Albatlanta
Papunėsia kronike dhe besimi i Berishės te forca e gėnjeshtrės

Papunėsia kronike dhe besimi i Berishės te forca e gėnjeshtrės
Andrea Stefani
Nė rast se ka njė dėshtim spektakolar tė qeverisjes 8-vjeēare tė Sali Berishės ėshtė pikėrisht dėshtimi pėr tė punėsuar shqiptarėt dhe pėr tė reduktuar papunėsinė kronike. Nė vitin 2005, Berisha ka marrė votat e shqiptarėve edhe pse ka premtuar punėsim tė plotė tė tyre.
Sot janė statistikat, dhe jo shpifjet e opozitės, qė provojnė se Kryeministri ka dėshtuar totalisht nė mbajtjen e kėtij premtimi. Po pa u skuqur aspak nga ky dėshtim me pasoja tė rėnda nė jetėn e qindra mijė shqiptarėve, Berisha po kėrkon njė mandat tė tretė qeverisės duke u shpresuar te forca e gėnjeshtrės. Ai po gėnjen hapur lidhur me nivelin e punėsimit nė vitet e qeverisjes sė tij duke harruar se janė vetė statistikat e prodhuara nga institucione si INSTAT, qė ai i ka nėn kontroll, qė demaskojnė gėnjeshtrėn e tij. Ndėrkaq, po pėrpiqet tė maskojė premtimet e pambajtura pėr punėsimin me premtime tė reja. Por para se njė Kryeministėr dhe njė qeveri tė bėjnė premtime tė reja duhet tė shpjegojnė se pėrse nuk kanė mbajtur ato tė vjetrat. Njė qeveri votohet mbi tė gjitha pėr ato qė realizon dhe jo pėr ato qė premton. Tė besosh njė qeveri qė bėn vetėm premtime tė bukura do tė thotė tė besosh te fjalėt dhe jo te veprat. Dhe kush u beson llafeve ėshtė i destinuar tė zhgėnjehet.
***
Ēėshtja e punėsimit dhe e reduktimit tė papunėsisė ėshtė thuajse aritmetike dhe nuk lė vend pėr spekulime politike. Mjafton tė shqyrtohet se ēfarė ka premtuar qeveria dhe ēfarė ka realizuar nga kėto premtime. Edhe ne kėtė do bėjmė. Prandaj do t’u drejtohemi premtimeve tė Berishės bėrė nė vitin 2005 kur por rikthehej nė pushtet pas 8 viteve nė opozitė. Ėshtė referenca mė e favorshme pėr qeverinė, sepse ka pasur dy mandate nė dispozicion pėr t’i realizuar kėto premtime. Dhe nė atė program tė qeverisė “Berisha” tė asaj kohe lexojmė: “Nė projektin e saj pėr ndryshim, mazhoranca e re dhe qeveria e saj synojnė tė krijojnė mundėsi pėr punėsim tė ēdo shqiptari. Papunėsia, veēanėrisht afatgjatė dhe e pashpresė, si urbane dhe rurale, e veēanėrisht nė nivelet alarmante tė saj mes brezit tė ri, trashėguar nga qeverisjet socialiste, pėrbėn njė kėrcėnim serioz social dhe njė barrierė pėr zhvillimin e vendit. Papunėsia dhe mungesa e shpresės pėr punė ėshtė njė nga faktorėt kryesorė tė eksodit masiv emigrator tė shqiptarėve”. Nuk ke ē’i thua, duken fjalė tė arta. Dhe tė vėrteta. Por e keqja ėshtė se kanė mbetur tė tilla edhe sot e kėsaj dite kur Berisha ka mbushur 8 vjet si Kryeministėr. Sepse ai ka dėshtuar nė premtimin qė tė krijojė “mundėsi pėr punėsimin e ēdo shqiptari”. Rrjedhimisht, papunėsia afatgjatė mes shqiptarėve nuk ėshtė zhdukur. Ajo vazhdon tė ruajė nivelet alarmante edhe mes brezit tė ri, nivele qė Berisha i denonconte nė vitin 2005. Po pėr shkak tė paaftėsisė sė qeverisė “Berisha”, papunėsia vazhdon tė prezantojė “njė kėrcėnim serioz social, si dhe njė barrierė pėr zhvillimin e vendit”. Njė kėrcėnim qė ndėrsa nė vitin 2005 e trashėgonim nga 8 vjet qeverisje socialiste sot nė vitin 2013, e trashėgojmė prej 8 vjet qeverisje tė dėshtuar tė demokratėve me nė krye Sali Berishėn.
***
Nuk spekulojmė as edhe njė grimė. Ėshtė aritmetika e fakteve qė nuk na lejon. Bashkėngjitur me kėtė shkrim ėshtė njė tabelė qė paraqet nivelet e punėsimit dhe papunėsisė qė nga viti 1996-2012 sipas tė dhėnave tė publikuara nga Banka e Shqipėrisė dhe Instituti i Statistikave (INSTAT). Dhe janė kėto shifra publike qė denoncojnė dėshtimin e qeverisė “Berisha” nė ēėshtjen e punėsimit, por edhe gėnjeshtrat e Berishės nė fushatė. Berisha pretendon se ka punėsuar 50 mijė vetė. Por statistika na tregon se krahasuar me vitin 2005 nė vitin 2012 numri i tė punėsuarve ishte 5 mijė mė pak. Ndėrkaq, nuk duhet harruar se nė vitin 2009 kur mori mandatin e dytė, Berisha premtoi tė punėsonte 160 mijė shqiptarė, premtim qė sikundėr ato tė bėra nė vitin 2005, rezulton i pambajtur. Edhe nivelet e papunėsisė evidentojnė tė njėjtėn gjė. Ndėrsa nė vitin 2005 kishim 154 mijė tė papunė, nė vitin 2012 kishim 142 mijė ose 12 mijė mė pak. Dhe a mund tė quash sukses uljen nė 8 vjet tė papunėsisė me 12 mijė njerėz? Ėshtė njėsoj si tė mos bėsh asgjė. Ndėrkohė, nuk duhet harruar se ka burime qė nivelin e papunėsisė nė Shqipėri e llogarisin shumė mė lart se ai i pranuar zyrtarisht nga qeveria. Kėshtu “CIA FactBook” hedh dyshimin se papunėsia mund tė shkojė deri 30 pėr qind pėr shkak edhe tė mbizotėrimit tė fermerėve qė mezi mbijetojnė. Dhe nuk mund tė mos habitesh pėr kėtė paaftėsi tė qeverisė pėr tė punėsuar njerėz kur shikon kėmbėnguljen e Kryeministrit nė pohimin se jo vetėm Shqipėria nuk ėshtė prekur nga kriza botėrore, por edhe se ajo ka pasur dhe ka njė ekonomi entuziaste si rrallėkush nė Europė! Por shihet qė premtimet e Berishės janė llafe kazani qė ai i harron sapo mbarojnė zgjedhjet ashtu sikundėr harron dhe akuzat qė u bėn kundėrshtarėve tė tij pėr korrupsion. Dhe pas kėtij bilanci katastrofik 8-vjeēar qeverisjeje, tė besosh nė premtimet e Berishės se do hapė 250 mijė vende pune, ėshtė si tė besosh te njė gėnjeshtėr qė ėshtė provuar se ėshtė gėnjeshtėr!
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com