Albatlanta
MUSTAFA, NUK BESOJ SE PO PRISJE LISTAT E ENGJĖJVE?

MUSTAFA, NUK BESOJ SE PO PRISJE LISTAT E ENGJĖJVE?
ANDREA STEFANI
Ndryshe nga kolegu i respektuar dhe miku im, Mustafa Nano, nuk kam pasur ndonjė kureshtje bajagi tė madhe pėr listat e deputetėve. Ndoshta ngaqė pėrvoja e kėtyre 20 e kusur viteve tranzicion, mė ka dhėnė tė kuptoj se cili ėshtė “koeficienti” i virtytit, vesit apo mėkatit nė klasėn e parlamentarėve shqiptarė, koeficient qė nuk besoj se mund tė ndryshojė me njė palė zgjedhjeje. Por, mbi tė gjitha, nuk kam qenė kureshtar pėr listat sepse mė shumė se te pushtetet, shumicat, parlamentet, qeveritė e “virtytshme”, besoj tek krijimi i njė sistemi institucionesh qė e detyron politikėn tė jetė e virtytshme. I shėndetshėm nuk ėshtė besimi mesianik te politika, por mosbesimi medisonian tek politikanėt. Madje, sekreti i njė politike tė mirė publike, ėshtė tė gjesh formulėn sesi tė kontrollohen politikanėt dhe qeveritė, pushteti i tyre nė mėnyrė qė tė mos mbifuqizohen pėr t’u bėrė tė rrezikshėm pėr publikun. Prandaj nuk kam pritur me makth tė qėmtoj listat e opozitės qoftė edhe me shpresėn e mirė pėr tė gjetur aty vetėm engjėj, apo qoftė dhe me merakun se mos nxjerr aty kėtu kokėn ndonjė djall.
***
Aktualisht ne kemi nė fuqi njė pushtet, njė shtetar si Sali Berisha qė ėshtė bėrė i rrezikshėm pikėrisht sepse ka arritur tė pengojė krijimin e atyre institucioneve tė sė drejtės, tė atij sistemi qė do ta pengonte tė bėhej kaq i rrezikshėm. Largimi i tij ėshtė konsiderata e tė gjitha konsideratave opozitare! E megjithatė, ē’tė keqe ka qė krahas nevojės pėr largimin e Berishės, tė flasim hapur edhe pėr ato qė mund t’i vlerėsojmė si cene, tė meta, apo edhe embrione tė disa tė kėqijave nė listat e opozitės? Nė parim asnjė tė keqe. Por realisht, pra politikisht, nuk ėshtė aq pa pasoja. Dhe kjo lidhet kryesisht me virtuozitetin e lig tė propagandės berishiste, pėr ta bėrė tra qimen e kundėrshtarit. Sot po shohim se si i ndodhur nė deficit tė theksuar arritjesh nė qeverisje, Berisha po pėrpiqet ta zhvendosė fokusin nė kampin kundėrshtar. Jo rastėsisht edhe njerėz tė Berishės “pranojnė” se Berisha ėshtė i keq, por nxitojnė tė shtojnė se edhe Rama nuk bie mė poshtė. Njė taktikė dinake qė, nė fund tė ditės, kėrkon tė mbajė Berishėn nė pushtet sepse evidenton “kotėsinė” e rotacionit. Sepse ē’kuptim ka tė ndėrrosh njė tė keqe me njė tė keqe tjetėr? Madje, shtyhen mė tej disa, ē’tė mirė ka tė ndėrrosh njė tė keqe qė po plaket, me njė tjetėr qė ėshtė mjaft e re?
***
Jo rastėsisht Berisha ka pėrqendruar gjithė sulmin kundėr liderit tė opozitės Rama. Kėrkon tė mbijetojė edhe njė herė duke derdhur mbi Ramėn ujin e ndyrė tė kazanit tė llafeve qė hodhi dikur mbi Fatos Nanon. Jemi dėshmitarė sesi nė proces ėshtė njė hetim qesharak pėr shkulje veshi qė, pėr nga gjakimi i qartė pėr tė ndėshkuar liderin e opozitės, tė ngjason jo vetėm me akuzat pėr magji kundėr shtrigave nė Mesjetė qė Inkuizicioni ngrinte ndaj kundėrshtarėve tė tij, por edhe me sajesat e Hitlerit kundėr opozitės, apo akuzat e gjykatave tė Enverit ndaj kundėrshtarėve tė regjimit pėr propagandė kundėr Atdheut. Sesa i etur ėshtė Berisha pėr pėrbaltjen e listave tė opozitės, e tregon fakti qė pa u tharė boja nė shkrimin e Mustafa Nanos, ai anatemoi dje nė Orikum “skandalin” e kandidimit tė Koēo Kokėdhimės nė listat e PS. Jo pak gjėra tė habitshme ka nė kėtė ndodhi. Sė pari, Mustafa Nano nė njė gojė me autokratin Berisha? Mendoj qė fakti ia kalon me elokuencėn e tij, ēdo kritike qė mund t’i bėhet kritikės sė Mustafait. Sė dyti, a mund tė besohet Berisha kur quan kandidimin e Kokėdhimės si moralisht tė pafalshėm, ndėrsa frika e humbjes sė pushtetit dhe instinkti cezarian i pėrēarjes sė opozitės, e bėn qė tė fusė nė listat e veta atė qė e anatemonte “Kaēi i zi”, deri edhe gjithė renegatėt e opozitės? Sė treti, nuk di qė Kokėdhima tė ketė bėrė ndonjė krim, nė njė kohė kur Berisha ka nė listat e veta njerėz qė kanė tė paktėn (vetė Berisha nė radhė tė parė), pėrgjegjėsi morale pėr vrasjet nė Gėrdec dhe 21 janar. Berisha akuzon Kokėdhimėn se ka fituar tė gjithė tenderėt e Bashkisė. Mustafai kritikon Ramėn se e ka futur nė listė Kokėdhimėn nga qė e ka mik. Lind kėshtu, pa dashje njė silogjizėm sofist Nano (Mustafa jo Fatos)-Berisha, me konkluzionin se Kokėdhima i ka fituar tė gjithė tenderėt nga qė ka mik Ramėn. Ta zėmė se ėshtė kėshtu. Vėrtet mund tė shpresohet se korrupsioni me tenderėt do tė marrė fund kur deputetėt e partisė nė pushtet tė mos jenė miq me liderin dhe me njėri-tjetrin? Kuptohet fare lehtė qė jo. Nuk ėshtė miqėsia qė na ēon nė korrupsion por qėndrimi ynė ndaj ligjit dhe mbi tė gjitha, qėndrimi i ligjit ndaj nesh. Kjo e fundit na kthen pėrsėri te rėndėsia e sistemit, qė i pavarėsuar nga vullnetet politike, i detyron politikanė dhe qeveritarė tė mos bėjnė dėm publik. Nėse jo Kokėdhima, nė mungesė tė sistemit qė kontrollon dhe ndėshkon shkeljet nė mekanizmin tenderues, vallė nuk do tė dilnin miq tė tjerė tė pushtetit, tė Ramės apo tė kujtdo qė do tė qėndronte mbi ligjin?
***
Mustafa Nano gėzon simpatinė time si njė polemizues i mprehtė, i guximshėm dhe njė nga gazetarėt mė tė sinqertė e me kontribut tė rrallė, konstant dhe afatgjatė nė luftimin e sė keqes autokratike qė po e mundon si njė kancer Shqipėrinė. Besoj ėshtė pikėrisht ky sinqeritet, qė e bėn atė qė qėmtojė si me lupė dhe tė denoncojė edhe “qimen” nė listat e opozitės. Por janė rrethanat e vrazhda politike ato qė kėtė skrupulozitet tė admirueshėm gazetaresk dhe njė gati revoltė nė emėr tė pastėrtisė morale pėrballė kalbėzimit tė politikės, kėtė pėrflakje pasionante pėr tė vėrtetėn, kėtė dėshirė pėr t’ia komunikuar merakun publikut, e klasifikojnė si njė gabim taktik. Sepse ėshtė e keqja mė e madhe (Berisha nė pushtet) qė do ta pėrdorė kėtė kritikė pėr tė luhatur mendjen e njerėzve dhe pėr tė mbetur nė pushtet. Dhe shpresoj qė Mustafa Nanos tė metat, tė pritshme nė fakt, nė listėn e opozitės tė mos ia lėkundin besimin e gjithė kėtyre viteve se largimi i Berishės, rotacioni (dhe jo thjesht ardhja e Edi Ramės nė pushtet), janė njė e mirė e madhe pėr Shqipėrinė. Do tė shpėtojė demokracia. Ndėrsa fitorja e Berishės do krijonte mitin e pathyeshmėrisė sė tij, ndėrrimi pėr tė tretėn herė i pushtetit, do konsolidojė rotacionin si veti e demokracisė pėrkundėr traditės sė pushteteve afatgjata qė trashėgojmė, do tė bėjė qė tė gjithė, fanatikė dhe kundėrshtarė tė njė qeverie, tė mėsojnė se nuk ka mė pushtete tė pėrjetshme. Kjo do zbuste fanatizmin proqeveritar dhe paralel me tė, do niste tė perėndonte frika nga pushtetet pa mbarim, do niste tė agonte guximi qytetar. Do rihapet opsioni i forcimit tė institucioneve, i drejtėsisė sė pavarur, proces qė, momentalisht, ėshtė bllokuar nga pushteti i korruptuar dhe autokratik berishian. Dhe ky ėshtė problemi kardinal qė duhet tė zgjidhim pas rotacionit: Si tė bėjmė qė, edhe nėse nuk do ketė vullnet tė mjaftė nga qeveria tjetėr, tė forcohen pushtetet e pavarura, gjykatat e pavarura. Dhe nėse pėrsėri qeveria do pėrpiqet tė na pengojė, do kemi si garant kundėr saj rotacionin e pushteteve, guximin qytetar. Besoj do ta kishim shumė mė tė lehtė se me Berishėn. Sepse sikundėr thotė me tė drejtė Mustafai nė njė prononcim tė fundit tek “Dita”, Berisha ėshtė frymė, gjithė vjetėrsia qė trashėgojmė nga enverizmi, ndėrsa Rama apo qoftė edhe Meta, janė persona qė munden kollaj. Parisi e vlen njė meshė! – tha Henri IV. Ai ishte mbret protestant dhe parizienėt, nė shumicė katolikė, nuk po njihnin autoritetin e tij. Henri IV i dha fund kėsaj krize, duke u pagėzuar si katolik nė njė meshė tė kryer nė Paris. Opozitarėt nuk janė engjėj. Opozita nuk ėshtė pa tė meta. Rama nuk ėshtė pa tė meta. Meta aq mė pak nuk ėshtė pa tė meta. E megjithatė ne duhet themi: Rotacioni ia vlen edhe ca tė …meta!
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com