Albatlanta
Njė shuplakė (aspak) konfidenciale

Njė shuplakė (aspak) konfidenciale
Skender Minxhozi
Duket sikur mungojnė vetėm gjyqet e minoritarėve, burgimi i gazetarėve dhe tymi nė majėn e redaksisė sė gazetės “Koha Jonė”. Gjithēka tjetėr ngjan si 17 vjet tė shkuara, kur Presidenti i atėhershėm, Sali Berisha, niste konfliktin e tij tė parė me amerikanėt.

Njė sherr i shurdhėt asokohe, jo si tani, por po kaq i ashpėr e idhnak si ky i sotmi. Ashtu si dikur, edhe sot rrokopuja e zgjedhjeve ėshtė thuajse po aq e madhe, me tė vetmin ndryshim se ndodhemi para, e jo pas procesit elektoral, si nė maj tė vitit 1996.

Publikimi nga “Top Story” i njė letre qė Uashingtoni i ka dėrguar qeverisė shqiptare, nė lidhje me tonet nacionaliste tė kohėve tė fundit, ėshtė me shumė gjasė, pika e ujit qė po derdh tė gjithė gotėn. Amerikanėt kanė pasur prej kohėsh vėrejtje tė rėnda pėr mėnyrėn sesi po drejtohet Shqipėria, sesi po mbahen zgjedhjet, sesi po avancon korrupsioni, sesi nuk po dėnohen zyrtarėt e lartė dhe sesi po degjeneron drejtėsia dhe ligji. Por ndėrsa kėto janė fenomene tė pėrhapura nė tė gjitha paralelet dhe meridianėt e globit, ekuilibrat gjeopolitike tė rajonit tonė, hyjnė tek ajo listė prioritetesh, pėr tė cilat SHBA-ja di ta ngrejė zėrin fort dhe qartė. Mjafton fraza e fundit e mesazhit nė fjalė “mos na detyroni t’ju dėnojmė publikisht”, pėr tė imagjinuar acarimin qė duhet ta ketė shkaktuar kėtė dalje nga formati i mirėsjelljes diplomatike.

Prej muajsh, skena politike shqiptare duket e pėrfshirė nga njė valė retorike nacionaliste/patriotike, qė nė prag tė 100-vjetorit tė pavarėsisė u kthye nė njė virozė kolektive. Futja e Berishės nė kėtė valle, i dha kėsaj mode njė petk zyrtar, duke e bėrė edhe mė tė pritshėm reagimin e perėndimorėve. Mesazhi i fundit amerikan ėshtė vetėm epilogu i morisė sė deklaratave tė zyrtarėve europianė e amerikanė, tė cilėt tėrhiqnin vėmendjen pėr lėnien mėnjanė tė kėsaj retorike, qė afektoi edhe faktorin politik shqiptar nė Kosovė e Maqedoni.

Pavarėsia kaloi, e bashkė me tė u duk sikur u harruan edhe premtimet pėr ligje dyshtetėsie pėr tė gjithė shqiptarėt. Por ngjarjet nė Preshevė duket se kanė lėnė gjurmėn e tyre tek amerikanėt, aq sa paralajmėrimi “mos fusni hundėt nė punėt e brendshme tė Serbisė” duket si njė urdhėr pa tė drejtė apelimi.

E gjitha kjo krizė rreth nacionalizmit shqiptar, mes Tiranės dhe Uashingtonit, inkuadrohet nė njė klimė marrėdhėniesh qė vetėm pak muaj mė parė, nė nėntor, me ardhjen e Hilari Klintonit, dukeshin mė tė mira se kurrė. Ngjan sikur nga ai moment ka kaluar njė shekull, por janė vetėm 100 ditė! Pėr pasojė, nėse marrim parasysh edhe afrimin e zgjedhjeve, shuplaka amerikane duket si njė goditje qė s’ka tė bėjė vetėm me nacionalizmin. Pasi nė tė njėjtėn kohė me apelin pėr lėnien mėnjanė tė retorikės panshqiptare, mesazhi amerikan tregon edhe fushat ku duhet tė fokusohet klasa drejtuese nė Shqipėri: integrimi nė Europė, mbajtja e zgjedhjeve tė lira dhe pėrmirėsimi i gjendjes ekonomike.

Pak orė pas bėrjes publike tė kėsaj letre konfidenciale, Berisha iu pėrgjigj publikisht kritikave amerikane. Nė respekt tė sjelljes sė tij historikisht mospranuese tė asnjė kritike, Kryeministri e pėrkufizoi nacionalizmin shqiptar si “qytetar” dhe qė nuk ushqen pretendime territoriale. Pėrtej faktit qė kjo alkimi fjalėsh vėshtirė tė mjaftojė nė veshėt e atyre qė formuluan mesazhin, Berisha nuk ia hoqi vetes kėnaqėsinė e sfidės ndaj goditjes amerikane. Ai vijoi tė glorifikojė nacionalizmin shqiptar. “Nacionalizimi shqiptar ėshtė forca udhėheqėse e ēdo qytetari tė kėtij vendi, e ēdo politikani tė kėtij vendi…”, u shpreh ai, duke e lėnė faktikisht tė hapur e pa pėrgjigje problemin qė ngrinte shqetėsimi i SHBA.

Kėtu ėshtė me vend tė shtohet edhe njė rrethanė tjetėr. Nuk ėshtė mė njė element konfidencial demarshi qė qeveria shqiptare po bėn tashmė prej vitesh, qė ta pėrpunojė qėndrimin zyrtar amerikan, pėrmes prenotimit tė njė numri lobistėsh pranė administratės “Obama”. Pėrtej faktit tė shėmtuar qė e gjitha kjo fushatė e padukshme prej qindra mijė dollarėsh, financohet me paratė e taksapaguesve shqiptarė, nė zėrin e buxhetit “pėrmirėsimi i imazhit tė vendit”, efekti i lobistėve ėshtė sot ndoshta i vetmi element shprese pėr Berishėn, qė tė ruajė kuota tė pranueshme nė sytė e zyrtarėve tė lartė amerikanė.

Kėsisoj, tashmė ndodhemi nė korsinė e njė gare tė padukshme, mes njė opinioni tė vjetėr dhe tė ri tė administratės amerikane, aspak pozitiv pėr Kryeministrin shqiptar, qė po vazhdon tė piqet, e nė anėn tjetėr, tė punės prej “urithi” tė Podestas e ndonjė kompanie tjetėr tė marrė me qira, pėr t’i bėrė makijazhin demokracisė sė korruptuar shqiptare. Vėshtirė tė thuhet se cila nga kėto linja do tė triumfojė nė qėndrimin final qė amerikanėt do tė mbajnė ndaj qeverisjes aktuale, megjithėse vetė Berisha po investohet fort, siē po e shohim kėto orė, qė t’ua bėjė jetėn sa mė tė vėshtirė njerėzve qė ka pajtuar nė Uashington.

Por gjasat janė qė lobizmi i qeverisė shqiptare pėr tė zbutur humorin gri nė administratėn amerikane tė mos japė frytet qė pritet. Ftohja e dukshme, nė muajt e fundit, e Kryeministrit me ambasadorin Arvizu, po shėnon jo vetėm “respektimin” e njė precedenti tė vjetėr nė marrėdhėniet e vėshtira tė Berishės me kryediplomatėt amerikanė nė Tiranė, por po dėshmon se jo gjithēka mund tė rregullohet me para, nė kulisat e politikės amerikane. Cilado qoftė influenca qė kompanitė e lobimit mund tė kenė mbi vendimmarrjen amerikane pėr Shqipėrinė nė muajt e ardhshėm (nė fakt ėshtė vėshtirė ta quash mirėfilli “vendimmarrje”, pėr sa kohė qė s’ka njė politikė amerikane pėr vendin tonė, por kryesisht qėndrime tė ambasadės sė SHBA nė Tiranė), ėshtė fakt se pėrshtypja e administratės amerikane dhe e ambasadės sė saj pėr vendin tonė, nuk ėshtė aspak rozė. Mbetet tė urojmė qė tė mos ketė pas disa vitesh ndonjė “ėikileaks” numėr dy, se nuk dihet se ē’do na lexonin sytė nėpėr kabllogramet e ambasadės amerikane qė po nisen nė kėto javė drejt Uashingtonit, pėr qeverisjen shqiptare dhe krerėt e saj.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com