Albatlanta
INTEGRIM EUROPIAN ME FASHIZĖM?

INTEGRIM EUROPIAN ME FASHIZĖM?
ANDREA STEFANI
Nė qershor 2008, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) refuzoi kėrkesėn e Komitetit pėr Mbrojtjen e Kushtetutės (KMK) pėr organizimin e njė referendumi popullor lidhur me amendimet e Kushtetutės tė kryera nė prill tė po atij viti. Nė mbarim tė asaj seance, mu nė korridoret e KQZ, Artur Zheji, nė atė kohė kryetar i KMK, deklaroi gjithė nerv se Shqipėria ndodhej nė paradhomėn e fashizmit. Sot Zheji nuk e pėrmend mė fashizmin. Por fakti qė LSI ka hyrė dhe ėshtė ulur nė kolltukėt e pushtetit tė Berishės, nuk e ka zhdukur rrezikun e fashizmit. Ai vazhdon tė mbetet nė paradhomat e kėtyre zyrave. Ai ėshtė atje, madje mė i rrezikshėm se nė pranverėn e vitit 2008, kur Zheji e denonconte. Sepse ka bėrė pėrpara nė sajė tė ndryshimeve tė Kushtetutės qė nuk mund tė mos shfaqnin pasoja negative pėr lirinė dhe demokracinė nė Shqipėri.

***

Mendimi politik ka zbuluar tashmė se fashizmi pėrparon me anė tė njė koncerti teknikash “demokratike”, ndėr tė cilat krahas, pėr shembull, shpalljes sė atyre qė e kundėrshtojnė atė si “tradhtarė” apo dhe “spiunė”, njė vend kryesor zė shkatėrrimi i ndarjes sė pushteteve dhe pas kėsaj i sundimit tė ligjit me anė tė ligjit.
Nė prill tė vitit 2008, kur Zheji konstatoi me tė drejtė rrezikun fashist nė paradhomėn e shtetit, sapo qe hedhur hapi i parė fashist i shkatėrrimit me Kushtetutė tė ndarjes sė pushteteve.
Tani, rreth 4 vjet mė pas dhe kur LSI ėshtė nė pushtet me Berishėn, rreziku fashist ka bėrė disa hapa mė pėrpara drejt shkatėrrimit tė sundimit tė ligjit me anė tė ligjit, d.m.th., me anė tė gjykatave dhe kolegjeve tė kapura qė japin vendime jo sipas sė drejtės, por sipas vullnetit tė Kryeministrit tė plotfuqishėm.
Faktet mė tė fundit tė shkatėrrimit tė sundimit tė ligjit me ligj, janė jo vetėm vendimet e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor nė maj 2009, me anė tė tė cilave Berisha i rrėmbeu Ramės fitoren nė mes tė ditės. Ato kanė vazhduar me zgjedhjen e njė besniku tė Berishės si Bujar Nishani nė postin e Presidentit, me shkarkimin antiligjor tė kryeprokurores Ina Rama, me caktimin kryeprokuror tė Adriatik Llallės qė zoti e di ku do tė dalė me shkarkime dhe emėrime prokurorėsh qė tė kujtojnė spastrimet e prokurorisė gjermane nga Gebelsi nė vitin 1938.
Tashmė qė jemi nė prag tė zgjedhjeve tė qershorit 2013, i gjithė sistemi i institucioneve tė administrimit zgjedhor ėshtė nė duart e qeverisė dhe prezenca e opozitės ėshtė vetėm njė garniturė “demokratike” e vendimeve tė tipit bolshevik, qė shumica e pushtetit merr nė to. Kėto vendime janė qartazi nė pėrputhje me vullnetin e Kryeministrit pėr t’u jetėgjatėsuar nė pushtet, pavarėsisht dėshtimeve spektakolare dhe korrupsionit galopant, edhe aty ku manipulimi me germėn e ligjit nuk mjafton pėr tė maskuar dhunimin e frymės sė tij.
Rrjedhojė e kėtij konformimi fashist tė institucioneve dhe disa gjykatėsve, janė edhe vendimet mė tė fundit tė Kolegjit Zgjedhor, haptazi nė kundėrshtim me ligjin si, pėr shembull, vendimi pėr ndarjen e zonave zgjedhore, si dhe ky mė i fundit kur KQZ, nė shkelje tė ligjit, ia kalon ndarjen e mandateve Kuvendit, domethėnė shumicės berishiste nė Kuvend. Tė gjitha faktet denoncojnė se i gjithė sistemi i kapur i shtetit ėshtė vėnė nė funksion tė implementimit tė sistemit elektoral nė njė mėnyrė sa mė favorizuese pėr pushtetin e diskredituar tė Berishės. Vetėm OSBE dhe prezenca ndėrkombėtare nė Tiranė vazhdon tė mos e shikojė kėtė.

***

Ēuditėrisht, ndėrsa rreziku i fashistizimit tė shtetit pėrparon nė sajė tė pėrqendrimit tė pushtetit nė duart e Berishės, degjenerim qė dikur Ilir Meta e denonconte si Republikė Kryeministrore, ėshtė po LSI qė pėrflet pėrralla pėr integrimin europian tė Shqipėrisė, pėr qeverinė e integrimit tė Metės dhe Berishės qė po e ēojnė Shqipėrinė drejt Europės, por qė po i pengon vetėm Edi Rama. Dhe si e bėka ai kėtė? Duke mos miratuar “tre ligjet magjike” tė integrimit!
Me njė fjalė, pėrqendrimi i pushteteve nė duart e Kryeministrit si rrezik aksiomatik pėr demokracinė, si dhe njė sėrė dukurish tė tjera tipike pėr liderėt dhe lėvizjet fashiste e diktatoriale, nuk pėrbėka mė rrezik, as korruptimi deri edhe kriminalizimi i qeverisė, ndėrkohė qė dy ligje dhe njė rregullore, qė ēdo opozitė normale nuk do t’i miratonte nė kėto kushte, pėr tė mos bėrė garniturėn demokratike tė progresit fashist, qenkan ato qė e penguakan Shqipėrinė tė pėrparojė drejt Europės!
Dhe si pėr ta bėrė edhe mė tė shpifur, farsės antiliri i bashkėngjiten edhe nja 100 intelektualė tė regjimit me njė solidaritet qė tė kujton ato tė kohės sė Enver Hoxhės kur “populli” solidarizohej nė unitet me partinė.
Por pavarėsisht propagandave dhe mashtrimeve tė pushtetit me integrimin, me “armiqtė” e “bllokuesit” e integrimit, ka disa kritere logjike qė nuk mund tė manipulohen dot nga asnjė pushtet e propagandė. Dhe kėto janė qėndrime ndaj parimeve tė pėrjetshme tė lirisė qė kanė tė bėjnė me ndarjen e pushteteve dhe pavarėsinė e gjyqėsorit. Dhe si nė vitin 2008, kur u bė ndryshimi fatal i Kushtetutės, edhe me kontributin fajtor tė Edi Ramės tashmė tė vetėpranuar nga ai, ėshtė po Kryeministri
Berisha qė po i dhunon sot fashistikisht kėto parime. Tashmė nė bashkėpunim edhe me Ilir Metėn dhe tė gjithė ata qė e pasojnė duke lėpirė, nė emėr tė “Atdheut dhe Integrimit”, pėshtymėn e akuzave qė hodhėn pak vite mė parė mbi fashistin Berisha.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com