Albatlanta
Kur “Hitleri” kalon nė opozitė

Kur “Hitleri” kalon nė opozitė
Andrea Stefani
Lulzim Basha u pėrpoq ta paraqiste si paradoks faktin qė qeveria e sotme fajėson opozitėn. Deri dje fajtore pėr gjithēka ishte qeveria, ndėrsa sot na qenka pėrsėri opozita! – ironizoi Basha pa kuptuar aspak se po ironizonte vetveten. Sepse edhe Basha deri dje, ndėrsa qe nė qeveri, thoshte se fajtore ėshtė opozita ndėrsa sot, qė ėshtė nė opozitė, bėn fajtore pėr gjithēka qeverinė. E megjithatė, duhet tė pranojmė qė Basha ka thėnė, edhe pse pa e kuptuar, njė tė vėrtetė. Po, ka raste kur njė parti mund tė jetė fajtore pėr gjithēka kur ėshtė nė pushtet dhe tė vazhdojė tė jetė fajtore pėr gjithēka edhe kur kalon nė opozitė! Janė ato raste kur nė krye tė saj qėndron njė autokrat, njė tip Hitleri. Njė qė si Mike Wazowski, personazhi i filmit me kartonė “Monster’s University”, i thotė partisė qė nė themelimin e saj: Qė kėtej e tutje do tė kemi njė mendje, mendjen time! E kemi parė kėtė rol tė luajtur pėr 45 vjet nga Enver Hoxha. Mė pas po e shohim prej 23 vjetėsh, ta realizojė Sali Berisha. Prandaj themi se ėshtė njė Hitler. Kėtė herė nė opozitė.
***
I gjithė arsyetimi, nėse mund tė quhet i tillė, i Bashės, bazohet nė kėputjen e lidhjeve mes shkaqeve dhe pasojave. Ėshtė njė taktikė pėr tė manipuluar atė elektorat fanatik tė PD qė, pėr rrethana fatale, ėshtė i gatshėm t’ia nėnshtrojė vullnetin e tij urdhrave tė liderit. Hitleri i partisė, ka nevojė qė nė luftėn pėr pushtet, gjakimi i tij patologjik dhe i pashėrueshėm, tė fajėsojė qeverinė “Rama” ende pa mbushur njė vit nė pushtet. Dhe pėr kėtė duhet edhe qė pėr rrjedhojat negative tė qeverisjes 8-vjeēare, pra tė PD, tė paraqitet si shkak qeverisja e sotme e PS. Rasti i trafikut tė kanabisit dhe i protestave qė PD po zhvillon “kundėr tij”, duke ekspozuar padrejtėsisht qeverinė “Rama”, si fajtore, madje edhe tė lidhur me trafikun e drogės, ėshtė mjaft ilustrativ. Por e vėrteta ėshtė se ka njė lidhje shkakėsore tashmė tė provuar, tė keqqeverisjes 8-vjeēare tė PD me trafikun e kanabisit. Akuzat e PD janė tė komprometuara nga fakti i thjeshtė qė tonelatat e kanabisit qė kapen, apo edhe arrijnė tė tregtohen sot nga kontrabandistėt, janė mbjellė nė kohėn e PD. Ja pra sesi qeverisja e djeshme del fajtore edhe pėr trafikun e sotėm. Sepse nuk ėshtė marrė sa dhe si duhet me rrėnjėn e kėtij problemi, qė ėshtė kultivimi i drogės. Po ta kishte bėrė njė gjė tė tillė qeverisja e PD, nuk do tė kishim kėtė trafik apo tendencė pėr trafikim droge qė kemi sot dhe Berisha, nuk do tė kishte rast tė organizonte protesta “kundėr trafikut” qė nuk e luftoi asnjėherė si duhet. Nuk do ēuditesha aspak qė nėse nesėr do tė dilnin fakte tė tolerimit me dashje tė kontrabandės sė drogės nga qeveria e tij, ta dėgjoja tė justifikohej “patriotikisht”, duke thėnė se e kishte bėrė pėr tė mirėn e shqiptarėve tė varfėr. Ashtu sikundėr u justifikua pėr tolerimin dhe pjesėmarrjen me firmėn “Shqiponja” nė kontrabandėn e naftės qė mbushi serbatorėt e tankeve tė Millosheviēit.
***
Ironia historike ėshtė se Berisha sot proteston kundėr qeverisė “Rama”, as njė vit nė pushtet, duke e akuzuar pėr rrjedhojat negative tė njė qeverisjeje mizerabėl 8-vjeēare. Por nuk ėshtė e para herė, dhe me sa duket as edhe e fundit, qė Berisha pėrpiqet tė nxjerrė pėrfitime duke akuzuar kundėrshtarėt pėr rrjedhojat negative tė gabimeve, fajeve, madje dhe krimeve tė bėra nga qeverisja e tij. Zakon tipik ky jo vetėm i Adolf Hitlerit, por edhe i tė gjithė Hitlerėve tė botės. Kėshtu ka vepruar nė rastin e piramidave financiare qė i toleroi me parullėn “me ne fitojnė tė gjithė” dhe pastaj akuzoi opozitėn. Kėshtu bėri kur ngriti armėt nė vitin ’97 duke rrezikuar luftėn civile nė Shqipėri dhe kur dėshtoi akuzoi opozitėn pėr revolucion tė armatosur. Kėshtu bėri me borxhin publik qė e thelloi drastikisht dhe sot, akuzon qeverinė “Rama” vetėm pse mori borxh qė tė pėrballojė borxhet dhe deficitet e tij. Kėshtu akuzoi opozitėn pėr vrasjen e protestueseve qė nė fakt u provua se i kishin vrarė gardistėt e tij. Raste tė tilla janė pa fund.
***
Po bėhen rreth 75 vjet qė Adolf Hitleri ka vdekur. Por tė tjerė Hitlerė, me tė tjerė emra dhe kombėsi, janė shfaqur nėpėr botė qė nga koha kur ai u shkrumbua. Sikur dolėn nga hiri i tij. Si Feniksi. Ata quheshin Enver, Mao, Nikolae, Brezhnjev, Asad, Gedaf, Noriega, Putin, Orban apo Berisha. Lista ėshtė e gjatė. Dhe, me ē’duket, do tė zgjatet edhe mė. Sepse sikundėr shkruante Karl Jung, ekzistenca e demonėve tė politikės ėshtė e sigurt, se pushteti i tyre ėshtė gjigant dhe mjetet moderne tė sugjestionimit masiv, shtypi, radioja, kinemaja (sot edhe televizioni dhe interneti) janė vėnė jo pak herė nė shėrbim tė tyre. Por, veēanėrisht nė momente krizash ekonomike si kjo qė kalojmė, shtohen edhe masat e njerėzve qė me gjykim tė errėsuar nga zhgėnjimi apo dėshpėrimi, i kthejnė sytė pėr shpėtim nga ky tip sharlatani qė rrėnon arsyen e masave, duke manipuluar me ndjenjat e tyre.
***
Njė autokrat i pandreqshėm, njė Hitler i kohės sonė dhe i Shqipėrisė sė vogėl, Berisha bėri gjithēka keq edhe nė qeverisjen e tij tė dytė. Si nė rrafshin ekonomik ashtu edhe nė atė social e politik. Provė ėshtė gjendja e mjeruar e shtetit shqiptar qė ai po kėrkon ta kthejė nė avantazh nė luftėn pėr pushtet. Pėr tė sjellė edhe mė rrėnime nė shtet. Hitleri ynė u rrėzua me votė, jo me luftė apo revolucion. U rrėzua me demokraci. E rrėzoi ajo qė pėr shkaqe historike, ai nuk mund ta asgjėsonte, por qė tentoi ta shndėrronte nė garniturė tė demokraturės sė tij. Njė provė tjetėr se demokracia dhe autokrati nuk mund tė bashkėjetojnė gjatė. Dhe kjo rėnie paqėsore e Hitlerit tonė, ėshtė njė veēori prej tė cilės buisin disa tė tjera veēori tė procesit politik. Sepse shteti i tij, nė kuptimin real tė kėsaj fjale, nuk ra bashkė me tė. Institucionet e kapura prej tij mbetėn. Ato, nė njė masė apo nė njė tjetėr, vazhdojnė t’i shėrbejnė.
***
Por nė njė demokraci liberalo-kushtetuese, shteti duhet tė jetė i ndarė nga qeveria. Autokrati i djeshėm kishte edhe pushtetin edhe shtetin. Sot qeveria “Rama” ka vetėm pushtetin. Berisha ka shtetin. Pushteti dhe shteti nuk janė tė ndarė siē e do liria dhe demokracia. Ata janė tė shqyer prej njėri-tjetrit. Dhe pėr kėtė ėshtė fajtor autokrati qė kėrkon ta pėrdorė shtetin kundėr pushtetit. Prandaj ėshtė nė kėmbė, 24 orė nė 24 orė siē edhe premtoi, pėr tė mbrojtur gjithēka tė keqe qė ka realizuar nė 8 vjet. Ėshtė nė protestė kundėr drogės qė e prodhoi, nė protestė pėr tė mbrojtur militantėt qė i punėsoi duke dhunuar ligjin dhe mijėra nėpunės publikė nė tė drejtėn e tyre tė punės, nė protestė pėr papunėsinė qė e shtoi, nė protestė pėr borxhin qė e thelloi, nė protestė kundėr varfėrisė qė nuk e kuroi, nė protestė pėr tė mbrojtur institucionet qė i pushtoi. Proteston e grevon pėr lirinė e pavarėsinė pikėrisht ai qė nuk la gur pa lėvizur nė kėta 23 vjet pėr tė asgjėsuar ēdo liri e pavarėsi. Njė Hitler nė opozitė qė thėrret: Liri!
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com