Albatlanta
Pakti Berisha-Rama-Meta dhe nevoja e alternativave politike

Pakti Berisha-Rama-Meta dhe nevoja e alternativave politike
Shinasi Rama
Gjėja mė e hidhur pėr dikė qė merret me analiza ėshtė qė tė thotė se ka tė drejtė. Sepse nuk i thuhet atij qė ka kancer nė mushkėri se i ke thėnė me kohė tė lėrė duhanin dhe se e ka pasur gabim kur tė ka konsideruar si njeri qė s’di e s’e kupton rėndėsinė e duhanit. Nuk i thuhet atij qė ka bėrė njė aksident se i ke thėnė mė kohė se nuk din me vozitė makinėn. Ama, shqiptarėve duhet me ua thanė tė vėrtetėn pa ndėrprerje. Sepse, ndryshe nga kėto raste, shqiptarėt kanė njė gjarpėr nė mendjen e tyre qė po i shtrėngon, po i mbyt haptazi e pa mėshirė dhe qė do t’i pėrpijė me gjithė kocka duke e pėrdorur shtetin shqiptar kundėr vetė shqiptarėve.

Mė nė fund, edhe ata qė mund tė ngrenė dorėn qė tė luajnė bingo, tė mbajnė gotėn e rakisė e qė kanė sy tė dallojnė nėse ėshtė ditė a natė, e kanė kuptuar se ky gjarpėr vetėm po i shtrėngon rrathėt dhe tashmė po i sheh nė sy dhe po rreket qė t’i hipnotizojė. Koka e gjarprit doli dje dhe nė daē t’i mbajnė hapur sytė shqiptarėt, nė daē t’i mbajnė mbyllur, gjarpri do t’i pėrpijė me gjithė pasuri, tulla e llaē, shpresa e ėndrra. Sepse sipas gjarprit, shqiptarėt janė lejuar tė vėnė ca dhjamė qė tė mund tė mbijetojė ky gjarpri qė nuk ka kė tė kafshojė dhe qė duhet t’i pėrpijė ata njė e nga e njė e tė gjithė pa dallim. Sepse edhe po qe duke u mbytur anija e shtetit, gjarpri do tė vazhdojė tė gjuajė minj deri nė fund sepse gjarpri e din notin. Minjtė ose do tė hahen ose do tė mbyten. Dhe nė kėtė pikė, dallimi midis shqiptarėve dhe minjtė ėshtė i papėrfillshėm.

Tash shqiptarėt duhet tė tregojnė se a janė viktima e lepuj, qė gjarpri do t’i hajė pėr zgjedhje, a janė burra e gra me dinjitet qė duan tė mbrojnė jetėn e pasurinė se nderin dhe fytyrėn ky gjarpri, paria e Tiranės, ua ka marrė me kohė. Shqiptarėt do tė kenė edhe shanse tė tjera, por ēdo ditė qė kalon zgjidhjet e tyre bėhen mė tė vėshtira e mė kushtueshme.

Ēfarė ndodhi?

Me datėn 1 prill u zyrtarizua marrėveshja pėr ndarjen e pushtetit midis palėve tė parisė. Pakti ka qenė bėrė me kohė, nė fakt na e ka lėnė gati Ramiz Alia, mirėpo me 1 prill, prijatarėt e parisė, kokat e krimit shqiptar, krerėt e familjeve mafioze ranė dakord qė tė ndajnė pushtetin. Sali Ram Berisha dhe Trusti i Gėshtenjave do tė ketė disa burime tė forta financiare. Ai do tė kontrollojė disa bashki tė mėdha, disa komisione parlamentare, do tė ketė mjaft deputete e njė ‘opozitė’ relativisht tė fortė. Po ashtu Sali Berisha do tė ketė financim tė siguruar pėr tė mbajtur njė strukturė qė do tė ruajė familjen e interesat e veta.

Orta e Jeniēerėve ka interesa qė Edvin Kristaq Rama tė bėhet i pari i vendit. Ilir Rexhep Meta dhe banda e tij duhet tė mbajė me punė elektoratin e vet. Kėta do tė vazhdojnė tė hanė edhe atė qė ka ngelur nga pasuria kombėtare e shqiptarėve dhe mė pas do tė vihen qė tė hanė shqiptarėt.

Tre klanet e fuqishme katundare triumfuan dhe pakti katundar tregoi se kėta kanė qenė gjithnjė bashkė. Edhe pse kanė vėnė nė krye ca katundarė qė kanė jetuar nė qytete e kanė qenė tė kamur, askush nuk harron se edhe kėta katundarė tė qytetarizuar vonė pasurinė e kanė vėnė duke pastruar nevojtoret e niveleve tė ndryshme, nė kohė tė ndryshme dhe qė nuk e kanė ndėrruar fare mendėsinė katundare, prapė sjellja e tyre ėshtė katundare safi. Ky pakt ėshtė siguria qė i duhej parisė dhe dėnimi me vdekje i shqiptarisė.

Si duhet interpretuar ky pakt?

Sė pari, krerėt e klaneve ranė dakord qė tė ndajnė tortėn e pushtetit, e mė sė pari tė garantojnė Sali Berishėn e familjen e tij. Nga ana e vet, shefi i Trustit tė Gėshtenjave iu dha bekimin qė Ilir Meta, Edvin Rama, Vangjel Dule dhe bandat mė tė vogla tė vjedhin edhe atė qė ka ngelur nga pasuria e shqiptarėve pėr tetė vitet e ardhshme, por me kushtet e renditura mė lart. Plani ėshtė qė mbasi tė mbarojnė kockat, kėta do tė fillojnė tė gjithė bashkė qė tė hanė shqiptarėt.

Sė dyti, paria vendosi t’iu tregojė shqiptarėve se vota e tyre nuk ka vlerė. Zgjedhjet bėhen kot. Kėta tė tre i numėrojnė votat. Kėta ia numėruan votėn edhe Bamir Topit. Kėta do t’ia numėrojnė votat edhe AKZ dhe tė gjithė partive tė tjera tė vogla qė e kuptuan se loja me karrige ka mbaruar. Nė karrigen e fundit do tė jenė Ilir Meta, Edi Rama, dhe Sali Berisha. Se kush do tė jetė ulur nė prehėr tė tjetrit varet nga disa gjėra qė nuk shpjegohen kėtu, mirėpo qė do tė rrinė tė gjithė bashkė e njėri nė prehėr tė tjetrit, nuk ka dyshim. Megjithatė shqiptarėt nuk do ta kuptojnė se janė ulur sepse duke qenė me gjatėsi tė ndryshme, do tė duket sikur janė njėri mbas tjetrit. Teknikė e njohur, iluzion optik qė e ngatėrron dimensionin vertikal me atė horizontal. Por kur i sheh nga mėnjanė, e kupton se ēka po ndodh, dhe bėhesh i vetėdijshėm pėr tė vėrtetėn.

Sė treti, paria e Tiranės iu tha tė huajve qė tė mos pėrzihen. Ne fakt ua zgjidhi problemin e stabilitetit. Nuk do tė ketė rrėmujė nė nivelin e parisė. Qentė qė kanė njė kockė nė gojė, nuk iu gėrmushen apo hakėrrehen qenve tė tjerė. Sepse ajo kocka i bėn qė tė rrinė urtė. Dhe ndėrkombėtarėt nuk do tė pėrzihen, sepse e dinė mirė se me kė kanė tė bėjnė. Sepse nuk mendon vetėm paria qė ne jemi njerėz tė paditur e katundarė, edhe tė huajt mendojnė kėshtu. Tė huajt duan stabilitet, dhe kėtė e garanton marrėveshja me lezet. Parimi ishte, “mė rrove, tė rrova, brisku i berberit”. Paria nuk ka nevojė pėr tė huajt. Tė huajt nuk duan probleme. Kauza rotacionale i zgjidh problemet,

Sė katėrti, marrėveshja tregoi se deri ku janė tė shitur mjetet e propagandės dhe tė shtypit. Shumica e llapaqenėrisė mediatike po bėjnė hapur lojėn e parisė dhe janė angazhuar nė mbrojtje tė paktit e tė interesave tė tyre tė ngushta. Nuk po pėrmend emra se mė vjen ndot, port ė gjithė argumentet qė po lėshohen prej tyre si bie fjala, iu thanė tė huajt, ishte interesi kombėtar, ėshtė pėr tė mirėn tuaj, e bėri Stanishevi, Papandreu dhe Internacionalja, e bėnė pėr tė bashkuar socialistėt, etj. etj. janė pa bazė e mashtrim i pastėr. Kėta kanė interesa dhe do tė ulen tė tre nė njė karrige pėr tė mbrojtur interesat e tyre tė ngushta. Se kėta sillen sipas parimit tė Haxhi Qamilit “kur kam Sharrėn e Shijakun me vete, nuk pyes pėr Berlinin”. Kur i kanė katundarėt e tyre mbas vetes, kėta nuk pyesin pėr Brukselin, Uashingtonin, apo Timbuktunė. Nuk po hyj nė argumentet e shumta qė po pėrdoren, por tė gjithė kėto pjesėtarė tė llapaqenėrisė mediatike do tė ishte mirė ta qepnin gojėn se pusetės sė gjirizit i ka ikur kapaku dhe ka vėrshuar nė tė gjithė lagjen qė qelbet.

Sė pesti, ky pakt vjen nė njė moment kritik nė tė cilin do tė sprovohet ideja kombėtariste shqiptare. AKZ ka lajmėruar pėr njė miting gjigand me 7 prill. Pakti i parisė ia ka mbyllur lojėn Kreshnik Spahiut dhe AKZ-sė. Platforma e tij ka qenė e gabuar prej fillimit. Duke u bėrė buldozeri anti-Berishė, ai nuk e ka kuptuar se po pėrdorej prej parisė, sepse nė ēdo kohė Edi Rama dhe Sali Berisha janė marrė vesh, edhe pse me pak vėshtirėsi tė kuptueshme. Tashmė AKZ dhe kreshnik Spahiu nė mitingun e 7 prillit duhet tė heqin dorė nga demagogjia e populizmi dhe duhet tė parashtrojnė ide tė qarta e mobilizuese, njė platformė shtet-komb ndėrtuese, dhe njė program tė qartė. Ndryshe, ky pakt qė ia mbyll dyert kombėtarizmit shqiptar, edhe pse nuk e dėmton kombėtarizmin si frymė, do ta shfryjė AKZ-nė si forcė politike. Pėrgjegjėsia e AKZ ėshtė qė tė gjejė forcėn e tė rrijė jashtė paktit e jashtė sistemit sepse Edi Rama e ka shitur dhe paria ėshtė e gatshme qė nė mos arriftė ta pėrdorė si do, ta shkallmojė duke pėrdorur instrumentet e dhunės e tė shtetit. AKZ duhet tė jetė njė parti jashtėkuvendore, tė vendosė prioritetet e duhura, tė shkojė tek shqiptarėt jo me dylbi e me demagogji, por me njė program tė qartė. Por paria e Tiranės me kėtė pakt ia ka ngushtuar zgjidhjet dhe me 7 prill do tė merret vesh se ku e gjejnė veten AKZ dhe udhėheqja e asaj partie qė, nė kėtė pikė e sheh veten si bartėse tė idesė kombėtariste. Por paria e din mirė se kombėtarizmi, me njė parti apo pa parti, ėshtė njė frymė e njė ideologji e jo njė strukturė interesash.

Sė gjashti, ky pakt tregoi se nuk ka as tė majtė, as tė djathtė, as militantė e as ideologji, as vlera, as bindje politike. Kulti i parasė dhe i interesit ka triumfuar. Njerėzit qė do tė mbėshtesin njėrėn palė ose tjetrėn do tė shohin qartė se po e dėnojnė veten e tyre me vdekje, se kanė rėnė viktimė e njė mashtrimi tė njė bande hajnash politikė. Nuk ka socialistė, demokratė, apo liberalė qė do tė pranojnė njė pakt tė tillė tė pajustifikueshėm. Ky pakt tregoi se paria ėshtė kundėr shqiptarėve. Tė gjithė maskat e saj ideologjike ishin gjethja e fikut e radhės. Tashmė nuk kanė as platforma, as ideologji, as vlera, e as maska qė i mbrojnė. Tė gjithė sharjet janė pa vlerė, tė gjithė etiketimet janė fshirė, tė gjithė bėrtitjet, kanosjet e kėrcėnimet janė harruar. Tė gjithė dosjet janė fshehur e fshirė sikur asgjė nuk ka ndodhur.

Sė shtati, ky pakt tregoi se sa e vetėdijshme ėshtė paria e Tiranės pėr gjendjen kritike tė vendit, tė ekonomisė, tė shoqėrisė, tė dobėsisė sė shtetit, tė nivelit tė lartė tė kriminalizimit e tė korrupsionit, tė shkallės sė lartė tė mosbesimit qė kanė tė huajt, etj. Me kėtė pakt, paria iu thotė tė gjithė shqiptarėve qė jeni tė pashpresė. Ne jemi ata qė iu sundojnė, ne do t’ju sundojmė prandaj dorėzohuni. Dallimi midis Rrethit tė Ferrit dantesk dhe gjendjes nė shtetin shqiptar ėshtė se shqiptarėt po e provojnė me jetėn e tyre se ēka tė bėn e keqja kur tė kap pėr fyti e tė hip mbi kokė. Por ky pakt i ka vėnė hapur nė pėrballje parinė dhe popullin shqiptar. Paria ka llogaritur qė nė pėrplasjen e vezėve do tė fitojė veza e tyre. Mirėpo, ata janė katundarė kopila, por edhe ne tė tjerėt jemi katundarė. Si tė pėrplasen vezėt, nuk dihet se cila vezė do tė thyhet sepse edhe ne bėjmė si ata: ndryshe flasim, ndryshe, mendojmė e ndryshe veprojmė. Pėrmbyllje Shkurt, pakti Berisha-Rama-Meta ėshtė treguesi mė i qartė i strukturės oligarkike tė tre bandave qė sundojnė shtetin shqiptar. Ky Pakt tregon se paria ėshtė e lidhur me interesa shumė tė forta dhe qė i bėjnė tė gjithė tė kontrollueshėm nga interesat e krimit. Por, edhe pse koha ėshtė e paktė, njerėzit duhet tė organizohen dhe tė mos e pranojnė zgjidhjen qė kanė vendosur prijatarėt e krimit. Ata duhet tė mbėshtesin alternativat, nė se kėto bėhen alternativa bindėse e reale. Pyetja ėshtė a mund tė bėhen bashkė 15,000 nėnshkrime votuesish? A mund tė ketė forca qė dinė tė luftojnė kėtė luftė me gjarprin e parisė kriminale tė Tiranės? Por e vėrteta ėshtė e qartė dhe ėshtė ajo qė kam thėnė unė me kohė. Kėta janė njė bandė, Paria e Tiranės, kėta duan tė na hanė tė gjallė. Pakti e provon kėtė. Dhe kėta duhen luftuar pa mėshirė. Nė se nuk ka zgjidhje tė shpejtė, atėherė duhet filluar njė organizim i ri, jashtė strukturave tė parisė, pėr njė fillim tė ri, pėr njė shtet nė shėrbim tė shqiptarėve, pėr njė tė ardhme tė sigurt e tė qetė pėr tė gjithė, pėr njė shoqėri normale, tė ndershme e me dinjitet, pėr njė bashkėsi ligjore-politike qė tė marrė vendin e duhur nė shoqėrinė e popujve normalė
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com