Albatlanta
Tranzicioni politik si mungesė qytetarie

Tranzicioni politik si mungesė qytetarie
Mimoza Kociu
Periudha e kalimit tė pushtetit politik nga tė djathtėt qė humbėn mė 23 qershor tek koalicioni i majtė fi tues, po krijon njė model tė ri tranzicioni nė Shqipėri, qė si ēdo risi po anatemohet. Kryeministri nė detyrė dhe kryeministri i zgjedhur, janė dy modele roli i tė cilėve nė kėtė periudhė tranzitore, po merr energji jo tė pakta njerėzore e politike.
A duhet Edi Rama, qė do zyrtarizohet si kryeministėr nė shtator, tė ngrejė njė zyrė tė emėrtuar “Kryeministri i zgjedhur” nė selinė e PS?
A duhet Sali Berisha tė vazhdojė tė marrė vendime nė Kėshillin e Ministrave, apo tė bėjė shpenzime e tendera nėpėr ministri?

Kėto janė debatet “qiellore”, qė po na mbajnė me kokėn pėrpjetė, e po animojnė mediatikisht vapėn e atyre qė ende nuk kanė filluar pushimet e verės, ose qė nuk do kenė mundėsi tė pushojnė.
Pėr pasojė ēdo ēėshtje tjetėr, konsiderohet “tokėsore”, e tėrheq me vėshtirėsi vėmendjen, pasi koka duhet ulur poshtė qė tė vihet re. Bėhet fjalė pėr “anarkinė” sociale qė po shoqėron tė pėrditshmen tonė pas 23 qershorit. Modele tė sjelljes antishoqėrore tė cilat po intensifikohen ēdo ditė, duke u kthyer rrezikshėm nė normė. Qarkullimi i ēakorduar i automjeteve, jo vetėm nėpėr rrugėt jashtė qyteteve, qė pėrkthehet me aksidente me shkak pakujdesinė e dukshme, modelet e shtuara tė “tė fortėve” nė rrugėt urbane, qė sfidojnė ēdo tabelė, ēdo sinjal rrugor, ēdo punonjės rendi qė heziton tė bėjė detyrėn a bėhet viktimė pėr shkak se ushtron detyrėn. Ēdo pėrdorues i rrugės ndeshet pėrditė e sistematikisht me shfaqje tė tilla ēmendurie, qė rrezikojnė seriozisht jetėn e qytetarėve. Natyrisht qė forcat e rendit kanė pjesėn e tyre, por edhe ne si qytetarė kemi tonėn. Si tė mos mjaftojė kjo, ka njė raptus tė riaktivizuar kėto ditė tė dhunės nė familje: bashkėshortė e mė shumė ish-bashkėshortė qė i marrin jetėn njėri-tjetrit, pa i bėrė syri tėrr e pa u stepur as nga fėmijėt.

Demokracia erdhi si sistemi i shumėpritur pėr shqiptarėt nė kapėrcyell tė viteve ‘90, por entuziazmi i kėsaj arritjeje ka filluar tė zbehet, edhe nė mendjet mė racionale, duke evokuar periudhėn diktatoriale, gjatė sė cilės siguria publike ishte diēka e padiskutueshme. Edhe pritshmėritė mė skeptike nuk e kishin imagjinuar, qė fitimi i tė drejtave e lirive njerėzore, nė fakt e la zbuluar individin, pasi prej tij pritet pėrgjegjshmėri sociale. Pra e drejta e fjalės, e veprimit, e vendimmarrjes, qė duhet tė pėrkthehet nė pėrgjegjėsi, pėrpara ligjit, por edhe ambientit shoqėror. Ky i fundit nuk konsiderohet fare dhe bashkėjetesa nė komunitet, mbetet thembra e Akilit, me tė cilėn nuk po arrin tė edukohet individi shqiptar.

Njė shoqėri e lirė mund tė tingėllojė e komplikuar, sepse nuk ka njė organ a institucion qė t’i marrė tė gjitha vendimet, edhe ato bazike tė sjelljes nė komunitet. “Shqiptarėt nuk bėjnė dot pa frikėn e diktatit”, do thoshte dikush. Po aq e vėrtetė ėshtė se qeveria mund tė veprojė, aq sa zgjat besimi i njerėzve tek ajo. E nė kėtė situatė tranzicioni politik, realiteti zbulon perceptimin e qytetarėve nė kėtė periudhė tranzitore: si pa shtet, pra si rikthim nė gjendjen e lirė Hobbesiane, ku vepron ligji i mė tė fortit, nė rastin tonė, arroganca, qė vjen nga injoranca e theksuar. Pėr parantezė, filozofi anglez Thomas Hobbes qė nė shekullin 16-17 ka ngritur bazat e filozofisė politike duke imagjinuar jetesėn nė kushtet e njė gjendjeje natyrore. Nė njė botė pa autoritet qeverisės, njerėzit sundojnė pėrmes pasioneve dhe jetojnė me pasigurinė e vazhdueshme pėr sigurinė e tyre individuale. Kjo prodhon anarki sociale, pasi njeriu ėshtė, sipas Hobbes-it, njė qenie e vetmuar dhe egoiste me instinkte shtazore. Nė kėto kushte ai ėshtė i lirė ta pėrdorė pushtetin e vet pėr tė bėrė gjithēka qė ėshtė e papėrshtatshme nė gjykimin dhe arsyen e tij. Nė mungesė tė njė autoriteti tė pėrbashkėt qė mundėson respektin ndaj njėri-tjetrit, asgjė nuk duket e padrejtė dhe konceptet e sė drejtės, sė gabuarės apo padrejtėsisė, humbasin krejtėsisht.

E testuar nė realitetin e kėtyre javėve, kjo do thotė se shteti nuk ka arritur tė kuptohet si njė pronė e qytetarėve, qė nuk ka lidhje me individin e radhės qė ėshtė nė krye tė tij. Personalizimi i institucioneve ėshtė dėshtimi mė i rėndė i demokracisė shqiptare, sepse me largimin e individit, ato nuk janė funksionale. Ky individualizim zbret nė personalitetin e gjithsecilit, e ēlirohet nga skutat mė tė errėta tė subkoshiencės, si antipod i kolektivizmit tė komanduar nė socializėm, njė proces qė duhej tė ishte tejkaluar prej kohėsh.

Ėshtė e vėrtetė se demokracia nuk pėrkthehet menjėherė nė standard mė tė mirė tė jetesės, pasi ėshtė njė proces qė kėrkon kohė tė bėhet i qėndrueshėm. Zhvillimi i njė vendi e njė shoqėrie, ecėn detyrimisht pėrkrah sigurisė sė zhvillimit nė ambientin social. Brenda kėtij sistemi qytetari zhvillohet si individ. Zhvillimet galopante tė imponuara nga globalizimi, imponojnė njė mėnyrė tė re tė tė menduarit, forma tė reja tė shprehjes, e sidomos unifikimit tė veprimit shoqėror kundėr sė gabuarės. Ėshtė koha kur tė gjithė duhet tė jemi tė bashkuar kundėr modeleve antinjerėzore. Kjo “luftė” pėr standardin bazik tė bashkėjetesės nė komunitet kėrkon njė aleat tė pazėvendėsueshėm, median. Nė demokraci mediat janė zėri i interesit tė qytetarėve, ndėrsa nė diktaturė (siē edhe e kemi provuar), janė zėri i pushtetit, i propagandės. Funksionimi i kėsaj aleance do garantonte njė shoqėri tė fortė e tė respektuar, pėr tė cilėn tranzicioni politik i pushtetit, do ishte veē njė lajm i zakonshėm me efekt njėditor. Sa kohė tė mos e kuptojmė kėtė, mbetet me vend urimi i njė kolegu: “Zoti na ruajttė gjithmonė, por sidomos deri nė shtator!”
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com