Albatlanta

MANIPULIMI KA NISUR, Ē’BĖJNĖ NDĖRKOMBĖTARĖT?
ANDREA STEFANI
Opozita nuk ka pse tė presė qershorin pėr tė kritikuar, pas tė vjelash, certifikimin nga KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor tė manipulimit tė pritshėm tė zgjedhjeve nga qeveria. Sepse, pavarėsisht kėshillave tė sekretares Klinton pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme, manipulimi ka nisur tani pikėrisht me kontributin e Kolegjit Zgjedhor. Nė fakt, Berisha po ndjek me vendosmėri strategjinė pėr ta shndėrruar gjithė sistemin e institucioneve tė administrimit zgjedhor nė njė lavatriēe tė votės sė manipuluar apo vjedhur prej tij. Njė strategji e pritshme dhe rrjedhojė e kapjes prej tij tė tė gjitha institucioneve. Ndryshe nga viti 1996, apo maji i vitit 2011, kėtė herė vota do tė manipulohet “ligjshmėrisht” me anė tė kurtheve ligjore. Kėsaj strategjie i shėrben edhe akti mė i freskėt skandaloz i Kolegjit Zgjedhor pėr ndarjen e Zonave tė Administrimit Zgjedhor (ZAZ). Dhe sa pėr kėshillat e ndėrkombėtarėve pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme, Berisha po ndjek moton: Qentė (qė nuk kafshojnė) le tė lehin, karvani tė shkojė pėrpara!

***

Skema e manipulimit qė po kryhet ėshtė groteske, por jo aq e panjohur. Jo rastėsisht njė vėzhgim mbi rolin e ndėrkombėtarėve nė Shqipėri, i sapopublikuar i disa qendrave studimore me bazė nė Uashington, Mynih dhe Sofje, ka konstatuar se “Disa incidente nė vitet e fundit kanė vendosur nė pikėpyetje pavarėsinė e ndarjes sė pushteteve dhe atė tė gjyqėsorit nga ndėrhyrja politike. Nė vend tė konsolidimit tė demokracisė, Shqipėria ka pėrjetuar njė rrėshqitje nė njė kontroll tė pothuaj tė gjitha pushteteve dhe pėrdorim tė gjerė tė njė proceduralizmi jo demokratik, ku pėrdorimi i ligjit justifikon dhe kontrollon thuajse gjithēka. Nuk ėshtė fjala vetėm pėr dallimin mes “germės dhe shpirtit” tė ligjit dhe “procesit e vlerave”, por gjithashtu edhe pėr keqpėrdorimin e ligjeve dhe institucioneve pėr qėllime politike dhe individuale”. Ndarja nga Kolegji Zgjedhor i ZAZ-ve nė mėnyrė arbitrare dhe me justifikime qesharake “ligjore”, ėshtė njė tjetėr rast i hapur i keqpėrdorimit tė ligjeve dhe institucioneve nga qeveria, duke ngritur kurthe “ligjore” nė funksion tė manipulimit tė zgjedhjeve tė ardhshme. Tė bėsh sikur nuk e shikon kėtė krim, ėshtė njėsoj si tė pajtohesh me manipulimin ndėrsa ulėret kundėr manipulimit. Opozita po ankohet publikisht pėr kėtė arrogancė mbiligjore tė Kolegjit Zgjedhor. Por pėr ēudi reagimi i komunitetit ndėrkombėtar mbetet thuajse inekzistent! Ēfarė presin ambasadorėt e trojkės perėndimore (Sequi, Arvizu, Wollfarth) pėr tė denoncuar sa nuk ėshtė vonė kėtė kurth institucional qė po u ngrihet zgjedhjeve? Ēfarė pret OSBE-ja? Mos vallė diktaturėn e faktit tė kryer, si nė maj 2011, pėr t’u sugjeruar mė pas shqiptarėve, si edhe jo pak herė tė tjera, “qė tė shohin pėrpara”?! Po si tė shohin pėrpara ndėrsa bėjnė prapa?

***

Nė vėzhgimin e sipėrpėrmendur tė tri qendrave tė huaja, ndėrsa nėnvizohet se nė jo pak raste sundimi i ligjit ėshtė minuar nga qeveria mes procedurave dhe pėrqasjeve legalistike duke pėrfituar nga keqfunksionimi i institucioneve, theksohet gjithashtu se “komuniteti ndėrkombėtar ka qenė i kapur nga ky kurth “ligjor”. Pyetja qė shtrojmė ėshtė: do tė vazhdojė ky komunitet ambasadorėsh tė mbetet i kurthosur nė kėtė grackė tė ngritur nga Berisha, apo do tė flasė qė sot hapur duke kontribuar pėr tė shpėtuar zgjedhjet dhe ardhmėrinė europiane tė shqiptarėve? Dhe nėse nuk e bėjnė, ata nuk mund tė mos jenė bashkėfajtorė me qeverinė jo vetėm pėr dėshtimin e zgjedhjeve, por edhe pėr tė gjitha rrjedhojat negative qė mund tė pasojnė.

***

Dhunimi nga Kolegji i ligjit nė vendimin pėr ndarjen e ZAZ-ve, ku bėhet numėrimi i votave, ėshtė njė shembull tjetėr i dukurisė qė po cilėsohet si “proceduralizėm jo demokratik”. Dhe ja sepse: Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, pėrfaqėsuesit e PD-sė dhe PS-sė nė KQZ thuajse ranė dakord pėr njė ndarje tė re qė e rriste numrin e ZAZ-ve nga 66 nė 76. Mė pas, befas, pėrfaqėsuesi i PD-sė bėri njė propozim, njė ndarje me 100 ZAZ. Njė propozim tė ri pėr ndarje me 89 ZAZ ka paraqitur edhe “administrata” e KQZ-sė, nė fakt pala e PD-sė e maskuar me “administratė”. Qėllimi ka qenė qė Kolegji Zgjedhor tė miratonte formulėn me 89 ZAZ, qė edhe pse ėshtė e PD-sė, kamuflohet si zgjidhje e “mesme”. Dinamika tregon sesi po pėrsoset mekanizmi i kurtheve ligjore dhe e proceduralizmit antidemokratik, nė vetė gjirin e institucioneve tė sė drejtės. Po pėrse PD-ja ka lakmi tė shtojė ZAZ-tė edhe mė shumė se numri 76, pėr tė cilin thuajse ra dakord qė nė fillim? Ka dyshime tė forta se, krejt ndryshe nga pretendimi i PD-sė se kjo do tė rrisė shpejtėsinė e numėrimit tė votave, shtimin e numrit tė ZAZ-ve do ta bėnte shumė mė tė vėshtirė, madje dhe tė pamundur monitorimin e njė pjese mė tė madhe tė tyre nga ndėrkombėtarėt dhe pėr rrjedhojė do tė rriste shanset e manipulimit. Sa mė shumė ZAZ, aq mė shumė hapėsira pėr tė vjedhur vota duke mos u diktuar. Kjo duket se ėshtė motoja e fshehtė e PD-sė.

***

Tendenca e Berishės pėr manipulim zgjedhjesh ėshtė tashmė proverbiale. Ndaj ajo qė alarmon sot ėshtė fakti se institucione si Kolegji Zgjedhor, tė ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji tė mos lejojnė vjedhjen apo manipulimin e votės sė qytetarėve nga askush, po shfaqen nė sinkron tė plotė me pushtetin, duke u shndėrruar nė lavatriēe tė votės sė vjedhur. Nė nenin 24 tė Kodit Zgjedhor shkruhet e zezė mbi tė bardhė se konsiderohen tė miratuara, kur votojnė “pro” jo mė pak se 5 anėtarė tė KQZ-sė, vendimet lidhur edhe me caktimin e zonave tė administrimit zgjedhor. KQZ-ja ka votuar, por nuk ka mundur tė miratojė asnjė nga propozimet pėr ndarjen zonale, as atė me 76, as atė me 89 dhe as atė me 100 ZAZ. Asnjė nga kėto propozime nuk ka arritur tė marrė minimumin e 5 votave qė do i bėnte ato vendime. Por juristėve kurthngritės pranė Berishės u volitet t’i quajnė kėto votime “vendime”, edhe pse ligji e thotė qė vendimi quhet i miratuar, pra vendim, nėse pėr tė votojnė tė paktėn 5 vetė nga KQZ-ja. Njė vendim i pamiratuar nuk ėshtė vendim. Nė kėtė gjiriz procedural dhe alogjik ka rėnė edhe Kolegji qė i quan votimet qė dėshtuan tė japin produktin e caktuar nga ligji (ndarjen zonale) “vendime qė nuk kanė prodhuar pasoja”. Po pse nuk kanė prodhuar pasoja? Thjesht se nuk janė vendime. Kolegji hodhi poshtė vendime qė nuk u bėnė vendime! Por jo vetėm kaq. Kolegji mori vendim tė aprovojė ndarjen me 89 ZAZ, gjė qė me Kodin Zgjedhor nuk ėshtė fare atribut i tij. Kolegji u konformua me skemėn berishiste tė manipulimit. Detyra e tij, sipas ligjit, ishte jo tė merrte njė vendim qė i takonte KQZ-sė, por tė nxiste KQZ-nė pėr tė marrė njė vendim. Madje duke caktuar edhe njė afat duke detyruar PD-nė dhe PS-nė nė KQZ, tė arrinin njė konsensus. Duke u bėrė palė me PD-nė, Kolegji Zgjedhor i ka dhėnė, qė nė nisje tė procesit, njė grusht dėrrmues mundėsisė sė konsensusit nė KQZ.

***

Tashmė dihet si Kryeministri Berisha shpėrfilli me arrogancė sugjerimet e ndėrkombėtarėve pėr njė President Republike konsensual, duke caktuar njė besnik tė vetin nė postin e kreut tė shtetit. Ndėrkaq, reagimi i dobėt i ndėrkombėtarėve ndaj kėsaj arrogance, mjerisht nė pėrputhje me germėn e Kushtetutės, por jo nė frymėn e saj, shpjegohet me faktin se ata ndodheshin tė kapur nė kurthin ligjor tė prodhuar nga amendimet e Kushtetutės tė vitit 2008 qė ata vetė kishin pėrshėndetur. Por tani ėshtė njė situatė krejt tjetėr. Kolegji Zgjedhor ka shkelur hapur ligjin, duke marrė njė atribut qė nuk i pėrket. Natyrisht, gjendja e sotme e KQZ-sė apo e kolegjit ėshtė rrjedhojė e drejtpėrdrejtė e amendimeve famėkėqija tė Kushtetutės. Por ndėrkombėtarėt nuk kanė asnjė arsye tė mbeten peng i tyre. Veēanėrisht ambasadorėt e trojkės ua kanė borxh shqiptarėve minimizimin e rrjedhojave negative tė amendimeve tė Kushtetutės tė toleruar nga paraardhėsit e tyre (Lohan, Bosch dhe Withers). Ata nuk mund t’i thoshin “jo” Berishės nė rastin e Presidentit, sepse ai u zgjodh sipas germės sė njė Kushtetute tė deformuar. Por ėshtė e papranueshme tė mos i thonė jo vendimit tė fundit tė Kolegjit, qė sikundėr kanė argumentuar edhe specialistėt mė me pėrvojė nė kėtė rrafsh, ėshtė qartazi kundėr si frymės ashtu edhe germės sė ligjit. Do tė ishte njė tolerim i patolerueshėm! A do tė gjejnė kėtė herė aktorėt ndėrkombėtarė pėrgjigjen e duhur ndaj abuzimit prej qeverisė sė institucioneve dhe procedurave? A do ta bėjnė kėtė nė emėr jo tė opozitės, as tė Edi Ramės, por tė lirisė dhe demokracisė nė Shqipėri?
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com