Albatlanta
Broēkulla qė bukurfort sqaron “administratėn civile

Broēkulla qė bukurfort sqaron “administratėn civile
Kiēo Blushi
Nė njė miting nė Peqin, kryeministri ynė zėngjirur e zulmėmadh lėshoi do fjalė shpotitėse (sipas stilit dhe humorit tė tij tė mirėnjohur: paraprakisht qesh me shakatė, shpotitė e qesėnditė e veta, para se tė hargalisen dėgjuesit!) pėr kandidatin pėr deputet tė partisė kundėrshtare, gazetarin Alfred Peza... Ja ē’tha ai, sipas shtypit, pa e redaktuar: “Pėr Alfredin do u them dy fjalė. Kur kandidoi, njė natė nė televizion thoshte ‘regjimi i tmerrshėm i Berishės’. Tani Alfred, nėse karakteri i burrit ekziston dhe ekziston mund tė them se paske deficit tė lindur. Nė kohėn kur Alfredi ēirrej nė Televizion pėr regjimin e Berishės, Alfredica ishte drejtoreshė nė regjimin tim...”
Nuk ia vlen tė analizohet fakti se si njė “burrė shteti” guxon tė merret me familjen, me gratė dhe fėmijėt e kundėrshtarėve, pasi ky lloj stili poshtėronjės i mėsymjes “me ku ta kesh!”, me kuē e me maē, me rrėnjė e me degė nuk ėshtė i vetmi rast, as i pari e as i fundit. Ka pasur boll tė tjera ndodhi e ligjėrime kėsodore nė kėto 22 vjet, mė tė ukubetshme e mė tė ndyra se ky, kur kundėrshtarėt janė quajtur klan i Zemunit, kartele tė drogės, vrasės, ndėrsa motrat e tyre prostituta; ashtu si etiketoi, para kamerave, ish-kryeprokuroren e pėrgjithshme “lavire bulevardi” dhe ish-Presidentin e Republikės “horr bulevardi”.

Ndaj le tė mos merremi me analizėn e kėtij fjalori gojėndyrė, me arsyen nga dhe pėrse i buron kėtij njeriu kjo energji e pėrkeqtė, e pashtershme negative, pėrbaltėse e denigruese, kjo etikė e munguar e ky moral i shprishur, se ndoshta mė e frytshme do tė jetė po tė hulumtohet qėllimi dhe sidomos kuptimi qė pėrcjell nė publik mendėsia e njė politikėbėrjeje tė tillė.

Ajo qė mė sė pari lipset tė kuptohet nga broēkulla e mėsipėrme nuk ėshtė fyerja qė nis me fjalinė: “... nėse karakteri i burrit ekziston dhe ekziston... mund tė them se ti paske devicit mendor...”, por me vėnien e theksit nė: “...kur Alfredi ēirrej nė televizion pėr regjimin e Berishės, Alfredica (bashkėshortja e tij, shėnimi im) ishte drejtoreshė nė regjimin tim”... E thėnė troē, administratėn e sotme civile Berisha e quan pa pikė droje e sqime demokratike njė ēiflig vetjak tė sunduar fund e krye prej tij, ku tė punėsuarit nė tė nuk janė pėrzgjedhur, si kujtojmė, si militantė partie, por si mercenarė tė mirėfilltė, tė rekrutuar, tė paguar e tė shpėrblyer prej xhepit tė tij dhe jo prej buxhetit tė shtetit, dmth. prej taksave tona.

Pėr kėtė arsye atij i duket e pafalshme qė gruaja e kundėrshtarit politik tė jetė e punėsuar nė kėtė “domen”, nė kėtė aradhė mercenarėsh, ndaj pėrjashtimi i saj quhet veprim mėse i natyrshėm e i kuptueshėm... Me dashje, kryeministri ka dashur tė na kujtojė parimin e luftės sė klasave: Si mund tė jetė e punėsuar nė administratėn (time) civile njė nėpunės qė i pėrket kampit armik? Dhe mė tej akoma: Si nuk e kanė kuptuar vartėsit e mi qė nė filan ministri paska hyrė bashkėshortja e njė armiku? Ka dallim rrėnjėsor mes njė militanti partiak tė punėsuar nė administratė dhe njė mercenari. Ndryshe nga militanti, i cili presupozohet se i beson njė ideje, njė flamuri partiak a krahinor, njė udhėheqėsi karizmatik apo qoftė edhe njė kryetari bande, nė tė kundėrt, i rekrutuari si mercenar ėshtė mė i rrezikshėm e mė i papėrgjegjshėm, sepse ai duhet tė bindet pa kushte, pa tru, madje edhe pa u urdhėruar nga lart qė tė mėsyjė e tė bėjė ēfarėdo lloj padrejtėsie, poshtėrsie, ndyrėsie e krimi, mjaft qė t’i shėrbejė ”shefit tė madh”, meqė paguhet, emėrohet e shkarkohet direkt prej tij...

Nė kėto vitet e fundit sistemi kleptokratik ėshtė “institucionalizuar” aq shumė sa ngjan i vėshtirė tė ēmontohet nesėr, pasi nė kėtė tė ashtuquajtur administratė civile tanimė ka mė tepėr mercenarė tė punėsuar, se militantė partiakė. Mund tė trokasėsh nė ēdo zyrė, nė kryeqytet apo nė provincė, qė tė bindesh pėr kėtė risi. Sigurisht qė nuk mjafton vetėm nėndialekti pėr t’u bindur, pas pėrballjes, me njė nėpunės mercenar... Harbutėria ėshtė fjalori dhe kostumi i tyre dallues, deputet apo polic, doganier apo kryebashkiak, kryeministėr apo kryetar Kuvendi... Edhe nė tė folur, dhe nė gjeste, jo mė nė veprime e nė sjellje, mercenari nėpunės imiton pa e kuptuar, atė kapon qė e ka rekrutuar.

Mercenari ėshtė mė keqbėrės se militanti, edhe nė qoftė kompani amerikane si Podesta, qė paguhet pėr mercenarizėm qė tė lobojė pro Berishės nė SHBA.... Mercenari injorant me diplomė tė blerė ėshtė mė i neveritshėm dhe mė kėrcėnonjės pėr administratėn se njė militant i nivelit tė tillė, ashtu si mercenarėt ndėrkombėtarė janė mė tė pafytyrė se ata vendorė, jo vetėm pse shpėrblehen mė shumė, por se qytetarėt e ish-Lindjes vazhdojnė t’i shohin e t’i vlerėsojnė si engjėj tė demokracisė... Mercenari zhgėnjehet dhe del nga shėrbimi po tė mos paguhet, kur kapoja falimenton, kurse militanti qėndron besnik edhe kur partia/lideri humbet e bie nga pushteti. Njė administratė e rrėmbushur me militantė ėshtė mė e vėshtirė tė kontrollohet, sepse kėta i besojnė mė shumė idesė se liderit, kurse njė administratė “civile” me mercenarė jo vetėm qė ėshtė mė dobiprurėse pėr kapon e bandės, - shihni KQZ-nė e sotme!- por edhe mė e shfytyruar, rrjedhimisht mė e manovrueshme dhe mė e kontrollueshme, pasi mercenarėt kanė njė veti dalluese: vėzhgojnė dhe spiunojnė njėri-tjetrin pėr tė shtuar dhe rritur akoma mė tepėr shpėrblimin.

E tė mendosh se njė nga tri ligjet pėr tė cilėt Berisha dhe shpurra tij patėn bėrė tėrė atė zhurmnajė, sikur, medemek, mosvotimi i tyre na la jashtė dyerve tė BE-sė, i pėrket “administratės civile”! Berisha kėmbėngulte pėr miratimin e tyre jo se nuk e dinte qė nuk varej prej tyre statusi i vendit kandidat, por pėr njė qėllim mė djallėzor: pėrveēse do tė demonizonte opozitėn, duke e mbajtur nėn trysni, por po tė humbasė pushtetin, si pritet, mė 23 qershor, administrata e tij e rrėmbushur me mercenarė do tė mbetej me ligj konsesual e paprekur, edhe pas rotacionit.
***
23 qershori na ofron dy mundėsi: ose tė ēmontohet pėrfundimisht ky sistem mercenarėsh, ose tė lihet nė pushtet kjo “administratė civile” e shfytyruar, e cila po nuk u hoq fillimisht me votė, e mė pas me njė reformė tė thellė, ka “tė drejtė” tė bėhet edhe mė e paskrupullt, sepse do tė ndihet mė e motivuar e mė e ēimentuar, falė “kontributit qė pat dhėnė pėr fitoren historike tė Berishės”, duke e shtuar edhe mė tepėr fuqinė e pakufizuar e tė pakontrolluar tė yryshit dhe tė yxhymit... Bashkė me “plaēkėn”, me trofetė, me ofiqet dhe shpėrblimet, pas betejės elektorale, si edhe falė ligjit nė fjalė tė miratuar me konsensus kėto ditė, mercenarėt do tė sillen si sundimtarė jetėgjatė e tė plotfuqishėm tė administratės sė nesėrme civile.

Nė njė tė tillė sistem do tė duken vogėlsira mbushja e sotme e shesheve me mėsues, me infermierė e nėpunės klakerė... Mė e keqja do tė vijė mė pas: qytetari dhe shoqėria nuk do tė kenė mė shpresė e shans tė kėrkojnė drejtėsi. Sepse tė gjitha dyert e administratės, nė tė gjithė piramidėn, do tė jenė tė uzurpuara nga mercenarėt. Por a mund tė trokasėsh nė derėn e njė tė tilli pėr tė kėrkuar drejtėsi pa paguar nė mos me pare, me shitje tė dinjitetit?!
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com