Albatlanta
Aleanca PS- LSI dhe arithmetika e se keqes

Aleanca PS- LSI dhe arithmetika e se keqes
Andrea Stefani
Kur kohė mė parė, nė prag tė zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės u pėrfol njė largim i Ilir Metės nga qeveria, botova njė artikull me titull: “Me Stalinin kundėr Hitlerit”. Qėllimi ishte tė tregoja se nevoja qė autokrati Berisha tė mos kapte edhe institucionin e Presidentit, diktonte njė aleancė tė PS-sė me LSI-nė, edhe pse kreu i kėsaj tė fundit ishte akuzuar pėr njė aferė korruptive qė u bė shkas edhe pėr protestėn e 21 janarit. Shmangia e njė tė keqe mė tė madhe kėrkonte bashkėpunim me njė tė keqe mė tė vogėl po ashtu sikundėr shmangia e triumfit tė Hitlerit u diktoi perėndimorėve tė bėnin aleancė me njė tiran si Stalini. Por Meta nuk doli nga qeveria dhe e keqja u trash. Berisha kapi institucionin e Presidentit duke vendosur njė delfin tė vetin nė atė post. Pastaj zinxhirit tė institucioneve tė kapura me tė cilin Berisha ka lidhur shtetin, iu shtua edhe ai i kryeprokurorit apo edhe KQZ-ja. Tashmė shtrohet ēėshtja jo e shpėtimit tė njė institucioni, por e shansit tė demokracisė. Sepse edhe njė mandat tjetėr pėr Berishėn, do tė thotė qė pushteti tė shndėrrohet nė regjim autokratik, qė do tė thotė fund i demokracisė dhe e integrimit tė Shqipėrisė nė Europė. Pra, kemi dy alternativa: ose vdekje tė demokracisė ose rotacion tė pushtetit dhe njė demokraci tė korruptuar sa tė duash, por megjithatė ende njė demokraci me mundėsinė pėr t’u pastruar nė rrjedhėn e kohės. Ėshtė si njė zgjedhje mes vdekjes dhe jetės.

***

Po pėrse pėr tė realizuar rotacionin PS-ja ka nevojė pėr aleancė me LSI-nė, qoftė edhe me koston e njė imoraliteti politik qė nuk mund tė trukohet dot? Pėrgjigjja ėshtė mjaft komplekse, ndaj po pėrmendim shkarazi disa nga shkaqet: Nė radhė tė parė ėshtė gjakimi konstant i Berishės pėr pushtet absolut dhe aftėsia qė ka treguar ai nė manipulimin e zgjedhjeve. Tjetėr shkak ėshtė gabimi e lidershipit tė PS-sė qė, nė bashkėpunim me Berishėn, bėri ndryshimin e Kushtetutės duke e forcuar rrezikshėm pushtetin e Kryeministrit nė kurriz tė pushteteve tė tjera. Aktualisht institucionet janė tė fosilizuara dhe nuk bėjnė dot arbitrin e paanshėm. Edhe pėr sa u takon zgjedhjeve. Tjetėr shkak ėshtė refuzimi nga lidershipi i PS-sė pėr tė bashkėpunuar me LSI-nė nė vitin 2009, gjė qė e korrekton sot, po me njė kosto shumė mė tė madhe nė rrafshin moral por, edhe me rreziqet e njė kostoje politike qė do tė shfaqet, nė forma tė papritura para, por edhe pas ndėrrimit tė pushtetit. Kontribut nė bashkimin aritmetik, por jo moral PS-LSI, ka edhe elektorati shqiptar qė ndjek partitė dhe liderėt si delet bariun dhe nuk reagon kur ata shkelin parimet e shpallura ose korruptohen. Ilir Meta nuk humbi elektorat as kur ēoi te Berisha votat e marra nga e majta me premtimin pėr nxjerrjen e Berishės nė pension. Berisha votohet nė Gėrdec edhe pas tragjedisė sė Gėrdecit. Ai votohet dhe nė Shkodėr, edhe pasi s’tregon asnjė dedikim pėr t’i shpėtuar shkodranėt nga pėrmbytjet e pėrvitshme. Elektoratet kanė ngrirė, janė ngurtėsuar. Kurba e mbėshtetjes elektorale pėr njė lider apo parti, shfaqet thuajse jo elastike nė raport me performancėn qeverisėse apo korruptimin e liderit apo partisė. Rrjedhimisht qė tė pėrmbysėsh Berishėn, dhe bashkė me tė edhe rrezikun e pėrjetėsimit tė autokratizmit, duhet qė copėn e elektoratit tė majtė qė i ėshtė bashkangjitur atij nė vitin 2009, ta kthesh tek e majta. Por kjo nuk bėhet dot pa kthyer tek e majta Metėn sado i diskredituar e i korruptuar tė jetė ai. Delet nuk kthehen pa bariun. Prandaj dhe realizimi i rotacionit, nė vend se i motivuar moralisht apo ideologjikisht, degradon nė njė aritmetikė cinike: Qė tė rrėzosh Berishėn duhet tė largosh prej tij Ilir Metėn dhe bashkė me Ilir Metėn, mijėra vota tė majta qė e ndjekin atė ngado qė shkon, majtas apo djathtas, ashtu siē ndjek hija trupin e vet. Kjo lidhje fatale, thuajse organike e elektorateve me liderin e partinė tradicionale, e ka vėshtirėsuar akumulimin pėr alternativat e reja (AK apo FRD) tė njė mbėshtetje mė tė fuqishme, tė aftė tė pėrmbyste statukuonė e kalbur politike. Do tė duhen edhe disa vjet qė nė Shqipėri tė ndodhė ajo qė po ndodh me Beppe Grillon nė Itali. Por pėr kėtė duhet mbajtur i hapur shansi i demokracisė. Prandaj duhet tė ikė Berisha!

***

Aritmetikėn cinike dhe imorale qė po shpaloset e bėn tė pashmangshme, nėse vėrtet duam rotacionin, edhe njė sistem zgjedhor qė fut artificialisht nė detantė tė majtėn dhe tė djathtėn dhe pėr shkak tė tė cilit, ndėrrimi ose jo i qeverisė varet nga 2-3 deputetė qė vėshtirėsisht mund tė marrė mė shumė njėri nga dy kampet e mėdha tė politikės. Kanė rol nė kėtė kalbėzim edhe ndėrkombėtarėt, jo vetėm me OK qė dhanė pėr ndryshimet e Kushtetutės, por edhe me bllokimin qė u kanė bėrė shpėrthimeve organike tė demokracisė nė emėr tė “stabilitetit”. Sepse ndėrkombėtarėt, kur ka qenė koha pėr revoltė tė natyrshme tė shqiptarėve ndaj korrupsionit dhe krimeve tė qeverisė, si nė Gėrdec apo nė 21 janar, i kanė kėshilluar opozitės, nė emėr tė stabilitetit, tė shkojė nė shtėpi. Rrjedhimisht, korrupsioni dhe krimi qeveritar nuk ėshtė ndėshkuar dot politikisht. Por dhe ligjėrisht. Sepse gjykatat e kapura nga qeveria, nuk kanė guxuar tė ndėshkojnė qeveritarė tė korruptuar.

***

Dhe nuk mund tė presėsh politikė tė morale nga politikanė tė zhyer nė korrupsion e krime tė pandėshkuara ē’prej 23 vjetėsh. Nuk jam ende i bindur nėse Meta do tė largohet nga Berisha. Nėse gjithė ē’po ndodh rezulton njė blof, Berisha do ta kish mė tė lehtė tė justifikonte vjedhjen e zgjedhjeve. Po ashtu nuk jam i bindur se Meta nuk do t’i ēojė pėrsėri, nė fund tė lojės, votat pėrsėri tek autokrati Berisha pėr hatėr tė “integrimit”. Por, sido qė tė ndodhė, shqiptarėt pas 23 qershorit, duhet tė pėrballen ose me autokratizmin antidemokratik tė Berishės, ose me detyrėn e ringjalljes sė njė demokracie tejet tė kalbėzuar nga korrupsioni ende nė pushtet, edhe pse Berisha mund tė ketė kaluar nė opozitė. Njė rilindje tepėr e vėshtirė.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com