Albatlanta
Marksi, Oruelli dhe Hakslej: Distopi apo profeci?

Marksi, Oruelli dhe Hakslej: Distopi apo profeci?
Nga Jose A. Zorilla
Kur Tomas Piketi botoi librin e tij mbi Karl Marksin (2013), ndodhi zhurma e zakonshme; tani nė 200 vjetorin e vdekjes sė tij, zhurma ka rinisur. A kishte Marksi pėrfundimisht tė drejtė apo jo? A e justifikoi globalizimi ndėshkimin e botės borgjeze? Nuk marr pjesė nė kėtė debat, por vetėm i kujtoj lexuesit njė parim themelor marksist.

Revolucioni ėshtė i pashmangshėm, pėr aq kohė qė mbeten konstantė dy faktorė – sė pari, mėnyra industriale e prodhimit, dhe sė dyti institucionet e njė shoqėrie borgjeze. E para nga tė dy kushtet rezistoi, derisa globalizimi ndryshoi rregullat e lojės. E dyta nuk rezistoi aspak.

Shoqėritė liberale, e kuptuan shumė kohė mė parė, se mėnyra mė e mirė pėr tė hedhur poshtė Marksin, ishte votimi universal dhe tatimi mbi kapitalin. Pasi ndodhi kjo, rrjedha e mirėqenies shkoi, nė njė mėnyrė apo tjetrėn, tek ata qė janė nė nevojė.

Dhe ky ishte fundi i kapitalit, dhe i botės borgjeze. Shumė njerėz besojnė se profecitė e Marksit nuk arritėn tė realizohen, por nuk ėshtė kėshtu. Marksi nuk profetizoi. Katastrofa ishte i pashmangshme, nėse dhe vetėm mbeten dy faktorėt mbetėn tė qėndrueshėm, sipas vetė fjalėve tė tij, forcat prodhuese dhe marrėdhėniet e prodhimit.

Qė atėherė marrėdhėniet e prodhimit kanė ndryshuar. Sot kur mė shumė se 50 pėr qind tė buxhetit tė SHBA-sė qė shkojnė nė shėrbime sociale, tė flasėsh pėr shoqėrinė borgjeze, ėshtė njė lloj shakaje. Disa njerėz mendojnė se mirėqenia ka shkuar shumė larg, por alarmet kanė rėnė shumė kohė mirė mė parė.

Shumpeter paralajmėroi fundin e botės borgjeze qė mė 1942. Sigurisht leximi komunist i Marksit, ishte njė tjerėr interpretim i gabuar. Meqenėse klasa punėtore industriale ėshtė klasa universale dhe zgjedhjet njė formalitet, ishte mė mirė t’ia jepnim tė gjithė fuqinė njė pėrfaqėsuesi partiak tė klasės universale, dhe tė krijohej njė diktaturė.

Natyrisht, pasi klasa universale ėshtė Pararoja e Historisė, nuk njeh kufij, nuk bėn gabime dhe nuk ėshtė nėn sundimin e ligjit. Kjo do tė thotė se nuk ėshtė e bazuar tek individėt privatė dhe nevojat apo shpresat e tyre. Historia ėshtė lėnda kolektive pėr t’u adhuruar.

A ju kujtohet filmi sovjetik, i vlerėsuar me shumė ēmime, “Moska nuk beson tek lotėt”? Ishte njė paralajmėrim kanonik i KGB-sė, kur agjentėt e saj shfaqėn nė orėn 3 pas mesnate pėr tė arrestuar tė dashurin tėnd dhe e dėrguar atė nė Gulag. Ti qave? Kujdes, ti armike e popullit! Ju keni bėrė diēka kundėr marshimit tė Historisė.

Epo, ky nuk ishte saktėsisht marksizėm por komunizėm, falė Leninit dhe Stalinit. Eshtė e panevojshme tė thuhet se gjėrat nuk rrodhėn ashtu siē prisnin themeluesit e tyre. U deshėn 70 vjet, qė ekonomistėt qė parashikuan fundin e komunizmit, t’u njihej merita. Ai u shemb.

Jo tė gjithė kritikėt ndaj komunizmit tė vėrtetė ishin kapitalistė. Pėr shembull, edhe Trocki ishte njė ndėr ta. Revolucioni nuk duhet tė zhvillohet vetėm nė njė vend tė vetėm, por kudo, duke filluar nga Gjermania. Trocki nuk ishte vetėm njė ideolog; ai mori pjesė aktive nė biznesin e themelimit tė komunizmit.

Shumė njerėz, besonin se ai kishte meritėn kryesore nė fitoren e bolshevikėve nė Luftėn Civile, falė mėnyrės sė organizimit tė Ushtrisė sė Kuqe. Sigurisht qė Stalini e urrente tej mase, dhe bėri gjithēka qė kishte nė dorė pėr ta vrarė. Nė fund ia doli – njė komunist spanjoll, Ramon Merkader, e vrau Trockin nė Meksikė. Meqė ra fjala, zoti Mercader, vazhdon tė mbajė edhe sot titullin e tij tė Heroit tė Bashkimit Sovjetik.

Pasuesit e Trockit nuk llogariteshin nė miliona, por ata ishin tė ndriēuar dhe tė vendosur. Midis tyre, George Oruell, i cili i tmerruar nga katastrofa staliniste, e pėrmblodhi hidhėrimin e tij nė njė libėr klasik, “Ferma e Kafshėve”. Ishte e tmerrshme tė shihte kalin e mirė, mikun e tij Bokser, tė shkonte nė thertore.

Katėr vjet mė vonė nė vitin 1949, Oruell vazhdoi tė shkruante dystopinė e tij tė famshme tė “Viti 1984”. Si Oruell dhe Aldous Hakslej ishin diplomuar nė Eton, ku Hakslej kishte mėsuar frėngjishten. Oruell ia dėrgoi librin mjeshtrit tė tij tė vjetėr tė “Botės sė re guximtare”.

Dhe zoti Hakslej, pasi falenderoi ish-dishepullin e tij, shpjegoi se e ardhmja do tė ishte si profecitė e tij, dhe jo si ajo e vitit 1984. Ishte mė e lehtė tė bindeshin njerėzit me drogė dhe propagandė, sesa kur dėrgohen nė njė Gulag.

Gjithmonė kam pyetur veten. Kush do tė kishte tė drejtė? Ndėrsa unė shihja nė tė dyja librat elementė tė sė vėrtetės. Sot ka drogėra, propagandė dhe teknika tė zgjeruara tė marrjes nė pyetje. Le tė fillojmė me qetėsuesit. Konsumi i tyre nė shoqėritė e zhvilluara po arrin nivele alarmante. Doza maksimale e rekomanduar ėshtė 24 pėr 1.000 persona nė ditė. Spanja ėshtė nė nivelin 59 pėr 1000, me njė rritje prej rreth 181 pėr qind midis viteve 2007- 2013.

Ndėrsa disa prej nesh po e mbajnė jurinė jashtė, sa pėr tė thėnė kėshtu, globalizimi ndryshoi paradigmėn e mirė tė shtetit tė mirėqenies. Ne u kthyem nė ditėt e Tregtisė sė Lirė, vetėm se kėtė herė nuk kishte shtete borgjeze pėr tė krijuar programet e mirėqenies 2.0. Globalizimi, nuk pėrfshiu kėtė herė politikat sovrane, dhe rregullat e lojės shkuan shumė pėrtej kufijve kombėtarė. Njerėzit mbetėn pa punė, Brexit e shfrytėzoi kėtė, populizmi u rrit dhe indeksi i pabarazisė nė SHBA-sė pasqyron atė tė Kinės. Pra tek e fundit a kishte Marksi tė drejtė? A ishin liritė formale, thjeshte formale? Ai ishte sistemi i dėnuar tė dėshtonte?

Piketi tha po, ose kėshtu dukej. Kapitali rritet dhe rritet, duke lėnė jashtė pjesėn tjetėr prej nesh, skllevėrve tė varfėr tė punės. Si pėr t’i pėrkeqėsuar gjėrat, ekonomisti Dejvid H.Autor, ndėrtoi njė hartė tė “Shokut kinez” (2014), qė pėrfaqėson njė nga rajonet e SHBA ku forca e punės u dėmtua mė sė shumti nga hapja ndaj prodhimeve kineze. Pastaj erdhi raundi i dytė.

Angus Ditėn fitoi ēmimin Nobel nė ekonomi (2015), duke i shpjeguar tė gjithėve se po, ka shumė tė ngjarė qė punėtorėt nė botėn e pasur tė ndjejnė krizėn. Por punėtorėt nė Botėn e Tretė po jetonin nga 1 nė 3-5 dollarė ditė. Kjo do tė thoshte se parashikimi i Marksit qėndron vetėm nėse marrim parasysh skenarin e brendshėm tė vendeve tė zhvilluara, ndėrza rajonet e mėdha tė botės ia dolėn ndryshe.

Pastaj i njėjti Ditėn, vetėm se kėtė herė me ndihmėn e gruas sė tij Ana Kejs, kaloi nė raundin e tretė dhe hodhi gjithēka me njė metrikė tė majtė (2015). Nėse jeni njė burrė i moshuar i bardhė pa njė diplomė universitare nė Shtetet e Bashkuara, jeta juaj ėshtė mė e keqe se sa ajo e njė amerikano-latini dhe afro-amerikani. Dhe cili do tė ishte shkaku kryesor i vdekjes? Kėtu rikthehemi tek Hakslej:Droga, opioidet dhe vetėvrasja.

Pėr tė kompletuar tablonė e Hakslej, ne kemi propagandė nė formėn e tė post tė vėrtetave, lajmeve tė rreme, falimentimit tė gazetave, zgjidheni ju vetė. Por edhe Oruell gjen jehonė. Nė pėrgjithėsi demokracia nė botė duket tė jetė nė tėrheqje. Ju mund tė kontrolloni librin e Joshua Kurlancik nė lidhje me kėtė ēėshtje.

Titulli i artikullit tė Gideon Rouz ėshtė mbresėlėnės. Demokracia po vdes? Po nė lidhje me syrin vigjilent tė Big Brother: Ēfarė mendoni pėr skandalin e Cambridge Analytica? Bota virtuale na ka bėrė tė gjithėve transparentė, dhe shitja e mendimeve tona mė intime ėshtė shumė fitimprurėse.

Pra, duket sikur Marksi, Hakslej dhe Oruelli kanė tė gjithė pjesėrisht tė drejtė. Megjithatė, profeti im i preferuar vazhdon tė jetė Haksley. Pse mendoni se pėrdorimi i kanabisit po ligjėrohet?

Shėnim: Jose A.Zorrilla ėshtė njė diplomat karriere nė Spanjė. Ai ka botuar njė libėr mbi ngritjen ekonomike tė Kinės, dhe shkruan shpesh nė tė pėrditshmen spanjolle “El Mundo”.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com