht nė detyrė. Jo ēdo gjė qė thuhet duhet tė merret shabllon. NATO vėrtet i krijon kėto kushte, por duhet t’i krijosh vetė nė radhė tė parė. Unė pėrdor shpesh njė thėnie popullore, megjithėse mė kritikojnė mė thonė se pėrdor shumė…. Asgjė tė keqe nuk ka.

Kam njė mik qė mė thotė se i pėrdor shumė. Megjithatė do ta pėrdor. Njė fjalė e urtė thotė: gomarin nga balta e nxjerr i zoti. E ka thėnė populli. Nuk e them unė. Mirėpo kjo ėshtė filozofi popullore. Kjo vlen, por pėr rastin kur njėri e tėrheq dhe tjetri e shtyn dhe jo njėri tėrheq e tjetri shton baltėn.

Po, nuk ka kuptim kur njėri e tėrheq dhe tjetri i mėshon pėr ta zhytur nė baltė. Ne njė gjė nuk po kuptojmė: ndihma e huaj ka kuptim kur ndihmojmė veten. Kur keni krijuar shoqatėn e Atlantikut, nė kohėn e polarizimit ekstrem politik, kur nė Shqipėri nuk kishte shqiptarė, por demokratė dhe socialistė, nė atė kohė nė kryesi tė shoqatės ju ftuat Pandeli Majkon dhe kur ju kritikuan se po merrni njė socialist ju u pėrgjigjėt: nė NATO do tė shkojmė me dy kėmbėt. Sot, 30 vjet mė pas pse ėshtė mė i vėshtirė dialogu mes pozitės dhe opozitės?

Politikanėt tanė ēdo gjė e shohin nė prizmin e interesit personal dhe partiak. Interesi kombėtar nga i pari del i treti ose i katėrti. Kėtu ėshtė e keqja. Nė radhė tė parė duhet parė interėsi i shtetit, i popullit, i kombit i vendit. Po lėvizėm nga kjo devizė do tė falimentojmė.

Ju keni thėnė njė deklaratė qė ka ngjallur jo pak reagime kur u tha: Kosova ėshtė krahinė e Shqipėrisė.

Kam thėnė atė qė ka qenė, atė qė ėshtė, kam thėnė realitetin. E kam thėnė nė Prishtinė nė njė aktivitet dhe kam thėnė: siē ėshtė Myzeqeja siē ėshtė Labėria ashtu ėshtė dhe Kosova. Sepse kėshtu ėshtė. Flas pėr Shqipėrinė qė ka qenė si njė territor i banuar nga shqiptarėt. Seē ndodhi mė vonė, me zhvillimet historike dhe kėtu Europa na ka njė borxh tė madh, duke nisur qė nga Kongresi Berlinit… Pse themi se Europa na ka borxh?



Na ka borxh. Mė 1913 ministri i jashtėm i Anglisė nė kongresin e ambasadorėve, kur u mbyll kjo punė, pasi raportoi nė dhomėn e komuneve tha: “zotėrinj ne bėmė njė gjė tė mirė. Vėrtet mund tė na kritikojnė. Shqipėrisė i kemi hyrė nė hak, por rėndėsi ka jo ajo ēfarė i bėmė Shqipėrisė, por ajo qė ne arritėm tė evitojmė pėrplasjen mes aleatėve tė mėdhenj tė Europės. Pyetja e fundit. Mė datėn 1 dhjetor ju mbushni 90 vjet. Ēfarė mėsimesh i ka dhėnė jeta njė njeriu qė ka jetuar 9 dekada dhe shikon pėrpara?

Shumė nga gjėrat qė thashė janė mėsimet qė kam nxjerrė nga jeta ime. Kam patur njė baba, gjeneral Spiro Moisiun. Ka qenė shumė patriot. Ka marrė pjesė nė 5 luftra nė jetėn e tij, gjithmonė nė shėrbim tė vendit. Ai nuk jepte gjėra tė formuluara, por me sjelljen dhe veprimet e tij gjithmonė ka ndikuar tek unė, tek vėllai dhe tek motra. Kam nxjerrė disa konkluzione qė i quaj postulate tė miat. Po nuk respektove veten nuk tė respekton njeri. Kėtė nuk e kam mbajtur sekret. E kam thėnė gjithnjė dhe ua kam thėnė dhe kryeministrave me tė cilėt kam punuar: “zotėrinj, po nuk respektuam veten, kush do tė na respektojė ne…Anglia? Amerika? Italia? Franca?. Ngrihet tjetri mu nė mes tė Parlamentit dhe i thotė plehrė kryeministrit?! Ore ai mund tė ketė 1000 kusure. Unė nuk e mbroj kryeministrit. Le tė pėrgjigjet pėr gjynahet e tij, por ama nuk jam dakord nė asnjė mėnyrė me pėrdorimin e kėsaj gjuhe. Kėtė e sheh dhe e dėgjon njė i ri, njė djal i ri, njė vajzė e re qė janė e ardhmja e vendit. Si do tė edukohen ato?… ne duhet tė kemi parasysh njė gjė: shteti ėshtė i shenjtė. Shteti ėshtė i shenjtė pėr kėdo, pėr ēdo shqiptar dhe shtetin duhet ta ruajmė, ushtari, oficeri, polici, doganieri, financieri, politikani e kėshtu me radhė.
RTSH | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com