Albatlanta
Referendumi si tirani e pakicės berishiste

Referendumi si tirani e pakicės berishiste
Andrea Stefani
Kryeministri Berisha ka paralajmėruar se do ta ēojė nė referendum ēėshtjen e miratimit tė tre ligjeve “magjike” qė, sipas tij, paskan bllokuar integrimin e Shqipėrisė nė Europė.

Bllokuesi i europianizimit, pra edhe i integrimit, autokrati qė ka pėrqendruar nė duart e njerėzve tė tij tė gjithė pushtetet, kėrkon ta maskojė mungesėn e vullnetit pėr konsensus me opozitėn me formėn e demokracisė sė drejtpėrdrejtė qė ėshtė referendumi. Por njė analizė pak mė e kujdesshme, qė shkon tej fjalėve dhe sloganeve, tė bėjnė tė kuptosh se edhe ky referendum, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse ushtrimi i njė tiranie tashmė tipike pėr Berishėn nė pushtet.

***

Si ēdo autokrat, Berisha di vetėm tė diktojė. Konsensusi me opozitėn ėshtė gjė e huaj pėr tė. Faktet flasin vetė. Ai nuk dha konsensus pėr hapjen e kutive pas zgjedhjeve tė vitit 2009, as pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės, as pėr zgjedhjen e kryeprokurorit, as pėr ndarjen e zonave zgjedhore, as pėr ndarjen e mandateve pėr zgjedhjet e ardhshme. Berisha nuk dha konsensus as pėr ēėshtjen e Fierit, edhe pse kishte organizuar atje njė puē tė turpshėm dhe antiligjor me anė tė tė cilit i grabiti opozitės pushtetin lokal tė fituar me votė. Me plot tė drejtė, opozita bllokoi miratimin e tre ligjeve pėr ta bėrė autokratin tė interesuar tė arrinte njė konsensus me tė. Kėshtu vepron ēdo opozitė nė demokraci. Kur tregohesh arrogant dhe kėrkon vetėm tė diktosh, opozita tė bllokon nė mėnyrė qė kostoja politike dhe qeverisėse tė tė detyrojė tė bėsh lėshime dhe tė arrish njė konsensus me opozitėn. Pėrvoja e obstruksionit opozitar vjen qė nga Roma e lashtė me Tiber Grakun e deri te demokracia moderne e SHBA. Nė librin e tij “Guximi pėr tė shpresuar” Barak Obama i thur lavde filibasterit apo obstruksionizmit qė i krijon mundėsi pakicės nė Senatin e SHBA-sė tė bllokojė punimet e tij nė rast se shumica nuk pėrfill ndjeshmėritė e saj. Berisha e shpall obstruksionin opozitar armiqėsor, sepse edhe opozitėn e percepton si armike.

***

Tri ligjet e famshme nuk janė thelbėsore pėr integrimin. Kėtė tė vėrtetė e kanė deklaruar edhe disa ndėrkombėtarė. E gjitha ėshtė njė demagogji pėr ta hedhur topin e fajit tek opozita. Por tė pretendojmė pėr njė moment tė kundėrtėn. Atėherė lind pyetja pėrse Berisha nuk lėshoi pėr Fierin pėr tė arritur konsensus me opozitėn pėr tri ligjet? Pėrse rrėmbimi i pushtetit lokal nė Fier ishte pėr Berishėn mė i shenjtė se statusi? Pėrse e sakrifikoi statusin kandidat pėr Fierin? Pėrgjigjja ėshtė thuajse evidente: Sepse nuk i duhej statusi kandidat pėr Shqipėrinė, por statusi i humbur pėr tė fajėsuar opozitėn pėr bllokimin e integrimit qė nė fakt, ka 20 e kusur vjet qė po e saboton me autokratizmin e tij, me grabitjen e zgjedhjeve, me kapjen e pushteteve, me korrupsionin, me vrasjen e protestuesve, me nacionalizmin primitiv, me konfliktualitetin dhe qeverisjet e dėshtuara. Tre ligjet janė alibia e Berishės pėr antieuropianizmin qė do ta mbajė sekret, por qė pėr shkak tė bėmave tė tij (si pėr shembull kapjen e tė gjitha pushteteve) nuk ėshtė mė njė sekret.

***

Berisha nuk kupton se miratimi i tri ligjeve u veēua si masė kritike arritjesh pikėrisht pėr tė provuar aftėsinė e klasės politike, dhe nė radhė tė parė tė pushtetit, pėr tė prodhuar konsensus. Tė miratuara nė njė referendum, qoftė edhe tė pamanipuluar, ato s’kanė asnjė vlerė pėr integrimin. Ky ishte nė thelb edhe mesazhi i komisionerit Fyle i cili shfaqi habi pėr nismėn referendare tė Berishės. Por Berisha ėshtė i vendosur tė ndėrsejė “popullin” kundėr opozitės. Pasi e ka kapur “pėr leckash” nė Parlament, pasi e ka vrarė nė rrugė, pasi ka refuzuar ēdo lėshim ndaj saj, tani Berisha ka vendosur ta ēojė deri nė fund arrogancėn e tij, duke organizuar njė referendum pėr tri ligjet. Bujrum, se me siguri do tė humbasė! Por problemi ėshtė qė ai i vjedh votat. Tė organizosh referendum, demokraci tė drejtpėrdrejtė, duhet qė tė organizosh zgjedhje ku vota nuk vidhet, nuk manipulohet. Dhe 23 vjet kanė dėshmuar se Berisha nuk ka fare njė vullnet tė tillė. Madje, edhe pėr zgjedhjet qė afrojnė, ka zėra qė sugjerojnė tė organizohen me njė qeveri teknike. Aq i lidhur me vjedhjen e votės ėshtė ky politikan! Dhe me njė referendum ku vidhen votat nuk ėshtė mė demokraci e drejtpėrdrejtė, por njė maskaradė ku pakica e ardhur nė pushtet me vota tė vjedhura, maskon tiraninė e saj, diktatin e saj me gjoja vullnetin e “popullit”.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com