Albatlanta
Pse, ēfarė prisnit tjetėr?

Pse, ēfarė prisnit tjetėr?
VIKTOR MALAJ
“Kudo qė bėhet njė padrejtėsi, ajo pėrbėn kėrcėnim pėr drejtėsinė gjithandej” – Martin Luther King Jr.

Vendimi i gjykatės sė Tiranės pėr tė akuzuarit e ngjarjes sė 21 janarit 2011 shkaktoi ndjenja tė pėrziera, por mė tė shprehurat janė indinjata dhe befasia. Efektin mė tė fortė, duke sjellė tronditje, dėshpėrim, dhimbje, zemėrim dhe urrejtje, vendimi i ka shkaktuar tek tė afėrmit e viktimave. Tek opozita shqiptare u duk se shkaktoi keqardhje dhe revoltė. Tek shumė anėtarė dhe simpatizantė tė pushtetit shkaktoi habi, qė u shoqėrua me ngritje supesh. Tek “tė paangazhuarit” dhe tek “tė painteresuarit” ose solli indiferentizėm, ose njė lloj ēudie dhe pasigurie.

Sipas meje, tė gjitha kėto ndjesi janė tė justifikuara, pėrveē ēudisė, tė cilėn e gjen tė pranishme tek tė gjitha kategoritė shoqėrore. Por pėrse duhet tė ēuditemi, ēfarė vendimi tjetėr prisnim, kur gjithė ēfarė ka ndodhur menjėherė pas ngjarjes e deri sot ėshtė shtjelluar para syve tanė? Nga kush e prisnim njė tjetėr vendim kur dimė pėrēudnimin qė i ka bėrė tė vėrtetės njeriu mė i fuqishėm i vendit (oh, sa i pėlqen atij ky pėrcaktor!) kryeministri Sali Berisha? Si mund tė lejonte ky Kryetar i tė Gjitha Pushteteve tė Shqipėrisė qė e vėrteta e ngjarjes, e shtrembėruar, e fshehur dhe e tjetėrsuar prej tij, tė gjente njė pasqyrim juridik tjetėr veē atij qė i interesonte pushtetit tė vet? A mund tė lejonte ky i plotfuqishėm njė vendim gjyqėsor tė pavarur, kur ne e dimė se si veprimet e paligjshme tė njė grupi njerėzish qė pėrdorėn gurė dhe shkopinj kundėr mbrojtėsve tė rendit, bėri ēfarė mundi t’i paraqesė si “puē pėr marrjen e pushtetit me dhunė” dhe tė gjithė ata qė nuk iu bashkuan alibisė sė tij (duke pėrfshirė edhe Presidentin e vendit dhe Kryeprokuroren) i konsideroi puēistė dhe “horra e lavire bulevardi”? A mund tė ishte aq naiv sa tė qėndronte indiferent ndaj gjyqėsorit njeriu qė urdhėroi fshehjen e filmimeve tė ngjarjes dhe, mė pas, pengoi zbatimin e vendimeve tė gjykatės pėr arrestimin e personave tė dyshuar si fajtorė?

Tė vėrtetat u zhvilluan para syve tanė dhe nuk na lejojnė tė ēuditemi me vendimin e pafajėsisė. Vendimi i gjykatės ishte epilogu i zinxhirit tė veprimeve kriminale tė pushtetit. Tė prisje njė vendim tjetėr do tė thotė se, ose je i painformuar pėr ēfarė ndodh nė Shqipėri prej 22 vitesh, ose je mė shumė se naiv. Opozita politike, familjarėt e viktimave dhe shumė njerėz tė tjerė e pėrqendruan shikimin fajėsues vetėm tek njė individ, tek ai qė besohet se ėshtė pėrgjegjėsi kryesor pėr shumicėn e tė kėqijave qė pėrjetojmė prej 22 vitesh.
v Personalisht kam bindjen se pėrgjegjėsitė morale, politike, juridike dhe historike pėr tė kėqijat, traumat dhe padrejtėsitė qė pėsojnė popujt gjatė rrugėtimit tė tyre historik janė tė pėrqendruara tek individė me rol tė veēantė, por, deri diku, janė edhe tė shpėrndara te individė e kategori njerėzish, madje edhe te populli. I bindur se ngjarja e 21 janarit dhe vendimi qė dha gjykata janė produkte tė gjendjes sė pėrgjithshme ku ndodhemi sot, po ndalem tek shkaktarėt e gjendjes.

Sali Berisha

Askush nuk e vė nė dyshim rolin absolutisht dominues tė Sali Berishės nė jetėn e vendit pėrgjatė 22 viteve. Po kėshtu, asnjė mendje e arsyeshme nuk mund ta vėrė nė dyshim rolin pėrcaktues tė Sali Berishės nė vrasjen e katėr qytetarėve dhe nė pėrmbajtjen e vendimit tė gjykatės.

Mė kishte ngelur nė mendje thelbi i thėnies sė lexuar disa vite mė parė: “Ju i keni tė gjitha karakteristikat e njė politikani populist: njė zė tė pėrēudnuar, njė formim tė shtrembėr dhe njė sjellje vulgare”. I bindur se kėto fjalė ishin thėnė pėr Sali Berishėn, kėrkova ta citoja saktėsisht autorin. Por e kapa veten nė gabim. Ai nuk ishte bashkėkohės yni. Autori i shprehjes portretizuese qenkėsh Aristofani. Nuk mund tė mos mendosh se Aristofani e ka formuluar mendimin e sipėrm duke pasur parasysh njė tip social e politik konkret qė i ka hapur plagė shoqėrisė sė asaj kohe.

Ashtu si Zogu pėr periudhėn monarkiste dhe Enveri pėr atė komuniste, edhe Sali Berisha ėshtė pėrgjegjėsi kryesor, si individ, pėr tė gjitha aktet e paligjshme, antipopullore, antikombėtare dhe antiligjore tė kryera nė emėr tė shtetit, nė krye tė tė cilit ai qėndron, me dhe pa vullnetin e popullit.

Ndryshe nga dy tė parėt, qė kishin fizionomi politike tė pėrcaktuar qartė, Sali Berisha ėshtė njė individ politik pa identitet ideologjik, qė e ushtron pushtetin jashtė realitetit qeverisės tė botės sė sotme demokratike. Ėshtė tipi i njeriut pa kurrfarė idesh dhe idealesh, pa kurrfarė skrupulli moral, por qė, pėr tė realizuar ambiciet e tij pėr dominim dhe sundim tė pakufizuar dhe tė pėrhershėm, ėshtė i gatshėm tė propagandojė cilėndo ide dhe tė zbatojė cilėndo formė tė regjimit politik qė ka qenė nė modė nė njė periudhė tė caktuar historike. Me energji tė pashtershme, qė burojnė nga etja e madhe pėr pushtet, ai ka aftėsinė qė luftėn e tij pėr sundim mbi tė tjerėt ta paraqesė si pėrpjekje pėr tė mirėn e tė tjerėve dhe si kauzė qė tė tjerėt duhet ta pėrqafojnė medoemos. Shndėrrimin e tij brenda pak ditėsh nga komunist konservator nė antikomunist tė dalldisur, nga propagandues i ideologjisė sė tė varfėrve nė ideolog fals tė interesave tė tė pasurve, shumė njerėz (disa pa mend dhe disa shėrbėtor tinėzarė), e paraqesin si “e drejtė pėr tė ndryshuar”. Po, pse, ēfarė ėshtė njeriu, njė pemė qė mund tė shartohet nė ēfarėdo kohe dhe tė japė fruta krejt tė ndryshme nga tė djeshmet? Edhe fik i egėr tė kishte qenė nuk do tė mund tė bėhej i butė brenda disa ditėsh. Kolegu i tij Isuf Kalo thotė se Berisha ka qenė anėtar partie por jo komunist. Kjo ėshtė e vėrtetė, por ky fakt na dėshmon se shtetasi Sali Berisha ka jetuar 22 vjet me maska, jo pėr tė mirėn e popullit por me shpresėn se ashtu, i maskuar, do tė mund tė ngjitej nė majat e pushtetit komunist. Dhe jo pėr ta luftuar e rrėzuar atė sistem, por pėr tė sunduar brenda atij sistemi. Kur sistemi e dėrgoi pėr tė qetėsuar protestuesit e ngritur kundėr sistemit dhe ai e pa se sistemi po binte, nxori shpatėn e demagogut qė qelbej nga era e hipokrizisė dhe pafytyrėsisė sė tij dhe filloi luftėn donkishoteske kundėr atij qė kishte marrė rrugėn e mėrgimit politik dhe social. Kush mund tė na bind ne se, njė njeri qė ka jetuar 22 vjet i maskuar pėr interesat e tij, nuk vazhdon tė jetė pėrsėri njė aktor i teatrit me maska qė luhet nė skenėn politike shqiptare prej 22 vitesh, por tani nė pozitėn e drejtorit tė teatrit? Ēfarė karakteri dhe morali ka njė njeri i cili, statusin e tij social-politik, qė e pati fituar me lutje dhe mbajtur me pėrkushtim pėr 22 vjet, e pėrdor pėr 22 vjet tė tjerė si etiketim fyes dhe turprues pėr kundėrshtarėt e tij politikė, edhe pse ata s’e kanė pasur asnjėherė atė status? A mundet qė njė njeri, i cili paska jetuar nė mėnyrė tė turpshme deri nė moshėn 47 vjeē, tė bėhet tani simboli i tė ndershmit, i tė moralshmit dhe udhėrrėfyes pėr tė tjerėt?

Kush ka ndjekur me vėmendje rrugėtimin 22 vjeēar tė Sali Berishės si politikan e ka tė qartė se sjelljet e tij nuk kanė kurrfarė lidhjeje me interesat e popullit por, thjesht, me marrjen apo mbajtjen medoemos tė pushtetit. Krimi i 21 janarit 2011 nuk ėshtė krimi i vetėm dhe as mė i madhi. Do tė ishte fat po tė jetė i fundit.

Pasi u vu nė krye tė njė konglomerati njerėzish kundėr-regjim nė vitet ’90, i mbushi skalionet e para tė tij me lumpenin dhe filloi krijimin e kaosit social e politik tė vendit. Fillimet e tij ngjajnė nė mėnyrė perfekte me ato tė Hitlerit nė vitet ’30 tė shekullit tė njėzetė. Rrėzimi i njėpasnjėshėm i qeverive me imponime tė dhunshme dhe aktivitete kriminale, tė shoqėruara me pėrplasje tė vazhdueshme me ligjin dhe forcat e rendit, i bėnė tė mundur ardhjen nė pushtet nė vitin 1992. Dėrgimi i kriminelėve tė armatosur, tė kryesuar apo mbėshtetur nga Azem Hajdari, pėr tė rrethuar Akademinė Ushtarake nė Tiranė dhe sulmi ndaj Komisariatit tė Policisė nė Laē shkaktuan 4-5 viktimat e para “tė luftės pėr demokraci”. Organizimi dhe nxitja e njerėzve pėr tė djegur institucionet kryesore shtetėrore tė Shkodrės, pasi e kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve tė para pluraliste, shkaktoi edhe katėr viktima tė tjera tė pafajshme. Po tė ishte me vepra ai qė paraqitet me fjalė, Sali Berisha nuk do tė kishte ideuar dhe drejtuar dhunimin skandaloz tė zgjedhjeve tė majit 1996 dhe, rrjedhimisht, nuk do tė pasonin ngjarjet e vitit 1997, tė cilat sollėn disa mijėra tė vrarė dhe qindra tė mbytur nė detin Adriatik, nė pėrpjekje pėr t’i shpėtuar kaosit social-politik tė vendit.

Me bėma tė kobshme Sali Berisha provoi se nuk e donte rėnien e sistemit komunist pėr tė vendosur njė sistem tė konkurrimit nėpėrmjet ideve dhe alternativave. Nė pamundėsi pėr ta zėvendėsuar me njė sistem tjetėr njėpartiak dhe totalitar, ai ka punuar qė nė Shqipėri tė funksionojė njė sistem karikatural shumėpartiak, nė tė cilin ai tė sundojė gjithmonė dhe tė tjerėt, ose tė jenė vartės dhe shėrbėtorė tė tij, ose tė katandisen nė milingona politike, pa aftėsi konkurrimi pėr rrotacionin e pushtetit. Prandaj lufta e tij 22 vjeēare nuk ka qenė konkurrim idesh, por banditizėm politik i shprehur nė etiketime biografike, nė burgosje politike, nė dhunime dhe falsifikime zgjedhjesh, nė vrasje dhe burgosje politike, nė mercenarizėm politik, marrje tė pushtetit me dhunė (nė shtator 1998) dhe komandim tė tė gjithė pushteteve nė shėrbim personal.

Praktikisht, Saliu ia ka dalė t’i vėrė tė gjitha pushtet nė shėrbim tė interesave tė tij personale, familjare dhe klanore. Vendimi i dhėnė pėr ngjarjen e 21 janarit nuk ėshtė tjetėr veēse dėshmia mė e fundit se pushteti gjyqėsor ėshtė vegėl e Sali Berishės.

Ēdo njeri i vėmendshėm ka mundur tė konstatojė se kryeministri i Shqipėrisė, gjatė gjithė karrierės sė vet politike, nuk i ėshtė drejtuar asnjėherė arsyes por pasioneve. Arsyeja dhe arsyetimi paraqesin rrezikshmėri pėr tė. Ato e bėjnė popullin tė mendojė, kurse ai ka synuar tė nxisė sferėn emotive tė votuesve, duke krijuar kėshtu turma pa mendim por qė i mbajnė tė bashkuara instinktet e ndryshme. Ai nuk flet por ulėrin, nuk argumenton por fyen, shpif dhe kėrcėnon. A mund tė dalė dikush tė kujtojė njė ide jetėgjatė apo njė thėnie tė menēur tė kėtij shtetari? Shikoni grimasat e tij dhe lėvizjet fizike nė marrėdhėnie me publikun dhe krahasojini me ato tė Hitlerit dhe Musolinit. Ngjashmėria ėshtė e habitshme, por nuk duhet t’ia lejojmė vetes tė habitemi edhe me pasojat qė po na trokasin fort nė portėn e pėrbashkėt.

Sikur Sali Berisha tė kishte pėr ideal dhe mision shėrbimin ndaj popullit do tė tregohej i vendosur, energjik dhe i pamėshirshėm me ata qė cenojnė jetėn, shėndetin, nderin dhe pasurinė e popullit dhe jo ma ata qė rrezikojnė pushtetin e tij personal. Nė vend tė mallkimit tė kundėrshtarėve tė ligjshėm politikė do tė duhej tė trembte numrin pafundėsisht tė madh tė hajnave qė i kanė hipur popullit nė kurriz (vetėm pėr vitin e kaluar administrata e tij shtetėrore i ka shpėrdoruar 100 milion euro). Nė vend tė kėrcėnimit tė opozitės politike, do tė duhej tė frikėsonte ata punonjės tė sistemit juridik qė i kanė kthyer gjykatat nė qendra ankandi tė sė drejtės. Nė vend tė burgosjes dhe vrasjes sė atyre qė protestojnė kundėr tij, do tė duhej tė burgoste ata qė me vite tė tėra mbajnė tė ngujuar nėpėr shtėpi pėr gjakmarrje gati dy mijė familje shqiptare. Nė vend tė poshtėrimit tė atyre qė nuk e duan atė, do tė duhej tė poshtėronte ligjėrisht ata mjekė qė i kanė kthyer spitalet nė vendpagese faturash. Mirėpo, asnjėrėn prej kėtyre veprimeve nuk e ka bėrė sepse misioni i tij, ideali i tij, atdheu i tij, populli i tij ėshtė vetėm sundimi i pakufizuar personal.

Pėr pushtetin e tij, pėr interesat e familjes sė tij dhe tė njė klike qė e rrethon, Sali Berisha ka shkaktuar shumė viktima dhe shumė dėme. Ėshtė e rėndė dhe e dhimbshme tė thuhet, por e vėrteta ėshtė se Sali Berisha ėshtė bėrė shumė i rrezikshėm pėr vendin. Ka fyer, shpifur, kėrcėnuar, burgosur, vrarė, shpėrdoruar pasurinė kombėtare, ka burgosur e gjymtuar gazetarė dhe ka djegur redaksi gazetash apo makina gazetarėsh, ka bėrė kontrabandė nafte dhe armėsh, ka bėrė trafikim dhe trukim zgjedhjesh, ka tentuar tė cenojė tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė nė favor tė fqinjėve, ka penguar fshehtas dhe haptas drejtėsinė nė ushtrimin e funksioneve ligjore. Pėr turpin dhe fatin e tij tė keq, ashtu si Sadam Husein dhe Moamar Khadafi, edhe kryeministri i Shqipėrisė ka aktivizuar nė skalionet e tij tė luftės politike gjithė njerėzit e familjes dhe, madje, edhe fisin e vet dhe tė gruas sė tij. Kjo ėshtė provė e degradimit tė tij pėrfundimtar, por njėherėsh na paralajmėron pėr rrezikun qė na kanoset si shoqėri.

Jozefina ose Rosinanti Topall

“Pėr sa kohė tė jesh i rrethuar nga torollakėt, do tė mund tė qėndrosh lehtėsisht nė krye tė tyre “ Frank Dane

Nė aventurėn e tij tė turpshme, Sali Berisha nuk ėshtė i vetėm. I vetėm, ai nuk do tė ishte mė i rrezikshėm sesa njė kriminel ordiner. Sundimin e tij tė parė (1992-1997) gazeta angleze “The Independent” e marsit 1997, e quajti “regjim gangsterėsh”, ndėrsa gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung” e shkurtit 1998, pas sulmit tė bandave tė tij ndaj komisariatit tė policisė sė Shkodrės, ku u vra njė polic e u plagosėn disa persona, e quajti vetė Berishėn “ordiner i rrezikshėm”.

Disa kritikė tė letėrsisė e konsiderojnė figurėn e kalit, Rosinantit tė Don Kishotit tė Manēes, si kopje tė figurės tragjikomike tė tė zotit. Kėtė rol ka marrė pėrsipėr tė luaj nė politikėn shqiptare Folėsja e Kuvendit, Jozefina Topalli. E ardhur nga njė familje me tė kaluar tė shkolluar dhe e persekutuar nga regjimi komunist, duke qenė edhe femėr, supozohej se nė aktivitetin e saj politik do tė demonstronte menēuri, tolerancė dhe moderacion, por fatkeqėsisht rezultoi krejt ndryshe. Karrierėn e filloi me zgjedhjet e dhunuara tė 1996. Me fjalėt e saj, me sjelljen e saj dhe me qėndrimet e mbajtura ndaj ngjarjeve dhe zhvillimeve nė vend, ka dėshmuar njė nivel fare mesatar kulturor dhe njė karakter tė deformuar si figurė politike. Shėrbimet e saj servile ndaj Sali Berishės janė nga mė tė shėmtuarat sjellje qė kemi parė nė sallėn e Kuvendit.

Mahnitja dhe mahitja e saj para pak ditėsh, kur udhėtonte nė rrugėn Milot-Kukės, la pa mend shumėkėnd. Duke thėnė se “Vetėm Sali Berisha mund t’i lėvizė malet”, na solli nė mendje njė bareshė dhish nė njė fshat tė thellė tė Pukės, 50 vjet mė parė, e cila, kur pa njė kamion tė tipit “Skodė” me rimorkio nė rrugėn automobilistike tė sapo pėruruar, i tha shoqes sė vet: “Rrnoftė shoku Enver se veē ai munet me e pru trenin nė rrugė makine”.

Reagimi i saj ndaj vendimit tė Gjykatės sė Tiranės dhe protestės sė opozitės pėr pafajėsinė e oficerėve tė gardės ishte antinjerėzor pėr njė deputete, i turpshėm pėr njė qytetare dhe i pafalshėm pėr njė nėnė, bashkėshorte dhe motėr. Edhe sikur vendimi tė ishte i drejtė, ato qė ajo tha nė Kuvend tė ēojnė nė disa konkluzione. Duke thėnė se, “Kur flet gjykata ju duhet tė mbyllni gojėn… Nuk ėshtė kinemaja kjo qė kėrkoni tė varen nė litar, ka drejtėsi sot….ikni frikacakė….Boll kini vra pėr 50 vjet, ka ikur koha juaj”, kjo shtetase shqiptare qė rastėsisht dhe pa meritueshėm mban postin numėr dy tė shtetit, na jep mundėsinė tė depėrtojmė nė mentalitetin e saj dhe tė besojmė se, po tė ishte pėr tė (dhe jo vetėm) nė Shqipėri do tė vendosej njė sistem tjetėr diktatorial, njėpartiak por, me kusht qė ajo dhe sėra e saj tė jenė gjithmonė sundimtarė dhe tė tjerėt tė sunduar (madje tė shtypur). E vini re: “ka ikur koha juaj” (pra ka ardhur koha jonė) dhe nuk e kupton sistemin si “koha juaj dhe e jona”. Nėse ėshtė e vėrtetė qė sa herė flet gjykata (edhe kur ėshtė e pėrbėrė nga hajna tė korruptuar dhe matrapazė tė sė drejtės, tė komanduar nga Don Kishoti i saj) atėherė edhe ajo dhe gjithė tė tjerėt duhet tė heshtin pėr tė dėnuarit e regjimit komunist, sepse edhe atėherė “ka folur gjykata”. Thėnia se “Boll kini vra pėr 50 vjet” nuk nėnkupton tjetėr gjė veēse “tani ėshtė radha jonė pėr tė vrarė”.

Njė nga pyetjet qė lind ėshtė: cili nga deputetėt e opozitės ka vrarė, kė, kur dhe pėrse nuk e burgos ti, si “shtet demokratik”? Nėse ėshtė e vėrtetė se paraardhėsit e ndonjė deputeti e kanė bėrė njė gjė tė tillė, deputeti ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė aq sa janė fėmijėt e Topallit pėr ata qė ka vrarė pushteti i saj. Ndėrsa Topalli nuk mund t’i shmanget pėrgjegjėsisė sė drejtpėrdrejtė (tė paktėn politike dhe morale) pėr vrasjet e sotme. Ėshtė shumė e rėndė dhe shumė provokuese kur i legjitimon. Nėse tė gjithė deputetėt e opozitės i quan pėrfaqėsues dhe pėrgjegjės tė regjimit komunist, atėherė duhet ta marrė Don Kishotin e saj dhe ta vėrė nė krye tė tyre, pasi opozita nuk ka asnjė deputet qė tė ketė qenė 22 vjet anėtar dhe sekretar i partisė komuniste.

Sigurisht qė nuk ėshtė vetėm Jozefina, por kjo, pėrveē qė mban njė postė tė rėndėsishėm, ėshtė mbėshtetėse e pėrhershme, e drejtpėrdrejtė dhe po duket gjithnjė e mė shumė se ndien kėnaqėsinė e pėrpjekjeve tė saj pėr tė lartėsuar Saliun, pa kurrfarė droje pėr poshtėrimin qė i bėn vetes. Ka dhe shumė tė tjerė qė i japin oksigjen pushtetit tė Sali Berishės. Pėr ta, pėr ne dhe tė huajt do flas nesėr.

II

Mirė fajtorėt, po tė tjerėt ?

Gjendja nė tė cilėn ndodhemi nuk do ishte kjo qė ėshtė. As vendimi i gjykatės nuk do ishte ai qė u lexua nga gjyqtari i mjerė, qė na kujtoi shėrbėtorin e hershėm tė Saliut, Qazim Gjonin, gjyqtarin qyqar tė “2 Prillit”. Gjendja nuk do ishte kjo qė ėshtė, nė qoftė se Sali Berisha nuk do tė ishte nė krye tė vendit. Dhe pėr kėtė, pėrgjegjės jemi edhe ne tė tjerėt, si popull. Pėrgjegjėse ėshtė edhe diplomacia e disa vendeve tė huaja.

Ne tė tjerėt

Nė propagandėn e regjimit komunist i bėhej njė glorifikim i skajshėm popullit. Tė gjitha meritat pėr zhvillimin i atribuoheshin atij (nganjėherė edhe partisė). Asnjėherė nuk fajėsohej populli pėr tė metat, traumat, gabimet, fajet dhe prapambetjen historike. Njė trajtim i tillė ėshtė krejt i gabuar. Nė qoftė se, moralisht dhe ligjėrisht, njė individ konsiderohet pėrgjegjės pėr sjelljet dhe veprimet e tij pas moshės 14 vjeē, atėherė, pse njė bashkėsi njerėzish tė tillė duhet pėrjashtuar nga pėrgjegjėsia pėr rolin qė luan dhe qėndrimet qė mban ndaj zhvillimeve historike, lokale, kombėtare apo ndėrkombėtare?

Nėse i referohemi historisė njė shekullore tė qeverisjes shqiptare dhe flasim pėr tri periudhat kryesore (monarkiste, komuniste dhe kapitaliste) mund tė gjykojmė se pėrgjegjėsia e popullit pėr prapambetjen dhe padrejtėsitė ėshtė e ndryshme. Nė periudhėn zogiste populli kishte njė mundėsi krejt minimale tė ndikonte nė kėtė drejtim, pėr shkak tė prapambetjes kulturore dhe asaj urbane tė vendit. Pas mbretit gjysmanalfabet, si pėrgjegjėse kryesore duhet vlerėsuar elita intelektuale (aq sa ishte). Nė regjimin komunist pėrgjegjėsia e popullit vjen duke u rritur pėr shkak tė rritjes arsimore, kulturore dhe urbane tė vendit. Pėr fat tė keq, nota qė mund tė vlerėsojė qėndrimin popullor ėshtė e ulėt. Populli nuk kishte mundėsi ta pėrmbyste regjimin, por mund dhe duhej ta detyronte atė tė korrigjohej. Populli nuk kishte alternativė tjetėr pėr tė zgjedhur, por kishte mundėsi t’i bėnte fletėt e votimit tė pavlefshme, duke i dhėnė kėshtu njė mėsim tė mirė hierarkisė udhėheqėse qė besonte se e kishte me vete 99 pėr qind tė popullit.

Ndėrsa sot, qė besohet se niveli arsimor i popullit ėshtė ende i lartė dhe mjetet e informimit janė dhjetėra herė mė tė shumta dhe mė pluraliste, pėrgjegjėsia e tij pėr zhvillimet nė vend ėshtė shumė mė e madhe. Ėshtė e pafalshme qė njė bashkėsi njerėzish, me njė nivel mė tė lartė kulturor dhe mundėsi mė tė mėdha informimi, tė bėhet pėrkrahėse dhe bashkėfajtore e krimeve tė pushtetit.

Pėrvoja e vendeve tė zhvilluara na tregon se cilėsia e qeverisjes dhe ritmet e zhvillimit varen nga fakti se sa i vėmendshėm ėshtė populli dhe si reagon ai ndaj qeverisjes. Duket qartė se shqiptarėt nuk janė aq tė ndjeshėm sa popujt e vendeve tė tjera ndaj veprimtarive qeverisėse. Nga kėtej vijmė nė pėrfundimin se Sali Berisha ėshtė produkti ynė, ėshtė bima qė ne e kemi mbjellė me pasionin tonė, e kemi kultivuar me marrėzinė tonė dhe e mbajmė nė kopsht me ligėsinė tonė. Nėse nuk mund tė fajėsohemi pėr mbjelljen nė kohė emocionesh, ne jemi tėrėsisht pėrgjegjės pėr kontributin tonė tė mėpastajmė.

Ajo ēfarė tė ēudit nė qėndrimin politik tė popullit tonė (tė njė pjese tė tij) ėshtė pajtimi me padrejtėsitė dhe amoralitetin. Vetėm nė njė shoqėri nė degradim moral mund tė gjejnė ushqim politik individė si Sali Berisha. Si mundet qė njerėz qė e ēmojnė lart integritetin familjar tė votojnė njė njeri, i cili fyen, pėrgojon, shpif dhe poshtėron familjet e kujtdo qė i rrezikon pushtetin? Si mundet qė njerėz qė pretendojnė se janė atdhetarė (madje nacionalistė) t’i shkojnė mbrapa personit qė tentoi t’i japė territor ujor Greqisė? Si mundet qė persona qė e urrejnė korrupsionin t’i japin votėn njė kryehajduti si Ilir Meta (i cilėsuar nga diplomacia amerikane si jashtėzakonisht i korruptuar) dhe Sali Berishės qė e shpėtoi juridikisht nga dėnimi, jo vetėm pse i shkoi nė shtėpi nė mėnyrė demonstrative dy ditė para vendimit tė gjykatės, por edhe sepse pėrdori presione dhe joshje tė drejtpėrdrejta mbi gjyqtarėt dhe familjarėt e tyre qė mbajnė poste tė larta shtetėrore? Shqiptari qė beson se vjedhja e parave tė buxhetit tė shtetit nuk ėshtė edhe vjedhje ndaj tij ėshtė budalla dhe nuk meriton fat mė tė mirė nė jetė. Si mundet qė anėtari apo votuesi i PD-sė tė mos shqetėsohet nga “humbja” e 230 milion eurove nė rrugėn Durrės-Kukės dhe tė mos kėrkojė llogari se ku ndodhen kėto para? Si mundet qė njė pasardhės i atyre qė luftuan (apo, edhe dhanė jetėn) pėr ēlirimin e Shqipėrisė nė vitet ’40 tė shekullit tė kaluar tė votojnė njė individ apo parti qė e ka pėrēmuar, fyer dhe denigruar atė luftė dhe nuk ka lėnė tradhtar tė kombit pa e rehabilituar si patriot? Si mundet qė njė person, i cili pretendon se qe burgosur nga diktatura komuniste sepse donte pluralizmin dhe zgjedhjet e lira, t’i shkojė mbrapa njė force politike qė i ka dhunuar disa herė kėto zgjedhje? Si mundet qė njė individ si Amik Kasaruho, babain e tė cilit diktatura komuniste e pushkatoi sipas njė procedure tėrėsisht kriminale, tė bėhet agjitator i njė regjimi qė pushkatoi katėr njerėz tė pafajshėm pa kurrfarė procedure ligjore? Si mundet qė njė pensionist, tė cilit i rritet pensioni me dhjetė euro, t’ia dijė pėr nder kryeministrit tė vendit, fėmijėt e tė cilit fitojnė njė milion euro nė vit?

Ka shumė pyetje tė tilla, tė cilat tė bėjnė tė besosh se sjellja jonė ėshtė shpesh hipokrite dhe vetėvrasėse, se ne ēmojmė mė shumė forcėn dhe pushtetin se tė drejtėn dhe moralin. A nuk ishin shumė nga tė parėt tanė qė, pasi krenoheshin me devizėn “Fe e Atdhe”, sapo kapedani, bajraktari apo i pari i fshatit ndėrronte fenė, ata, nė vend qė tė braktisnin tė parin e tyre pėr fenė, bėnin tė kundėrtėn, ndėrronin fenė dhe shkonin pas tij? Jo pak prej tyre braktisėn edhe atdheun dhe iu bashkuan pushtuesve, sigurisht pėr pėrfitime personale. Mos ndoshta thėnia e Ernest Koliqit se “Shqiptarit i mungon ideali” nuk ėshtė krejt pa vend? Atėherė, si mund t’i shėrbehet Shqipėrisė pa ideale?

Natyrisht qė pėrgjegjėsia nuk ėshtė e barabartė, sepse edhe ndihmesa nuk ėshtė e tillė. Kujtesa na ndihmon t’u japim hakun kontribuesve aktiv.

Kur kujton njerėzit qė e kanė rrethuar Saliun gjatė kėsaj kohe dhe qėndrimet e mbajtura prej tyre, nuk mund tė mos ndihesh i zhgėnjyer dhe me shpresė tė brishtė. Njė numėr i konsiderueshėm i figurave qendrore politike tė PD-sė, gjatė kėtyre dy dekadave, janė sjellė nė atė mėnyrė qė na kanė bindur se ishin dhe mbeten thjeshtė figurina politike, njerėz tė vegjėl dhe pa kurrfarė idealesh, ushtarė tė plagosur tė njė ushtrie pa mision. Duke filluar me “Mocionistėt” , tė cilėt u larguan nga PD-ja me arsyetimin se “partia e tyre kishte kaluar nė ekstrem”, por iu ribashkuan asaj kur ajo dhe kryetari i pėrjetshėm i saj u zhytėn akoma mė shumė nė krime, dhe duke ardhur deri tek shumica e “disidentėve” tė fundit, bindesh pėr mungesėn alarmante tė vlerave tė elitės aktuale politike. Pa folur pėr disa kapterė politikė si Imami, Shehu, Ruli, Pollo, Selami, Shehi, Xhaferri etj., qė u graduan dhe zhgraduan sa herė deshi “komandanti”, tė bėn pėrshtypje personaliteti i njė njeriu si Neritan Ceka, i cili, nga larg, tė krijonte idenė e njė individi me integritet moral qė bartte edhe ideale. Kur sjell ndėrmend ēfarė ka thėnė ai pėr Sali Berishėn pėr mbi dhjetė vjet rresht dhe, pasi kryeministri e “daroviti” me dy poste diplomatike pėr vete dhe tė birin, u shpreh se “nuk e di as unė pse jemi prishur me Berishėn”, bindesh plotėsisht se e quajtura “Lėvizje e Dhjetorit” nuk kishte kurrfarė lidhjeje me revolucionin demokratik dhe se “udhėheqėsit” e saj nuk i lidh asgjė me interesat e popullit shqiptar.

Individė, tė cilėt Berisha i ka pėrēmuar, fyer, poshtėruar, rrahur, burgosur dhe diskredituar, kthehen nė oborrin e tij dhe i shėrbejnė jetėzgjatjes sė pushtetit tė tij, juridikisht tė paligjshėm dhe moralisht tė diskredituar. Persona tė tillė iu ngjajnė qenve endacakė, tė cilėt, edhe pas hungėrimave dėshpėruese nga shkelmimi, kthehen e tė vijnė sėrish tek kėmbėt, me shpresė se do iu hedhėsh ndonjė kockė.

Pa folur pėr ish-spiunė dhe ish-hajdutė tė markės Frrokėr dhe Farinjė, individėt e mėsipėrm dhe disa “personalitete” tė opozitės kanė qenė dhe mbeten tubat e serumit qė mbajnė gjallė njė regjim qė nuk e duan, tė paktėn, 70 pėr qind e shqiptarėve.

Opozita shqiptare ka njė pėrgjegjėsi shumė tė madhe pėr rikthimin e Sali Berishės nė pushtet dhe qėndrimin e tij nė fron. Megjithėse me qeverisjen e saj tetėvjeēare solli dy vlera nė politikėn tonė (ndėrrimin e kryetarit tė partisė dhe atij tė qeverisė, si dhe dorėzimin e pushtetit tek kundėrshtari politik paqėsisht dhe duke respektuar protokollin e njė shteti normal), qeverisja e saj u karakterizua nga shthurja dhe korrupsioni. Sjellja e Fatos Nanos gjatė qeverisjes dhe, sidomos, pas daljes nė opozitė, tregoi se kemi pasur tė bėnim me njė personalitet politik tė vogėl, tė shthurur, pa ideale dhe pa integritet moral.

Tė huajt

“Drejtėsia nuk qėndron nė tė qenit i paanshėm midis sė drejtės dhe tė gabuarės, por nė zbulimin e sė drejtės, pėrkrahjen e saj, kudo qoftė, kundėr tė gabuarės” – Theodore Roosevelt

E kam thėnė edhe diku tjetėr se nė mbijetesėn politike tė Sali Berishės kanė pjesėn e tyre edhe disa diplomaci tė huaja. Jo vetėm pse e shpėtuan nga burgosja e merituar nė vitet 1997-1998, por sepse ndaj popullit shqiptar nuk janė treguar sa e si duhet tė ēiltėr.

E pse duhet tė jenė ata sot tė tronditur nga vendimi i gjykatės? Ata e njohin shumė mirė se kush ėshtė, se ēfarė ka bėrė dhe ēfarė ėshtė i gatshėm tė bėjė. Ta pėrcaktosh si “kreun e trukimit tė zgjedhjeve” dhe, pastaj, pasi ka vrarė katėr njerėz tė pafajshėm, ta quash “burrė shteti” dhe bashkėpunėtorin e tij “yll nė ngjitje”, kjo s’ka vend ku tė rrijė. Tė shkruash nė raportet e tua diplomatike se popullit shqiptar “i ėshtė minuar e drejta pėr tė ndryshuar qeverinė lirisht” dhe tė mos iu thuash shqiptarėve se kush ėshtė minavėnėsi, kjo do tė thotė se po sakrifikon popullin pėr qeveritarėt e tij. Ta quash zėvendėsin e tij (nė korrespondencėn diplomatike) “jashtėzakonisht tė korruptuar” dhe t’i dėrgosh telegram duke e quajtur “lider rajonal”, do tė thotė tė vėsh nė dyshim besueshmėrinė tėnde si “mbrojtės i vlerave demokratike”.

Tė vėsh nė tė njėjtėn pozitė si dhunuesin e zgjedhjeve ashtu edhe tė dhunuarin, si vrasėsin ashtu edhe tė vrarin, si atė qė komandon gjykatat (ose qė pengon zbatimin e vendimeve gjyqėsore) ashtu edhe atė qė e pėson nga vendimet e komanduara, dhe pastaj t’iu kėrkosh qė “tė merren vesh”, “tė bien nė konsensus” etj., do tė thotė se ke shkelmuar standardet dhe kriteret, jo vetėm etike, por edhe juridike e diplomatike.

Gjithsesi, edhe diplomacia ndryshon, ashtu si ndryshon jeta. Shpresojmė tė ndryshojė pėr mirė.

Ē’duhet tė presim?

Nuk mendoj se Drejtėsia ka forca tė ēlirohet nga pushteti i Sali Berishės. Rrjedhimisht nuk pres qė pėr viktimat e 21 janarit do jepet drejtėsi sipas ligjit dhe provave pas disa muajve. Bindjet e mia juridike nuk mė lejojnė tė jem nė njė mendje as me organin e akuzės pėr kualifikimin juridik tė veprės penale. Por jam krejtėsisht i bindur se tė akuzuarit janė po aq tė pafajshėm sa ishte Ilir Meta pėr korrupsion, sa ishte Lulzim Basha (dhe Sali Berisha) pėr “humbjen” e 230 milion eurove tė rrugės Durrės-Kukės, sa ishte i pafajshėm Fatmir Mediu (dhe Sali Berisha) pėr Gėrdecin, sa janė tė pafajshėm Berisha e Basha pėr “Marrėveshjen pėr Detin”. Megjithėkėtė, duke mos u pajtuar kurrė me gjakmarrjen, familjarėve tė viktimave iu sugjeroj tė heqin dorė nga ēfarėdo ideje pėr vetėgjyqėsi. Kam besim se ndjekja e procedurave ligjore deri nė fund do tė mund tė sjellė njė ngushėllim sado tė pjesshėm pėr familjarėt e viktimave.

Nė njėfarė mėnyre, edhe oficerėt e Gardės janė viktima. Janė viktima tė atij qė ka mbi 20 vjet qė vjell vrer, qė mbjell urrejtje e ndasi dhe qė, pėr interesat e pushtetit tė vet, i pėrplas shqiptarėt kundėr njėri-tjetrit, deri nė vrasje. Po tė isha nė vend tė Andrea Prendit do i kėrkoja ndjesė palės sė dėmtuar. Ndoshta kurrė nė jetėn e tij nuk i ka shkuar ndėrmend tė vrasė ndokėnd, por pėrpjekjet pėr tė krijuar idenė se vrasjet duheshin bėrė pėr tė mbrojtur jetėn e rrezikuar tė kryeministrit janė tė papajtueshme me realitetin, qė falė teknologjisė e njeh gjithkush, dhe shumė tė dėmshme.

Me afrimin e zgjedhjeve po afron edhe rreziku i destabilizimit tė vendit. Opozitės, diplomacisė dhe institucioneve ndėrkombėtare qė janė tė pėrfshira nė pėrpjekjet pėr njė Shqipėri demokratike nuk u lejohet tė mendojnė se Sali Berisha nuk do t’i vjedhė zgjedhjet. Tashmė Sali Berisha ka shkuar shumė larg dhe nuk e shkurajon asnjė deklaratė paralajmėruese, qoftė edhe po t’i thuhet hapur nga ndėrkombėtarėt se po prishi procesin zgjedhor e pret fati i Gadafit. Ai nuk ėshtė trim, por e di shumė mirė se, pėr t’i shpėtuar pėrballjes me drejtėsinė pėr krimet qė ka kryer, ka vetėm njė mundėsi, tė qėndrojė nė pushtet. Dhe pushtetin nuk e mban dot pa vjedhur e prishur procesin zgjedhor.

Aktivizimi i Ministrisė sė Brendshme dhe vetė ministrit kundėr kreut tė opozitės nuk lė dyshime se ajo pjesė e shtetit qė ka detyrimin ligjor pėr sigurimin e procesit zgjedhor, do tė jetė bashkėpunėtore nė tentativat pėr dhunimin e zgjedhjeve. Pėrpjekjet e Ministrit tė Brendshėm pėr tė kriminalizuar opozitėn nė pėrgjithėsi dhe kreun e saj, nė veēanti, i japin pushtetit aktual tiparet e njė junte ushtarake. Ėshtė krijuar bindja se nė Ministrinė e Brendshme funksionon njė bandė qė pėrgatit manipulimin e zgjedhjeve nė shkallė vendi. Anėtarėve tė kėsaj bande dhe tė rekrutuarve tė tyre nė rrethe duhet t’u bėhet e qartė se nuk kanė asnjė shans t’i shpėtojnė burgut, nė rastin mė tė mirė dhe hakmarrjes popullore, nė rastin mė tė keq.

Si qytetar, nuk jam nga ata qė opozitėn politike e konsideroj “shpėtimtare tė kombit” dhe, aq mė pak, njė konstelacion engjėjsh. Madje, edhe tek ajo ka figura qė mė ngjallin neveri kur i shoh apo i dėgjoj. Por, opozita aktuale, si ēdo opozitė ka tė drejtėn dhe detyrimin t’i japė fund njė regjimi gangsterėsh. Jo pėr ta zėvendėsuar atė me njė tjetėr tė ngjashėm. Populli shqiptar nuk pret shenjtėri politike, por pret dhe e meriton njė qeverisje mė tė pėrkushtuar ndaj interesave tė tij, mė dinjitoze, tė arsyeshme dhe sa mė gjithėpėrfshirėse. Shkurt, duhet njė qeverisje mė e qytetėruar. Sharlatanėt dhe xhambazėt politikė duhet tė kalojnė nė muze, nėse nuk ka punė me ta ndonjė gardian burgu.

Opozita duhet tė dijė se nė zgjedhjet e ardhshme nuk do tė konkurrojnė alternativat, por opozita e ligjshme me njė bandė pushtetarėsh tė inkriminuar. Nė kėto kushte, asaj i duhet bashkimi pėr shkak tė moralit politik dhe jo ndarja pėr shkaqe programore. Nė fund tė fundit, ky ėshtė sistemi kapitalist, pavarėsisht nėse nė pushtet dominon e majta apo e djathta. Edhe njė e majtė nė pushtet e ka pėr detyrė tė mbrojė interesat e ligjshme tė sė djathtės. Nėse koalicionin qeveritar e bashkoi hajnia, opozita duhet tė bashkohet pėr arsye dhe synime diametralisht tė kundėrta.
Gazeta Dita | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com