Albatlanta
NJĖ PĖRGJIGJE SHUMĖ E THJESHTĖ

NJĖ PĖRGJIGJE SHUMĖ E THJESHTĖ
ALEKSANDĖR A. ARVIZU
Shqipėria festoi 100 vjetorin e pavarėsisė nė muajin nėntor. Ishte koha pėr tė qenė krenarė, njė kohė pėrsiatjeje mbi sukeset e vendit nė kapėrcimin e trazirave tė mėdha pėr t’u bėrė anėtar i NATO-s dhe qė aspiron pėr nė BE.
Tani, ndėrsa shqiptarėt shohin pėrpara drejt zgjedhjeve parlamentare tė 23 qershorit, gjendemi nė fillimin e njė kapitulli tė ri nė historinė e Shqipėrisė – njė kapitull qė duhet tė pėrkufizohet nga demokracia e lulėzuar, ndėrtuar nė mėnyrė tė padiskutueshme mbi vullnetin e popullit.
Duke udhėtuar nėpėr Shqipėri, gjej tema tė pėrbashkėta nė bisedat qė bėj, pavarėsisht nėse jam nė Shkodėr apo Gjirokastėr, nė Vlorė apo Elbasan.
Shqiptarėt janė tė shqetėsuar pėr probleme reale – punėsimin, tė ushqyerit e familjeve tė tyre, kujdesin shėndetėsor, arsimin, degradimin e mjedisit dhe krimin, sa pėr tė pėrmendur pak prej tyre.
Shumė vetė mė janė ankuar qė udhėheqja politike (dhe kėtu mė lejoni tė jem i qartė qė njerėzit flasin si pėr koalicionin qeverisės ashtu edhe pėr opozitėn) duket e fokusuar vetėm nė interesat vetjake ose partiake, se sa nė zgjidhjen e kėtyre problemeve tė pėrhapura gjerėsisht.
Teksa shqiptarėt pėrgatiten pėr ta nisur kėtė kapitull tė ri, njė element ndryshimi duket sikur del mbi tė gjithė tė tjerėt pėr nga rėndėsia: mėnyra se si zhvillohen zgjedhjet nė Shqipėri, veēanėrisht nevoja pėr ta zhvendosur vėmendjen tek njerėzit, ku institucionet qeveritare dhe partitė politike iu shėrbejnė interesave tė njerėzve.

Kur Sekretarja Klinton iu drejtua parlamentit, ajo iu bėri njė kėrkesė tė qartė zyrtarėve tė zgjedhur nė auditor qė tė sigurojnė qė zgjedhjet e ardhshme tė jenė tė lira dhe tė ndershme, dhe tė shihen si tė tilla nga bota, nė mėnyrė qė populli shqiptar tė ketė besim nė rezultatet dhe nė institucionet demoraktike, dhe tė besojė nė drejtuesit e tyre.
Demokracia nuk ėshtė njė bunker betoni qė izolon udhėheqjen politike prej popullit. Pėrkundrazi, zyrtarėt e zgjedhur kanė detyrimin tė shėrbejnė nė mėnyrė tė pėrgjegjshme dhe t’i pėrdorin postet e tyre tė pushtetit qė tė pėrfitojnė tė gjithė qytetarėt. Udhėheqėsit duhet tė fitojnė besimin e njerėzve pėrmes njė procesi transparent, tė lirė dhe tė ndershėm.
Gjithashtu, sjellja e partive politike ndikon drejtpėrsėdrejti nė besimin e publikut tek zgjedhjet. Si miqtė mė tė palėkundur e mė tė qėndrueshėm tė Shqipėrisė pėrgjatė viteve, Shtetet e Bashkuara i bėjnė thirrje qeverisė dhe tė gjitha partive politike qė tė fokusohen nė forcimin e besimit tė publikut nė procesin zgjedhor dhe tė besimit tek udhėheqėsit e tyre.

Mė lejoni tė pėrmend njė tė vėrtetė tė thjeshtė e tė dhimbshme: besimi publik nė procesin zgjedhor ėshtė i ulėt. Pėr rrjedhojė, edhe yni ėshtė i ulėt. Nė njė demokraci tė fortė, qeveria dhe partitė politike kanė pėrgjegjėsinė – quajeni detyrim – tė fitojnė besimin e njerėzve. Ata mund ta bėjnė kėtė duke bashkėpunuar brenda institucioneve zgjedhore, duke shmangur nė mėnyrė tė vetėdijshme dredhitė politike dhe duke hequr dorė prej njė gjuhe shkatėrruese dhe provokuese nė takimet publike ose nė literaturėn partiake. Mesazhet qė kėrcėnojnė persona tė tjerė ose nxisin dhunė tė cilėsdo formė vetėm sa do tė gėrryejnė besimin se kandidatėt dhe partitė janė tė gatshėm tė punojnė sė bashku. Legjitimiteti i cilėsdo qeverie qė do tė dalė prej zgjedhjeve tė ardhshme do tė varet nga mėnyra se si do tė sillen partitė gjatė muajve vijues.

Qeveria ka detyrimin solemn tė veprojė nė mėnyrė llogaridhėnėse, transparente dhe tė paanshme. Ky ėshtė njė parim kyē i kritereve tė Kopenhagės, i cili pėrcakton nėse njė vend kualifikohet pėr t’u bėrė pjesė e Bashkimit Europian. Pėr mė tepėr, qeveria duhet tė jetė gjithėpėrfshirėse dhe jopartiake nė marrjen e vendimeve institucionale.
Partia qeverisėse ka pėrgjegjėsinė tė inkurajojė besimin duke kėrkuar nė mėnyrė aktive konsensus pėrmes kompromisit dhe dialogut. Jo mė pak e rėndėsishme, opozita duhet tė pėrkushtohet tė marrė pjesė nė mėnyrė konstruktive nė proces, dhe tė shmangė kėrcėnimet pėr bllokim ose bojkot. Gjithėsecili ėshtė pėrgjegjės pėr tė bashkėpunuar tėrėsisht me agjencitė e zbatimit tė ligjit dhe tė tjera, pėr tė promovuar sigurinė dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Kur mendoj mbi fjalimin e Sekretares Klinton, ėshtė njė pasazh i veēantė qė bie nė sy. Ajo shpjegoi qė njerėzit shpesh e pyesnin se si mundi tė punojė me Presidentin Obama pasi kishin luftuar aq fort kundėr njėri-tjetrit nė fushatėn pėr zgjedhjet presidenciale tė 2008-ės. “Ėshtė njė pėrgjigje shumė e thjeshtė,” – tha ajo, “tė dy e duam vendin tonė.” Dashuria pėr vendin do tė thotė tė vėsh interesat kombėtare mbi interesat partiake. Do tė thotė tė bėsh gjithēka qė ėshtė e mundur pėr ta mbajtur politikėn partiake jashtė institucioneve zgjedhore. Dashuria pėr vendin nėnkupton tė votuarit lirisht dhe me pėrgjegjėsi. Dashuria pėr vendin pėrcillet pėrmes veprimeve, jo fjalėve, me sytė drejt 100 viteve tė ardhshėm tė ndėrtimit tė vendit.
Ndėrsa 23 qershori po afrohet, iu bėj thirrje shqiptarėve qė tė nisin njė kapitull tė ri me kėto zgjedhje, tė lėnė mėnjanė interesat vetjake dhe partiake, tė kėmbėngulin pėr llogaridhėnien e klasės politike.
Mė shumė se ēdo gjė, ju bėj apel qė tė pranoni pėrgjegjėsinė vetjake qė ta bėni kėtė tė mundur. Pasi vetėm shqiptarėt qė vėnė pėrpara interesat e Shqipėrisė mund ta ndėrtojnė shoqėrinė e drejtė, demokratike, qė do t’i bėjnė brezat e tashėm dhe tė ardhshėm shqiptarė ta pėrligjin krenarinė e tyre. Dhe vetėm kėta mund ta bėjnė Shqipėrinė vendin qė ju doni.

* Ambasador i SHBA nė Shqipėri
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com