Albatlanta
A na ėshte ringjallur frika?

A na ėshte ringjallur frika?
Kiēo Blushi
Nė “Fiks Fare” kam parė shpesh mėsues dhe mjekė, infermierė dhe pacientė, nėpunės bashkish e komunash, dmth. qytetarė e intelektualė tė mirėfilltė, tė cilėt ikin tė trembur nga kamerat dhe mikrofonat pa e fshehur frikėn, duke thėnė: "Tė lutem mos ma nxirr emrin, mos na nxirr fytyrėn, jo, jo, nuk dua tė flas!…".

Kėta burra e gra kanė muaj pa marrė pagat e megjithatė nuk guxojnė as tė ankohen dhe as ta pohojnė. Tė tillė ka edhe policė, nėpunės tė administratės sonė civile, profesorė dhe akademikė, por edhe invalidė dhe paraplegjikė…
Po nga kush kanė frikė? Si ėshtė e mundur qė pas 22 vjetėsh nė demokraci, kur ata qė sot janė nė pushtet deklaronin me bujė se, falė tyre, shqiptarėt e vranė frikėn, tė mos shqetėsohen qė edhe sot, pas kaq vitesh, tė gjitha kategoritė e mėsipėrme tė nėpunėsisė e tė inteligjencės tė dėshmojnė hapur se kanė frikė?
Nuk kam dashur ta besoj atė qė ma ka thėnė njėri syresh, pėr tė dėshmuar dinjitet vetjak: Ėshtė e vėrtetė qė e vramė lepurin, por ama tani na kanė futur qenin nė bark!…
Sa e vėrtetė tė jetė kjo pandehmė? Afėrmendsh, nuk ka sondazhe pėr kėtė dukuri. As INSTAT-i dhe as Censusi nuk i kanė hyrė kėsaj valleje tė vėshtirė, edhe pse pyetja themelore: a ndjehen qytetarėt shqiptarė tė lirė ( qė do tė thotė: a kanė akoma frikė?), nuk shqetėson kėrkėnd, madje as partitė, tė pozitės dhe as tė opozitės.

***

Pėr hir tė sė vėrtetės, si shumė marrėdhėnie e dukuri qė kanė ndryshuar nė shoqėri, edhe cilėsia e frikės duhet tė ketė pėsuar ndryshim si nė formė, edhe nė strukturė. Nuk ekziston mė frika e diktaturės, kur tė kėrcėnonte burgu ose internimi edhe pėr njė fjalė goje, te radha e dyqanit tė mishit a tė gjizės…
Sot mund tė dalėsh edhe nė mes tė Pazarit tė Ri e tė shash me zė tė lartė mbarė e prapė qeverinė, mund tė shprehesh edhe kundėr kryeministrit aktual e ēdo ministri tjetėr kėsodore jo vetėm nė kafene, por edhe nė ndonjė ekran apo gazetė e nuk tė hyn gjemb nė kėmbė… Pra, nuk rrezikohesh me burg edhe nėse gėnjen e shpif, si bėjnė me njėri-tjetrin shumica e skifterėve partiakė… Frika e sotme ėshtė mė cilėsore, mė e tėrthortė, mė e stėrholluar, mė "demokratike".
Ka ikur edhe frika e kohės sė Gazidedes kur, po tė ishe opozitar i shpallur nuk do tė bėje keq sikur herė pas here, nė rrugė e nė lokal tė ktheje kokėn e tė verifikoje kė kishe pas krahėve qė tė mos haje "rastėsisht" ndonjė levė kokės… Nuk ėshtė i vetmi i ndjeri Remzi Hoxha i asaj kohe, qė ka humbur e nuk i gjendet as varri…

Duke gjykuar kėshtu, pėrherė kam shprehur dyshim dhe, pse jo, edhe antipati pėr kėta qyqarė, nėpunės e intelektualė tė ndrydhur, tė cilėt edhe nė demokraci shfaqin kaq hapur frikė nga e vėrteta, ose duke shqiptuar nė publik tė kundėrtėn e asaj qė mendojnė, ose nė rastin mė tė mirė, duke heshtur, ose duke firmosur peticione nė mbrojtje tė qeverisė…

Tani vonė e kam kuptuar qė edhe nė kėto raste ndjellakeqe, gjykimi im ka qėnė i gabuar. Se njė polic nė Kukės, njė mėsuese nė Librazhd, njė infermier, qoftė edhe njė mjek urgjence i QSUT-sė, qė nuk pranon tė firmosė peticionin pėr "tri ligjet qė ka bllokuar opozita", apo njė nėpunės i Bashkisė sė kryeqytetit, qė guxon tė dalė nė ekran e tė thotė zėplotė se prej disa muajsh nuk e ka marrė rrogėn, a nuk do tė pushohet nga puna "me meritė"?

Tė gjithė kėta e dinė fort mirė se, po tė kesh fatin e zi tė jesh njė i pushuar nga puna dhe po tė kesh guximin e durimin e mjaftueshėm tė ankohesh, nė cilėn zyrė duhet tė trokasėsh me shpresė se do tė vihet, medemek, drejtėsia nė vend, pėrveēse te ai/ajo qė tė ka pushuar...?
Pyetja tjetėr: Ku do tė gjesh nesėr njė punė tjetėr...?
Dhe e treta: Po sikur, si janė shumica, tė jesh i vetmi i punėsuar nė familje qė mban shtėpinė me bukė, ku do tė mbytesh tė nesėrmen?
Mjaftojnė besoj kėto tri pyetje pa pėrgjigje pėr tė justifikuar jo vetėm frikėn, por edhe vetėdeformimin moral.

***

Por nėse mund tė justifikohet frika nė nivelet e ulėta tė shoqėrisė, pėr shkak tė hallit tė mbijetesės, si mund tė shpjegohet frika nė nivelet mė tė larta, nė atė qė tani quhet elitė politike, akademike, mediatike, artistike dhe pse jo, edhe ekonomike?

Nuk e teproj po tė them se sot pėr sot nuk ka njerėz mė tė trembur e mė tė deformuar se ministrat dhe deputetėt. Mjafton tė ndiqet qoftė edhe njė mbledhje qeverie apo grupi parlamentar ku flet e ligjėron e drejton, edhe me broēkulla i gjithėpushtetshmi dhe tė vėshtrosh si e dėgjojnė ministrat e deputetėt, si recitojnė mė pas, nėpėr debate televizive, pa pikė fantazie, skrupulli e integriteti tė njėjtat "argumente", etiketime dhe nofka qė ka hedhur njė ditė mė parė Ai, pėr t'u bindur se si edhe deputetėt e ministrat komandohen me pult jo nga arsyeja dhe interesi publik, por vetėm nga frika se mos meritojnė zemėrimin e Atij dhe nesėr i anatemon, i shkarkon, nuk i fut nė listė, duke i kthyer andej nga patėn ardhur, nė botėn e hiēit.
Frika e parisė sė sotme ėshtė ku e ku mė e qenėsishme dhe ndoshta edhe mė "justifikuar" se frika e qytetarėve tė zakontė, pėr shkak se humbja e postit nga deputetėt dhe ministrat duhet tė jetė mė e frikshme dhe mė e rėndė. Sepse dihet: sa mė lart tė ngjitesh, aq mė e rrezikshme dhe mė e dhimbshme bėhet shembja, rrėnimi… E aq mė tepėr po tė kesh qėnė dikur njė anonim, njė njeri pa kontribute dhe aftėsi e le mė po tė dyshosh pėr njė ndėshkim tė nesėrm, qoftė edhe hipotetik pėr zullumet, firmat, tenderat, zarfet, allishverishet, krimet…

***

Flitet shumė tek ne pėr korrupsionin e pashembullt, i cili deri tani, me sa duket, pavarėsisht nga porositė e pashterura dhe ultimative tė ndėrkombėtarėve duket thuajse i pashėrueshėm nė tė gjithė piramidėn e drejtėsisė, nė gjykata dhe nė polici. Por pėr hir tė sė vėrtetės nuk ėshtė vetėm korrupsioni, shkak i vetėm pėrse tek ne ėshtė aq i flashkėt dhe i dobėt shteti ligjor, ose ai qė kohėt e fundit ka filluar tė quhet shteti i sė drejtės. Nuk janė tė pakta rastet qė kriminelėt dalin tė pafajshėm me vendim gjykate, ose qė ikin "nė drejtim tė pa ditur" edhe me dijeninė e policisė…

Sigurisht qė nė kėtė "proces" legal ka ndikimin e vet "zarfi", por duhet pranuar se njė faktor tepėr vendimtar ėshtė edhe frika, frika pėr jetėn, pėr familjen, pėr fėmijėt, pėr mundėsinė e tritolit, pėr kėrcėnimet jo vetėm nėpėrmjet celularit. Tė parėt qė nuk kanė besim te drejtėsia janė vetė ata qė paguhen pėr tė dhėnė drejtėsi, pėr tė siguruar rend e qetėsi. Kėta ndjehen mė tė pasigurt se qytetarėt e thjeshtė jo vetėm se pėrballen pėrditė me krimin, por se e dinė mė mirė nga ne sesa tė pambrojtur do tė jenė po ta pėsojnė, nga shoqėria dhe organet e shtetit. U vra qė nė vitet e para i ndjeri Kleanth dhe sė fundi edhe njė gjyqtar nė Vlorė, por si pėr njėrin edhe pėr tjetrin, vrasėsit ikėn dhe mbetėn "nė drejtim tė paditur".

Sot ėshtė tepėr e vėshtirė tė dalėsh dėshmitar po tė ndodhesh rastėsisht para njė krimi. Por edhe nėse e pėson vetė, vėshtirė se mund t'i drejtohesh policisė dhe organeve tė drejtėsisė. Provė pėr kėtė mosbesim te drejtėsia ėshtė rritja nė njė shkallė tejet alarmante e vetėgjyqėsisė.
Jo pa shkak qytetari ka frikė tė dėshmojė pėr kriminelin e pėr keqbėrėsin, pėr tė fortin e lagjes, pasi dyshon se policia nė vend qė ta mbrojė dhe ta sigurojė, rrezik ta tradhtojė, duke e ēuar si mish pėr top te keqbėrėsi: ja, ky ėshtė ai qė tė denoncoi… Ka pasur jo pak komisarė qė janė vrarė se janė tradhtuar nga vetė vartėsit e tyre. Tė gjithė kėta shembuj kanė mbjellė frikėn, e cila po e gėrryen nga brenda jo vetėm drejtėsinė, po mbarė shoqėrinė.
Dihet qė nė njė shoqėri ku nuk ka drejtėsi, jo demokraci, por as bashkėjetesė normale nuk mund tė ketė. E meqė ne na pėlqejnė vendet e para nė botė, jo nė njė, por nė shumė fusha, me siguri qė e meritojmė edhe kėtė vend tė parė: njeriu qė sot pėr sot duket mė i gjithėpushtetshmi nė kėto 22 vjet, shkaktari kryesor i kultivimit tė kėsaj frike nė tė gjithė hierarkinė shoqėrore ėshtė shtetari numėr njė, pikėrisht ai ka mė shumė frikė se kushdo…
Ky ėshtė paradoksi i kėsaj kohe tė mrekullueshme. Ky njeri (nuk po ia them emrin, qė si nė njė gjėegjėzė ta gjeni vetė) ka frikė tė bėhet njeri i thjeshtė. Ka frikė tė humbasė pushtetin e tė ikė me duar nė xhepa nė shtėpi. Ka frikė tė dalė nė rrugė pa badigardė, tė ulet nė kafe si pensionist me nipin a me njė shok fėmijėrie… Ka frikė tė mos jetė autoritar, tė mos ketė asnjė vartės e tė mos jetė nė qendėr tė vėmendjes. Ka frikė se mos i lė fėmijėt e vet pa mbrojtje, pa hijen e vet… Ėshtė i dėnuar tė ketė frikė edhe tė vdesė, jo thjesht nga vdekja, por nga e nesėrmja…
Ky pra ėshtė kryehalli ynė kombėtar!
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com