Albatlanta
Blofi ėshtė lojė me zjarrin, apo me suksesin?

Blofi ėshtė lojė me zjarrin, apo me suksesin?
Kiēo Blushi
Nė tubimin e radhės nė Lezhė, tė gjithė e pamė dhe e dėgjuam se si Berisha deklaroi buzagaz, me njė siguri profetike, se populli ynė krenar dhe liriedemokracidashės nuk do t’i japė atij vetėm mandatin e tretė, po edhe tri mandate tė tjera, pra do ta detyrojė tė qėndrojė edhe dymbėdhjetė vite nė pushtet. Kėto “edhe tri mandate tė tjera”, tė siguruara e tė garantuara paraprakisht, mė troē: tė dhėna nga ne qytetarėt si kapar qeverisės, sigurisht qė, sipas tij, nuk kanė lidhje me mėnyrėn se si ka qeverisur, se si do tė qeverisė nesėr, se si do tė bėhen fushatat e zgjedhjeve tė pritshme, se kush ėshtė e kush do tė jetė nesėr nė opozitė, se si do tė jetė KQZ-ja e nesėrme, se si do ta gjykojnė votuesit, apo edhe si do tė jetė shėndeti fizik dhe mendor i udhėheqėsit tonė historik. Jo, jo, kapari, sipas traditės sonė tribale tė besėlidhjes partiake, ka pėr tė mbetur kapar, njė borxh i pėrjetshėm dhe i pashlyeshėm ndaj tij.

Po pėrse luhet e pėrse i lipset atij ky blof? Se, qė ėshtė blof, kjo, besoj, nuk diskutohet. Atėherė pėrse kryeministri luan kėsisoj me zjarrin, nėse ėshtė blof? Nuk mendon ai se njė deklaratė e tillė do tė bėjė bumerang, do t’i kthehet kundėr, duke ia shkatėrruar fushatėn, ende pa nisur mirė? Sepse nė ēdo vend e nė njė shoqėri normale, njė deklaratė e tillė do tė pėrjashtonte atė bashkė me shpurėn e tij automatikisht dhe pėrjetėsisht nga zgjedhjet e nga politika... E me siguri qė jo vetėm pėrditshmėria, po edhe historia dhe kujtesa popullore do ta mbulonte pėrjetėsisht me turp, duke e treguar me gisht, edhe nėse deklaruesi i njė blofi tė tillė do tė kishte pas qenė njė diktator ose monark.

Prandaj hulumtimi nė kėtė rast nuk tė ngjall humor, por merr vetiu ngjyresė dramatike. Sepse ēdo votues i pėrgjegjshėm dhe sadopak i arsyeshėm, teksa e dėgjon kėtė deklaratė, duhet tė pyesė mė sė pari veten: Ky Berisha mos po tallet me ne, me aftėsinė tonė tė mangėt e tė cekėt pėr tė gjykuar mėvetėsisht dhe demokratikisht nė ditėn e zgjedhjeve, apo vėrtet beson se ne kemi qenė dhe kemi mbetur njė popull-tribu, i paqytetėruar, i pakulturuar, i cili mund tė gėnjehet e tėrhiqet pėr hunde, duke i bėrė yshtje dhe magjira, si u janė bėrė dikur fiseve primitive tė indianėve? Apo mos vallė kjo sjellje ėshtė tregues i pastėr i delirit, ėshtė siguria e pashėrueshme e “tė pėrjetshmit”, ėshtė paranojė e njė pushtetari qė rri gjatė nė pushtet, ėshtė bindje se pėrnjimend shqiptarėt e adhurojnė dhe e konsiderojnė njė “Skėnderbe tė dytė”, ndaj nė asnjė mėnyrė nuk do tė pranojnė tė ndahen prej tij (kėsaj here me vota, jo me dhunė!) edhe 12 vjet tė tjera pas 22 viteve, sa janė bėrė deri tani?
***
Nė qoftė se Berisha e ka seriozisht kėtė synim, ky ėshtė problem i tij, jo dhe aq i yni, si qytetarė. Shumė-shumė kjo do tė thotė se ai beson e kujton se do tė qėndrojė nė pushtet pėr gati-gati gjysmė shekulli. Ky, me sa duket, ėshtė “kapari” qė ai pretendon t’i jepet nga ne mė 23 qershor... Ndoshta kėsisoj shpreson se do tė thyejė njė rekord botėror nė “murin kinez” tė politikės, pasi as Skėnderbeu, as Bonaparti, as Hitleri, as Hoxha, as Zogu, as Mao, duke pėrjashtuar vetėm Kastron, nuk kanė qėndruar kaq gjatė nė pushtet. Aq mė tepėr pse nuk ka mundėsi praktike e juridike (ndoshta duhet thėnė: hė pėr hė!) qė tė mbajė pushtetin me njė diktaturė tė shpallur, si tė lartpėrmendurit, por me “vota tė lira dhe demokratike”, gjė qė e bėn risinė e tij akoma edhe mė tė pashembullt e mė tė padėgjuar nė mbarė historinė botėrore! A thua nuk e kupton Berisha talljen qė ai i bėn sistemit demokratik?
Tekefundit, pėr t’i shkuar kėsaj pandehme deri nė fund, pra po qe kėshtu, dmth nėse Berisha sinqerisht e beson kėtė thagmė, - qė ne jemi njė popull qė e duam dhe e ndjekim udhėheqėsin deri nė vdekje, sido qė tė sillet ai, e qė, vetėm pas vdekjes sė tij, e pėrmbysim, - atėherė del se ky ėshtė mė shumė problemi ynė si shoqėri, si qytetarė, se sa i tij! Cila nga kėto dy arsyetime logjike qėndron mė pranė sė vėrtetės? Ky ėshtė pėrfundimi qė duhet tė nxjerrim.
E po tė kujtohet se ky lloj “blofi” tipik sulltanor nuk ėshtė i pari dhe as i fundit (Berisha e ka pėrsėritur disa herė se do tė qėndrojė nė pushtet sa kohė “t’i japė ymėr Allahu, i plotfuqishmi”), del se ky synim i tij nuk besoj se artikulohet prej gojės sė tij vetėm prej nevojave tė ngutshme elektorale, dmth pėr tė yshtur, indoktrinuar, gėnjyer dhe ushqyer militantėt me propagandė... Mund tė hamendėsohet, pa frikė se po gabojmė, se kryeministri aktual duhet tė jetė i bindur se shumica e popullit, - pra jo vetėm ajo pjesė qė voton pėr tė, por edhe ata qė nuk e duan e qė nuk e votojnė - janė nėn nivelin mesatar tė qytetarisė evropiane; pra ne qenkemi, - gjithnjė sipas gjykimit tė tij, - njė lloj qytetari-katundarie primitive e biēimsėze, sė cilės i mungokėka aftėsia gjenetike pėr tė arsyetuar mėvetėsisht, bashkė me pėrgjegjėsinė minimale pėr votėn, pėr demokracinė dhe mirėqeverisjen...
Sipas kėsaj “llogarie elektorale”, ky lloj “populli i pagdhendur” dhe “pa kulturė tė mjaftueshme demokratike” e meriton tė trajtohet si kope, ndaj do tė detyrohet tė gjykojė medemek kėshtu: derisa Berisha, para kamerave e para syve tė botės del e thotė zėplotė e me njė siguri tė padiskutueshme se ka pėr tė qėndruar edhe 12 vjet tė tjera nė pushtet, pra 34 vjet gjithsej, atėherė pėrse tė mos e votoj edhe unė?
***
Pėr hir tė sė vėrtetės nuk ėshtė vetėm Berisha qė e luan kėtė blof poshtėrues ndaj qytetarėve, kėtė lojė tė rrezikshme me zjarrin, i cili besohet se mund tė sjellė automatikisht sukses (me gjasė do t’ia shtojė votat atij qė di ta luajė pėrbukuri blofin!) pėr hir tė mefshtėsisė, trushpėlarjes dhe cektėsisė sė presupozuar tė votuesve...
Para disa ditėsh e njėjta mendėsi e shtyu edhe njė deputet tė LSI-sė tė shpallte me ngut njė tjetėr emėr kryeministri, pėrveē atij tė Ramės. Fushata nė fakt dita-ditės po degradon nė njė lojė kukamēefti mes kandidatėsh tė vetėshpallur pėr kryeministėr, edhe pse ne jemi njė muaj larg zgjedhjeve e nuk ka sondazh qė mund tė parashikojė me saktėsi se kush do tė fitojė nesėr... Aq mė tepėr qė ende quhemi, sė paku ligjėrisht, Republikė Parlamentare dhe zgjedhjet nuk bėhen, si nė SHBA dhe nė Francė, pėr tė zgjedhur me votė direkte presidentin (nė rastin tonė kryeministrin), por, qoftė edhe formalisht (nga listat) 140 deputetė, tė cilėt kanė tė drejtė, me shumicėn 70 + 1, tė pėrcaktojnė se kush do tė jetė kryeministri i nesėrm... E pra, duke qėnė e pėrcaktuar kėsisoj me Kushtetutė, pėrse bėhen tė tilla blofe, kaq primitive dhe vulgare pėr emrin e kryeministrit, duke shmangur ballafaqimin e ideve dhe alternativave?!
Nė tė vėrtetė rasti i deputetit tė Beratit nuk ishte njė blof i mirėfilltė, por mė sė shumti njė lojė me zjarrin, njė gur i hedhur nė lumė pėr tė ndjellė e pėr tė mbjellė paraprakisht pėrēarje e grindje (si u komentua nga jo pak analistė), por edhe si njė taktikė e llogaritur, sipas mendėsisė sė mėsipėrme: ashtu si nė rrugė e nė lagje, edhe nė politikė, fiton vetėm mė “i forti”. Me sa duket krerėt e sotėm partiakė vazhdojnė t’i konsiderojnė votuesit shqiptarė si mercenarė e, ndoshta, pėr kėtė shkak, edhe kollaj tė manipulueshėm e tė gatshėm tė blihen, tė shiten, tė tjetėrsohen, tė gėnjehen, dmth tė gatshėm tė hanė sapunin pėr marmalatė, ngaqė janė tė prirur tė shkojnė pas berihajit, pas mė tė fortit, pas atij qė e ka, ose qė do ta marrė nesėr pushtetin. A ėshtė kjo e vėrtetė?
Sigurisht, si te ēdo popull edhe tek ne ka tė tillė qytetarė, por ata kurrsesi nuk janė shumicė. Nuk e pėrcaktojnė tė tillėt fatin e zgjedhjeve e tė kombit. Se, po tė ishte kėshtu, atėherė nuk do tė ndihej nevoja tė pėrmbysej edhe tek ne diktatura dhe diktatori i djeshėm, tė kėrkohej pluralizmi dhe demokracia, vota e lirė dhe barazia nė liri.
Prandaj ky “blof” duhet vlerėsuar si njė tjetėr lojė me zjarrin qė bėjnė autokratėt tanė tė pandreqshėm dhe aspak si njė ēelės kopil “demokratik” pėr njė tjetėr sukses tė pamerituar tė tyre.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com