Albatlanta
Amerika: Nuk ka mė luftėra tė lehta

Amerika: Nuk ka mė luftėra tė lehta
Pse miti i luftėrave tė lehta ėshtė kaq joshės pėr strategjistėt e Amerikės? Vendi po ringjall tė njėjtėn strategji qė dėshtoi nė Irak dhe trupat tokėsore do tė paguajnė ēmimin.
Scott Gerber, Foreign Policy

Gjatė dekadės sė fundit, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės shpenzuan mė shumė se njė triliard dollarė dhe jetėn e mijėra ushtarėve pa mėsuar nga gabimet e luftės tė pėrqendruara te rrjeti, besimi i viteve 1990 se sulmet me precizion tė koordinuara dhe forcat me teknologji tė lartė mund ta ndihmojnė vendin tė shkatėrrojė nyjet mė tė rėndėsishme tė mbrojtjes sė armikut.
Forcat armiqėsore do tė rrėnohen pėrballė ndėshkimeve tė tilla, dhe kundėrshtarėt mund tė pėrkulen me shpejtėsi pėrballė dėshirave amerikane, duke e bėrė tė panevojshme mbajtjen e kapacitetit pėr luftėra tė gjata nė terren. Kjo qe sė paku teoria.
Nga viti 2003, ndėrsa SHBA po pėrgatiteshin pėr tė pushtuar Irakun, njė flluskė intelektuale dhe ushtarake u ndėrtua pėrreth kėtyre ideve, tė manifestuara nė Doktrinėn Trondit dhe Frikėso. Dhe pėr pak javė gjatė asaj pranvere, ndėrsa forcat amerikane kryen sulmet e para kundėr Sadam Huseinit dhe vrapuan drejt Bagdadit, ky plan dukej se po funksiononte – deri sa dėshtoi nė mėnyrė katastrofike. Askush nuk kishte planifikuar se ēfarė do tė ndodhte pasi forcat amerikane tė jepnin grushtin e parė spektakolar, ndėrsa armiqtė tanė vendosnin tė mos dorėzoheshin.
Gjatė tetė viteve qė pasuan, historia e Irakut u bė njė histori e estabilishmentit strategjik tė SHBA-sė nė pėrpjekje pėr tė kapėrcyer atė qė kishte mohuar, duke luftuar me pasojat natyrore tė “luftės sė lehtė”. Nė fund, u mėsua se lufta nuk ėshtė pėr njė listė shėnjestrash dhe rrjetesh. Ajo mbetet njė pėrpjekje e paparashikueshme dhe dinamike njerėzore.
Tashmė, papritur, kėto leksione tė rėndėsishme janė zhdukur si tym. Megjithėse idetė e tyre dėshtuan, askush nuk ka pyetur mbėshtetėsit e Doktrinės Trondit dhe Frikėso pėr ēfarė ndodhi mė pas. Askush nuk ka pyetur se pse idetė e tyre dėshtuan nė mposhtjen e opozitės nė Irak.
Ndėrsa ata qė pretendonin se Iraku do tė ishte njė “shėtitje” morėn njė dajak, askush nuk ka pyetur se si mund tė fitohet nė pėrplasjen e dėshirave nga distanca, pasi bombardimet tė mos mjaftojnė. Teoricienėt e luftės sė lehtė janė falur nga pyetjet e rėnda – nė fakt, ata po lavdėrohen sot.
Problemi ėshtė se sot po rigjallėrohen ekzaktėsisht tė njėjtat strategji – mė e dukshmja ėshtė koncepti i Betejės Detare dhe Ajrore tė mbrojtur nga shumė ekspertė nė Pentagon – dhe ne po veprojmė nė mėnyrė tė tillė sikur ato qenė zgjidhje pėr problemet qė ne hasėm nė Irak dhe jo shkaku i problemeve.

Njė koalicion pensionistėsh mendjengushtė, institutesh kėrkimore dhe interesash po pėrdorin erėrat aktuale politike pėr tė ndėrtuar njė strategji defektoze mbrojtjeje. Plani i tyre garanton qė Shtetet e Bashkuara do tė jenė tė papėrgatitura pėr luftėn tjetėr pėr tre arsye kryesore.
E para, ata po bėjnė sėrish supozimin e pambrojtshėm mbi pėrdorimin nė tė ardhmen tė forcave tokėsore.
E dyta, ata po pėrparojnė nė zgjidhjet e luftės teknologjike pėr tė gjitha nevojat e sigurisė sė SHBA-sė, zgjidhje qė nuk mjaftojnė as pėr sfidat e sė tashmes.
Nė fund, ata po ndėrtojnė strategjinė e tyre nė mjete qė po bėhen gjithnjė e mė tė dobėta.
Nė fund, ky grup thjesht po prezanton Doktrinėn Trondit dhe Frikėso, por me njė gjuhė tjetėr. Shumė prej nesh e kanė parė kėtė edhe mė herėt. Ajo pėrfundoi keq.
***
Narrativa e re Trondit dhe Frikėson shmang dukshėm pėrgjegjėsinė pėr dėshtimin e vet: ajo na thotė se ne mund tė zgjedhim tė shmangim konfliktet e gjata tokėsore nga njėra anė dhe nga ana tjetėr e paraqet kėtė shmangie si njė zgjidhje pėr problemin e vėrtetė, strategjinė e mohimit tė aksesit nė njė zonė, strategjia e pėrdorur nga armiqtė tanė qė po punojnė pėr tė dominuar ushtarakisht njė rajon duke mbajtur forcat amerikane jashtė.
Sipas kėtyre strategėve, kapėrcimi i problemit anti-akses mund tė kryhet vetėm nga shėrbimet teknike – pra, Forcat Ajrore dhe Marina – duke luftuar pėrmes mbrojtjeve tė sofistikuara, tė cilat kėrkojnė investime masive. Pastaj ata mėnjanojnė ēdo mundėsi pėr operacione tokėsore. Sipas tyre, bombardimet me precizion dhe bllokadat nė distancė do tė na kursejnė nga telashet e luftimeve.
Konkluzioni i gjithė kėsaj ėshtė zvogėlimi i ushtrisė pėr tė ēliruar paratė pėr njė Marinė tė madhe dhe pėr forca ajrore. Rreziku ėshtė minimal pėr shkak se Ushtria Tokėsore zgjerohet me lehtėsi.

Historia ėshtė e thjeshtė dhe e marketizueshme por ka vetėm njė problem: ajo nuk funksionon. Godit dhe Frikėso zėvendėson probleme qė mund tė zgjidhen vetėm nga njė listė objektivash pėr pyetjet plot gjemba qė ngrihen nė mėnyrė tė natyrshme nga interesat amerikane pėr siguri botėrore. Ajo ėshtė joshėse pėr dėshirėn tonė natyrore pėr tė gjetur zgjidhje tė lehta dhe qė na mban larg ngatėrresave strategjike. Na bėn tė ndihemi mirė, edhe nėse ajo ėshtė tėrėsisht e papėrshtatshme apo e papėrballueshme nė terma afatgjatė.
Nėse dėshiron tė shohėsh tė gjithė kėtė ndjenjė mohimi, thjesht shih te njė raport i kohėve tė fundit nga Instituti Hoover me bashkautorė Kori Sheik (Kori Schake) dhe admirali nė pension Geri (Gary) Roughead, ish-shefi i operacioneve detare.
Aty thuhet: “Strategjia aktuale me tė drejtė i konsideron luftimet me intensitet ushtarėsh dhe luftimet e zgjatura tokėsore apo operacionet kundėrkryengritėse tė pagjasa dhe ne zgjedhim tė pranojmė rrezikun nė kėtė element tė dizenjos sė forcės sonė, pėr shkak se ėshtė e pagjasė qė udhėheqėsit politikė tė zgjedhin njė rrugė tė tillė”.
Por prit. Ky serum i luftės sė lehtė nuk mund tė kurojė as sfidat nė politikėn e jashtme me tė cilat pėrballen udhėheqėsit politikė nė tė ardhmen e afėrt. Ēfarė mendon lufta e lehtė pėr rėnien potenciale tė Koresė sė Veriut? Si i zgjidh ajo interesat amerikane tė sigurisė nė konfliktin e Sirisė? Dhe unė guxoj tė pyes: a mund ta ndalojė kjo strategji Iranin nga prodhimi i armėve bėrthamore?
Perspektiva e rėnies sė Koresė sė Veriut me lehtėsi demaskon besimi e gabuar se ne mund tė shmangim apo shtyjmė pėr mė vonė operacionet tokėsore. Parandalimi i pėrhapjes sė armėve kimike dhe teknologjisė sė tyre kėrkon identifikimin, kontrollimin dhe ekzaminimin e mijėra objekteve, shumė tonėve materiale dhe njė numri tė panjohur shkencėtarėsh.
Problemi ėshtė jashtėzakonisht kompleks dhe kėrkon njė pėrpjekje gjithėpėrfshirėse. Megjithatė ne jemi duke i thėnė vetes se armėt nė distancė dhe sulmet kibernetike mund tė mjaftojnė. Dhe dėshtimi nė pėrgatitje pėr kolaps nėnkupton pranimin e njė rreziku tė madh: humbjen e armėve bėrthamore nė tregun botėror tė armėve.
Debati i fundit mbi bombardimet nė Siri vuri nė dukje dy dėshtime tė mėdha tė doktrinės sė Tronditjes dhe Frikėsimit.
E para, sulmet ajrore nuk mund tė shkatėrrojnė nė mėnyrė tė besueshme stoqet e armėve kimike.
E dyta, nėse ato dėshtojnė nė ndalimin e sulmeve me armė kimike, ne do tė pėrballemi me njė pyetje tjetėr tė madhe: ēfarė ndodh pas kėsaj? Pėr mė tepėr, debati i armatimit tė rebelėve tregon se ne thjesht nuk e kuptojmė dinamikėn vendore mjaftueshėm mirė pėr tė ditur se kė mund tė mbėshtesim me besim.
Nė fund, ne po krijojmė idenė e ndėrhyrjes “nėse gjėrat shkojnė keq”. Ky problem i botės reale ėshtė shumė mė tepėr domethėnės pėr tė ardhmen se sa fantazitė madhėshtore pėr njė luftė nė Detin e Kinės sė Jugut.
Ndėrkohė, Irani ka mėsuar se si tė mposhtė operacionet e bombardimeve duke mėsuar nga eksperienca e Irakut. Fabrikat e saj gjenden thellė nėn tokė, ndoshta pėrtej kapacitetit goditės tė armėve konvencionale. Ēdo opsion ushtarak pėr tė ndaluar prodhimin e armėve bėrthamore nė Iran do tė kėrkojė shumė mė tepėr se sa bombardime me precizion. E ku do tė jemi ne pas kėsaj? Duke kėrkuar njė zgjidhje iluzive tė njė lufte me njė shtet bėrthamor qė kėrkon hakmarrje.
Leksioni ėshtė i gjatė: Narrativa e pėrqendruar te goditjet, njė doktrinė qė na ėshtė rishfaqur sot nuk mund tė zgjidhė problemet reale me tė cilat ne pėrballemi. Armiku ka fjalėn e vet dhe ne jo gjithmonė jemi nė gjendje tė zgjedhim se me kė luftojmė.
Ėshtė shumė tronditės dhe praktikisht frikėsues, qė njerėzit po propagandojnė njė teori tė tillė pas njė dekade eksperience nė luftė. Supozimi se ne nuk do tė kemi nevojė tė bėjmė luftė tokėsore ėshtė i pavlefshėm.
***
Edhe diēka tjetėr duhet tė na frikėsojė ne nė lidhje me luftėn e lehtė: Strategjitė kohore bazohen nė platforma kohore, koha e tė cilave me tė vėrtetė po kalon. Kėto janė aeroplanmbajtėset dhe avionėt e sulmit me pilot. Kėto armė nuk janė njė zgjidhje ndaj kėrcėnimit kinez qė synon tė na ndalojė aksesin dhe qė aktualisht pėrbėn thelbin e mendimit tė tyre strategjik.
Diskutimet aktuale tė hapura flasin se si kinezėt po zhvillojnė njė rrjet mbrojtės kompleks dhe tė ndėrlidhur. Beteja detare-ajrore ėshtė krijuar pėr tė penetruar kėto mbrojtje duke pėrdorur njė grup goditės me aeroplanmbajtėse, grup qė pėrfaqėson njė fuqi tė pandalueshme pothuajse gjithkund nė botė – me pėrjashtim tė njė zone prej 1500 kilometrash pėrreth Kinės, ku 500 raketa tė komanduara dhe 2 mijė avionė mbrojnė tokėn kineze.
Rishiko kėtė ekuacion. Raketat antianije kineze DF-21D mund tė arrijnė objektiva deri nė 1,600 kilometra larg, ndėrsa avionėt problematikė F-35 kanė njė rreze lufte vetėm 1200 kilometra.
Platforma e ofruar nga beteja detare-ajrore bazohet nė njė ide tė dėshtuar nga e shkuara qė ka edhe mė pak kuptim sot. Kur plane tė ngjashme po raportoheshin nė kohėn e Reganit (Reagan), admirali Stenfild Tėrner (Stansfield Turner) komentoi:
“Marina jonė do tė bėhet e aftė tė dėrgojė luftė drejtpėrsėdrejti nė bazat apo aeroportet sovjetike nė territorin sovjetik. Kjo tingėllon e fuqishme dhe patriotike. Problemi i vetėm ėshtė se ne duhet ende tė gjejmė njė admiral tė vetėm qė beson se marina amerikane do tė tentojė diēka tė tillė”.
Ky ėshtė njė koment i vlefshėm edhe sot. Si mund tė parandalojmė ne njė rrebesh raketash qė kushtojnė njė milion dollarė copa dhe qė synojnė tė mbytin anije qė kushtojnė 1 miliard dollarė copa?
Edhe sistemet e mbrojtjes kundėr avionėve me pilot po lėvizin nė tė njėjtin drejtim. Akoma mė keq, ndėrsa kostot ulen, numri i vendeve tė afta pėr tė mbajtur sisteme goditėse antiajrore dhe antifetare thjesht sa do tė rritet. Konkluzioni ėshtė i qartė si kristali. Shumica e investimeve detare dhe ajrore tė SHBA-sė po zhyten nė platforma qė po i bashkohen anijeve tė luftės dhe kalorėsisė sė rėndė si relike. Nėse ne nuk e ndryshojmė kėtė, thjesht sa po blejnė nostalgji.
Strategjitė e bazuara te sulmet duken infektive nė sytė e armiqve, agresive ndaj palėve neutrale dhe tė pabesueshme tek aleatėt. Nuk ka asnjė dyshim qė Kinės i pėlqen shumė kjo skemė. Shtetet e Bashkuara po mbysin miliarda dollarė nė njė strategji qė ndikon nė mėnyrė minimale objektivat e saj.
E para, frika se Kina do tė pėrdorė kapacitetet e veta tė mohimit tė aksesit pėr tė ndėrprerė rrugėt e tregtisė ėshtė e dyshimtė. Kina ėshtė njė fuqi tregtare qė ka shumė pak interes nė mbylljen e kanaleve detare tė tregtisė.
E dyta, zgjidhjet e luftės sė lehtė ndaj njė agresioni kinez nuk janė tė besueshme. A beson ndokush qė njė goditje me gjilpėrė do tė ndalojė Pekinin? A mundet qė njė forcė me bazė aeroplanmbajtėset do tė dominojė zona kritike tė njė vendi mė tė madh se sa Shtetet e Bashkuara? A mundet qė njė “bllokadė nė distancė” tė vihet re nga njė vend i rrethuar nga partnerė tregtarė? Njė plan parandalues goditės kundėr Kinės injoron historinė e gjatė tė kėtij lloji lufte: Popullatat nė kohė lufte dhe nė ekonomi moderne janė jashtėzakonisht rezistuese dhe tė pėrshtatshme. Kina pėlqen gjithashtu Strategjinė e Tronditjes dhe Frikėsimit pėr shkak se ajo sulmon pikat e forta tė mbrojtjes sė saj.
E ku ka mėnyrė mė tė mirė pėr ta nxjerrė Xhaxha Semin nga sfera jote e influencės se sa detyrimin e tij pėr tė sulmuar njė mbrojtje tė shekullit tė 21 me njė sulm tė shekullit tė 20? Veēanėrisht kur ndėrtimi i njė armate tė tillė do ta falimentojė Amerikėn?
Kina pėlqen shumė betejat detare-ajrore.
Edhe fqinjėt e Kinės duhet tė shqetėsohen mbi obsesionin e SHBA-sė me luftėn e lehtė. Koreja e Jugut ėshtė njė humbės i madh i kėsaj strategjie pėr shkak se tėrheqja e forcave tokėsore amerikane ėshtė konkluzioni logjik i reduktimeve masive tė forcave tokėsore amerikane. Shumica e vendeve tė rajonit kanė frikė nga pushtimi nga Ushtria Ēlirimtare Popullore me 1.25 milionė ushtarė se sa nga pushtimi nga marina e Kinės.
Njė strategji me bazė sulmin nuk u ofron atyre ndonjė mbėshtetje domethėnėse kundėr ushtrisė kineze. Duke qenė se iluzionet pėr t’i dhėnė fund luftės tokėsore janė vėnė mėnjanė, ata dėshirojnė njė marrėdhėnie mbėshtetėse me fuqi tė gamės sė gjerė qė t’i mundėsojė atyre tė ruajnė pavarėsinė e vet. Nėse ata nuk mund tė konkurrojnė me fuqitė kineze, ēfarė zgjidhje do tė kenė pėrveē nėnshtrimit? Edhe njė herė lufta e lehtė nuk na ofron njė zgjidhje.
Historia na tregon se luftėrat tokėsore nuk mundet tė zhduken. Kini parasysh: SHBA zvogėluan ushtrinė e vet para Luftės sė Dytė Botėrore, Luftės sė Koresė dhe bllokadės sė Berlinit. Nė tė tria rastet, shtetet autokratike mbushėn hendekun e krijuar. Nė dy raste, kostot strategjike qenė tė rėnda. Nė rastin e tretė situata pėr pak sa nuk pėrfundoi nė luftė bėrthamore. Dėshira pėr tė prodhuar njė “shekull detar” prodhon edhe rreziqe tė jashtėzakonshme strategjike; jo vetėm kaq, por mundet tė shkaktojė edhe humbje tė tmerrshme njerėzore.
[Disfatat] nė Kalimin Kaserine, nė Perimetrin Pusan dhe nė luftėn e Irakut tė gjitha ishin pasojė e dritėshkurtėsisė tė kėsaj natyre.
Ėshtė gjithashtu njė fakt i thjeshtė se kur forcat tokėsore janė tė pakta, lufta joshet. Rigjallėrimi i fuqive tokėsore kėrkon shumė vite. Njė mobilizim i parashikuar i rezervistėve kėrkon shumė muaj ndėrsa mobilizimi i papritur kėrkon shumė mė tepėr. Gjatė kėsaj kohe ne ia lėmė iniciativėn armikut.
Kundėrshtarėt potencialė e dinė kėtė dhe e shfrytėzojnė me ngulm kėtė mundėsi. Nėse ne duam tė shmangim luftėn tokėsore, atėherė bėjmė mirė tė ndėrtojmė njė ushtri tė aftė pėr ta fituar atė.
***
Pra ēfarė alternative kemi ndaj Betejės Detare-Ajrore? Njė strategji e mirė ka nevojė ta bėjė agresionin mė tė kushtueshėm pėr kundėrshtarėt nga sa ėshtė mbrojtja e tyre e kushtueshme pėr ne.
Ne na duhet ta rifreskojmė paradigmėn e sulmit. Nė vend qė tė mbysim miliarda dollarė nėpėr aeroplanmbajtėse dhe avionė, tė cilėt kanė njė pėrdorim nė pakėsim, ne kemi nevojė tė ecim pėrpara drejt gjeneratės sė ardhshme tė artit tė luftės: shėrbimet teknike duhet tė investojnė nė anije avionė dhe nėndetėse pa pilotė (me pėrjashtim tė nėndetėseve me raketa balistike).
Nėse ne posedojmė shumė anije qė mbajnė avionė me mijėra avionė sulmues nė vend qė tė kemi disa grupime aeroplanmbajtėsesh masive, Marina do tė jetė nė gjendje tė mbrojė botėn me mė shumė eficencė.
Reduktimet shoqėruese nė trajnimin e pilotėve dhe ndėrtimin e anijeve do tė ulin edhe presionin buxhetor. Nė kėtė pikė ne mund tė heqim dorė nga supozimi utopik se operacionet tokėsore janė optimale.
Ne duhet tė bazohemi gjithnjė e mė shumė te kontaktet me ushtritė e vendeve aleate. Shiko shembullin e Arabisė Saudite. Pėr shumė dekada, Shtetet e Bashkuara mbajtėn marrėdhėnie ushtarake dhe diplomatike. Kur Iraku pushtoi Kuvajtin, interesat u puqėn dhe Arabia Saudite u bė njė aeroplanmbajtėse qė nuk mbytet dhe njė bazė nisjeje.
Natyrisht strategji tė tilla duhet tė pėrdoren edhe nė Azinė Juglindore ose kundėr Iranit. Kėto marrėdhėnie qė kthehen nė aleanca strategjike, janė pothuajse gjithmonė tė bazuara mbi vlera, siē e kemi parė, shumica e vendeve nė zonat e interesit tė SHBA-sė dėshirojnė tė ndėrtojnė forca tokėsore.
Ajo qė nuk duhet tė bėjmė ėshtė tė iluzionojmė veten. Teoritė e bazuara te goditjet ajrore janė tėrheqėse pėr shkak se ofrojnė zgjidhje tė thjeshta dhe mashtruese. Ato pėrjashtojnė si mundėsi ēdo problem tė ngatėrruar dhe fokusohen nė sfida pėr tė cilat ne kemi zgjidhje tė pastra. Ato na bėjnė tė ndihemi mirė. Ato prehen nė dėshirėn tonė pėr kurim tė lirė dhe tė mrekullueshėm. Pėr fat tė keq, ato nuk janė me tė vėrtetė tė mira pėr tė filluar luftėra, as pėr t’i fituar apo pėr t’i parandaluar ato.
Nėse teoria e falimentuar Godit dhe Frikėso paraqitet te ne si njė strategji sėrish, dikush do tė na konsiderojė se po luajmė blofin. Pasi kanė injoruar zgjidhjet e vėshtira, udhėheqėsit e SHBA-sė do ta gjejnė veten pėrballė dy zgjedhjeve tė kėqija: tė pranojnė njė situatė tė papranueshme ose tė hyjnė nė njė luftė pėr tė cilėn ne nuk jemi tė pėrgatitur. Kjo ėshtė ekzaktėsisht ajo qė ndodhi nė Irak. Dhe nėse ne vijojmė tė besojmė te tė njėjtat gabime, duhet tė jemi tė sigurt se kjo do tė ndodhė sėrish. Nuk ekzistojnė luftėrat e lehta.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com