Albatlanta
Tri legjenda

Tri legjenda
Legjenda e Beratit
Mijėra e mijėra vjet mė parė jetonte njė Zanė shumė e bukur. Njė ditė ajo u takua me dy vėllezėr viganė, Tomorin dhe Shpiragun.
Sikurse ndodh shumė herė ndėr legjenda dhe shpesh nė tė vėrtetė, tė dy vėllezėrit ranė nė dashuri me Zanėn e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat tė dy vėllezėrve dhe kaq thellė u hyri grindja pėr tė, sa qė shpėrtheu lufta vėllavrasėse.
Tomorri, duke pasur njė shpatė tė shkėlqyeshme, i ra vėllait tė vet mė tė vogėl brinjėve, ndėrsa ky i fundit, i armatosur me njė topuz shumė tė rėndė, iu turr me furi duke e goditur sa mundte mė fort.
Zoti, qė shihte ēdo gjė, u trishtua dhe u zėmėrua prej pamjes aq tė dhimbshme, grindjes aq tė pėrgjakshme midis vėllezėrve. Ata duheshin ndėshkuar pėr kėtė mynxyrė qė shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorėt nė gur dhe i dėnoi tė mbajnė ndėr shekuj nė trup gjurmėt e kėtij luftimi tė tmerrshėm.
Qė nga ajo kohė e lashtė e deri sot vėllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapėsirat e veta gropa – gropa dhe plasa tė panumėrta. Ndėrsa, vėllait tė vogėl, Shpiragut, kushdo qė kalon nė kėto treva, i sheh brinjėt e copėtuara e tė thelluara vija-vija.
Shkaktarja e kėsaj mynxyre, Zana e bukur hirplotė, nuk duhej t’i shpėtonte zemėrimit tė Zotit, ndaj Ai e ktheu nė njė kodrinėzė shkėmbore, mbi tė cilėn njė ditė filluan tė vendosen gurė mbi gurė dhe u ndėrtua njė kėshtjellė e madhe, e bukur, qė qėndron edhe sot madhėshtore mbi qytetin e Beratit.
Zana e bukur, qė i donte vėllezėrit, po jo zemėrimin e tyre tė derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masė.
Ai lumė, qė tani mban emrin Osum, sipas legjendės, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse rrėkeja e lotėve, qė lagu gurė e shkėmb dhe u derdh mes dy vėllezėrve prej Zanės hyjneshė, pėr t’u treguar se dhimbja pėr kėtė fatkeqėsi asnjėherė nuk do t’i shterė lotėt.

Syri i Kaltėr: legjenda e gjarprit gjigant qė krijoi mrekullinė e natyrės
(Legjenda e hershme)
“Njė herė e nė njė kohė, fryu njė erė kaq e fortė, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori njė gjarpėr… Ra njė re dhe gjarprin e hodhi nė malin e Sopotit… Gjarpri gjigant hante kafshėt e njerėzit dhe tė mbjellat i prishte… U ngrit njė plak, ngarkoi njė gomar me thasė me eshkė dhe vajti afėr lubisė e i vuri zjarrin eshkės. Kur gjarpri hėngri gomarin, zjarri i eshkės pėrbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, qė mė bėre kokėn dhe ti lumė, vėllai im…!’. E u shtri pėr vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasėn dot. Nė agoninė e ngordhjes gjarpri pėrplaste bishtin nė faqen e malit, ku mbetėn shenjat qė duken. Qysh nga ajo kohė deti me malin janė tė lidhur me njėri-tjetrin si baba e bir”.
(Pėrsėritja e legjendės)
Nė tetor tė vitit 2002 bukuroshja e “nėnės natyrė” ishte nė agoninė e vdekjes.
Tė gjithėve u erdhi keq, por vetėm kaq.
Pėr koincidencė, pikėrisht kur drejtuesit e Leēes erdhėn nė Shqipėri pėr tė biseduar pėr Syrin e Kaltėr, ai shteroi dhe u kthye nė njė sy tė verbėr, me ngjyrė tė bardhė.
Shumė njerėz nė Sarandė besuan se ishte gishti i Zotit.
“Ishte dėnim pėr ata qė donin ta shisnin”, pėshpėritnin.
“Katėr ditė luftoi uji i Syrit tė Kaltėr me lumin qė i lėshonte nga sipėr gurė dhe zhavorr”, thoshin tė moshuarit.
(Kush e pagėzoi…?)
Emėrtimi “Syri i Kaltėr” ka lindur shumė mė vonė, nė vitet ’50, kur u bėn studimet e kėtyre burimeve pėr t’i pėrdorur nė hidrocentralin e Bistricės. Thuhet se emrin, ia vuri njė prej inxhinierėve tė rinj, tė cilit i kujtonte sytė e kaltėr tė sė fejuarės sė tij.
Thonė se tė gjithė inxhinierėt qė endeshin nė kėto burime e quanin kėshtu, sepse s’mund ta quaje ndryshe njė burim aq tė kaltėr, me njė rreth jeshil dhe me njė njollė tė zezė nė mes. Mene Lula, njė prej inxhinierėve ndėrtues tė hidrocentralit sė Bistricės thotė se edhe pelegrinazhi qė bėjnė sot nuset nė ceremoninė e martesės, duke kaluar para se tė hyjnė nė shtėpinė e re tė dhėndrit, ka lidhje me hyjnizimin e mistifikimin e kėsaj dhurate tė natyrės qė simbolizon pastėrtinė morale, bukurinė femėrore dhe hijeshinė e nuses-nimfė tė dalė nga ujėrat kristal, sipas legjendės sė Panit tė Madh.

Legjenda e Rozafės
“Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjanė e mbi qytetin e Shkodrės kalaja e lashtė e Rozafatit. Kur asht qitė guri i parė nė themelet e kėsaj kėshtjelle? S’dihet. Historia e saj tretet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė moēėm tė kėsaj mange. Nji gja dihet mirė e kjartė: ate e kanė pasė dikur labeatėt e mandej ardianėt, qė ishin fise tė forta ilire.
N’atė kohė tanė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, deri nė Tergestėn e bujshme jase Triestėn e ditėve tona, ish breg ilir. Ma vonė, u derdhėn kėndej romakėt, tevona sllavėt, normanėt, venetikėt, turqit e shumė popuj tjerė tė huej. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si edhe vetė muret e kėshtjellės, janė lagė me pėrrej gjaku t’atyne qė e kanė sulmue dhe t’atyne qė e kanė mbrojtė. Tė huejt erdhėn e shkuen, kurse populli ynė mbeti i ngulun nė kėtė tokė ilire. Ndėrtimi i kėshtjellės sė Rozafatit ka nji gojėdhanė tė bukur e tė hidhun qė na ka ardhė nga lashtėsia jonė.
Qe se ē’thotė kjo gojėdhanė.
“… I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tanė. Tri ditė e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditėsh e tri netėsh nji erė e hollė fryu e e naltoi mjegullėn. E naltoi dhe e shpuni deri nė kodrėn e Valdanuzit. Aty maje kodrės tre vėllazėn punoshin. Ndėrtoshin nji kėshtjellė. Po, murin qė naltoshin ditėn u prishej natėn, e kėsisoj nuk e naltonin dot.
Na kalon aty nji plak i mirė.
- Puna e mbarė, o tre vėllazėn.
- Tė mbarė paē, o plak i mirė. Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė? Ditėn punojmė, natėn na shembet. A din me na diftue ndoj fjalė tė mirė: ēka tė bajmė qė t’i mbajmė muret mė kambė?
- Unė di – u thotė plaku ~ po drue me jua thanė se a’ mėkat.
Atė mėkat hidhe mbi krytin tonė, se na duem ta qėndrojmė mė kambė nji kėtė kėshtjellė. Plaku i mirė mendohet e pvet:
- A jeni tė martuem, trima? A i keni ju tė tri varzat e jueja?
- Tė martuem jemi – i thonė ata. – Edhe tė tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ē’tė bajmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė?
- Nė daēi m’e qėndrue, lidhuni me besa-besė: varzave mos u diftoni, nė shpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t’ju thom unė. Ate prej tė tri kunatave qė do tė vijė nesėr bukė me ju pru, ta merrni e ta muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės. Atėhere keni me pa se muri ka me zanė vend e me qėndrue pėr jetė e mot.
Tha kėshtu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s’u pa.
Medet! Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn. Kuvendoi nė shtėpi, i tregoi vashės sė vet kėshtu e kėshtu, i tha tė mos vinte atje tė nesėrmen. Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn: ia tregoi tė tana vashės sė vet. Vetėm i vogli e mbajti besėn e fjalėn: nuk kuvendoi nė shpi, nuk i tregoi vashės sė vet.
Nadje. Tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė. Ēekanėt shkapeten, gurėt copėtohen, zemrat rrahin, muret naltohen.
Nė shpi, nana e djemve s’din gja. I thotė tė madhes:
- Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa, nanė, sod s’mund tė shkoj se jam e sėmunė.
Kthehet i thotė tė mesmes:
- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė.
- Besa, nanė, sod nuk mund tė shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtė.
Nana e djemve i kthehet nuses sė vogėl:
- Moj nuse e vogėl…
Nusja e vogėl brof nė kambė:
- Urdhno, nanė!
- Mjeshtrit duen bukė e ujė; duen kungullin me venė.
- Besa, nanė, unė shkoj, po e kam djalin tė vogėl. Drue se don gji me pi e kjan.
- Nisu, shko, se djalin ta shikjojmė na, s’ta lamė me kja – i thonė tė kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me venė, e puth djalin nė tė dy faqet, niset e bjen nė Kazenė; njaty ngjit kodrėn e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetnit e i shoqi.
- Puna mbarė, o mjeshtėr!
Po ē’asht njikėshtu?
Ēekanėt ndalen e s’shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fėtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh ēekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotė:
- Ē’ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindė n’e zezė ditė, moj kunata jonė. Na e kemi ba me fjalė me tė murue tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
- Shėndosh ju, o kunetė. Po unė do t’ju la nji porosi: kur tė mė muroni nė mur, synin e djathtė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, kambėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjinin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė kjajė – me njanin sy do ta shikjoj, me njanėn dorė ta ledhatoj, me njanėn kambė t’i tund djepin e me njanin gji t’i jap me pi. Gjini m’u nguroftė, kėshtjella qėndroftė, djali jem u trimnoftė, u baftė mbret e mbretnoftė!
Ata e marrin nusen e vogėl e e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parė. Po rranxė tyne gurėt janė edhe sod tė lagun e tė myshkun, sepse vahdojnė me pikue lotėt e nanės pėr birin e saj… E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi. “
TiranaCalling | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com