Albatlanta
FAJIN NUK E KA SALIU

FAJIN NUK E KA SALIU
ARTAN MULLAJ
Duket se dy janė arsyet e “ftohjes” sė papritur tė Berishės me Amerikėn: 1-Vendimi qesharak i gjykatės pėr vrasėsit e 21 janarit dhe; 2-Pasioni i beftė i kryeministrit pėr tė shirė papritur, si njė kalė i kuq i harbuar, drithin e fatit tė tij, nė lėmin e nacionalizmit.
A ėshtė nė tė drejtėn e vet, me llogaritė e tij, tė rrezikojė ftohjen z. Sali me aleatėt e mėdhenj? Sigurisht! Pėrfitimi qė pritet tė ketė prej dy arsyeve tė pėrmendura mė sipėr, mund tė jetė shumė mė i madh se sa “ftohja” nė parim me aleatėt e mėsipėrm.
***
I pėrkėdhelur nga mundėsitė e afruara, Saliu ka qenė dhe vazhdon tė jetė “lideri” mė i suksesshėm i tranzicionit. Ka mbajtur nė sprint gjithė kohės pishtarin e maratonės pėr tė ndriēuar rrugėn e tij tė lavdisė, 20 e kusur vjet… Ē’ėshtė ky njeri? Magjistar turmash militante, qė ka mundur t’i frymėzojė dhe pėshtjellojė nė ēdo kohė, me njė lėvizje tė dorės! Di t’i mallėngjejė ato, di tė mallėngjehet edhe vetė prej tyre. Mos ndoshta kjo gjė e bėn t’i shėmbėllejė njė gjallese tė komplikuar? Frymor i rrezikshėm, (jo thjesht se ėshtė mplakur, por thjesht se ka shumė pushtet), ia del megjithatė tė frymėzojė si Krishti ndjekėsit e tij, burra, gra, tė rinj, vajza dhe djem, nėpėr shkollat e vendit. Dikush mund tė mendojė, e neveritshme mplakja dhe poshtėrsia tė emocionojė kėsisoj rininė e Atdheut, por ndodh. E ēuditshme, e hidhur, por ndodh! Nuk ėshtė fabul! Ka tė rinj nėpėr shkolla qė emocionohen dhe u shkėlqejnė sytė tek shohin performancėn e udhėheqėsit tė Partisė Demokratike nė tribuna. Saliu ka prekur majat, lavditė, pasuritė. Ka hyrė me dhunė nė histori duke shqyer njė derė, dy, mė shumė. Ėshtė nė lartėsitė e epokės sė mizeries qė pėrfaqėson: Pėrkufizon tranzicionin, harbutėrinė, fatkeqėsinė. Nė majėn ku ka mbėrritur, vetėm aty dikush mund tė ndihet hyjnor. Saliu zėre se sheh nė sy Perėndinė. Kupton profecinė e saj. Shpreson miratimin e saj. I injektuar kėshtu tek njė njeri, ky ėshtė pushteti i absurd, i shndėrruar nė legjendė.
***
Por ndėrkaq, koha ka mbaruar. “Lėkura e Shagrenit”, apo “lėkura e Saliut”, ėshtė tkurrur deri nė fund. Nuk mund tė ketė dėshira tė tjera. “Vrima e zezė” e sė shkuarės ka nisur tė thėthijė lavdinė e tij, fitoret. “Princi malėsor” i shqiptarėve, qė rrekej tė bėhej edhe njė mbret, ėshtė mplakur. Nuk e rrudhi opozita, por e theu koha nė mes. Me Zotin dhe me Kohėn askush nuk mund ta vėrė. As Saliu. Koha e tij, e shpenzuar nė tribuna dhe arena, ku i ėshtė dashur tė bėjė politikė, por edhe tė bindė tė tjerėt pėr vlerat e tij si njeri, si lider, si perceptim, ka mbaruar. Koha nuk ėshtė mė aleate. A mund tė jetė aleate diēka qė nuk ekziston? Berisha e di, e ndien, e kupton kėtė gjė dhe prandaj ėshtė nė “dritėn” e tij, dhe nė tė drejtėn e tij, tė kėrkojė njė mundėsi tė re nė mes tė rrezikut fatal.
***
Marrėdhėnia e liderėve me turmat e ardhmėrisė, mbi tė cilat nuk do mund tė kenė ndikim tė drejtpėrdrejtė, sepse nuk do tė jenė, pėrcaktojnė pėrmasėn e tyre historike. A do ta duan, apo do ta urrejnė brezat e ardhshėm Saliun? A do ta urojnė pėr madhėshtinė e rrugės kombėtare, apo do ta urrejnė pėr borxhin qė kjo rrugė po ju lė pas. A do ta gėzojnė shtetin privat, plot me banditė, qė Saliu u ka shtėnė, apo shpirtthjeshtėt do ta mallkojnė, si Enverin, pėr vite me radhė. A do shijojnė poshtėrimin ekonomik qė Shqipėria i bėri Kinės dhe Gjermanisė, apo do ta mallkojnė pėr shpagimin e pabėrė, ndėrsa shpirtrat e trazuar tė Gėrdecit dhe 21 Janarit tė sillen vėrdallė hapėsirės pėrgjithmonė? A do vijė pas tij dhe ndaj tij zemėrimi fatal, pėr shkatėrrimin e Shqipėrisė, apo paqja dashamirėse do ta filtrojė historinė nga gabimet, mėkatet, poshtėrsitė? Ėshtė njė lider permanent. E ka dashur ēmendurisht pushtetin, si kurrė askush ndonjėherė. A mund tė fantazojė vetė ai, tej eshtrave tė tij, se ē’do tė ndodhė pas “kiametit” qė solli? Pėrgjigjja e paqenė do tė sillte njė pyetje tė dytė. A mund tė pranojė e durojė ky njeri perceptimin pasardhės se vendi nė tranzicion pat qenė i qeverisur gabim nga njė njeri i gabuar? Jo! Kush mendon se po, s’e ka kuptuar kurrė shkulmin gjenetik qė ka pushtuar kėtė krijesė nė formėn e babėzisė sė pashembullt pėr tė qenė, gjallė ose vdekur, nė krye…

Nė shkėlqimin e fundit, sot realisht po ndodh “supernova” e Saliut: Mbas shkėlqimit tė fortė tė karrierės liderike, qė i pat verbuar njėherėsh sa mbėshtetėsit e tij, aq edhe ambasadorėt e huaj, shpėrthimi ka ndodhur: Ky “burrė shteti”, yll i vdekur, ka filluar qė tani, ende nė pushtet, tė shndėrrohet nė mjegull dhe hi.

Kur themi qė ėshtė nė tė drejtėn e tij, kemi parasysh njė njeri nė panik, tė cilit befas i rrezikohen tė gjitha: Koha, e shkuara, lavdia, e ardhmja. Ka pasur mbretėr nė historinė njerėzore, tė cilėt, humbja e lavdisė i ka tmerruar edhe mė shumė se humbja e fėmijės sė tyre. Ky mund tė jetė njė nga ata qė pushtetin e kanė tė nevojshėm si oksigjenin. Qenia gjatė nė pushtet, e sidomos qenia e pamerituar nė pushtet, e shtyn njeriun nė njė realitet ku nuk funksionojnė ligjet e jetės dhe ekuilibrat e brendshėm nuk janė po ata. Nė luftėn shkatėrruese mes arsyes dhe demonėve, pėrfundimet janė pasoja qė nuk mund t’i shpjegojė rutina e jetės dhe normaliteti. Ē’do tė thotė kjo? Ndjeshmėria shndėrrohet nė babėzi. Ambicia nė makth. Dashuria kthehet sakaq nė njė pasion pėr tė pasur dhe mėshira bėhet mllef. Pėrfytyroni ē’ndodh nė njė shpirt tė pafajshėm, ku arsyeja mungon tėrėsisht, dhe fryma, dhe mishi, janė krejtėsisht nė dorė tė instinkteve. Demonėt e legjendave nuk do tė ishin mė tė ndryshėm se kaq. Njeriu ėshtė njė krijesė tė cilėn pushteti e metamorfon. E shpėrfytyron. Ē’tė thuash pastaj ēfarė ndodh kur nė majat e pushteteve janė mediokrit, tė hipur nė kuaj, udhėheqės me shpatė e mburojė nė kohėzim, duke shkelur mbi fatet e turmave. Nuk ėshtė rastėsi qė bota ėshtė e mbushur nė ēdo cep historie me mbretėr barbarė, sundimtarė gjakpirės, liderė diktatorė, nė ēdo kohė, nė ēdo perceptim. Gjithēka rrjedh nga ky postulat: jo vetėm njerėzit, por edhe engjėjt pushteti i shpėrfytyron barbarisht… Tė mos habitemi me Saliun! Fajin nuk e ka ai!

Pra jemi tek Saliu. Mjeku i urtė dhe leximtar, la mbrapa nė malėsi fėmijėrinė e vėshtirė, me kėmishė fanellati dhe pantallona terital kinez tė qepura sipas modės “kauboj”, dhe me flokėt pėrpjetė si anėtarėt e byrosė politike tė kohės, dhe erdhi nė Tiranė. Si shumėkush tjetėr, mizerja i pat nxitur nga thellė fėmijėrisė sė vėshtirė ambicien e brishtė pėr tė qenė ndryshe. Perėndia ndihmon vetėm “trimat”! Nė Tiranė do tė bėnte histori nė punėn e shenjtė tė shėrimit tė njerėzve, deri sa rastėsisht u gjend nė atė dallgėn e madhe tė fatit qė rrėmben zakonisht anijet private: ose i mbyt, ose i nxjerr nė ishullin e thesarit. Ishulli iu shfaq pėrpara, si njė ėndėrr e premtuar, ndėrsa u bė njė mjek elitar nė shėrbim tė pushtetit komunist. Thesari u gjet pastaj nė dhjetorin e famshėm tė studentėve. Ishte shumė i brishtė pėr tė kthyer mbrapsht fatin qė i kish taksur historia. Nga mjek i pėrkushtuar ishte bėrė doktor i udhėheqjes sė lartė komuniste, dhe prej andej, drejt e nė parajsė, nė ėndėrr, nė delir, nė majė, nė lavdi, nė pushtet. A ishte gati ky shpirt i njomė bjeshkor tė pėrballonte nė eshtrat e kraharorit gjithė atė rėndesė qė i ngarkoi rrėmuja? Jo. Vetė historia e provoi se si. Vetė historia ėshtė dėshmitare e njė gabimi fatal. Edhe historia gabon. Ndonjėherė shumė rėndė.
***
Por tani, koha ka kaluar. Ka pllakosur vjeshta si njė mallkim i rrjedhės fatale tė kohės. Edhe pushteti, edhe lavdia, edhe tirania, tė gjitha kanė ciklin e tyre. Pėrfundimi? Doktori dėshiron tė shkojė, por do tė shkojė, si ai plaku me bastun kalldrėmit pėrposh, qė e kanė pėrzėnė nga kafeneja e fshatit sepse pėshtyn nė dysheme… Problemi i shqiptarėve nuk ėshtė mė Saliu. Problem ėshtė gropa e madhe qė ai po lė pas.
***
Qė tė kthehemi te pikėnisja e kėtij meditimi, vjeshta e Saliut ngre njė dilemė. Do apo nuk do Saliu, ai do tė shkojė tatėpjetė nė kalldrėm, duke shtrėnguar kockat e dobėta mos shembet pėrdhe. Por a mund ta pranojė ai kėtė gjė, ikjen, fashitjen, harresėn mbi shpinė? Duhet njė thithje e fortė hashashi pėr tė thėnė “Po”. Do tė luftojė deri nė fund tė jetės, pėr tė qenė aty ku nuk mund tė jetė mė. Do tė kapet pas rrėnjėve tė veta, megjithėse i shkulur. Do hedhė spirancėn nė shpirtin e tij, pėr t’u kapur diku. Dy pėrplasjet e fundit tė Saliut me Amerikėn, s’janė veēse regėtima tė kėsaj beteje tė pashpresė. Ai beson se nuk mund, nuk duhet, nuk vlen qė tė ikė nga froni i shenjtė i pushtetit. Me gjykimin qesharak tė 21 Janarit, ai do t’u tregojė atyre, amerikanėve, se pavarėsisht atyre, dhe pavarėsisht drejtėsisė, dhe pavarėsisht Perėndisė, ai i mban dhe mbėshtet mbėshtetėsit e tij besnikė me ēdo ēmim: nė kėtė gjė qėndron fuqia e tij e pashlyeshme. Kurse me nacionalizmin primitiv ai tregon se asnjėherė nuk ka qenė aq budalla sa ėshtė menduar: “Zotėrinj, unė mund tė jem gur i lehtė nė Shqipėri, mund tė jem konsumuar, mund tė jem njė vjeshtak, por jam gur i rėndė nė Ballkan. E ndieni fuqinė time pėr tė trazuar ujėrat, gjakrat, mendjet? E dini ju se ē’mund tė bėj unė po qetė ju kundėr meje? E kuptoni se zjarri dhe uji, dhe nafta, dhe lufta, dhe paqja nė Ballkan kanė vetėm njė emėr, emrin tim, emrin Sali? Olimpi ėshtė afėr. Unė jam Zeusi, rrufetė i kam nėpėr duar!”

Nuk ėshtė gishti i madh i njė tė vogli treguar njė tė madhi. (gishti tregues i Saliut, drejtuar Amerikės). Ėshtė koka e vogėl nervoze e njė tė vogli, qė shumė shpejt, nuk do tė jetė!…
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com