Albatlanta
Tė sillesh si opozitė, kur je nė pushtet

Tė sillesh si opozitė, kur je nė pushtet
Kico Blushi
Duket se, sė fundi, Berisha i ka thirrur mendjes, po braktis tubimet masive me urlatorė, puthadorė e rreshtorė tė njėjtėsuar tė administratės ..."civile", ku ligjėron me zė tė lartė, qė nga sipėr, qė nga podiumet e stolisura me parullėn "Ne jemi ndryshimi", d.m.th qė nga lartėsitė e tė gjithėpushtetshmit e tė gjithēkaditurit, ku udhėheqėsi "historik" hap perspektiva tė reja lumturie e begatie, paēka se flet e dėgjon vetėm veten, mjaft qė tė regjistrohet nga kamerat e televizioneve qė ta ndjekim ne, populli, nė drekė e nė darkė, para e pas buke, para e pas gjumit... Disa thonė se ai po tėrhiqet "me lezet" se nuk i pėrballon disa mitingje e fjalime nė ditė edhe pėr shkak tė moshės... Mjafton tė dalė njė specialist kompjuterėsh qė tė llogarisė me saktėsi jo sa kilometra rrugė ka bėrė Berisha jashtė dhe brenda vendit, po sa janė kilometrat e shiritave magnetikė, orėt e kronikave dhe tė fjalimeve tė tij, qė tė kuptojmė se sa shumė ėshtė lodhur e rropatur ky njeri pėr tė mirėn tonė!

Nė kėtė drejtim po, ai duhet tė shpallet me meritė kampion botėror, por jo nė not e nė lartėsi Muresh Kineze, si aspiron herė pas here! Ditėt e fundit, si nė Bėrzhitė e mė pas nė Lushnjė, me fermerėt, ose nė "Adriatik" tė Durrėsit me biznesmenėt, kryeministrin e pamė tė zbresė nė tokė, tė ulet e tė kuvendojė "gju mė gju" me popullin punonjės. I veshur si njė qytetar i zakontė, informal, jo shik e sqimatar nė veshje, si Rama, pa kravatė e me njė xhakavento tė zezė, Berisha sė fundi po demonstron njė pėrkujdesje tė paparė pėr thjeshtėsi. Mban nė dorė edhe njė stilolaps, edhe njė bllok shėnimesh ku regjistron me kujdes tė gjitha sugjerimet, vėrejtjet dhe kėrkesat qė i bėjnė tė ftuarit nė bashkėkuvendim. Pėrpiqet tė ngjajė sa mė i pėrkorė, i dėgjueshėm, i vėmendshėm, i preokupuar, i dashur dhe i merakosur sa mė s'ka pėr hallet e popullit, pėr problemet e njerėzve "poshtė, nė bazė"... Nuk shfaq, si rrallėherė, as cinizėm, as arrogancė e ironi dhe as atė prepotencėn e vet "karizmatike" tė njė burrė shteti tė pathyeshėm, tė palėkundur e tė paepur... Tė duket sikur as Dalai Lama nuk ėshtė kaq i thjeshtė! E jo vetėm kaq, po ēdo kėrkesė pėr taksat, pėr financime, pėr ndėrtim distributorėsh pėr prodhimet bujqėsore e blegtorale, pėr vaditjen nė shkallė kombėtare, pėr rimbursimin e naftės pėr makineritė bujqėsore, pėr mungesat e energjisė elektrike, pėr legalizim dhe regjistrim tė tokės, pėr rrugė rurale, pėr ambulanca e shkolla tė reja, pėr financime tė mikrobiznesit, pėr dėrgim mamish dhe mjekėsh nė periferi, pėr statusin e artistit, etj. etj, u thotė "po, keni shumė tė drejtė, unė ju garantoj, unė ju siguroj: do tė jap menjėherė porosi qė tė bėhen!"... Dhe mban shėnim... Ndėrsa tė ftuarit, tė entuziazmuar, sakaq e duartrokasin... Ndėrkaq shpėrndan njė buzėqeshje modestie, po edhe kėnaqėsie. Spontaniteti dhe besueshmėria e lypin qė para se tė mbyllet takimi me popullin tė dalė edhe ndonjė i moshuar apo invalid qė t'i lutet tė bėjė njė fotografi me tė e t'i thotė se po tė mos ishte ai, ne nuk do tė gėzonim gjithė kėto tė mira, d.m.th do tė na kishte marrė me gjithsej lumi Gjanicė, Drin e Vjosė bashkė!...

Sa mė shumė tė afrohet 23 qershori, Berisha ka pėr tė synuar, me sa shihet, t'i shfaqet publikut "si njė nga ne", si burrė i urtė, si njė babagjysh qė shpėrndan bujarisht premtime e dhurata nė perspektivė, duke ringjallur edhe klishenė e vjetėr e tė harruar tė propagandės sė diktatorit: "Jeni ju, pa jemi ne... (kupto: unė...)!"... Kjo ėshtė risia e kėsaj fushate... Sepse vota me ēdo kusht! Andaj njė pėrulėsi e modesti e tillė nuk ėshtė parė kurrė mė parė, as nė Kuvend, me kolegėt opozitarė jo se jo, por as nė mbledhjet e qeverisė, ku flet vetėm ai dhe ku ministrat e ndjekin kokulur, teksa rrinė dhe e vėshtrojnė nė buzė e nė sy, ose kur duan tė shmangin hetimin e tij, bėjnė sikur ndjekin materialet nė laptopet pėrkatės...

Gjithsesi kjo sjellje, kjo qasje e Berishės ndryshe, me tone tė ulėta e tė paqta, me njė "uniformė civile", duhet pėrshėndetur. Qoftė edhe formalisht, kjo sjellje "ndryshe" duket si njė kthim i shumėpritur nė normalitet. Por a thua t'u kemi shpėtuar njė herė e mirė klithmave tė tij tė ngjirura nėpėr fushata, instinktit tė tij prej metingashi profesionist, qė veteksitohet e ngazėllehet sa sheh njė mikrofon, njė kamera dhe njė turmė, ngaqė kujton se numri i pjesėmarrėsve nėpėr sheshe, bashkė me ulėrimat dhe duartrokitjet frenetike tė ndjekėsve quhen fitore paraprake, njė paradhėnie nga "banka" e dashurisė sė popullit pėr udhėheqėsin e shquar? A thua se mbas sodit, Berisha do tė ligjėrojė e do tė kuvendojė si njeri normal, si njė i barabartė mes tė barabartėve?

* * *

Por ajo qė duhet tė bėjė mė shumė pėrshtypje ėshtė fakti qė kryeministri, nė kėto takime "gju mė gju" sillet jo si njė i plotfuqishėm qė ka sunduar pėr tetė vjet rresht, me dorė tė fortė, si ka dashur e si ka mundur, por si njė opozitar i thekur, i cili po tė votohet e po tė fitojė zgjedhjet pėr katėr vjeēarin e pas 23 qershorit, do tė bėjė mrekullira, tė cilat, kuptohet, nuk i ka bėrė "ai tjetri"... Po ta ndjekėsh me vėmendje, i gjithė ligjėrimi i Berishės ėshtė prej opozitari, jo prej pushtetari. Edhe kur sulmon dhe akuzon opozitėn, nė Kuvend a nė konferenca shtypi, ai e bėn atė jo vetėm fajtore dhe shkaktare, por edhe duke e kriminalizuar e viktimizuar pėr korrupsionin dhe krimin, pėr bllokimin e statusit, por edhe pėr mungesėn e Drejtėsisė dhe efikasitetit qeverisės...

Kurrė nuk dėgjohet asnjė bilanc e llogaridhėnie, aq mė pak ndonjė gabim a mangėsi e qeverisė nė kėto tetė vjet... E megjithatė premtohet e premtohet, pa kursim e dallim, si tė kishte qėnė qeveria nė opozitė dhe opozita nė qeveri... Askush nuk guxon ta pyesė: po pėrse nuk janė bėrė deri tani kėto qė po premton, zoti kryeministėr? Se nuk janė pak tetė vjet dhe kaq kohė pėr njė qeveri nuk janė pak! Pėrse, sa pėr tė dhėnė njė shembull, Shkodra e NėnShkodra po pėrmbytet disa herė nė vit? Pėrse vetėm ne mbetėn jashtė dyerve tė BE-sė? Pėrse vetėm tek ne vriten qytetarėt qė demonstrojnė te kangjellat e qeverisė? Pėrse brenda dy dekadave, tek ne ka njė humnerė sociale, me shumė tė varfėr, - tė vetmit nė Evropė qė ushqehen "me lista" dhe pesė pėr qind shumė tė pasur? Pėrse ėshtė rrėnuar sistemi arsimor e shėndetėsor, mjedisi natyror dhe ai shoqėror?

Po t'ja bėsh vetes kėto pyetje, tė duket sikur ka qeverisur njė tjetėr e jo Berisha qė nuk ka bėrė atė dhe kėtė, qė nuk ka punuar dhe luftuar sa dhe si duhet pėr mirėqenie e kohezion social, kundėr krimit dhe korrupsionit... por ama, po e votuam Berishėn edhe pėr katėr vitet e ardhme, gjithēka do tė realizohet, aq sa do tė kalohen pėr nga standardet dhe mirėqenie edhe disa vende tė BE-sė! Edhe "muri i bllokimit" do tė shembet dhe ne do ta fitojmė, mė nė fund, statusin, edhe pse na ka penguar opozita e sotme!... Pėr kėtė arsye "tri ligjet" e famshme i faturohen si mėkat opozitės sė sotme, duke e akuzuar atė si fajtore qė nuk u fitua statusi, gjė qė e amplifikon idenė se opozita nuk ka qėnė opozitė, por si njė pozitė reale dhe destruktive... Mos vallė nesėr nuk do tė ketė fare opozitė, nėse "opozita" e sotme e Berishės do t'i fitojė zgjedhjet, d.m.th do tė (ri)vijė nė pushtet? Sa mė sipėr ėshtė pjesė e absurditetit, natyrisht. Berisha llogarit se duke u sjellė si opozitė, qė nga veshja modeste, nga zėri i shtruar, nga dėgjesa e halleve, pėrkushtimi dhe pėrulėsia, (aq sa nganjėherė ngjan mė i pėrkushtuar e mė i thjeshtė edhe se Beppe Grilloja i Italisė), kujton se votuesit do tė harrojnė qė Berisha ka qėnė pėr tetė vjet nė pushtet, me pushtet absolut nė duar, i pakonkurrueshėm dhe i papėrballueshėm nga opozita dhe shoqėria civile, zot i tė gjitha pushteteve tė tjera, tė varura e tė pavarura.

Prandaj tė bėn tė dyshosh se "thjeshtėsia" e Berishės, nė kėto zgjedhje ėshtė mė tepėr njė tjetėr hile... Njė truk i rekomanduar ndoshta nga specialistėt amerikanė tė fushatave, - si njė tjetėr "ndryshim i vėrtetė"..., ashtu si e hėngrėn jo pak votues kur KOP-i u reklamua si garanci e padiskutueshme e ndryshimit tė njėmendtė tė Berishės... Kėsaj here shpresohet se, nėpėrmjet transformimit tė lukut dhe tė sjelljes publike tė kryeministrit, do tė sigurohen mė shumė vota, pra do tė ketė mė shumė rezultate, pasi ėshtė provuar mėse njėherė qė "ky popull e ha kollaj sapunin pėr djathė"... Besohet kėsisoj se mund tė vilen kėto rezultate: 1. Se familja e kryeministrit nuk ėshtė pasuruar, se ja, shikoni sa i thjeshtė ėshtė ai vetė... 2. Se Berisha ka qėnė dhe ka mbetur tėrėsisht i pėrkushtuar ndaj halleve e problemeve tė popullit, si kurrkush tjetėr, se ja shikoni si kuvendon gju mė gju me popullin... 3. Se fajin qė punėt nuk kanė shkuar dhe aq mirė nuk e ka ai, po ata qė e kanė penguar, konkretisht opozita, d.m.th neobllokmenėt... 4. Se ai tani ka shumė eksperiencė nė qeverisje, prandaj ku mund tė gjeni njė mė tė mirė e mė tė pėrkushtuar?... 5. Se duke e personalizuar fushatėn, militantėt, klientėt dhe tė gjithė ata qė kanė pėrfituar favore e prona prej tij do tė binden: pa ra Berisha, ku do tė mbytemi ne?... 6. Se pėr Berishėn mund tė thuhen njėmijė e njė gjėra, por njė gjė nuk mund t'i mohohet: ėshtė punėtor i palodhur... 7. Se po humbi Berisha, a ju kujtohet se ēfarė opozite mund tė bėjė? 8. Se duke e pasur Berishėn nė qeveri, ka edhe pozitė edhe opozitė dhe se tė dyja kėto funksione mund t'i bėjė vetėm njė njeri... etj, etj. Mos lipsen tė tjera argumente dhe pyetje?
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com