Albatlanta
Serbia ėshtė “krijuar” nga shqiptarė

Serbia ėshtė “krijuar” nga shqiptarė
Jusuf Buxhovi
Historia duket se do tė jetė beteja e re mes Kosovės dhe Beogradit. Shkrimtari dhe publicisti, Jusuf Buxhovi, sjell pėr herė tė parė njė libėr mbi historinė e Kosovės. Libri ka ngjallur reagime nė qarqet akademike serbe

Madje, edhe kur Serbia ėshtė pranuar si shtet nė kongresin e Berlinit mė 1878, sipas burimeve osmane dhe austro-hungareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe. Shumicėn e pėrbėnin shqiptarėt dhe vllahėt, siē nuk kishte shumicė greke, por arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet mė 1831.

“Vepra ime edhe pse quhet Kosova, paraqet historinė e Shqipėrisė sė natyrshme nga antikiteti (mileniumi i pestė) e tutje”, kėshtu shprehet shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi, nė njė intervistė pėr gazetėn “Shqip” mbi librin e tij “Historia e Kosovės” i cili ka hapur debate tė forta mes historianėve nė Serbi e Kosovė. A janė gati Kosova dhe Serbia tė kenė njė histori tė ēliruar nga nacionalizmat? Pse serbėt mohojnė dy gjenocide qė kanė bėrė nė Kosovė? Libri i Buxhovit ėshtė nė tri vėllime: Antikiteti, Mesjeta dhe Perandoria Osmane. Ai del nė pėrfundimin se Dardanėt janė themelues tė Trojės dhe bartės tė qytetėrimit antik, i cili me pa tė drejtė u ėshtė atribuuar grekėve, tė cilėt erdhėn shumė vonė dhe pėrvetėsuan gjithė qytetėrimin pellazg, madje dhe shkrimin e tyre. Sipas tij, edhe “Iliada” dhe filozofia antike paraqesin trashėgimi shpirtėrore tė shqiptarėve.

Libri juaj “Historia e Kosovės”, nis nga antikiteti dhe Mesjeta pėr tė vijuar me Perandorinė Osmane. Ēfarė sipas jush i identifikon shqiptarėt nė kėto periudha?

Fillimisht duhet sqaruar se “Kosova” ėshtė historiografi kritike. Ėshtė, pra, njė projekt individual, qė mbėshtetet mbi konceptin kohė-hapėsirė me gamėn e fokusimit qė nis nga mileniumi i pestė e vjen deri nė ditėt tona. Nė kėtė kontekst etnogjeneza e shqiptarėve, si etni, shihet e ndėrlidhur me Pellazgėt, njė si perandori me shumė mbretėri, ndėr tė cilat mė tė rėndėsishme janė ajo dardane me Trojėn, mbretėria maqedone, ajo epirote, si dhe mbretėritė ilire. Ky kundrim, nuk e dėmton teorinė e deritanishme ilire, pos qė e plotėson nė kuadrin e perandorisė pellazge, qė ishte botėrore dhe themel i qytetėrimit antik. Nga trashėgimia pellazge lindėn dhe u zhvilluan edhe dy perandoritė e mėdha: ajo e Romės (nga Dardanėt, Galabrėt dhe Etruskėt) si dhe Bizanti (kryesisht nga dardano-ilirėt).

“Kosova” ka sjellė shumė polemika, por edhe zemėrim te historianėt serbė, tė cilėt e kanė quajtur “njė fantazi” dhe tė pabazuar nė fakte?

Zemėrimi i historianėve dhe i akademikėve serbė ka qenė i arsyeshėm, ngaqė ata pėr herė tė parė ndeshen me njė libėr autorial te njė autor shqiptar, dhe po ashtu, pėr herė tė parė, ndeshėn me njė historiografi, e cila rrėnon gėnjeshtrat e tyre rreth shqiptarėve, me tė cilat ata kanė ushqyer edhe programet e njohura hegjemoniste kundėr shqiptarėve, me tė cilat politika serbomadhe ka ushtruar katėr gjenocide kundėr shqiptarėve (i pari nė vitet 1877/8, i dyti nė vitet 1912/’13, i treti nė vitin 1944/45 dhe i katėrti nė vitin 1998/’99). Historianėt serbė i ka zemėruar teza pellazge, pastaj pamja e rolit shtetfromues nė Bizant, si dhe mohimi i shtetit mesjetar serb nė Kosovė, qė nuk ka ekzistuar kurrė (pos zhupanive dhe organizimeve tė tjera fisnore-fetare, qė i kanė pas edhe tė tjerėt). Po ashtu, akademikėt serbė i ka hidhėruar sė tepėrmi, pohimi im se nė Kosovė nuk ka pas kishė ortodokse serbe, por vetėm krishterim tė ritit katolik apo ortodoks, dhe se shqiptarėt, krishterimin e kanė marrė nga shekulli i tretė, ndėrsa sllavėt nė shekullin dhjetė. Kjo ēėshtje demanton mitin pėr Kosovėn djep “shpirtėror serbė” dhe tė ngjashme, me tė cilat historiografia serbe ėshtė plot e pėr plot dhe pėr fat tė keq ia ka dalė tė mashtrojė edhe qendrat e vendosjes, dje, por edhe sot… Janė, pra faktet, qė mė mbrojnė nga akuzat serbe, fakte kėto qė edhe ata i dinė, por nuk dėshirojnė tė heqin dorė prej tyre, ngaqė u bie koncepti hegjemonsit serbomadh, me tė cilin edhe sot e gjithė ditėn pėrpiqen ta destabilizojnė Ballkanin dhe veēmas shqiptarėt.

Librat historike tė kėsaj natyre zakonisht janė nisma tė institucioneve akademike, a e keni ndier qė mund tė paragjykoheshit kur shkruat kėtė libėr?
Ėshtė detyrė e akademive dhe institucioneve shkencore zyrtare tė merren me projekte tė tilla, veēmas nė rrethanat e ndryshimeve tė mėdha shoqėrore dhe politike, siē janė kėto nėpėr tė cilat po kalojmė. Disa herė kam shtruar kėtė ēėshtje dhe kam kėrkuar qė nė Tiranė dhe Prishtinė tė veprohet nė kėtė drejtim, por thuajse asgjė nuk ka ndodhur. Kjo, nuk mė ka penguar qė si hulumtues ta bėj punėn time, punė kjo qė ngrit disa ēėshtje qė kanė tė bėjė me rishqyrtime, nėpėr tė cilat domosdoshmėrisht do tė kalojė historiogarfia jonė, i pėlqej apo nuk i pėlqen kjo dikujt. Megjithatė, puna ime, e cila ėshtė pritur shumė mirė nga opinionin (pesė ribotime brenda tetė muajsh me njė tirazh prej mė shumė se njėzet e pesė mijė ekzemplarėsh), krahas kritikave tė ashpra qė i erdhėn nga Beogradi, nuk u ka shpėtuar disa paragjykimeve, nga disa “historianė” dhe akademikė tė Kosovės, tė cilėt, nga xhelozia pse nuk kanė bėrė gjė, edhe pse paguhen mirė, u pėrpoqėn qė veprėn time ta anatemojnė politikisht duke e etikuar “vepėr nacionaliste”, “vepėr qė mohon serbėt” dhe madje “vepėr qė zgjon urrejtje” e tė ngjashme!

Sa e vėshtirė ka qenė tė binit nė gjurmėt e dokumenteve dhe ku i keni gjetur ato?
Ka mbi tridhjetė vjet qė merrem me hulumtime nėpėr arkivat gjermane dhe austriake. Pjesėn mė tė madhe tė kėtyre dokumenteve i kam vjelė nga Arkivi Politik i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė nė Bon, pastaj Arkivi Historik i Berlinit, Arkivi i Majcit, ai i Institutit tė Europės Juglindore nė Munih dhe nga Arkivi Shtetėror i Vjenės. Njė pjesė tjetėr tė dokumenteve e kam vjelė nga arkivat jugosllave, por nuk kanė munguar edhe dokumentet nga arkivat osmane, ato ruse, italiane dhe greke. Njė rol tė rėndėsishėm nė koncipimin e veprės sime, kanė luajtur edhe veprat e rėndėsishme nga historiografia botėrore qė kanė trajtuar ēėshtjen shqiptare nga antikiteti e deri te koha jonė.

E kujt ka qenė Kosova, dhe cili shtet ka pasur i pari vendbanimin nė tė?

Kosova, pėr mua paraqet epiqendrėn e Shqipėrisė sė natyrshme nga antikiteti e deri nė ditėt tona. Natyrisht se ajo ka tė bėjė me Dardaninė dhe Dardanėt, por edhe Ilirėt, Maqedonėt, Epirotėt dhe tė tjerėt, tė degėzuar nga Pellazgėt. Nė kėtė vazhdimėsi historike prej pesė mijė vjetėsh, pra nga parahistoria dhe koha historike, mbretėria dardane ka qenė njėri ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm tė antikitetit. Pas rėnies sė mbretėrisė dardane, kjo hapėsirė sėrish do tė luajė rol tepėr tė rėndėsishėm gjatė perandorisė sė Romės dhe asaj tė Bizantit. Dardania, si pjesė e Ilirikut, do tė kthehet nė faktor kryesor tė Bizantit, ku edhe kanė rrėnjėn tri identitetet me tė cilat duhet tė lidhet qenia shtetėrore shqiptare: identiteti administrativ (i shpallur nga Diokleciani), identiteti kishtar (i shpallur nga Konstandini i Madh) dhe identiteti politik dhe juridik (i shpallur nga Justiniani). Termi Kosovė, ėshtė i vonshėm. Shfaqet nė shekullin XIX, me vilajetin e Kosovės, qė edhe si i tillė, paraqet epiqendrėn e rilindjes kombėtare (Lidhja Shqiptare e Prizrenit), qė do tė ēojė edhe deri te pavarėsia e Shqipėrisė. Pra, Kosova (Dardania) pėrherė ka pas identitet shpirtėror dhe shtetėror dardano-iliro-arbėror-shqiptar.

Kur shfaqen shenjat e para tė Serbisė nė Kosovė?

Nuk duhet ngatėrruar praninė sllave me atė serbe, ngaqė sllavėt paraqesin njė konglomerat popujsh barbar, qė sulmuan Ilirikun dhe Dardaninė nga shekulli VI e tutje, pėr t’u shfaqur si formacione fisnore nga shekulli IX e tutje, ndėrsa serbėt, si pakicė shfaqen nė shekullin XIX. Pra nė Kosovė, sllavėt shfaqen nė shekullin XIII, si pushtues, por pa atributet e mbretėrisė, ose tė perandorisė, siē i shohim edhe sot e gjithė ditėn nė historiografinė zyrtare nė Shqipėri dhe Kosovė, por erdhėn si fise tė prirė nga zhupanė dhe despotė. Madje, edhe vetė Rashka, qė serbėt e quajnė “mbretėri mesjetare serbe”, sipas shumė indikacionesh, nuk ka qenė serbe, por tribale (njė fis pellazg i lidhur me Dardanėt). Ato qė historiografia serbe i thotė rreth “Car” Dushanit, apo “Kral” Millutinit, janė falsifikime, ngaqė edhe i pari e edhe i dyti kanė qenė feudalė ortodoksė, si shumė feudalė tė tjerė ortodoksė arbėrorė, qė ishin nė pėrbėrje tė Bizantit dhe asgjė mė shumė. Madje, edhe kur Serbia ėshtė pranuar si shtet nė kongresin e Berlinit mė 1878, sipas burimeve osmane dhe austro-hungareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe. Shumicėn e pėrbėnin shqiptarėt dhe vllahėt, siē nuk kishte shumicė greke, por arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet mė 1831.

Ē’vend zė sipas jush historia e shqiptarėve nė Ballkan?

Shqiptarėt dhe Shqipėria, nė raport me Ballkanin, por edhe tė tjerėt, paraqiten nė qendėr tė antikitetit, si djep i saj. Ata janė protagonistėt kryesorė tė historisė nga lashtėsia deri te koha jonė. Kjo ėshtė njė e vėrtetė qė historiografia jonė duhet ta thotė pa ngurrim.

Sa e vėshtirė ka qenė pėr ju kjo nismė, dhe a ėshtė i pėrgatitur opinioni nė Kosovė apo rajon pėr tė pasur njė histori tė shtetit mė tė ri tė Kosovės?

Secili shtet duhet tė ketė historinė, sė paku atė politike. Vepra ime pretendon qė tė paraqesė Kosovėn si epiqendėr tė natyrshme tė botės shqiptare nga antikiteti e deri mė sot, siē ka qenė nė tė vėrtetė. Pse historia politike e shqiptarėve, me pavarėsinė e Shqipėrisė, ėshtė vendosur nė “periferi” nė vend tė qendrės, kjo nuk do tė thotė qė historia jonė tė ndjekė kornizat e dhunshme politike, qė ia kanė pėrcaktuar tė tjerėt.

Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com