Albatlanta
GRUSHTI I SHTETIT

GRUSHTI I SHTETIT
Xhelal Zejneli
Grushti i shtetit (frėngjisht “Coup d’Etat”) ėshtė term qė nėnkupton ndėrrimin e qeverisė tė kryer me dhunė nga individė apo nga njė grup njerėzish tė cilėt ndodhen nė pozita tė larta shtetėrore apo ushtarake.
Grushti i shtetit dallohet nga revolucioni pėr arsye se kryhet “nga lartė”. Grushtin e shtetit rėndom e kryen aparati shtetėror ose njė pjesė e tij, kryesisht ushtria. Pėrdore edhe termi puē ushtarak.

Ndėrrimi i dhunshėm apo jodemokratik i qeverive, d.m.th. grushti i shtetit apo puēi ushtarak ndėrmerret apo kryhet sidomos nė shtetet me tradita demokratike tė kufizuara. Nė tė kaluarėn jo fort tė largėt, grushte shteti apo puēe ushtarake kryheshin kryesisht nė shtetet e Afrikės si dhe nė Amerikėn Latine. Grusht shteti apo puē ushtarak ka pasur disa herė edhe nė Turqi. Kur faktorėt politikė apo partitė politike tė njė vendi janė nė mosmarrėveshje tė thellė ndėr vete, atėherė ai vend hyn nė krizė politike. Kur ndėrmjet njė shumice parlamentare, nė njė anė dhe opozitės, nė nėn tjetėr, pėr arsye tė caktuara ka mosmarrėveshje, atėbotė ky shtet zhytet nė krizė politike.

Shpeshherė ndodh qė grushti i shtetit apo puēi ushtarak tė nxitet apo tė mbėshtetet nga jashtė, d.m.th. nga ndonjė fuqi e madhe e jashtme qė ka interesa tė caktuar nė njė shtetin e caktuar.

Kriza politike e shkaktuar nga konflikti politik ndėrmjet opozitės, nė njė anė dhe qeverisė, nė anėn tjetėr, po qe se zgjat shumė, atėherė kjo mund t’i irritojė qarqet ushtarake tė shtetit. Po qe se qeveritarėt, nė njė anė dhe opozita, nė anėn tjetėr, nuk ulen tė gjejnė zgjidhje pėr problemet qė realisht mund tė ekzistojnė nė atė shtet apo qė opozita i konsideron si tė tilla, atėherė ndodh qė tė vihen nė veprim qarqet ushtarake.

Ushtarakėt, kryesisht tė gradave tė larta, puēin ushtarak e arsyetojnė duke thėnė:
– rrezikohet siguria e vendit;
– rrezikohet tėrėsia e tokave apo integriteti territorial i vendit;
– vendi mund tė hyjė nė konflikt civil;
– vihet nė dyshim funksionimi normal i institucione vitale tė shtetit;
– rrėnohet ekonomia e vendit;
– rrėnohet imazhi i vendit para bashkėsisė ndėrkombėtare;
– vihet nė dyshim interesi strategjik i shtetit;
– vihet nė dyshim interesi kombėtar i vendit etj.
Kur kriza politike e njė vendi arrin kulmin dhe kur ajo pėrcillet edhe me krizė ekonomike, me krizė sociale, me krizė morale, me rritje tė papunėsisė dhe me inflacion tė madh, atėherė ndodh qė njė pjesė e konsiderueshme e qytetarėve tė njė vendi ta arsyetojnė, nė mos edhe ta mirėpresin grushtin e shtetit apo puēin ushtarak.
Me grushtin e shtetit pezullohen institucionet politike tė shtetit, si presidenca, kuvendi i shtetit, qeveria. Ndalohet apo pezullohet edhe veprimtaria e partive politike, ndėrsa krerėt politikė, ose arrestohen, ose mbahen nėn arrest shtėpiak.
Ndodh qė gjatė njė grushti shteti apo puēi ushtarak tė ketė edhe gjakderdhje.
* * *

Nė kontinentin e Evropės, grushti i shtetit apo puēi ushtarak ndodh shumė rrallė, pėr tė mos thėnė nuk ndodh fare.

Mė 21 prill 1967, vetėm disa javė para zgjedhjeve parlamentare, koloneli Geogios Papadopulos bėri grusht shteti, pėrkatėsisht puē ushtarak nė Greqi. Diktatura e juntės ushtarake nė Greqi zgjati shtatė vjet.

Grusht shteti kemi edhe nė Poloni. Mė 13 dhjetor 1981 gjeneral Vojqeh Jaruzelski i cili nė atė kohė ishte kryeministėr, shpalli gjendje lufte, pėrkatėsisht gjendje tė jashtėzakonshme.

Nė Evropė vlejnė normat dhe parimet demokratike. Nė kontinentin e vjetėr, qeveritė ndėrrohen nėpėrmjet procesit zgjedhor.
Pushteti nė Evropė, qoftė ai qendror, qoftė ai vendor, merret dhe fitohet nėpėrmjet votės sė lirė tė qytetarėve. Pikėrisht pėr kėtė arsye zgjedhjet duhet tė jenė tė lira, tė drejta, korrekte dhe demokratike.

Shqipėria ėshtė vend evropian, me shqiptarėt si popull perėndimor. Shpresat e kapėrcimit tė krizės politike duket sikur janė tė vobekta.
Njė konflikt civil mu para dyerve tė Evropės ėshtė i paimagjinueshėm. Pėr ta parandaluar rėnien nė humnerė dhe pėr ta hapur horizontin e shpresės, ndėr shqiptarėt do tė mbizotėrojė arsyeja.
PORTALB DRITARE REALITETI | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com