Albatlanta

Flamuri i arbėrve/shqiptarėve dhe koka e Dhisė sė Shenjtė nė pėrkrenaren e Skėnderbeut
Arsim SPAHIU
Doktor nė historinė e vjetėr
Danajtė, qė pėrbėnin valėn e parė tė grekėve, e kanė njohur shqiponjėn e Zeusit Pellazgjik tė Dodonės nė trojet qė, rreth shtatė-tetė shekuj mė vonė janė quajtur Helladė. Kjo shqiponjė u pėrdor edhe nė emblemat dhe nė stemat e Perandorisė Romake
Duke pasur parasysh kėto qė u thanė mė lart, ne bindemi se koka e dhisė nė pėrkrenaren e Skėnderbeut e lidh Heroin Kombėtar Shqiptar me Dhinė e Shenjtė Amalthe tė traditės pellazgo/ilire tė Zeusit Dodonaeus, ēka pėrbėn njė argument tjetėr tė vijimėsisė pellazgo-iliro-shqiptare

Para do kohėsh, njė ose dy a tre dijetarė shqiptarė paskan thėnė e pėrsėritur nė televizor e mė gjerė se “flamuri i Kastriotėve ka (ose na paska) prejardhje bizantine”.
Kėtu duhet tė kihet parasysh se nuk dihet ende nė ka pasur Perandoria Bizantine flamur ose jo. Kėrkimet vazhdojnė nė kėtė drejtim dhe sot e kėsaj dite. Ajo qė ka rėndėsi, duhet tė kihet parasysh gjithashtu se ėshtė bėrė njė listė e familjeve perandorake tė Bizantit, ku renditen dinastitė qė nuk e kanė pėrdorur fare simbolin e shqiponjės as si flamur, as si emblemė tė dinastisė. Kjo dėshmon se simboli i shqiponjės i perandorėve bizantinė nuk ėshtė tradicional, pra nuk lidhet tradicionalisht me shqiponjėn. Pėr mė tepėr, siē do ta shohim tani, simboli i shqiponjės bizantine nuk lidhet kurrsesi me shqiponjėn e pellazgėve dodonas, ku gjendet prejardhja mitologjike, historike dhe arkeologjike e shqiponjės.
Shtoj se, tė kishte figuruar shqiponja nė ndonjė flamur bizantin ose parabizantin, ose helenik, do ta kishim parė edhe nė flamurin e sotėm grek.
Tani tė shohim nė vijat mė tė pėrgjithshme se si qėndron puna. Sipas shumė historianėve, grekėt kanė ardhur pa flamur nė Ballkan, nė shek. XVIII-XVII para e. s., por kohė mė parė para arritjes sė tyre nė kėtė gadishull, thuhet se qenka provuar arkeologjikisht se nė trojet e hititėve, qė shtrihen nė jugperėndim tė Anatolisė, janė gjendur fragmente skulpturore, monedha etj., me shqiponjėn dykrenore me krahė tė hapur, qė datojnė nė shek. XX para e. s., pra mė se dy shekuj para ardhjes sė grekėve tė parė, qė u vendosėn nė Ballkanin Jugor. Pėrgjithėsisht, historianėt pranojnė se nė trojet e hititėve ėshtė provuar prania e pellazgėve qė, siē do tė shohim mė poshtė, e kanė pasur shqiponjėn si simbol dhe si atribut tė Zeusit Pellazgjik tė Dodonės.
Danajtė, qė pėrbėnin valėn e parė tė grekėve, e kanė njohur shqiponjėn e Zeusit Pellazgjik tė Dodonės nė trojet qė, rreth shtatė-tetė shekuj mė vonė janė quajtur Helladė. Kjo shqiponjė u pėrdor edhe nė emblemat dhe nė stemat e Perandorisė Romake. Por, as romakėt, me sa thonė historianėt nė pėrgjithėsi, nuk kanė pėrdorur flamur. Nė luftė, nė vend tė flamurėve ata pėrdornin stema, mburoja dhe, nė prani tė perandorit, shtonin flamuj me portrete tė tij.
Nė Perandorinė Romake tė Lindjes, qė mė vonė u emėrtua Perandoria Bizantine, pėrdorimi i shenjave emblematike nuk pati ndonjė zhvillim tė mėtejshėm. Kėshtu, shqiponja me njė kokė e Perandorisė Romake u pėrdor nė Perandorinė Bizantine si mė parė, para ndarjes. Perandori Bizantin i Lindjes, njėlloj si Qezari dhe Augusti, mbante pėr emblemė shqiponjėn me njė kokė, tė kthyer nga e djathta, qė pėrbėnte vetėm njė emblemė tė familjes perandorake dhe kaq. Sipas teorive mė tė pėrhapura mbi kėtė ēėshtje, shqiponja me njė kokė ėshtė adoptuar si shqiponjė dykrenore nga perandori bizantin Isaak Komneni (1057-1059). Stema me kėtė shqiponjė ėshtė pėrdorur si emblemė dinastike sepse, pas shumė gjase, pas pushtimit tė Kostandinopojės nga kryqtarėt, nė vitin 1204, shqiponja dykrenore u pėrdor vetėm nė principatat e riformuara tė Epirit, Trebizondės dhe Nikesė. Kėtu duhet tė kihet parasysh se Epiri i atėhershėm pėrfshinte Epirin e vjetėr dhe Epirin e ri, pra njė pjesė tė madhe tė trojeve shqiptare, madje pėr disa historianė, tėrė Shqipėrinė qė pėrfshinte trojet e ilirėve tė jugut, nga Ambrakia e deri nė Dardani.
Nė vitet 1204-1258, familja princore e Laskarisėve e restauroi Perandorinė e Bizantit. Nė kėtė shtet tė fuqishėm, shqiponja me dy krerė pėrfaqėson sundimin e perandorit bizantin nė Lindje dhe nė Perėndim. Disa historianė tė tjerė parashtrojnė se tė dy krerėt e shqiponjės simbolizojnė sovranitetin e dyfishtė tė fesė sė krishterė: temporal dhe shpirtėror. Ky interpretim ndoshta do tė ishte mė korrekt, por gjithnjė duke qėndruar brenda kėsaj perandorie.
Pas do kohėsh, shqiponja dykrenore bėhet mė e pranishme nė kishėn ortodokse greke.
Nė Kostandinopojė shqiponja dykrenore u pėrdor si mė parė, vetėm si emblemė e familjes perandorake. Shkurt, deri mė sot nuk ka tė dhėna tė mjaftueshme pėr tė pėrfunduar se simboli i shqiponjės do tė ketė qenė emblemė zyrtare (shtetėrore) e perandorit tė Bizantit. Historianėt, tė bazuar nė kėrkimet mė tė vonshme, kanė dalė nė pėrfundimin se shqiponja dykrenore ėshtė pėrdorur vetėm pėr vula dhe simbole tė tjera, personale ose dinastike, si rroba ceremoniale etj., sado as rroba perandori bizantin me ndonjė shqiponjė dykrenore nuk janė gjetur deri tani. Ka nga ata bizantinologė qė mendojnė se ndoshta autoritetin e shtetit bizantin e kanė luajtur flamurėt me kryqe tė Kishės Ortodokse.
Historianė tė tjerė kanė shfaqur mendimin se kalorėsit europianoperėndimorė, qė morėn pjesė nė kryqėzatat, duke rėnė nė kontakt me bizantinėt, do tė jenė ndikuar nė oborrin perandorak tė Kostandinopojės dhe te shtresa e lartė e fisnikėrisė bizantine e ballkanase nė pėrgjithėsi pėr pėrdorimin emblematik tė stemave tė ndryshme.
Mė vonė, dinastia perandorake e Komnenėve arriti tė siguronte njė mbijetesė tė perandorisė (1258-1453). Kjo familje perandorake lidhi krushqi me dinasti tė shquara tė Europės Perėndimore, qė ndikuan shumė nė zhvillimin e heraldikės nė Bizant dhe pėrgjithėsisht nė Ballkan. Sidoqoftė, siē thonė bizantinologėt, heraldika bizantinase ngeli pėrherė anėsore (margjinale) edhe nė shek. XIV e XV.
Nė kėto rrethana, disa princėr dhe krerė arbėr u konvertuan pjesėrisht dhe relativisht vonė nė ritin ortodoks. Tė rrethuar nga grekė dhe sllavė, me tė cilėt nuk merreshin dot vesh, shqiptarėt i mbanin sytė tė kthyer nga njėri-tjetri dhe nga Perėndimi. Atyre do t’u ketė lindur ideja e bashkimit mbarėshqiptar tė jugut dhe tė veriut, qė mund tė sendėzohet me shqiponjėn dykrenore. Pėr kėtė, mjafton tė shqyrtohen harta e Principatės sė Topiajve, harta e Principatės sė Muzakajve, ajo e Shtetit tė Muzakajve dhe harta e viseve shqiptare tė ēliruara pas vitit 1443, qė mund tė shihen nė Historinė e Shqipėrisė (2002). Ideja e bashkimit kombėtar bėhet ēėshtje mbarėshqiptare e princėrve me Skėnderbeun nė Lezhė. Sa pėr shqiponjėn e Stemės sė Kastriotėve, ia vlen tė pėrmendet Shtjefėn Gjeēovi, qė shkruan e thotė se shqiponja e stemės sė Kastriotėve ėshtė “shqypja e Zojzit (pėr Zeusin)”… Me kėtė rast mund tė shtohet se, kam dėgjuar edhe fshatarė tė thjeshtė lumjanė tė thonė se shqipja na bashkon tė gjithėve, toskė e gegė.
Prejardhja e shqiponjės nė heraldikėn e shteteve tė para ballkanike mund tė shihet mė mirė se kudo nė monedhat e prera nė qytetet e tyre, nė lashtėsi.
Shqiponja pėrbėn, krahas rrufesė, simbolin dhe atributin kryesor tė Zeusit Pellazgjik tė Dodonės. Ajo figuron nė gjetjet arkeologjike tė Dodonės, nė sende tė ndryshme prej bronzi, sidomos nė monedha tė prera nė periudhėn e lulėzimit tė faltores sė Dodonės, nė Dodonė brenda dhe nė qytetet e tjera tė Epirit e tė mbarė Ilirisė. Nė gėrmimet e para, tė bėra nė Dodonė, nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX nga Kosta Karapani, zbulohen tri figurina prej bronzi tė shqiponjės sė Zeusit, qė i pėrkasin shek. V-II para e. s. Siē thotė historiani britanik N. G. L. Hammond, nė sistemin monetar tė molosėve, shqiponja, rrufeja dhe koka e Zeusit pėrbėjnė simbole kombėtare. Shqiponja ėshtė simbol i fuqisė sė mbinatyrshme tė Zeusit Naios, emblema e trimėrisė sė molosėve, mė vonė emblema e fuqisė sė Aleancės Epirote dhe e Lidhjes Epirote (N. G. L. Hammond, Epirus, 1967, f. 33-34).
Nė lashtėsi, shqiponja nuk ka figuruar asgjėkundi tjetėr, nė Greqi ose nė viset e tjera jashtė trojeve ilire; ajo dukej pėrherė nė faqe tė monedhave tė vjetra tė molosėve, qė datojnė nė fund tė shek. V dhe nė gjysmėn e parė tė shek. IV para e. s. Ky fakt dėshmohet me monedhat e prera nė mbretėrimin e Tharypit dhe tė birit, Alketit. Shqiponja, rrufeja dhe kurora me gjethe tė lisit tė shenjtė (tė orakullit tė Dodonės), si dhe kokat e Zeusit Pellazgjik dhe Dionės, janė gjithashtu tė pranishėm nė monedhat e Aleancės Epirote, nė ato tė Lidhjes Epirote dhe, pas pushtimit romak nė vitin 168 para e. s. (P. R. Franke, Münzen, 1961). Kėtu ia vlen tė shtohet se sipas Plutarkut, ushtarėt epirotė dhe mbarė epirotėt e quanin Pirron “shqiponjė”, ndėrsa Mbreti Pirro, Burri Ajakid sheh krahėt e vet te luftėtarėt e famshėm epirotė.
Nė krye tė herės, shqiponja u pėrket vetėm pellazgėve dhe/ose ilirėve. Adhurimi i shqiponjės ėshtė thjesht pellazgjik. Nė vitin 1999 Franēois Quantin nėnvizon se “jashtė Dodonės, Zeusi nuk ka asgjė origjinale. Kjo epėrsi e kultit tė Zeusit (nė Epir) ėshtė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme njė veēanti krahinore, qė e dallon Epirin…”. Kurse Chriseis Tzouvara-Souli (Athinė) pėrfundon se “Kulti i Zeusit tė Dodonės dhe i Dionės ėshtė i kufizuar brenda caqeve tė Epirit, me qendėr nė Shenjtoren e Dodonės. Pėrhapja e kėtij kulti nė Akarnani, nė ishujt e detit Jon (Korkyrė, Leukas), nė Maqedoni, nė Athinė, nė Greqinė e Madhe e nė Sicili, u atribuohet arsyeve politike e historike dhe politikės sė gjithanshme fetare tė mbretėrve epirotė Leka I dhe Pirro” (shek. IV-III para e. s.).
Sa mirė edhe historiane tė njohura greke shprehen kaq qartė pėr pėrhapjen e kultit tė Zeusit nga Epiri nė Athinė e kudo gjetkė nė Greqi dhe nė Greqinė e Madhe (Itali), ndėrkohė qė ne shqiptarėve s’na mbushet mendja! Pėrveē kėtij fakti bindės tė huazimit tė mitologjisė dhe fesė pellazgjike nga grekėt e vjetėr, shqiponja epirote nuk figuron nė monedhat e prera nė Egjinė, nė Athinė, nė Spartė, nė Argos, nė Tebė ose nė Korinth.
(Kjo mungesė e plotė e shqiponjės dodonase nė monedhat greke dhe prania e saj nė monedhat epiroto-ilire mund tė shihet fare qartė nė librin “Triptik epirot” tė autorit, tė botuar kėto ditėt e fundit nė Tiranė).
Zeusi ėshtė fort i lidhur me shqiponjėn dhe rrufenė, tė cilat pėrbėjnė dy simbolet dhe atributet kryesore tė tij. Pra, nė lashtėsi dhe nė tre shekujt e parė tė erės sonė, nuk ka Zeus pa shqiponjė dhe rrufe. Prandaj, Zeusi dhe shqiponja u takojnė pellazgėve dhe/ose iliro-arbėrve.
Shqiponja ėshtė simbol popullor, etnik dhe kombėtar shqiptar. Ky shpend pėrdoret si i tillė qė nė kohėt mė tė vjetra tė dokumentuara tė shqiptarėve. Shqiponja del nė njė gur tė gdhendur tė vitit 1190, pra nė kohėn e principatės sė parė shqiptare me emrin Arbanon dhe ėshtė pėrdorur si simbol heraldik nga disa dyer tė tjera princore si Dukagjinėt, Topiajt, Muzakajt dhe Kastriotėt qė, siē dihet, kanė pasur stema dhe flamuj me shqiponjėn dykrenore. Ndėrsa emri etnik shqiptar Arbanon rrjedh nga emri i fisit ilir Albanon, qė pa dyshim ka qenė i lidhur me shqiponjėn njėlloj si me Zeusin, Kryezotin Pellazgo-Ilir.
Njėlloj si ndėr ilirėt e jugut nė lashtėsi, sot shqiponja vetėm ndėr shqiptarėt gėzon popullaritet tė veēantė; vetėm shqiptarėt e quajnė veten bij tė shqipes dhe mburren se janė tė tillė. Askund shqiponja nuk njihet si simbol lirie dhe heroizmi si nė Shqipėri. Nė asnjė gjuhė ballkanike e mė gjerė nuk mund tė sajohen kaq shumė paronomaza tė bukura si me paronimat: shqipe (gjuha), shqipe dhe shqiponjė (shpend), shqipe, shqipo, shqiptar (emėr kombėtar) dhe shqip, ndajfolje. Me kėtė rast mund tė pėrmenden dhe fjalėt shqiptar, i shqiptar, shqiptarisht, shqiptarzi, shqiptore, shqiptim etj.
Po si qėndron puna e shqiponjės me dy krerė? Stemat e dyerve princore qė janė emblema tė bashkėsive (komuniteteve) ose tė familjeve tė mėdha bizantine, janė relativisht tė vonshme, tė shek. XII para e. s., pra afėrsisht aq tė vjetra sa ėshtė e tillė dhe stema e princėrve nė Shqipėri. Kėtu duhet tė kihet parasysh se e gjithė Shqipėria ėshtė shumė mė pak e dokumentuar se Perandoria Bizantine. E kam fjalėn kėtu: me tė dhėnat historike qė do tė kihen nė tė ardhmen, do tė mund tė provohet se popujt e tjerė, ashtu si e kanė marrė shqiponjėn nga iliro-shqiptarėt, kanė marrė dhe shqiponjėn dykrenore. Ka mundėsi qė bizantinėt ta kenė huazuar shqiponjėn me njė kokė nga iliro-shqiptarėt dhe t’i kenė shtuar njė kokė tjetėr. Gjithsesi, me gjetjet e deritanishme nuk mund tė provohet e kundėrta; nuk mund tė provohet qė pellazgo-iliro-shqiptarėt, te tė cilėt ka qenė dhe vijon tė jetė kaq e pranishme shqiponja, tė kenė rėnė aq ngushtė pėr shqiponjė, sa ta huazonin te bizantinėt. Prandaj kjo mbetet e diskutueshme, madje apriori, e papranueshme. Kėrkime historike tė mėtejshme mund tė nxjerrin argumente tė tjera bindėse pėr karakterin etnik pellazgo-ilir tė shqiponjės dykrenore. Pėrfundimisht, duke u bazuar nė tė dhėnat e deritanishme historike, mund tė thuhet se shqiponja dykrenore qė figuron nė flamujt e disa vendeve, ka zanafillė pellazgo-ilire. Meqė nė tėrė lashtėsinė greke nuk figuron as shqiponja me njė krye, mė mbushamendės duket fakti qė, nė numizmatikėn jugore tė ilirėve, shqiponja ėshtė e kthyer nga e djathta, ndėrsa nė atė veriore-nga e majta, ēka evokon komponentėt Jug e Veri, ose toskė e gegė. Disa historianė nuk e pėrjashtojnė mundėsinė se, nė kėtė rast shqiponja ka dy krerė qė flamuri tė jetė simetrik. Gjithsesi, ky fakt ngelet i diskutueshėm.
Kaq sa pėr shqiponjėn e flamurit shqiptar. Tani, tė shohim se ē’kuptim ka koka e dhisė nė pėrkrenaren e Skėnderbeut.
Nė numizmatikėn ilire tėrheq vėmendjen njė fakt tjetėr interesant: nė disa monedha autonome tė prera para e. s., nė disa qytete ilire, figuron Dhia e Shenjtė Amalthe! Kjo duket nė monedhat autonome tė ishujve ilirikė tė Isės dhe tė Farit (Kroaci), tė prera nė shek. IV para e. s., etj.
Rreth dy shekuj mė vonė, nė vitet 211-197 para e. s., pritet gjithashtu monedhė autonome me kokėn e Dhisė Amalthe nė faqe tė monedhave, tė prera nė Lissus (Lezhė). Dhia e shenjtė Amalthe shihet edhe nė monedha tė prera te fisi i athamanėve tė vendosur nė ekstremin jugor tė hapėsirės epiroto-ilire.
Nė mitologjinė pellazgjike dhe nė letėrsinė greko-romake, janė katėr versione pėr prejardhjen e kėsaj dhie, por kėtu parashtrohet mė i pėrhapuri ndėr ta: Amalthea ėshtė bijė e Diellit, pra ėshtė parahelenike rreth njė mijėvjeēar e gjysmė.
Nė legjendat pellazgjike dhe nė traditėn letrare greko-romake, Amaltheia kishte marrė pėrsipėr ta fshihte Zeusin foshnje nė malin e Idas (Kretė) dhe ta ushqente me qumėshtin e vet e ta rriste, sepse i ati, Kroni, e kėrkonte gjithandej pėr ta gėlltitur. Amalthea e kishte maskuar Zeusin nė degėn e njė peme me qėllim qė i ati tė mos e gjente dot “as nė qiell, as nė tokė, as nė det”. Ajo kishte mbledhur kuretėt qė me kėngėt dhe me vallet e zhurmshme luftarake tė mbulonin tė qarat e Zeusit kėrthi. Mė vonė Zeusi, kur u rrit dhe u pėrgatit pėr tė luftuar me titanėt, bėri njė mburojė me lėkurėn e Dhisė sė Shenjtė, e cila u quajt aegis, egjidė (mbrojtje).
Siē thuhet nga mitologėt dhe njohėsit e thelluar tė letėrsisė greko-romake, Zeusi nė lojė e sipėr ia thyen Dhisė sė Shenjtė njėrin bri dhe ia bėn dhuratė, duke i premtuar se briri do tė mbushej mrekullisht me tė gjitha frutat qė ajo do tė dėshironte. Ky ėshtė briri i Amalthesė, ose cornu-copiae (briri i bollėkut), aq i pranishėm nė numizmatikėn epiroto-ilire.
Figura e kokės sė dhisė, qė duket nė pėrkrenaren e Gjergj Kastriotit, lidhet me Dhinė e Shenjtė pellazgo-ilire, qė figuron nė monedhat ilire, duke pėrfshirė kėtu edhe ato epirotet, sigurisht. Siē thotė Shtjefėn Gjeēovi, “Zojzi (Zeusi) edhe sot nderohet nė Shqipninė e Veriut, nė mos me dije, me padije”. Nė fakt, nė Shqipėrinė e Sotme, qė shtrihet nė hapėsirėn gjeografike tė Ilirisė Jugore, mbijeton njė mitologji e lashtė, ku tė gjitha dukuritė e natyrės kanė pėr themel njė mitologji tė lashtė, tė ruajtur me zell, si themel tė njė besimi tė patrandshėm. Nė Shqipėri ende festohen kremtime, qė mund tė kenė rrjedhje ilire (Bernardin Palaj). Tomorri “asht mali ma i naltė i Shqipnisė Jugore dhe sajon nji farė altari tė shźjtė fetar e kombėtar, pa dallim besimesh dhe fisesh” (“Drini”).
Duke pasur parasysh kėto qė u thanė mė lart, ne bindemi se koka e dhisė nė pėrkrenaren e Skėnderbeut e lidh Heroin Kombėtar Shqiptar me Dhinė e Shenjtė Amalthe tė traditės pellazgo/ilire tė Zeusit Dodonaeus, ēka pėrbėn njė argument tjetėr tė vijimėsisė pellazgo-iliro-shqiptare.
Si pėrfundim, shqiponja dykrenore e flamurit tė Skėnderbeut dhe e Ismail Qemalit tė Vlorės, si dhe pėrkrenarja me kokėn e Dhisė sė Shenjtė Amalthe e Heroit Kombėtar Shqiptar, i pėrkasin plotėsisht traditės pellazgo-iliro-arbėreshe tė Dodonės.
Shqip | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com