Albatlanta
ndikimi-rus-ne-shqiperi-nepermjet-koash-dhe-qendrave-kulturore/

Ndikimi rus nė Shqipėri nėpėrmjet KOASH-it dhe qendrave kulturoret
Sejfullah Maloku
Raporti sekret nga SHBA: Si po rritet ndikimi rus nga qendra kulturore me foton e Putin nė Tiranė te takimet e Janullatos me ambasadorin rus dhe rrobat e reja klerikale ruse”

Nga Sejfullah Maloku

Nė dėshminė e tij, Hoyt Brian Yee,zyrtari i lartė i Departamentit Amerikan tė Shtetit, pėrpara Kongresit amerikan, tha se nė vendet e Ballkanit ekziston njė pėrpjekje e Rusisė pėr tė rritur ndikimin me mjete politike dhe ekonomike, kryesisht duke hapur qendra tė ashtuquajtura “humanitare” apo “kulturore”. Dhe sigurisht qė pėr kėtė deklaratė, pėrpara pėrfaqėsuesve kongresmenė, diplomati i lartė amerikan, ka patur informcionet e sakta dhe tė konfirmuara nė shumė burime.

Nga synimet e rritjes sė ndikimit rus nė Ballkan, natyrisht, qė pėrjashtim nuk do tė bėjė Shqipėria, madje ajo do tė jetė mė nė qendėr tė vėmendjes, pasi ėshtė populli mė proamerikan nė rajon dhe jo vetėm. Dhe nė rastin e Shqipėrisė, metoda e pėrdorur nga rusėt ėshtė e njėjta, me atė qė ėshtė denoncuar tashmė nė Amerikė. Kėshtu, nga njė raport konfidencial tė Departamentit Amerikan tė Shtetit drejtuar institucioneve shqiptare tė sigurisė jepen tė dhėna pėr rritjen e ndikimit rus nė Shqipėri nėpėrmjet qendrave kulturore humanitare dhe Kishės Ortodokse.

Nė Tiranė, ėshtė hapur njė qendėr “kulturore”, pikėrisht pėrballė Prokurorisė sė pėrgjithshme, e cila ka afruar tė rinj dhe njerėz tė tjerė, qė kanė nevojė pėr ndihma “humanitare”, dhe u jep atyre, pėrveē mbėshtetjes, edhe kurse tė rusishtes, tė kulturės dhe traditės ruse. Nė ēdo sallė tė kėsaj qendreje humanitare, sipas fotove qė disponojmė, mbizotėron portreti i presidentit rus, Vladimir Putin, a thua se kjo qendėr ėshtė zyrė shtetėrore ruse, dhe jo organizatė “humanitare”. “Frika e Putinit, dhe dhėnia e urdhrit pėr mbylljen e tė gjitha shoqatave perėndimore nė Rusi, ėshtė pikėrisht sepse ai e di shumė mirė, se kėto qendra kulturore janė pika tė pėrhapjes sė ndikimit tė qytetėrimeve mė tė fuqishme sot nė planet. Por, duke pėrfituar nga demokracitė e vendeve perėndimore, atė qė ndalon nė vendin e vetė, pasi e di qė ėshtė maksimalisht rezultative, e bėn nė vendet e atyre popujve, tė cilėt do t’u ndėrrojė mentalitetin nga proamerikan apo proeuropian nė prorus”, thuhet nė raportin konfidencial.

Dhe kjo histori ka shekuj qė bėhet, pasi qytetėrimet mė tė mėdha e kanė karakterin ekspansiv, qysh prej popujve tė lashtėsisė, por thjesht kanė ndryshuar mėnyrat, dikur bėhej me shpatė dhe me luftė, sot bėhet me investime, blerje pronash dhe shoqata kulturore. Ndėrsa nė rastin e kombeve fetarė, pra qė kanė nė qendėr tė kulturės dhe qytetėrimit tė tyre, njė fe zyrtare dominante, pėrveēse shoqatave, pėrdoret edhe feja pėr pėrhapje tė qytetėrimit pėrkatės. Nė rastin e ekspansionit kulturor rus nė Shqipėri, feja qė pėrdoret pėr kėtė qėllim ėshtė ortodoksizmi, dhe institucioni qė i shėrben kėtij qėllimi sipas raportit ėshtė Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, dhe disa eksponentė tė lartė tė saj.

Kėshtu, raportohet pėr vizita tė herėpashershme tė punonjėsve tė ambasadės ruse nė Tiranė, madje shpesh herė edhe vetė makina e ambasadorit ėshtė parė tė hyjė mė shpesh kėto kohėt e fundit, nė selinė e KOASH-it, duke ia kaluar pėr nga intervali kohor, edhe vizitave tė shpeshta tė ambasadorit grek. Gjithashtu peshkopi grek, Natanelin ėshtė caktuar nga Janullatos si pėrgjegjės pėr marrėdhėniet me ambasadėn ruse. Ambasada ruse ka filluar e bėn dhurata tė veshjeve klerikale dhe stolive kishtare, me ritin rus, dhe po bėhen bisedime pėr tė ngritur nė territorin shqiptar edhe kisha tė stilit rus, kryesisht nga veriu i Shqipėrisė, nė fshatrat me minoritet malazez, pėr tė respektuar tė drejtat e tyre pėr ritet nė gjuhėn sllave, nė kisha tė ritit sllav. Rrobat klerikale tė stilit rus, qė dallohen nga ata qė e kanė tė stėrvitur syrin me kėto elementė karakteristikė, mes artit bizantin dhe atij rus, brenda ortodoksisė, i vesh edhe peshkopi i Korēės, i cili kryeson edhe delegacionet e kishės shqiptare, sa herė qė ftohen nė Rusi, nė shoqėrine e Natanelit dhe nipit tė tij, at Bertit.

Festivalet me tė rinj rusė, me katiushka, me folklor e kulturė ruse, kanė njė shpeshtim jo normal, kohėt e fundit nė qendrėn kulturore tė Katedrales ortodokse nė mes tė Tiranės, krahas aktiviteteve kulturore greke, qė ishin tė zakonshme deri mė sot. Gjithashtu, ambasadori rus, personalisht, i ka dorėzuar mijėra kopje librash letrarė e fetarė tė literaturės nė gjuhė ruse, Seminarit tė priftėrinjve nė Durrės, libra qė i mori nė dorėzim, me urdhėr tė Janullatosit, peshkop Nikua i Fierit, qė ėshtė drejtor i shkollės.

Raporti thekson se me pakėsimin e fondeve nga shteti grek nė krizė, dhe me rritjen e investimeve nga Federata Ruse, qė nuk i kursen lekėt pėr mbajtjen e qendrave kulturore dhe humanitare tė dyshimta nėpėr vendet e Ballkanit, edhe Kisha ortodokse, ka rėnė pre e krizės sė shtetit qė e ka financuar deri mė sot.
27.al | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com