Albatlanta
ARROGANCA E BERISHĖS DHE POLI I METĖS

ARROGANCA E BERISHĖS DHE POLI I METĖS
ANDREA STEFANI
Kreu i LSI-sė, Ilir Meta, sapo ka bėrė njė deklaratė mbi domosdoshmėrinė e njė poli tė tretė qė do pėrkulte arrogancėn e partive tė mėdha nė qeverisje. Njėherazi Meta ka deklaruar se qenia nė qeveri e LSI-sė nuk ėshtė e lidhur me vetė ekzistencėn e LSI-sė, por me nevojėn e njė klime konstruktive stabiliteti.
Por problemi ėshtė se po t’i ballafaqosh kėto deklarime tė Ilir Metės me ēka ndodhur dhe ē’po ndodh, kupton qė ato janė krejtėsisht tė pasinqerta dhe se Meta lakmon krejt tė kundėrtėn e asaj qė deklaron. Se ai ka sakrifikuar konstruktivitetin opozitar pėr njė copė pushtet dhe se ėshtė bėrė pjesė e arrogancės qeverisėse tė PD.

***

Tė analizojmė idenė e polit tė tretė. Kėto 20 vjet kanė treguar se edhe kur njė parti e madhe ka qenė e detyruar tė krijojė njė qeveri me disa parti tė vogla, arroganca e qeverisjes nuk ėshtė zbutur. Pėrkundrazi, kanė qenė partitė e vogla qė pasi kanė bėrė pazare duke i zhvatur pushtetit ndonjė copė kockė, janė bėrė palė me arrogancėn e pushtetit. Shembulli mė tipik ėshtė vetė LSI dhe Ilir Meta qė, pasi pėrfituan 20 pėrqindėshin nga copa e pushtetit, e mbėshtetėn Berishėn nė aksionet e tij autokratike pėr kapjen e tė gjithė pushteteve.
Rastet mė tė fundit kanė tė bėjnė me zgjedhjen e Presidentit tė Republikės dhe caktimin e Kryeprokurorit. Pluripartizmi ndikon nė zbutjen e arrogancės sė partive tė mėdha nė qeveri vetėm kur partitė e vogla qė bėhen pjesė e qeverisjes, mbeten tė dedikuara tė zbatohen parimet e demokracisė liberale qė kanė tė bėjnė me ndarjen e pushteteve, me kufizimin e pushtetit tė qeverisė nga pushtete tė tjera qė e balancojnė dhe e kontrollojnė qeverinė. Por nuk do tė mjaftojė as njė pol i tretė me 100 parti, nėse kėto braktisin parimin e ndarjes sė pushteteve siē bėri Ilir Meta nė 2008-n, kur pasi mallkoi Berishėn pėr ndryshimin e Kushtetutės me Edi Ramėn, bėri bashkėqeverisje me Berishėn duke harruar fare qė amendimet e kishin shndėrruar Shqipėrinė nė njė, po tė shprehemi me njė neologjizėm tė Metės, “republikė kryeministrore”.
Duke bėrė njė poshtėrsi tė tillė, Meta i shėrbeu stabilitetit autokratik tė vendit, “stabilitet” arrogant qė ēoi edhe nė vrasjet e 21 janarit. Sepse arroganca ėshtė tipike e tė fortėve, e atyre qė kanė pushtet tė pakontrolluar, pra dhe e pushteteve autokratike. Dhe a nuk ėshtė vrasja e protestuesve tė pafajshėm njė formė kulmore dhe e pėrgjakshme e arrogancės sė njė qeverie? I takon Metės t’u shpjegojė shqiptarėve se nė ē’mėnyrė pjesėmarrja e tij nė qeveri e paska zbutur arrogancėn e Sali Berishės nė kėto 4 vjet.
Dhe nėse pas njė shpjegimi tė tillė, Berisha do na shfaqet mė i butė, vetėm atėherė mund tė besojmė se njė pol i tretė mund tė bėjė punė kundėr arrogancės sė Berishės apo kujtdo tjetėr. Por nuk ka se si. Arrogancės nė qeveri ia ul kokėn drejtėsia dhe ligji qė nuk e lė qeverinė tė bėjė padrejtėsi deri edhe krime, duke ndėshkuar padrejtėsinė dhe krimet e saj. Arroganca nė qeveri i ka rrėnjėt nė pandėshkueshmėrinė e korrupsionit tė madh qeveritar (jo vetėm atij komunar) pjesė e tė cilit, siē e di ēdo shqiptar, ėshtė edhe vetė Ilir Meta.

***

Meta pėrpiqet t’i fshehė publikut shqetėsimin e tij tė vetėm qė ėshtė tė qėndrojė nė pushtet sa mė gjatė, madje pafundėsisht. Prandaj deklaron se qenia nė qeveri nuk lidhet me ekzistencėn e LSI qė ėshtė krijuar si parti opozitare. Veē edhe sot ka mjaft mbėshtetės tė Metės, qė duke dashur tė justifikojnė bashkėqeverisjen LSI-PD, kėmbėngulin se nėse LSI nuk do tė ish futur nė qeveri me Berishėn, do tė qe zhdukur nga faqja e dheut si parti.
Ky duket ka qenė edhe shqetėsimi i Metės kur u afrua nė qeveri me Berishėn, pikėrisht me atė qė u betua se do ta nxirrte nė pension pėr tė mirėn e Shqipėrisė. Duket kėtė braktisje premtimesh (nė njė spot tė 2009-s shkruhej: vota pėr LSI, votė e sigurt kundėr Berishės!) dhe destruktim parimesh, Meta e quan konstruktivitet nė shėrbim tė stabilitetit. Dhe shihet qartė se ėshtė i gatshėm tė bashkohet me kėdo, mjafton qė tė jetė pjesė e qeverisė pas zgjedhjeve tė 23 qershorit.
Prandaj refuzon tė deklarojė se me cilėn parti nuk mund tė bėjė qeveri. I mban tė gjitha shanset e hapura qė tė mund tė hajė nga tė gjitha krahėt. Ėshtė njė oportunitet qė i lind prej njė situate ku krijimi i qeverisė nuk ka tė bėjė fare me parime, aq mė pak me ato tė demokracisė dhe lirisė, as me integrimin qė e pėrdor si maskė, as me tė majtėn apo tė djathtėn, me demokracinė apo autokratizmin si alternativa; oportunitet i njė situate tė krimbur ku krijimi i qeverisė ėshtė thjesht njė pazar aritmetik dhe vulgar numrash, votash dhe deputetėsh.
Ėshtė kjo braktisje parimesh qė tė njėjtin autokrat me emrin Berisha, qė dikur Meta e kryqėzonte nė emėr tė demokracisė dhe Atdheut, sot ta shpallė si njė partner tė vlefshėm dhe konstruktiv pėr stabilitetin. Por mungesa e parimeve nuk ėshtė konstruktivitet, edhe pse nuk ėshtė ēudi tė keqperceptohet si i tillė. Edhe nga ndonjė ndėrkombėtar si Stefan Fyle.
Sepse jetojmė nė njė klimė imoraliteti ekstrem politik, nė njė kalbėzim tė klasės politike ku si ferment ka kontribut edhe Meta. Dhe ėshtė njė kalbėzim qė mund tė na ēojė nga s’ta merr mendja, por kurrsesi nė njė progres drejt Europės, sikundėr Meta premton. Ėshtė kalbėzimi i shansit tė lirisė dhe demokracisė nė Shqipėri.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com