Albatlanta

Njėqind vjet pamjaftueshmėri
Nga Veton Surroi

Shėnime blasfemike -

1 - Kur me kėtė 28 Nėntor shqiptarėt gjithandej botės kremtuam 100-vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, shėnuam pikėn kulmore historike tė identitetit tonė. Njėkohėsisht kemi mundėsi, nėse pranojmė tė analizojmė me sy kritik, qė dikush mund t’i quajė blasfemikė, tė shėnojmė thellėsinė e madhe tė kundėrthėnieve, ende tė gjalla, tė kėtij identiteti.

Tė fillojmė nga e para kundėrthėnie. Shqipėria, nė kuptimin juridik, nuk ėshtė shtet i shqiptarėve; nė rastin mė tė mirė, ėshtė shtet i njė pjese shqiptarėsh, qė quhen qytetarė tė tij e qė kanė obligim-privilegjet si shtetas tė tij. Megjithatė, qė tė gjithė shqiptarėt po e festojmė. Kjo do tė thotė se po kremtojmė njė paradoks. Paradoksi ėshtė lehtė i kuptueshėm me faktin se jashtė shtetit tė Shqipėrisė gjenden po aq shqiptarė qė kanė shtetet e tyre sa edhe brenda. Shikuar kėshtu, e kremtja e 28 Nėntorit sivjet, pra, nuk kremton 100-vjetorin e shtetit shqiptar, por mungesėn e realizimit tė tij. Nė kėso konteksti, tė kremtuarit e mungesės sė shtetit, atėherė, ėshtė kremtim aspirate.

2. Shėnimi i aspiratės ka rrėnjėt mė tė thella, besoj, ndėr shqiptarėt e Kosovės. Nė mendjen kolektive tė kosovarėve ėshtė i gjallė, nė pėrmasa tė ikonografisė (aq sa ta shohim Isė Boletinin nė mesin tonė sa herė ta shohim edhe Reshat Arbanėn qė e luan rolin e tij nė film) momentin e puthjes sė flamurit nė Vlorė nga prijėsi i delegacionit kosovar. Ai moment ikonografik pėrmban nė vete sė paku tri pėrcaktime tė identitetit politik tė Kosovės, tė riaktualizuar nė kėtė kremte.

Njė, nė mendjen kolektive kosovare luftėrat pėr Shqipėrinė filluan nė Kosovė, por pėrfunduan me formimin e shtetit tė Shqipėrisė pa Kosovėn nė tė, qė do tė thotė njė pėrfundim i pasuksesshėm (apo jo krejtėsisht i suksesshėm i luftėrave) ēka e bėn edhe kėtė njė kremte tė pasuksesit.

Dy, mė shumė se nė momentin e Shpalljes sė Pavarėsisė nė Vlorė, kosovarėt munguan nė 100 vitet e ardhshme, gjegjėsisht ndien mungesėn e ombrellės sė shtetit shqiptar, pra edhe kjo mund tė quhet si kremte tė munguarve.

Dhe tre, arritja e Isė Boletini me vonesė nė Vlorė shndėrrohet nė metaforė vonese historike tė kosovarėve, ngase shtetėsia e munguar pėr njėqind vjet u zėvendėsua mė vonė me Shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės. Kėshtu, kjo shndėrrohet nė njė kremte vonese, e vonesa tipar i zhvillimit tė kombit.

3. Vonesa nuk mund t’i atribuohet vetėm pjesės kosovare tė kombit shqiptar. Vetė akti i Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė erdhi kur tashmė tė gjithė popujt e tjerė tė Ballkanit e kishin bėrė kėtė gjė, kishin ndėrtuar shtetet e tyre dhe tashmė kishin filluar me gllabėrimin e tokave tė tė tjerėve, nė radhė tė parė tė shqiptarėve. Kremtimi i njėqindvjetorit, kėshtu, shndėrrohet nė kremtim tė vonesės historike, madje tė asaj tė shndėrruar nė pjesė tė identitetit kombėtar.

Dhe vonesa historike, ajo e Shpalljes sė Pavarėsisė, erdhi si produkt i njė zhvillimi interesant, tė shpenzuarit e tė gjitha opsioneve tė tjera historike. Vetėm kur prijėsit shqiptarė panė se nuk do tė ketė hair prej kėrkesave pėr autonomi brenda Perandorisė Otomane morėn vendimin independentist. Kėshtu, Shpallja e Pavarėsisė erdhi jo si planifikim i ardhmėrisė, por si shpenzim i sė kaluarės.

Mungesa e planifikimit ka mundur ta shpallė Shqipėrinė kudo, pėr shembull nė Shkupin qė e ēliruan kryengritėsit shqiptarė. Rastėsia e deshi qė tė shpallej nė Vlorė. Kėshtu, Shqipėria ėshtė e sendėrtuar me rastėsi, me aksidentalitet historik mė shumė se me projekt historik.

E ky aksidentalitet ishte evident me rrezikimin e territorialitetit shqiptar qė ishte sulmuar prej shteteve tė reja kombėtare, tė popujve fqinj.

Shteti u shpall, pra, vetėm kur kombi ishte gati tė humbiste si i tillė, erdhi si nocion ekzistencial.

4. Aksidentaliteti historik solli edhe njė dimension tjetėr qė do tė shndėrrohet nė tipar kombėtar.

Ideja bazike pėr ndėrtimin e shtetit shqiptar ishte europiane, pra njė ide qė popujt e tjerė europianė kishin konsumuar apo duke e konsumuar me sukses nė treqind vitet e kaluara. Shqiptarėt, tė vonuar me procesin e tyre, arritėn tė definojnė edhe kėtė shtet tė cunguar vetėm me ndėrhyrjen amerikane. Lindja e Shqipėrisė, e pėrputhur me hyrjen e superfuqisė amerikane nė Europė, me rolin e Presidentit ėilson nė tryezėn e fitimtarėve, siguroi shtetėsinė shqiptare.

Nė fund tė shekullit XX dhe fillim tė atij XXI, ndėrhyrja amerikane mbrojti njė pjesė tė madhe tė kombit shqiptar, duke u siguruar ekzistencėn e qytetarėve tė Kosovės e pastaj edhe pavarėsinė e shtetit.

E kremtja mund tė konsiderohet kėshtu edhe pjesė e njė lidhje krejt tė veēantė, gati kanunore, qė kanė shqiptarėt (njėanshėm) me SHBA-nė.

Nė fakt, ėshtė e kremte e lėvizjes (sė vonuar e tejet tė ngathtė) tė historisė sė shqiptarėve, drejt Perėndimit. Nė njėqind vitet e shkuara, Shqipėria dhe shqiptarėt kanė qenė mė shumė pjesė e Lindjes se sa Perėndimit (me despotizmin e Zogut, me komunizmin andej e kėndej kufirit shqiptar, madje duke shkuar aq larg sa tė kėrkohet lidhje me Kinėn e Mao Ce Dunit).

5. Pėrcaktimi kanunor pro-amerikan ėshtė i pazėvendėsueshėm, por ėshtė gjithashtu i pamjaftueshėm. Shtetėsia shqiptare ėshtė projekt integrues brenda trupit europian, dhe kjo shtetėsi nė njėqind vitet e veta tė ekzistimit nuk ka arritur tė fitojė certifikatėn e nevojshme, atė tė shtetit anėtar nė BE. Pėr mė tepėr shqiptarėt nė Europė kanė arritur tė shėnojnė dy veēori qė nuk janė pėr tė lėvduar. Janė i vetmi popull europian nė Perėndim tė Bosforit (nė Shqipėri, Kosovė dhe pjesė shqiptare tė Maqedonisė), qė nė mėnyrė konsekuente refuzon tė organizojė zgjedhje tė lira e demokratike, tė pakontestueshme dhe tė pranueshme nga aspekti i kritereve europiane. Janė po ashtu i vetmi popull majtas nga Bosfori qė shėnon afėrsi me Bashkimin Europian vetėm atėherė kur pjesėtarėt e tij gjenden nė minoritet. Sot shqiptarėt mė europianė janė ata qė emigruan dhe jetojnė nė vendet e BE-sė. Ndėrsa, pėr sa u pėrket territoreve autoktone, mė afėr BE-sė janė shqiptarėt e Malit tė Zi e tė Serbisė, ku janė nė pakicė se sa nė Shqipėri e Kosovė, ku janė nė shumicė.

Njėqindvjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė, tė idesė bazike tė rilindėsve pėr vendosjen e kombit jashtė dominimit aziatik otoman dhe brenda trungut tė kulturės europiane, e gjen ende shtetin nė pėrcaktim tė paverifikueshėm.

Pėr mė tepėr, e me ironinė e kohės, Shqipėria filloi pavarėsimin kur pesha specifike e historisė zhvillohej nė Perėndim e njėqind vjet mė vonė e gjen Shqipėrinė tė pangulitur nė Perėndim, ndėrsa pesha specifike e historisė bartet pėr nė Lindje, nė njė ekuilibėr tė ri mes SHBA-sė dhe Kinės si dy superfuqive ekonomike.

6. Shqipėria e kėtillė i vendosi shqiptarėt nė Ballkan nė njė pozitė, dhe pothuajse profesion kolektiv, unikal. Pėrgjatė njėqind viteve tė kaluara, me tė kuptuar se Shqipėria do tė pėrfshijė nė tė, vetėm ata shqiptarė qė u gjetėn nė kufijtė e pėrcaktuar nga historia e fundit tė luftėrave ballkanike, shqiptarėt e pėrjashtuar nga ky projekt u detyruan tė iniciojnė projektet e veta shtetndėrtuese.

Kosova do tė zgjohej nga fundi i luftėrave botėrore pėr tė parė se ende ka kufi mes vetes dhe Shqipėrisė e pėr tė kuptuar mė 1945-n, me brutalitet, se duhet tė fillojė procesin e vet tė shtetndėrtimit, qė do tė formulohet fillimisht si autonomi, pastaj Republikė, pastaj shtet i pavarur.

Tutje, njė vendim i kėtillė shkaktoi projekte tė tjera shtetndėrtimi te shqiptarėt e tjerė autoktonė (Maqedoni, Mal tė Zi, Serbi). Shqipėria, kėshtu, nė njėqind vjet u dėshmua si pamjaftueshmėri pėr shqiptarėt e Ballkanit dhe kėrkuese e energjive plotėsuese pėr shtetndėrtim bazik, qė popujt e tjerė nuk kishin nevojė tė shpenzonin.

7. Nėpėr pano publike, reklama gazete e TV, madje edhe nė dyer shtėpish dhe vitrina dyqanesh nė Kosovė gjendet qartė e shkruar porosia e urimit: “100 vjet Pavarėsi!”

Do tė dukej e jashtėzakonshme, nė rrethana tė tjera, qė njė shtet i sapopavarėsuar, me as 5 vjet stazh independence, tė festojė me tė madhe njėqindvjetorin e shtetit fqinj, madje nė atė mėnyrė qė tė kuptohet se bėhet fjalė pėr veten.

Megjithatė, nė kėtė rast, bėhet fjalė pėr njė konflikt mes mendjes dhe shpirtit. Pėr shqiptarėt e Kosovės, pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė pėrcaktim emocional, pavarėsia e Kosovės ėshtė pėrcaktim racional.

Nė njėqindvjetorin e Shqipėrisė ėshtė duke fituar instinkti bazik etnik. Nė njėqindvjetor dhe mbase jo vetėm nė kėtė datė, zhvillohet gara mes peshės hipersimbolike tė flamurit tė Skėnderbeut e Ismail Qemalit dhe zbehtėsisė sė flamurit tė Kosovės, sinonim i kritereve tejet tė ulėta estetike (dhe jo vetėm estetike) tė elitės sė tanishme udhėheqėse politike tė Kosovės.

Por, flamuri shqiptar, i cili ka valuar nė dasma e ditė festive, nė Kosovėn e kohės sė Jugosllavisė ka mbetur shenjė e rezistencės. Nė kohėn e Jugosllavisė, ka valuar si shenjė kolektive e rezistencės pėr tė ruajtur e zhvilluar identitetin e veēantė shqiptar. E njėjta gjė bėhet edhe sot; flamujt shqiptarė gjithandej Kosovės janė shenjė e identitetit tė veēantė dhe e njė porosie: shteti i kėtillė i Kosovės ėshtė i pamjaftueshėm.

8. Kosova ėshtė shtet i papėrfunduar, dhe pėrderisa tė jetė i tillė, do tė jetė e papėrfunduar edhe arkitektura politike shqiptare. Kjo arkitekturė nėnkupton cilėsinė e komunikimit tė lirė tė shqiptarėve nė Ballkan, duke respektuar tėrėsinė tokėsore tė shteteve ku jetojnė shqiptarėt autoktonė. Njėkohėsisht, kjo arkitekturė nėnkupton funksionalitetin e plotė tė shteteve, karakteristikė kjo qė nuk e pėrcjell Kosovėn.

Funksionaliteti i Kosovės, pos nga zaptimi jodemokratik i shtetit nga strukturat paralele politike shqiptare, pengohet edhe nga zaptimi territorial nga strukturat paralele serbe, si pjesė e konfliktit tė papėrfunduar me Serbinė.

Kosova, nė formė mė tė vrazhdė, reflekton edhe problemin themelor tė Shqipėrisė. Nė njėqindvjetorin e saj, qytetarėt e Shqipėrisė mund tė festojnė Pavarėsinė e shtetit, lexuar nga e drejta ndėrkombėtare. Por nuk mund tė festojnė pavarėsinė e institucioneve tė shtetit, tė cilat nė masė tė madhe janė nėn kontrollin e korrupsionit politik, dhe jo vetėm tė tij.

Shqipėria dhe Kosova demonstrojnė sė bashku se fjala pavarėsi nuk ėshtė e mjaftueshme vetvetiu, se asaj i nevojitet edhe pėrshkrimi “efikas”, edhe ai “demokratik”.

9. A ka njė rrugė tė shkurtėr, e cila pėrnjėherė do tė na i zgjidhte problemet? Njė bashkim i shpejtė, pėr shembull, i cili pėrnjėherė do ta bėnte Shqipėrinė, me Kosovėn e integruar nė tė efikase, demokratike, funksionale? Do ta bėnte, si nė kėngėn e “Xhamadanit vija-vija”, tė madhe? Pra, rrjedhimisht, tė mirė, pėr dallim prej kėsaj qė ėshtė sot?

Druaj se dhiare tė kėtilla nuk ka, nė skenė sot nuk ėshtė as njė Shqipėri qė ka kapacitet ekonomik e administrativ qė ta absorbojė Kosovėn (apo pjesėn mė tė madhe tė saj) e as Kosova njė kapacitet korrespondues. Madje edhe duke e harruar pėr njė moment Maqedoninė shqiptare.

Pėr mė tepėr, tė kėrkuarit e tyre shėrbejnė pėr tė zhvendosur vėmendjen prej problemeve dominante reale dhe zgjidhjes sė tyre. E problemi dominant i shoqėrive shqiptare sot ėshtė i njė natyre tė dyfishtė. Fillimisht, ka tė bėjė me zaptimin e shtetit nga forca politike-ekonomike pa legjitimitet demokratik. Pastaj, ka tė bėjė me mungesėn e legjitimitetit dhe kapacitetit tė kėtyre forcave pėr tė hapur komunikimin e lirė mes shqiptarėve.

Elitat politike tė sotme nė Shqipėri dhe Kosovė, si ikje nga temat e debatit, kanė gjetur parullėn “Do tė bashkohemi nė Bashkimin Europian”, por me veprimet e tyre antieuropiane do ta kenė vėshtirė t’i ēojnė nė BE vendet e tyre brenda dhetėvjetėshit tė ardhshėm. Nė vend tė ftesės pėr nė BE ndoshta mund ta marrin ftesėn pėr kremtimin e ardhshėm tė 100-vjetorit, atij tė Turqisė sė Ataturkut, e cila mė 2023 mund tė jetė nė gjendje tė krenohet jo vetėm me statusin e njė prej 20 ekonomive mė tė mėdha botėrore, por edhe me institucione demokratike qė e pėrkrahin atė.

Me ironinė e historisė, mund tė ndodhė qė tė jenė mė afėr Europės, nė funksionimin e brendshėm shtetėror, ata prej tė cilėve u shkėputėm pėr ta bėrė ne Shqipėrinė europiane.

10. Atėherė, pėrse e tėrė kjo festė, e pamjaftueshmėrisė?

Sepse nuk bėn tė harrojmė anėn tjetėr, atė tė njė rrugė fatale qė kishte marrė kombi dhe qė, po t’i besohet determinizmit historik, do ta shpinte nė zhdukje, qoftė me asimilim, dėbim kolektiv apo “kurdizim”.

Njėqind vjet mė herėt u ndal njė tatėpjetė qė mund ta shndėrronte shqiptarizmin nė njė kėngė tė gjatė dimri qė vajton fatin kolektiv, njė fat qė mbahet gjallė vetėm me atė dhe kėngė tė tjera – shteti i shpallur nė Vlorė e nxori kombin nga tė banuarit e amshueshėm e tė kufizuar nė folklor, njė pėrshkrim i sė kaluarės.

Pėr shqiptarėt qė mbetėn jashtė, shteti i shpallur para njėqind vjetėsh u bė mostėr, aspiratė se dikur dhe dikund do tė mėsohet shqip, administrohet shqip, gėzohet e pikėllohet nė kėtė gjuhė pa frikė persekutimi. Njė aspiratė qė mbajti njė komb pėr gjatė njė shekulli me shpresėn se do tė bėhet mė mirė. Njė aspiratė lirie, drejtėsie e mirėqenie, e cila ndonėse me tipare tė tjera, hyn nė shekullin e vet tė dytė.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com