Albatlanta
Njeriu mesatar

Njeriu mesatar
Renato Kalemi
Qė njė shoqėri tė dalė nga e zakonshmja, duhet tė bėjė diēka tė jashtėzakonshme. Kjo e jona e ka pasur rastin dhe nuk ka bėrė asgjė tė tillė. Sepse pėr gjėra tė jashtėzakonshme duhen njerėz tė jashtėzakonshėm. Por, njė shoqėri mesatare s’mund tė prodhojė gjė tjetėr veēse njerėz mesatarė.

Orson Uells, nė rolin e njė regjisori nė filmin “La Ricotta” (1963) me regji tė Pier Paolo Pasolinit, i reciton gazetarit qė po e intervistonte njė poezi, tė cilėn ky i fundit as e kupton e as i jep dum se pėr ē’dreqin bėn fjalė. Regjisori e nuhat pėrhumbjen e pashmangshme tė tjetrit dhe me cinizmin e paskrupullt tė njė intelektuali antikonformist, i rrethuar nga njerėz tė paaftė, ia thotė copė: Ti nuk ke kuptuar kurrgjė sepse je njė njeri mesatar! “Por, ju nuk e dini se ēfarė ėshtė njė njeri mesatar”, vijon Uells, “ai ėshtė njė pėrbindėsh! Njė maskara i rrezikshėm, konformist, kolonizues, racist, robėrues, qualunquista” (it. njė njeri qė shfaq aspak interes dhe mosbesim ndaj institucioneve publike dhe partive politike). Mandej, zė e tallet me kėtė “njeri mesatar”, i cili mund t’i hynte nė punė pėr fillimin e filmit vetėm nėse do t’i binte infarkt m’u aty nė kėmbėt e tij. Nė kėtė segment kult, Pasolini qėllon ashpėr, deri nė pėrēmim, shoqėrinė italiane tė viteve ’60, duke e etiketuar atė si shoqėrinė mė analfabete dhe injorante tė Europės, tė cilės s’ke ē’i bėn: kaq e ka kufirin e inteligjencės.

Ajo qė unė dua tė pyes ėshtė: A jemi edhe ne shqiptarėt njė shoqėri e tillė, e mbushur me njerėz mesatarė? Me keqardhje, po. Njė shoqėri, e cila nuk arrin tė prodhojė elitė, ėshtė e destinuar tė udhėhiqet nga “njeriu mesatar”. Kurrė mė qartė se sa sot shoqėria shqiptare ka shėrbyer si njė etalon i denjė pėr atė ēka Pasolini thoshte pesėdhjetė vjet mė parė pėr shoqėrinė italiane. Nuk e kam tė vėshtirė tė sjell shembuj tė ndryshėm pėr tė argumentuar pse shoqėria jonė prodhon prej vitesh vetėm “gjėra” mesatare, tė nivelit sipėrfaqėsor, por tė pranueshme pėr inteligjencėn kolektive, tė cilat nga ana tjetėr krahasohen me prodhime tė tjera tė tė njėjtit nivel, e kėshtu me radhė, duke na futur nė qerthullin pakthim e mizor tė tė qenit “tė zakonshėm”. Tė qenit “i zakonshėm” ėshtė ajo ēka duhet ta trembė mė shumė se gjithēka tjetėr njė shoqėri, vetė ekzistencėn e njeriut.

Kur them “prodhime”, nėnkuptoj gjithēka qė ka tė bėjė me vlerat morale e kulturore tė njė shoqėrie: pra, flas pėr gjuhėn, artin, politikėn, arsimin, sportin, edukatėn, shoqėrinė civile, etj., nocione tė cilat “njeriu mesatar”, duke qenė konformist e kualunkuist, nuk di t’i ēmojė sepse s’mundet t’ua kuptojė rėndėsinė. Ose aq inteligjencė ka. Shoqėria shqiptare nuk ka ende karakteristikat e njė shoqėrie inteligjente, europiane e perėndimore. Anon nga tė qėnit prapanike. Arsyet e kėsaj mund tė jenė tė ndryshme, qė lidhen qoftė me historinė e lashtė tė kombit tonė, qoftė me pesėdhjetė vitet vrastare tė komunizmit. Edhe ata pak njerėz inteligjentė qė gjallojnė nė kėtė mishmash njerėzish mesatarė, janė aq tė papėrfillshėm nė numėr dhe masėn e prodhimit tė ideve, saqė treten si sheqeri nė ujė.

Nė politikė nuk e kemi pasur kurrė njė Bill Klinton apo Toni Bler shqiptar, dy politikanė vizionarė dhe reformatorė tė pashmangshėm. Nuk kemi as Konicė dhe as Noli. E keni pyetur ndonjėherė veten se cili mund tė ishte sot njė Ismail Qemali, nė rast se fatet e Shqipėrisė do tė viheshin nė pikėpyetje nga njė pushtim i huaj ose vendim i Fuqive tė Mėdha? Fatmirėsisht, kjo ėshtė njė pyetje retorike dhe situata ėshtė pjellė e mendjes time. Nė vend tė kėtyre emrave tė mėdhenj kemi njė klasė politike tė pėrhumbur, pa ide e vizion, konformiste, patetike, qė sheh interesat e saj tė ngushta, e mbi tė gjitha tė korruptuar. Kėto elementė e bėjnė atė konfliktuale, meskine, joproduktive, tė dėshtuar. Njė shoqėri e pėrbėrė nga njerėz mesatarė nuk mund tė pjellė tjetėr veēse njė klasė politike po kaq mesatare. Shprehja “populli meriton atė qeveri qė ka”, ėshtė e vėrtetė.

Fatkeqėsisht, Shqipėria ėshtė njė komb pa elitė. Njėqind vjet mė parė ata mund t’i numėronim me gishtat e njėrės dorė, sot nuk mė vjen ndėrmend askush. Na mungojnė njerėzit e drejtė, tė urtėt, kritikėt, ata tė vėrtetėt, tė pavarurit, qė i thonė troē dhe me kurajo morale tė vėrtetat dhe atė ēka mendojnė njerėzit e thjeshtė. Nė vend tė tyre kemi ca qenie tė ēuditshme, budallaqe, tė cilėt vetėquhen elitė, por qė nė fakt s’kanė bėrė gjė tjetėr pėr ta fituar kėtė titull pėrveēse t’i lėpihen pushtetit pėr njė rrogė mė tė mirė, njė kolltuk tė rehatshėm, a njė makinė tė shtrenjtė. Kritika dhe vetėm kritika e vazhdueshme ėshtė ajo qė ēon pėrpara. Lajkat dhe servilizmi, pėr shkak tė njohjeve personale ose mosprishjes sė qejfit, nuk tė ēojnė asgjėkundi.
Njeriun mesatar e shoh gjithandej! Sot letėrsia shqiptare s’ka identitet. Shterpėsia e post pluralizmit e ka vrarė. Nuk arrij tė gjej dot njė emėr shkrimtari qė tė jetė formuar ose tė paktėn tė identifikohet me kohėn tonė. Kemi vetėm shkrimtarė tė formuar dhe qė e kanė krijuar emrin e tyre nė komunizėm. Dikur kishim njė poet si Migjeni, sot poetėt nuk shkruajnė mė. Dikur kishim njė romancier tė shkėlqyer si Petro Marko, sot nuk e di. Krenohemi me Ismail Kadarenė, por ai ka vendosur tė mos shkruajė mė, pėrveē publicistikės. Dėgjojmė muzikė tallava, turbofolk e gjithfarėsoj qelbėsirllėqesh, ndėrsa nė Teatrin e Operas dhe Baletit spektatorėt numėrohen me gishta. Kėtu ju jap tė drejtė tė mė thoni se “muzika ėshtė me shije”. Po, pikėrisht, prandaj ka edhe shije mesatare. Nė Teatrin Kombėtar rrallė se sheh ndonjė pjesė tė vėnė mirė nė skenė, aktorėt bėjnė “pllaq-plluq” nė fjalėt e mira boshe qė i thonė njėri-tjetrit kur nė fakt duhet t’ia thonė copė shokut se kėsaj here “ja fute kot”, kurse prodhimet kinematografike shqiptare janė amatoriale dhe mesatare.

Jemi njerėz mesatarė edhe nė dhėnien e dijeve. Kemi dhjetėra universitete private dhe asnjėri prej tyre nuk i pėrmbush standardet. Universitetet publike zbatojnė njė sistem tė dėshtuar arsimor, i cili nuk tė garanton asgjė, madje as diplomė. Duhet tė bėsh atė “plus dyshin”, pėrndryshe je i fikur. Jemi kaq joproduktivė saqė kopjojmė idetė e vjedhura tė njeri-tjetrit deri nė mani, sapo ajo ide ka sukses. Mjafton tė shihni emisionet nė televizor: Tė njėjtat tema, diskutime, debate, qė trajtohen nga tė njėjtat fytyra shėtitėse. Mė bėn pėrshtypje madje, se sa mediokre janė edhe idetė e reklamave: tė thata, pa ngjyrė e mesazh. Nė sport jemi po kaq mesatarė, saqė kėnaqemi kur dėshtojmė me sukses.

Njerėzit mesatarė kanė njė karakteristikė tė pėrbashkėt: Ata gjithmonė i pėrsėrisin vetes me njė vetėkėnaqėsi budallaqe: “Kaq mund tė bėj”. Nuk kanė ambicie, janė pėrtacė, nuk duan tė lodhen, janė njė lloj virusi i rrezikshėm qė infektojnė njė shoqėri tė tėrė. Qė njė shoqėri tė dalė nga e zakonshmja, duhet tė bėjė diēka tė jashtėzakonshme. E pra, kjo e jona nuk ka bėrė asgjė tė tillė, edhe pse e ka pasur rastin. Ama, pėr tė bėrė gjėra tė jashtėzakonshme duhen njerėz tė jashtėzakonshėm. Por, njė shoqėri mesatare nuk ka sesi tė prodhojė njė tjetėr “produkt” veē njeriut mesatar.
tiranacalling | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com