Albatlanta
Bashkimi Europian midis realizmit dhe skepticizmit

Bashkimi Europian midis realizmit dhe skepticizmit
Daniel Guēe
- Ideja se Europa nuk do tė jetė njė entitet politik i vetėm pėr momentin, u konsolidua me efektet qė nxori nė pah kriza ekonomike. Kjo nuk do tė thotė se do ta pengojė Bashkimin Europian si organizatė nė unifikimin e interesave tė mėtejshėm tė shteteve anėtare dhe institucioneve pėrfaqėsuese pėr njė fat tė pėrbashkėt. Por pyetja lind si do tė formatohet dhe cila do tė jetė e ardhmja e BE-sė pas krizės ekonomike?
Bashkimi Europian u projektua mbi idenė e tregtisė sė lirė, e cila do tė rregullohej nga njė burokraci qendrore e cila do tė zbehte nacionalizmin si dhe pėr tė krijuar prosperitetin pa hequr identitetin kombėtar. Monedha e pėrbashkėt Euro ėshtė shprehja e fundit e kėtij uniteti. Institucionet e Bashkimit Europian u krijuan nė mėnyrė tė tillė pėr t’u pėrfaqėsuar vendet anėtare, duke e pėrjashtuar nocionin e shtetit–komb, por kriza e fundit ekonomike nxori nė pah elementė tė nacionalizmit, gjė qė nuk do ta konsideroja si pa rėndėsi dhe kėtu kam parasysh debatin e vazhdueshėm midis Gjermanisė dhe Greqisė. Hans Ditrih Gensher, ish-ministri i Jashtėm gjerman kohė mė parė ka thėnė: Unė rrjedhėn nacionaliste tek qeveritė anėtare tė BE e shoh me shqetėsim tė madh.
Ėshtė e rėndėsishme tė tolerojmė mbi bėrthamėn dhe qendrėn e ideve tė Europės. Pas Luftės sė Dytė Botėrore krijimi i shoqėrisė europiane, e cila u pasua nga krijimi i Bashkimit Europian ishte njė shembull i mirė pėr njė rajon pėr nga veprimtaria e pėrbashkėt dhe me ndikim ekonomik, politik dhe tė sigurimit. Nėse bėjmė njė krahasim nė marrėveshjet e nėnshkruara gjatė periudhės sė Luftės sė Ftohtė, vėrejmė qartė se marrėveshjet ekonomike kanė pasur mė shumė ndikim nė krahasim me marrėveshjet e tjera si ato tė sigurimit apo marrėveshjet e tjera sociale. Pėr kėtė arsye bashkėpunimi dhe integrimi ekonomik ėshtė nė prioritet tė marrėveshjeve rajonale, sepse nė sektorin e ekonomisė, bashkėpunimi dhe integrimi ekonomik sjell mė shumė pėrfitime sesa dėme. Pikėrisht pėr kėtė arsye vendet janė mė shumė tė prirura nė bashkėpunimin ekonomik rajonal. Kėtė e dėshmon dhe lista e vendeve qė presin tė integrohen nė BE. Kriza aktuale ekonomike, ėshtė testi mė i madh pėr Europėn nė pėrballje me sfidat qė dalin gjatė integrimit ekonomik. Faktorė si zhvillimet politike dhe sociale brenda vendeve anėtare tė BE mund tė ndikojnė negativisht dhe tė sjellin tė kundėrtėn e integrimit dhe unitetit tė Europės. Politikat konservatore tė ndjekura nga qeveritė e pasura nė veri tė Europės dhe mosimplikimi i kėtyre qeverive nė pagimin e shpenzimeve tė integrimit, dėshmon qartė se vendet e pasura nuk dėshirojnė mė tė vazhdojnė procesin e integrimit. Kjo tezė vėrtetohet edhe nga krijimi dhe forcimi i partive nacionaliste dhe kundėr integrimit europian nė vende tė tilla si Gjermania, Finlanda dhe Suedia. Prioriteti i ekonomive kombėtare tek anėtarėt e BE, kriza monetare dhe financiare, paqartėsia e rrjedhave politike dhe sociale nė sektorėt kombėtarė tė Europės, ka rrezikuar gjithnjė e mė shumė unitetin e Europės. Ēdonjėra nga vendet anėtare tė BE, aktualisht pėrpiqet tė zgjidhė problemet e brendshme, ndėrsa BE ndodhet nė nivelin e dytė tė prioritetit tė kėtyre vendeve. Nė kėto kushte, disa kanė propozuar edhe pėrjashtimin e Greqisė nga Eurozona. Mirėpo moszgjidhja e krizės ekonomike dhe mosparaqitja e propozimeve ndikuese nė zgjidhjen e problemeve e ka futur BE nė lojėn e dominosė e cila ėshtė duke e pėrballur BE me fundosjen graduale tė unionit. Pra opinioni publik i komunitetit europian u nda nė “ne” dhe “ata” pėr vendet qė ishin pėrfshirė nė krizė dhe ato qė jepnin kontribut tė vazhdueshėm nė BE. Vendet e pėrfshira nė krizė u quajtėn PIIGS-a (derrkucėt) njė akronim i pėrdorur nga analistėt e bonove ndėrkombėtare, akademikėt dhe shtypi ekonomik, sepse kėto vende vetėm merrnin nga fondi i BE-sė. Bėhet fjalė pėr Portugalinė, Italinė, Irlandėn, Greqinė dhe Spanjėn. Arsyet se pėrse kėto vende hynė nė krizė ishin tė ndryshme pėr secilėn. Pa dashur t’i marr nė analizė tė gjitha vendet e pėrfshira nė krizė dhe raportet e tyre me njėra-tjetrėn, nėse do pėrqendrohesha te raporti i Gjermanisė dhe Greqisė si njė rast krahasimor dhe analitik pėr tezėn e ngritur mbi perspektivėn e Bashkimit Europian, do tė vėmė re shumė probleme tė cilat na detyrojnė tė ngremė pikėpyetje se si do t’i menaxhojė BE kėto efekte negative postkrize ekonomike.
Pėr gjermanėt, ishte papėrgjegjshmėria e qeverisė greke nė blerjen e pushtetit politik si dhe fshehja e borxhit publik, e cila e ēoi kėtė vend nė krizė. Pėr grekėt, problemi ėshtė kontrolli i Gjermanisė mbi politikėn monetare tė Eurozonės, e cila ka ndėrtuar njė sistem rregullator qė ofron privilegje tė padrejta. Nė fund tė fundit, Gjermania dhe Greqia janė vende me sisteme vlerash dhe interesash tė ndryshme. Ideja qė vendet e BE-sė tė sakrifikojnė pėr njėra-tjetrėn u bė pak e dyshimtė kur Gjermania zotohej tė ndihmonte Greqinė, duke i sugjeruar nxjerrjen e ishujve nė shitje dhe Gjermania ishte e gatshme t’i blinte me shumėn qė i duhej Greqisė pėr tė dalė nga kriza. Opinioni publik gjerman dhe grek kundrejt njėri-tjetrit u bėnė armiqėsorė nė rritje.
Franca dhe Gjermania janė dy vendet qė drejtojnė politikat dhe institucionet e Bashkimit Europian, ēka lė vend pėr skeptikėt nė mendimin se edhe shpėrndarja e buxhetit nuk do tė jetė e barabartė por preferenciale. Ky mendim e rrėzon mitin mbi tė cilin BE ėshtė ngritur dhe mendimi i mėsipėrm prej vitesh qėndron tek grekėt, spanjollėt apo irlandezėt. Kėta tė fundit, pas disa referendumesh, zgjodhėn tė votonin pro me njė diferencė tė ngushtė pėr Traktatin e Lisbonės, pas shumė pėrpjekjesh tė partive politike pėr tė bindur popullin.
Shqetėsimi qė ngre pikėpyetje nė vetvete ėshtė nacionalizmi europian. Pas krizės ekonomike, ideja pėr njė Europė tė bashkuar ka qenė objekt diskutimi, pasi, si dhe u pėrmend mė sipėr, gjeneza e kėtij bashkimi ka qenė motivi ekonomik qė mė tej synonte tė artikulohej dhe konsolidohej dhe si bashkim politik dhe kulturor nė kuptimin e vlerave tė pėrbashkėta europiane, por pikėrisht kėtu qėndron dhe sfida e sė ardhmes sė BE-sė, me zgjerimet qė janė duke ndodhur: A ėshtė gati BE-ja “to hold strong” (tė mbahet e fortė) dhe t’i pėrmbahet qėllimit, por mbi tė gjitha tė vetėmbahet dhe tė gjejė mėnyrėn pėr tė pasur njė pėrqasje qė ruan balancat dhe zgjidh njėkohėsisht sfidėn e zgjerimit tė mėtejshėm?! Kuptohet do ishin njė sėrė sugjerimesh qė do mund tė jepeshin apriori por nė fakt ajo ēfarė duhet mbajtur fort parasysh ėshtė qė jo pak herė krenaria dhe identiteti kombėtar ngrenė krye, ndaj pavarėsisht optimizmit qė do arrihet tė gjendet njė e mesme e artė e kėtij komuniteti, qė sa po vjen e po bėhet gjithnjė e mė tepėr njė “melting pot”, e vėrteta ėshtė qė situata paraqitet sfiduese.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com