Albatlanta
Demokracia "e fshehtė"

Demokracia "e fshehtė"
Fatos Baxhaku
Mbase ngaqė diktatura qė kapėrcyem kėtu e 20 e ca vjet mė parė ishte njė ngėrthim fort mizor ligjesh, rregulloresh, fjalimesh, aksionesh, urdhrash, komisarėsh, burgjesh, komandantėsh tė ēetave, pra njė pėrzierje e fortė mes gjėrash fort tė rėnda e tė ashpra, shpesh tė pakuptueshme, ne ende mendojmė se demokracia, ndonėse e kundėrta e sė parės, e ndoshta pikėrisht prandaj, duhet tė jetė edhe ajo njė ngėrthim gjėrash tė ngatėrruara e hijerėnda, se ajo me siguri ėshtė njė si rrjetė gjėrash tė cilat shumė herė nuk i kuptojmė edhe aq mirė sepse janė reforma, implementime, interpelanca, séanca, amendamente, nene dhe sythe, komisione, grupe dhe nėngrupe, se zgjidhjet e problemeve tė saj i takojnė vetėm njė grupi ekspertėsh.

Kaq larg mund tė shkojė kjo punė sa qė ndonjė ditė mund t’i themi ndonjė shoku: Tė lutem ma paguan ti kafenė sot se nuk paskam likuiditete me vete!
Nga njėra anė, kjo gjė ėshtė krejt e kuptueshme. Pėr fat tė mirė, me ngadalė, por me ritėm tė vendosur, sidomos me afrimin e politikanėve tė rinj nė kėto vitet e fundit, edhe te ne politika po shndėrrohet nė njė profesion qė ka rregullat dhe terminologjinė e vet, njėsoj sikurse e kanė mjekėt, inxhinierėt, barinjtė e kėshtu me radhė. Porsa, ama nuk janė tė pakta rastet kur vetė njė pjesė e mirė e politikanėve, qofshin kėta tė atyre qė quhen tė majtė, apo tė atyre qė quhen tė djathtė, ndikojnė vetė pėr tė paraqitur para nesh, opinionit publik, njerėzve tė thjeshtė sipas sė cilės ata po merren me gjėra shumė e shumė tė rėnda dhe nė shumicėn e rasteve edhe tė koklavitura, aq tė koklavitura sa qė ne njerėzve tė thjeshtė as qė na shkon mendja qė t’i kuptojmė.

Nė tė vėrtetė, demokracia qė kemi ėndėrruar dhe ėndėrrojmė shumica dėrrmuese e jona ėshtė fare e thjeshtė. Qė nga mjegulla e kohėve antike ajo ka pasur nė qendėr individin e mbarė, tė lirė, mendjehapur, madje edhe tė shėndetshėm e kur mundet edhe tė pashėm. Ky njeri nuk bėhet skllav pėr njė pjatė me gjellė, nuk jeton me frikėn e sė nesėrmes, nuk rri tė vrasė mendjen se mos sėmuret nesėr dhe nuk ka se me se tė blejė ilaēet. Ky njeri i jep udhė debatit, mendimeve ndryshe, artit, shkencės, dyshimeve, kuriozitetit, pėrmirėsimit tė jetės sė racės njerėzore mbi dhe. Sigurisht qė kėto radhė qė hodhėm mė lart bėjnė fjalė pėr njė situatė tė pėrkryer, shumė e shumė larg nga ajo e qytetarit tonė tė sotėm. Nė kėto vite, tė nxitur edhe nga nxitimi pėr tė bėrė me se s’bėn detyrat e shtėpisė qė na kėrkonte “mėma Europė” kemi bėrė plot e plot ligje, kemi hartuar rregullore dhe kemi mbushur libra tė tėrė me nen e sythe, porse tė gjitha kėto shkojnė kot. Ne, bėjmė fjalė pėr shumicėn e qytetarėve tė Shqipėrisė, dhe jo pėr njė pakicė tė lumtur, jemi njė popull qė ka frikė tė madhe tė sėmuret. Ne e kemi frikė sėmundjen, jo sepse ēdo lėngatė e bezdisur dhe e shėmtuar nė vetvete, porse nė radhė tė parė na shkon mendja se ku do t’i gjejmė paratė pėr doktorin dhe ilaēet. Nuk ju ka ndodhur ndonjėherė qė tė autosugjestiononi veten kur ju dhemb dhėmballa? Pa provojeni njė herė tė mendoni se sa para do tė harxhoni te dentisti dhe keni pėr ta parė se organizmi i shkretė do ta largojė menjėherė dhimbjen. Njė nga tė fshehtat e demokracisė qė duam tė arrijmė ėshtė pikėrisht kjo: klasa, sė cilės rėndom i thonė drejtuese, porse duhet t’i thonė mė mirė shėrbyese, e ka pėr detyrė tė saj parėsore, imediate, gati-gati fetare qė tė bėjė sa mė urgjentisht reformėn nė shėndetėsi. Kjo vjen para tė gjithave, para turizmit, para rrugėve, para ndėrtimeve pa leje, para ekspertėve tė huaj qė vijnė tė shohin Paskuqanin, absolutisht para tė gjithave. Njė i sėmurė as qė e vret mė mendjen nėse jeton nė diktaturė apo nė demokraci. Ai tashmė, sidomos kur askush nuk i ofron shpresė, e ka humbur lirinė e tij.

Para disa ditėsh dėgjuam ministrin Bode qė dha njė shpjegim tė gjerė e tė gjatė – sigurisht tė mbushur me terma qė vetėm ai dhe kolegėt e tij i njohin – sipas tė cilit Shqipėria na qenka njė vend krejt nė rregull me financat, me disa probleme tė vogla, por nejse. Sigurisht qė u takon kolegėve qė merren me tė tilla punė tė ngatėrruara nė lėmin e treguesve, indekseve, tabelave dhe shifrave qė t’i japin tė drejtė apo jo ministrit tė nderuar Bode, porse teksa ai fliste, ne seē na u kujtua pėr dreq rasti i atij burrit tė shkretė qė kur vajtėn t’i sekuestronin shtėpinė, mė parė i vuri zjarrin shtėpisė dhe mė pas shtiu mbi veten. Njė tjetėr jetė e mbyllur pa pasur lidhje as me demokracinė dhe as me diktaturėn. Ministri me siguri qė e di qė populli shqiptar, apo shumė prej nesh nuk jemi gjė tjetėr veēse njė zinxhir i gjatė borxhesh, njerėzit u kanė borxh bankave. Tė tjerė u kanė borxh tė parėve. Qė tė parėt tė lajnė borxhin e parė duhet qė tė marrin paratė – na falni likuiditetet – qė kėtyre u kanė tė tjerėt dhe kėshtu zinxhiri i borxhlinjve tė zėnė dorė pėr dore zgjatet e zgjatet pa fund. Le tė kujtojmė edhe njė herė njė nga problemet mė delikate tė demokracisė tonė tė brishtė”, pushtetin lokal. Nė tė gjithė Shqipėrinė janė me mijėra punonjėsit e papaguar, qė prej tashmė shumė muajsh, tė bashkive dhe komunave. Po kėshtu, bashkitė dhe komunat nuk kanė paguar qė prej muajsh firmat private pėr shėrbimet e kryera. Kėto tė fundit nuk kanė paguar bankat dhe kėshtu me radhė. Ja njė tjetėr “lodėr popullore” e mėsuar nė kėto dy-tri vjetėt e fundit. Klasa e sotme drejtuese – na falni sėrish “shėrbyese” – le tė kujtohet sa mė urgjentisht pėr kėtė sekret qė e dinė tė gjithė. E ē’dreq demokracie do jetė ajo qė ėshtė e mbushur me borxhlinj shpresėhumbur e me barkun thatė?

Njė nga arritjet mė tė mėdha tė demokracisė ėshtė ajo e lirisė sė lėvizjes. Pėr fat, tash nuk kemi tela me gjemba, as klone me qen kufiri dhe me kufitarė vigjilentė, nė njė pjesė tė mirė tė botės mund tė lėvizim lirshėm. Njė gjė krejt e paimagjinueshme kėtu e dy dekada mė parė. Mirė, po a e kemi vrarė mendjen nėse kemi liri tė vėrtetė lėvizjeje brenda vetė republikės sonė? Kjo e thėnė jo nė kuptimin qė ndokush do tė na pengojė tė shkojmė ku tė duam, por nė njė kuptim tjetėr, atė tė transportit publik. Ka shumė ekspertė qė shkallėn e demokracisė sė njė vendi e masin edhe me shkallėn e zhvillimit tė transportit publik. Ne, dhe kėtė tė fshehtė e dinė gjithashtu tė gjithė, kemi bėrė njė punė: e kemi kushtėzuar lirinė e lėvizjes me paratė qė ke nė xhep. Pra nėse do tė lėvizėsh nėpėr Shqipėrim nė radhė tė parė duhet tė bėsh ēmos, me hir a me pahir, tė kesh njė makinė tėnden, pėrndryshe, tė pret furgoni, qė ecėn si i marrė. Jemi i vetmi vend nė Ballkan, ku hekurudha ėshtė duke dhėnė grahmat e fundit. Qytetet tona janė tė stėrmbushura nga makinat pikėrisht sepse transporti urban ėshtė parė si njė gjė e dorės sė dytė dhe jo si njė shėrbim qė nė thelbin e tij ka lidhje pikėrisht me demokracinė. Demokracitė, ato tė vėrtetat: Japonia, Franca, Gjermania, SHBA u ofrojnė lirinė e lėvizjes qytetarėve pa pyetur se sa “likuiditete” ka qytetari nė xhep, nėse ėshtė milioner, apo tregtar, apo dreqi e di se ēfarė. Goxha sfida tė vėshtira kėto “tė fshehtat” e ditura tė demokracisė.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com