Albatlanta

Interviste me autorin e librit "Padituria" (Ignorance), Stuart Firestein
Kristo Visoka Mbaresa Veleshnja
Autori i librit “Padituria”, thotė qė padituria ėshtė kyēi pėr hapjen e dyerve tė shkencės.

Gėzimi i paditurisė, i tė mėsuarit nga gabimet, ėshtė njė nga kėnaqėsitė mė tė mėdha – e me pėrfitime – tė shkencės, shpjegon nė kėtė intervistė me Casey Schwartz Stuart Firestein, autori i librit “Padituria”.

Nė librin e tij tė fundit, Padituria, shkencėtari neurolog Stuart Firestein shkon atje ku shumica e akademikėve as guxojnė ta mendojnė. Firestein thotė hapur qė ai dhe tė tjerėt nė fushėn e tij nė tė vėrtetė nuk dinė edhe aq. Dhe pėr mė tepėr, vetė dituria, thotė ai, ėshtė mbivlerėsuar shumė. Firestein, qė ėshtė shefi i departamentit tė biologjisė nė Universitetin Columbia, bisedon me Blogun Daily Beast rreth kenaqėsisė qė sjell dyshimi.

Daily Beast: E fillojmė kėtė intervistė me pyetjen e natyrshme – padijen: si ju lindi interesi pėr paditurinė dhe vendosėt tė shkruani njė libėr tė tėrė pėr tė?

Stuart Firestein: Vendosa ta shkruaj kėtė libėr sepse paguhem pėr tė kundėrtėn: pėr nxjerrjen e fakteve kudo, pėr bėrjen tė njohur tė sa mė shumė fakteve. Gjė qė, mendoj, ėshtė modeli i punės sė universiteteve nė njėmijė vitet e fundit. Nė njė mėnyrė a njė tjetėr, pasi i njohim faktet i nxjerrim nė shitje pėr para. Kėshtu funksionon.

Por sipas meje nė shkencė nuk ėshtė kjo qė nė fakt na intereson. Une punoj nė laborator pėr ēeshtje tė shkencės neurologjike, dhe jap leksione pėr shkencėn neurologjike. Dhe tė dyja kėto kanė qėnė interesante pėr mua, por puna nė laborator ėshtė shumė mė tėrheqėse. Kėshtu vendosa tė zbuloj se ē’e bėnte punėn nė laborator shumė mė tėrheqėse se mėsimdhėnia.

Nė kursin tim, kam pėrdorur njė nga tekstet e neurologjisė – qė peshon dy herė mė shumė se truri i njeriut – tė ndarė nė 25 leksione, gjithashtu mbushur me fakte, sepse kėshtu mendoja qė ishte mė e mira pėr studentėt. Nė klasė, studentėt mendojnė nė fakt qė ne profesorėt dimė gjithshka qė duhet njohur rreth shkencės neurologjike. Dhe ky ėshtė ndryshimi. Nuk mendohet kėshtu nė laborator. Ajo qė mendojmė nė laborator ėshtė qė nė fakt dimė opingėn e Sheros. Ndaj mendova qė duhet tė flasim rreth asaj qė nuk dimė dhe jo rreth asaj qė dimė.

Njė nga kuotat e mia mė tė preferuara nė libėr ėshtė nga njė letėr qė Maria Curie i shkruan vėllait tė saj pas marrjes sė diplomės sė masterit tė dytė, ku thotė: “Njeriu nė fakt nuk mendon kurrė pėr atė qė ka bėrė, vetėm pėr atė qė mbetet pėr t’u bėrė.” Dhe mendova qė pikėrisht kjo u duhet mėsuar studentėve.

Vėrtet. Me fjalė tė tjera, duke e vėnė theksin nė atė qė ėshtė akoma e panjohur.

Kur fillova tė mendoj rreth kėsaj, kuptova qė, ndryshe nga ē’mendojnė njerzit, shkencėtarėt nė fakt nuk ua vėnė shumė veshin fakteve. Ne e dimė qė faktet janė pjesa mė e pasigurt e tė gjithė punės kėrkimore shkencore. Faktet nuk zgjasin shumė, janė gjithmonė nė shqyrtim. Ēfarėdo fakti qė mund tė jetė zbuluar mund tė rishikohet nga brezi i ardhshėm. Ky ėshtė ndryshimi ndėrmjet shkencės dhe sistemeve tė tjera. Shkenca lulėzon nga rishikimet. Pėr shkencėn, rishikimi ėshtė fitore. Pėr fenė ose astrologjinė, ose ēdo system tjetėr besimi, rishikimi ėshtė njė lloj dėshtimi. Njeriu supozohet tė dijė pėrgjigjen pėr kėtė. Por kėnaqėsia e shkencės ėshtė qė ajo jeton nėpėrmjet rishikimit.

Fraza qė sapo pėrdorėt – “kėnaqėsia e shkencės” – pėr amatorėt, ajo mund tė jetė njė frazė kontradiktore. A e pėrjetojnė shkencėtarėt plotėsisht idenė e lulėzimit nėpėrmjet rishikimit?

Sigurisht. Nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe pėr njė shkencėtar se kur arrin tė shkruajė njė artikull ku thotė: “Filani e fistani e kishin gabim.” Unė kėnaqem edhe kur them “Firestein (autori vetė) e kishte gabim kur tha kėshtu 10 vjet mė pare”. Nė shkencė, pėr ēdo pėrgjigje lindin 10 pyetje tė reja. Dhe pikėrisht kjo gjė e bėn shkencėn tė pėrparojė.

Kėshtu, ēfarė nuk kuptohet ndėrmjet kėnaqėsisė sė procesit nė kėtė fushė dhe mėnyrės se si njerzit e shohin shkencėn nga jashtė?

Do tė doja shumė tė dija pėrgjigjen e saktė pėr kėtė pyetje. Por pjesė e saj ėshtė qė njerzve nuk u pėlqen ambiguiteti (mėdyshėsia). Ata nuk duan tė dėgjojnė “Nuk e dimė.” Kėshtu, sa tekste shkollore mund tė shiten nėqoftėse nė fund tė ēdo paragrafi nė ta shkruhet: “Por nė fakt nuk dimė shumė rreth kėsaj ēeshtjeje”. Dhe sa herė gazetarėt do tė kthehen tė tė intervistojnė nėqoftėse gjithmonė ti vetėm thua: “Po, pyetje e mirė kjo, sa do tė doja ta dija pėrgjigjen.”

Nė libėr trajtoj idenė e “aftėsisė negative”, qė ėshtė njė frazė qė poeti John Keats e mendoi si njė gjendje mendore letrare, por unė do tė thoja qė ėshtė edhe njė gjendje mendore shkencore. Ėshtė aftėsia pėr tė pranuar misteret dhe tė panjohurat pa e vrarė mendjen. Por njerzve pėrgjithėsisht nuk u pėlqen kjo gjė. Pėrkundrazi, ata preferojnė tė mos kenė dyshime. Ėshtė kjo e vėrteta apo ėshtė ajo tjetra? Po rriten temperaturat apo nuk po rriten? Por si pėrfundim, e vetmja mėnyrė racionale pėr tė kuptuar shkencėn ėshtė tė jesh i zoti tė bėhesh qytetar i saj, ėshtė tė jesh nė anėn e paditurisė sė saj, t’u pėrmbahesh pyetjeve. Ne tė gjithė mund t’i kuptojmė pyetjet.

Tė kthehemi tek ideja qė sapo shprehėt rreth zhargonit – ajo qė tė befason nė kėtė libėr ėshtė qė ėshtė shkruar me gjuhė tė thjeshtė e tė drejtpėrdrejtė. Pse mendoni qė trajtimi i temės sė paditurisė kėrkon kėtė gjallėri tė shprehuri?

Kjo ka qėnė pėrvoja ime me tė. Libri u nis si njė kurs, njė kurs qė vazhdoj ta drejtoj nė universitet. Ky kurs konsiston nė diskutime tė shkencėtarėve nga fusha tė ndryshme qė pėr dy orė flasin rreth asaj qė nuk dinė. Kur e fillova kėtė kurs ftoja vetėm biologė sepse nuk isha i sigurt nė do tė funksiononte dhe tė paktėn me biologėt dija si tė manovroja. Por funksionoi shumė mirė dhe kėshtu u bėra mė i guximshėm. Ftova disa fizikanė. Dhe dalėngadalė fillova tė zbuloj qė mund tė ftoja edhe kimistė, bile edhe matematikanė.

Nė botėn akademike, ajo pėr tė cilėn paguhesh, dhe siguron vend tė pėrhershėm nė universitet, ėshtė puna kėrkimore shkencore. Studentėt nė universitet paguajnė shuma tė mėdha pėr tė marrė mėsime nga profesorėt qė nuk harxhojnė shumė kohė pėr mėsimdhėnien sepse e dinė qė nuk do tė vlerėsohen nė bazė tė aftėsisė sė tyre pėr tė dhėnė mėsim – por nė bazė tė punės sė tyre kėrkimore. Kjo tingėllon shumė keq nė pamje tė parė, dhe nė fakt nuk ėshtė plotėsisht ashtu si duhet. Po nuk ėshtė as plotėsisht gabim. Kjo gjė buron nga njė ide e mirė, qė njerzit mė tė mirė pėr tė dhėnė mėsim janė njerzit qė bėjnė gjėra. Veēanėrisht nė shkencė. Gjėja mė e mirė ėshtė qė akademikė aktivė tė japin edhe mėsim. Por mos i detyro ata tė mėsojnė fakte. Sepse vlera e tė pasurit njė mėsues qė ėshtė edhe kėrkues shkencor ėshtė qė ata janė tė zhytur nė enigmėn, ata janė tė zhytur nė procesin kėrkimor. Kėshtu pikėrisht kėtė gjė duhet t’u mėsojnė studentėve.

Por nė njė farė mėnyre, ėshtė mė e lehtė tė mėsosh faktet, dhe derisa profesorėt nuk vlerėsohen pėr mėsimdhėnien ata i japin rėndėsi fakteve nė mėsimdhėnie. Dhe MCATS (Provimi i Pranimit nė Fakultetin e Mjekėsisė), ose LSATS (Provimi i Pranimit nė Fakultetin Juridik) apo ēfarėdo tjetėr i mėshojnė kėsaj, ata kėrkojnė tė testojnė sa shumė fakte dinė studentėt. Ka presion mbi profesorėt pėr tė mos harxhuar shumė kohė nė mėsimdhėnie sepse pengon punėn kėrkimore dhe ka presion edhe mė tė madh qė e orienton mėsimdhėnien drejt fakteve pasi studentėt pėr faktet testohen.

Kėshtu, letrat janė rregulluar.
Po nga fillimi deri nė fund.

Kėshtu si duket procesi i mėsimdhėnies nė praktikė? Ē’kuptim ka nė tė vėrtetė?

Kjo ėshtė pyetje e vėshtirė. Mėsimdhėnia ėshtė shumė e ndėrlikuar. Sigurisht qė duhen mėsuar njė sėrė faktesh. Studentėt vijnė, ata duan tė mbushin kokėn, profesori duhet t’u mėsojė atyre disa gjėra qė u duhen. Kėshtu, ata pajisen me tekste mėsimore. Unė mendoj qė ata duhet t’i lexojnė tekstet mėsimore. Faktet janė nė tekste. Por ne asnjėherė nuk flasim pėr dėshtimet, ndėrkohė qė duhet tė flasim pėr to gjatė gjithė kohės. Ne kurrė nuk flasim pėr gjėrat qė mbeten nė mes tė rrugės nė neurologji, qė nuk panė dritėn e suksesit.

Mund tė flisni pėr ndonjė shembull tipik qė nuk pa dritėn e suksesit?

Ne kemi bėrė disa gabime trashanike nė identifikimin e ēeshtjeve vėrtet tė rėndėsishme nė neurologji. Kėshtu, pėr shembull, ne i vlerėsojmė shumė sistemet shqisore. Njerzit i kanė pėrdorur sistemet shqisore si rrugėn drejt trurit, sepse pse jo, ato janė interesante! Ne tė gjithėve na pėlqen tė shohim njė fytyrė tė bukur ose tė shijojmė ushqim tė mirė ose verė tė mirė apo ēdo gjė tjetėr. Kėshtu sistemet shqisore janė estetike. Ato tė japin kėnaqėsi. Sa pėr sistemin motor (lėvizės) – tė lėvizurit rreth e qark – duket si aktivitet pushimesh. Duket si diēka qė mėsohet nė shkollė auto-mekanike. Por nė fakt, tani duket qė gjithė ai tė perceptuar dhe tė menduar rreth sistemeve shqisore nuk ėshtė edhe aq i vėshtirė. Ai qė vėrtet ėshtė i vėshtirė ėshtė sistemi motor (lėvizės). Ėshtė njė person nė Cambridge qė quhet Daniel Wolper, i cili rregullisht na kujton nė bisedat e tij qė IBM ka krijuar njė kompjuter, Big Blue, qė ka arritur tė mundė Gary Kasparov nė shah, por ata nuk kanė prodhuar akoma njė kompjuter me njė krah robot qė tė lėvizė njė gur shahu nėpėr kutitė e bardha apo tė zeza si mund tė bėjė njė fėmijė tre vjeē.

Ne kemi ndjekur gjėra qė ndoshta nuk janė aq tė rėndėsishme sa mendonim dhe nuk u kemi kushtuar rėndėsi gjėrave qė janė mė tė rėndėsishme. Ka shumė e shumė raste si ky dhe ne duhet t’ua mėsojmė disa prej tyre studentėve. Ne nuk i pėrfshijmė kėto raste si shkencė nė mėsimdhėnie. Ne kur flasim pėr shkencėn nuk themi: “ Po shiko se si kjo gjė mund tė shkojė nė rrugė tė gabuar”.

Kjo do tė ishte shumė mė interesante.

Kur u jap neorologji studentėve u jap fakte por pėrpiqem t’i lidh ato me eksperimente ēfarėdo qofshin. Ėshtė gjithmonė mė tėrheqėse pėr njė student kur flet pėr eksperimente sepse ka njė histori nė tė. Nuk ėshtė thjesht fakt. Ėshtė zbulim.
| View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com