Albatlanta
Kujtesė

Kujtesė
Perparim Kabo
Sot ėshtė e hėnė, 14 Janar 2013, njė ditė e vranėt dhe e zakonshme pėr gjithėkėnd qė nuk e shkund sado pak Almanahun e kujtesės.
Tek ndiqja pasqyrėn e shtypit, gjithfarė lloj turli lajmesh shikoja dhe njė neveri e shprehur mė kaploi. Politikanė nėn hetim, pallate nė prokurori, gratė jetojnė mė shumė se burrat, njė mafioz i arestuar dhe lėruar…etj, pallavra veresie nė njė “kthinė tė botės” qė gdhihet dhe ngryset me pėrallėn e vet tė lodhur e tė shqyer.
Por se unė miqėt e mijė dua tu shpie diku tjetėr, nė njė vend mė tė gėzuar dhe mė dinjitoze.Ejani me mua tė zbresim tek 14 Janari i vitit 1703, pra bash 310 vite mė parė.
Pikrėrisht atė ditė u mblodh nė Lezhė, ai qė njihet si “Kuvendi i Arbėrit”.Le tė imagjinojmė se si u mblodhėn priftėrinjė e famulltarė, njerėz tė shėrbesės dhe Peshkopė, i dėrguari i Vatikanit dhe malsorė tė heshtur e tė veshur si pėr njė festė Hyu!
Ai e kishte organizuar, kishte qenė Papa Klementi XI Albani, ishte shqiptar nga gjaku, nga identiteti dhe dinjiteti moral e religjoz.

Qėllimi ishte tė mbrohej kisha, tė mbrohej besimi, tė mbrohej identiteti shqiptar qė ishte aso kohe njė identitet perėndimor, themel dhe pjesė e atij civilizimi, sė paku qysh nga koha kur Shėn Pali meshoi nė kodrat e Durrėsit nė shekullin e parė pas Krishtit!
Ata hyn atje kokė ulur nė atė sallė tė vogėl tė ndriēuar me pishtarė,…po ku ėshtė salla apo ajo hapsirė drite dinjiteti, a ėshtė ruajtur e konservuar?

A peligrinohet atje? Apo heshtja pllakos mbi kujtesėn dhe dėgjojmė tė pėlliturin politik tė ditės tė veshur me prada?!
Papa kishte dėrguar njė hierarkun e tij tė kontrollonte fshat mė fshat se si ishin kishat, si ishin famullit, si ishin manastiret, dhe raportimi ishte i trishtė, pėr tė vajtuar.
Varfėri ngado, kulturė e vobegtė dhe njė injorancė kėmbė zbathur! Ky ishte dekori. Kishin filluar qė saje kriptoreligjionizmit tė shfaqeshin ata qė u quajtėn Laramanėt. Njerėzit me dy besime, nga zori tė konvertuar nė islam dhe nė shpirt e fanatizėm tė krishterė. Po zhbėheshim edhe nė thellėsitė e identitetit dhe ai vuante nė Selinė e Shenjtė.

Atje nė Arbėri, ku qysh nė 1221 kishin zbritur Franceskanėt dhe kishin ngritur kishėn e parė nė Lezhė, atje nė ato treva kur qysh nė 1632 ishin ngritur shkollat shqipe, nė Orrosh dhe nė Kurbin, dhe nė 1638 edhe nė Shkodėr, dhe ku pėr 200 vite mėsohej shqipja nga priftėrinjtė si edhe e pranoi nė Kongresin e Manastirit nė 1908-n Mit’hat Frashėri, kur u zgjodh President i Kongresit.
-Mos mė falenderoni mua tha ai, Ju priftėrinjtė katolik pėr dy shekuj lėvruat shqipen-foli kėshtu dhe kishte pėrpara At Gjergj Fishtėn, Ndre Mjedėn dhe Dom Kaēorrin!

Po kush ishte Papa Klementi XI? Ai quhej Giovani Francesco Albani 1649-1721.
Ai kishte lindur nė Urbino, i biri Karl Albanit i ardhur nga trevat shqiptare.
Ai ishte Papa i Vatikanit nė 1700-1721.Shquhej pėr njė kod moral, ishte kundėr miqėsive tė sėmura dhe nepotizmit. Ai shkruante edhe nė gjuhėn shqipe.Sa bukur, sa endja ma ka t’ia shoh dorėshkrimet.Kur tė shkoj herėn tjetėr nė Vatikan do tė jemi i ngasur me shpirt dhe me besė ta realizoj njė takim tė tillė me ndėrgjegjen e tij tė shkruajtur nė atė shqipe tė bukur tė gegėnishtes sė asaj kohe tė mesmoshės sė njerėzimit.
Ai ishte Reformator i Katolicizmit dhe shkruajti veprat si; Vineam Domini nė 1705 dhe Unigentis 1713 etj.
Familja Albani u vendos nė Itali nė 1464 kur Mihal Laci-Lazaj u vendos nė Urbino.Prej kėsaj familje dolėn edhe dy kardinalė Xhan Francesco Albani 1720-1803, dhe Xhuzepe Albani 1750-1834.

Kjo ėshtė historia jonė dhe jo bronxi pėr statuja dhe ribėrja e saj me orekse politike.

Si mėtonte Turqiditi, …historia nuk shkruhet t’u pėlqejė atyre qė janė prezentė por atyre qė do tė vijnė,..ajo nuk shkruhet me fjalė por me mendim dhe ajo nuk shkruhet pėr heronjė por pėr ngjarjet.

Kjo qė u tregova ėshtė njė ngjarje e braktisur nga institucionet, le t’a kujtojmė ne shqiptarėt jashtė tyre. Amin!

Ps/ nė vijim tė kėsaj tablloje iu lutem gjeni pak kohė tė dėgjoni e shikoni se si e gjykoj unė historinė tonė, tė lashtėn qė nga mugėtirat, tė renė, tė sotėmen dhe atė qė do duhet tė vijė! Me besė Pėrparim.
| View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com