Albatlanta
Letra e Ramush Haradinajt

Letra e Ramush Haradinajt pėr qytetarėt e Kosovės
Ramush Haradinajt
Tė nderuar qytetarė,

Dua tė ju informoj se sot kam marrė kėtė vendim:

Jap dorėheqje tė parevokueshme nga detyra e Kryeministrit tė Republikės sė Kosovės dhe dua
qė tė ju falemnderoj pėr besim dhe pėrkrahje. Arsyeja e kėtij vendimi ėshtė se kam marrė
thirrje tė paraqitem pėr t’u marrė nė pyetje nga Dhomat e Specializuara nė Hagė si i dyshuar.

Qeveritė dhe pushtetet janė tė ndėrrueshme, jetojmė nė demokraci.

Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet tė ruhet dhe unė nuk e poshtroj asnjėherė. Nė Hagė si
Ramush Haradinaj do t’i dal pėrball shpifėsve, ashtu si e kėrkon nderi i luftėtarit shqiptar.

Pastėrtia ime dhe e luftės sė UĒK-sė, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund tė njolloset
nga askush dhe asnjėherė.

Shteti im ėshtė Kosova, e paprekshme nė multietnicitet, shumėgjuhėsi, nė territor e kufijė.

Kosovės i bėhet presion i padrejtė pėr cmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik
Republika janė tė papėrballueshme pėr Kosovėn dhe stabilitetin e rajonit.

Si Kryeministėr i Qeverisė sė Kosovės besoj fuqishėm se ēmimi pėr njohje ėshtė tregu dhe pėr
kėtė taksa duhet tė jetė cmimi i njohjes.

Bashkėsia ndėrkombėtare po bėn gabim qė po insiston nė cmim tė papėrballueshėm pėr
Kosovėn pėr njohje. Lidershipi Kosovar po bėn gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e
vendimit pėr taksėn ndaj Serbisė. Herėt a vonė do ta kuptojmė se sa dėm i madh po i bėhet
vendit me kėtė mosunitet.

Kosova euro-atlantike ėshtė e interesuar pėr njohje reciproke nė kufijtė ekzistues. Dialogu pėr
njohje ėshtė edhe rruga pėr tregti tė lirė me Serbinė. Kurrė nuk ėshtė vonė tė jemi bashkė –
tregu pėr njohje, e jo ndarja apo Republika e Dodikut.

Mė lejoni tė ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosovės shkon para, Trepēa ėshtė e gatshme
pėr investime.

Pas kėsaj dorėheqjeje MANDATIN IA KTHEJ POPULLIT. Sovrani tė vendosė pėr udhėheqjen
e ardhshme me zgjedhje tė lira dhe demokratike.

I drejtohem Presidentit qė nė afatin kushtetues tė kryejė konsultimet me partitė politike dhe t’i
shpallė zgjedhjet e parakohshme.

Qeveria e vendit vazhdon tė kryejė funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri nė
Qeverinė e re tė dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Menjėherė do t’i drejtohem me shkresa zyrtare pėr dorėheqjen e parevokueshme institucioneve
tė vendit dhe udhėheqėsve tė koalicionit qeverisės.

Do t’i shėrbej me besnikėri, gjithė jetėn, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM
KOSOVĖS! Faleminderit.

I juaji,
Ramush Haradinaj
Gazeta Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com