Albatlanta
PANDĖSHKUESHMĖRIA, FUND DETANTES BERISHA–NANO

PANDĖSHKUESHMĖRIA, FUND DETANTES BERISHA–NANO
Andrea Stefani
Nuk ka asgjė spontane dhe tė rastit nė aktin e largimit tė Sali Berishės nga Parlamenti, ndėrsa Edi Rama, Kryeministri i sapodekretuar i Shqipėrisė, thuajse nuk kish mbaruar sė lexuari faqen e parė tė fjalimit tė tij tė parė nė Parlament. Berisha e kish planėzuar tė dilte nga Parlamenti. Nuk ishin fjalėt therėse tė Ramės, por forca e gjėrave ato qė e detyruan Berishėn tė ikė nga salla pėr tė pėrmendur para mediave fjalėn: Luftė! Rama i shpalli luftė opozitės! – tha Berisha.
Nuk ėshtė e vėshtirė tė perceptosh taktikėn, tipike hitleriane, qė epshin pėr luftė e maskon duke akuzuar kundėrshtarin pėr luftėnxitės. Po ē’e detyron Berishėn tė shpallė konflikt me qeverinė me kaq revan? Asgjė mė shumė sesa nevoja pėr t’u mbrojtur nga drejtėsia qė kėrcėnon me ndėshkim atė dhe jo pak ministra tė tij, pėr korrupsionin qė trashėgon shteti. Berisha po e keqpėrdor PD pėr tė mbrojtur korrupsionin e qeverisė sė tij dhe tė gjithė deputetėt e PD po e ndjekin nga pas si delet bariun e vėrtetė tė partisė. Berisha synon pandėshkueshmėrinė.

***

Odiseja e pandėshkueshmėrisė e ka zanafillėn nė vitet e para tė tranzicionit. Si pėr ēudi, ajo nis me njė ndėshkim, me plasjen nė burg tė kryetarit tė opozitės nė atė kohė Fatos Nano. Ai u akuzua dhe u dėnua pėr korrupsion nga prokurorė e gjykatės nė shėrbim tė Berishės. Qė nga ajo kohė, nė Shqipėri, pavarėsisht korrupsionit gjithnjė e mė galopant nė majat e qeverive, nuk ka pasur asnjė qeveritar tė lartė tė ndėshkuar. Nuk kemi tė bėjmė me njė rastėsi, por me njė domosdoshmėri tė fshehtė, thuajse njė pakt mes dy tė mėdhenjve tė politikės, Fatos Nano dhe Sali Berisha. Kur Berisha ra nga kali, pėr shkak tė krizės sė piramidave financiare, Nano qė kish kėrcyer nga qelia nė krye tė qeverisė, edhe pse fliste pėr mėshirėn kristiane, nuk e frenoi dot arrestimin e 6 figurave tė PD tė akuzuar pėr krime nė ngjarjet tragjike tė vitit 1997. I trembur se mos pas “tė gjashtėve” mund ta kish radhėn ai, Berisha organizoi PD dhe opozitėn nė njė zinxhir protestash tė dhunshme. Jo rrallė ato i printe Azem Hajdari me thirrjen “ta shporrim qelbėsirėn!”. Dhe duke destabilizuar jetėn politike, Berisha ia arriti qė tė paralizojė drejtėsinė dhe ndėshkimin e korrupsionit tė qeverisė sė tij. Njė paralizė e tillė u vu re edhe pas grushtit tė armatosur tė shtetit tė vitit 1998, kur bandat e Berishės pushtuan Kryeministrinė dhe godinėn e RTSH duke mbajtur nė ballė arkivolin e Azem Hajdarit. Madje edhe ndėrkombėtarėt u aktivizuan pranė qeverive socialiste me sugjerimin se Berisha nuk duhej arrestuar ngaqė kjo mund tė sillte destabilizim tė shtetit. U hodhėn themelet antishtet dhe antikushtetuese tė pandėshkueshmėrisė sė kreut tė opozitės edhe kur ky mund tė kish kryer korrupsion apo udhėhequr krime. Republika e tė barabartėve para ligjit kishte rėnė.

***

Jo rastėsisht Fatos Nanos dhe njerėzve pranė tij qė qeverisėn me jo pak korrupsion, nuk i hyri asnjė gjemb nė kėmbė kur humbėn pushtetin. Qė ku ishte nė opozitė Berisha, ndėrsa sokėllinte pėr luftė kundėr “mamuthėve tė korrupsionit socialist”, nuk harronte tė shtonte se nuk mund ta dėnonte kreun e opozitės, d.m.th. Nanon. Dhe ashtu ndodhi. Gjatė 8 viteve tė qeverisjes Berisha pandėshkueshmėria e ish-qeveritarėve socialistė eci paralel me korruptimin e qeveritarėve berishistė. Atė qė e akuzonte publikisht si “padrino” tė mafies, Berisha e shpalli mik dhe lider historik tė sė majtės! Te kjo pandėshkueshmėri duhet kėrkuar se pse sot korrupsioni nė Shqipėri ėshtė njė epidemi qė po degradon jo vetėm shtetin, por edhe shoqėrinė.

***

Shqiptarėt e kundėrvotuan Berishėn nė shumicė tė paparė tė revoltuar nga pasurimi galopant i qeveritarėve tė tij dhe varfėrimi galopant, po pėr shkak tė korrupsionit, e njė mase nė rritje tė shqiptarėve. Ėshtė po forca e gjėrave qė i ka vėnė Ramėn dhe Berishėn pėrballė dhe papajtueshėm. Rama ėshtė votuar tė ndėshkojė korrupsionin dhe krimin qeveritar. Rama e di se nėse nuk e bėn ose nuk tregon vullnet tė palėkundur t’i japė fund pandėshkueshmėrisė sė tė paprekshmėve tė qeverive, ata qė e votuan do ia kthejnė shpinėn. Ai ka premtuar tė ndėshkojė atė korrupsion qė ēoi nė tragjedinė e Gėrdecit. Ai ka premtuar hetimin dhe ndėshkimin e vrasėsve tė 21 janarit qė nuk mund tė jenė thjesht disa gardistė. Berisha nuk mund ta lejojė njė gjė tė tillė. Hetimi dhe gjykimi i “Gėrdecit” dhe “21 janarit” kėrcėnojnė drejtpėrdrejt atė dhe njerėz shumė afėr tij. Prandaj ka vendosur t’i rikthehet taktikės sė kėrcėnimit tė shtetit me destabilitet. Prandaj dhe organi i partisė sė tij kėrcėnonte dje Kryeministrin Rama me tėrheqje zvarrė.

***

Berisha shpreson ta thyejė qeverinė dhe Kryeministrin Rama me kėrcėnime tė tilla. Ndėrkaq ai nuk kupton se ka shumė faktorė kundėr. Nė radhė tė parė shqiptarėt, janė shumė mė pak tė gatshėm se nė opozitėn e tij tė dytė, ta ndjekin Berishėn nė kuturisjet konfliktuale. Akoma mė pak janė tė gatshėm ta mbėshtesin ndėrkombėtarėt qė kanė kėrkuar nė mėnyrė ultimative si kusht pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE, rekorde konkrete nė luftėn kundėr korrupsionit tė madh. Kjo, me fjalė tė tjera, do tė thotė qė nė bankėn e drejtėsisė duhet tė japin llogari pėr korrupsion edhe presidentė, kryeministra apo ministra. Si nė Itali (Berluskoni), Kroaci (Sanader) apo Gjermani (Kol). Por Berisha nuk po kupton gjithashtu se, sikundėr interesi i tij ėshtė i lidhur ngushtė me konservimin e pandėshkueshmėrisė, interesi politik dhe karriera e Edi Ramės ėshtė e lidhur me ndėshkimin e korrupsionit dhe krimit shtetėror. Rama nuk ka luksin e dikurshėm tė Fatos Nanos pėr tė falur liderin e opozitės. Por as kompleksin se mos akuzohet si ish-punist qė persekuton opozitėn. Rama ka pas vetes njė mbėshtetje masive, qė se ka pasur asnjė kryeministėr deri mė sot, pėr tė goditur korrupsionin. Tė mos ta bėjė kėtė do tė thotė tė godasė jo vetėm vetveten, por edhe Shqipėrinė, integrimin. Prandaj dhe konflikti duket i pashmangshėm. Detanta Nano-Berisha, kjo kėnetė e korrupsionit 23-vjeēar, ka marrė fund.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com