Albatlanta
Hiqi cicat qė tė kanė rėnė te pjata e supės…

Hiqi cicat qė tė kanė rėnė te pjata e supės…
Filip Cakuli
Dy kandidatėt pėr (nėn)kryetar tė PD-sė, qė po bėjnė njė lojė luftash nė pikė tė vapės, ngulin kėmbė se Sali Berisha nuk ka asnjė faj dhe pėrgjegjėsi pėr humbjen e PD-sė mė 23 Qershor.
“Sali Berisha nuk ka faj pėr humbjen”, deklarojnė nė kor dy pretendentėt dhe kėtė refren e pėrsėrisin nė ēdo takim apo dalje publike.
Edhe pse ua dimė hallin qė i ka zėnė, nuk e kuptojmė qėllimin e garės sė tyre pėr kryetar, nėse kryetari nė detyrė nuk ka asnjė pėrgjegjėsi pėr humbjen. Me kėtė pohim absurd gara e tyre duket qesharake.
Nėse Berisha nuk paskėsh faj, atėherė pse duhej tė largohej nga kryetarllėku njėzet e ca vjeēar? Nėse janė bashkėfajtore tė tre, mė mirė le tė rrijė njėri prej fajtorėve, ai qė ia ka marrė dhe dorėn dhe e ka ēuar partinė nė kėtė derexhe dhe s’ka pse tė ndėrrohen fajtorėt nė krye tė njė partie.
Nė kėtė kontekst duhet tė dalė dikush tjetėr qė nuk ndjen as faj, as pėrgjegjėsi pėr kėtė rrėnim historik tė formacionit tė tyre dhe ta ringrejė si opozitė tė fuqishme. Bashkėfajtorėt le tė rrinė mėnjanė, tė rrėfehen pėr fajet e tyre brenda partisė, qė anėtarėt e thjeshtė, nė kėtė rast votues, tė kuptojnė se ku ėshtė gabuar. Se flitet pėr fajtorė dhe nuk pėrmendet asnjė faj, flitet pėr gabime dhe nuk citohet asnjė syresh.
Nėse kjo vazhdon tė mbetet partia e Sali Berishės, siē deklarojnė dy kandidatėt pėr kryetarė, atėherė pse e dha dorėheqjen tjetri?
Nėse janė tė tre fajtorė, duhet tė dalin hapur para anėtarėsisė, tė shpjegojnė fajet dhe, sipas pėrgjegjėsisė, tė marrin dhe dėnimin. Ėshtė ēėshtje e tyre e brendshme nėse i dėnojnė, por t’i ngrenė prape nė pėrgjegjėsi, kjo duket paradoksale.

Pra jemi nė njė rreth absurd, ku tre fajtorė pa faj vazhdojnė ta thellojnė fajin, duke marre nė qafė njė parti tė tėrė. Njėri prej tyre mori pėrsipėr tė gjitha pėrgjegjėsitė dhe u largua. Dy tė tjerėt pranojnė tė njėjtat pėrgjegjėsi dhe duan tė ngrihen nė pėrgjegjėsi.

Problemi tjetėr i madh i kėsaj gare nė pikė tė vapės ėshtė qė Berisha, ndėrkohė qė gara vazhdon, ėshtė edhe kryetar partie, edhe kryeministėr deri nė orėn e fundit, dhe po e pėrdor kėtė periudhė jo pėr tė reflektuar pėr humbjen, por pėr tė shantazhuar fitimtarėt. Nė postimet e tij nė Facebook edhe sot ai numėronte arritjet e qeverisė sė tij, rrugėt, kopshtet, ēerdhe, shkollat, ujėsjellėsat, pjeshkėt, arrorėt, ullinjtė, fabrikat, uzinat etj. Nuk e di ē’e ka gjetur, por ai e bėri kėtė punė gjithė fushatėn.

Ishte po ky burrė (jo shteti) qė na tregonte pėrralla me mbretin Zog, me kuēedra qė pinin ujėt e fshatrave dhe qyteteve dhe ai qė e vret kuēedrėn me gėrshėrė nė brez, duke pėruruar ujėsjellėsa, me katundarė qė donin tre orė tė zbrisnin nė qytetin mė tė afėrt dhe qė ai ua shkurtoi kėto orėvonesa me gėrshėrė nė dorė, duke pėruruar rrugė tė reja; me qytete tė ndara nga njėri- tjetri dhe qė ky mavria kryeministėr i bashkonte me tunele, tė ndėrtuara me lekėt e fukarenjve, qė nuk kuptonin pse nuk merrnin rrogat e pensionet nė kohė; me mburrjet qesharake se ai ishte kryeministri mė i mirė nė botė, qė nė saj tė tij ia kishim kaluar Francės, Italisė, Gjermanisė… dhe kur s’kishte gjė pėr tė treguar, merrte nėpėr gojė kundėrshtarėt e tij, nuk linte gjė pa thėnė pėr familjet e tyre, si ato plakat llafazane tė katundit.
Ishte po ky burrė qė popullin e quante kope, qė administratėn e konsideronte si dhitė qė ruante nga anėt e tij, qė mund ta merrte zvarrė pėr tė mbushur sheshet, ku ai do tė kėpuste broēkulla para tyre dhe ata tė shkretėt ishin tė detyruar ta duartrokisnin. Se ndryshe humbitnin vendin e punės.
Ishte po ky burrė qė urdhėronte qė shkollat tė ndėrprisnin mėsimin dhe sė bashku me mėsuesit tė mbushnin sheshet, qė urdhėronte televizionet puthadoras tė tij transmetonin takimet dhe mitingjet madhėshtore tė tij, pėr t’i treguar botės qė shqiptarėt janė dashuruar pas tij. Pėr tė dėshmuar aftėsitė e tij fizike dhe mendore nuk rreshti asnjė dite pa treguar nė ekran se nė venat e tij nuk kishte asnjė pllakė arterosklerotike, se zemrėn e kishte top, pėrderisa ngjiste malin e Dajtit dhe Murin e Madh kinez, se mund tė rrinte zhytur nė ujin e detit pėr dy orė e gjysmė dhe pastaj shkonte nėpėr vende tė shenjta pėr t’iu lutur Zotit t’i japė jetė sa mė shumė, pėr tė mos u larguar kurrė nga selia e qeverisė, a thua se e kishte pronėn e tij.
Populli e dėgjoi, e dėgjoi, dhe mė nė fund votoi… Njė milion vota u derdhėn kundėr tij dhe ai mendon akoma se populli nuk e ka dėgjuar mirė dhe vazhdon ua pėrsėrit ‘arritjet’ e shpikura tė tij.
Edhe pse me rreth njė milion vota kundra, qė i bie tė jetė qeveria mė e urryer e shqiptarėve nė 22 vite, ky duhet tė jetė i vetmi rast nė botė, qė kryeministri i shporrur nė mėnyrė ceremoniale, mburret nėpėr ekrane, a thua se s’ka ndodhur asgjė. I duket vetja si dikur, kalėrues, fitues, notues, vrapues, rekordmen zhytjeje, e plot tė tjera.
Kjo tė kujton historinė e atij ēifti pleqsh, qė do tė festonin 50-vjetorin e martesės sė tyre. Shkuan nė tė njėjtin hotel ku kishin shkuar pėr herė tė parė, nė tė njėjtėn dhomė.
-Ėshtė me tė vėrtetė shumė prekėse, thotė plaka e ekzaltuar, kjo qe po pėrjetoj tani. Mė duket vetja si nė atė kohė, kur ishim tė rinj. Ndjej njė afsh pėrbrenda, aq sa gjoksi me digjet nga dashuria pėr ty…
-Lėri moj kėto budallallėqe, ia kthen plaku, dhe hiqi cicat qė tė kanė rėnė te pjata e supės…
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com