Albatlanta

Rexhep Qosja : Pavaresia e Shqiperise rezultat i perpjekjeve titanike te rilindasve
Intervistoi Rudina Xhunga
Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Fan Noli, Enver Hoxha dhe Sali Berisha vijėn tė analizuar nga akademiku Rexhep Qosja. Nė njė intervsitė pėr Rudina Xhungėn qė u transmetua mbrėmė nė "Shqip", ai flet pėr 100 vite jetė tė shtetit shqiptar me arritjet dhe problemet.

Profesor Qosja, i kujt ėshtė 100 vjetori, i Ismail Qemalit, apo Ahmet Zogut?
Zogu me Ismail Qemalin nuk kanė tė bėjnė fare mes njeri-tjetrit. Ismail Qemali ishte shtetari qė themeloi Shqipėrinė, Ismail Qemali ishte demokrati ai i cili e filloi demokracinė nė historinė e popullit shqiptar dhe nė historinė e shtetit shqiptar, Ismail Qemali ishte njeriu i cili ndėrtonte njė politikė tipike demokratike madje them mė liberale. Ai ishte pėr bashkėmarrėveshje qė me fjalė tė huaj i themi dialog, ishte pėr tolerancėn, ishte pėr mirėkuptimin, ishte pėr humanizmin, ishte pėr tė drejtėn, pėr tė vėrtetėn. Pra ishte pėr disa vlera qė nuk i kishte Ahmet Zogu, fjala bie. Ismail Qemali ishte njė figurė politike me pėrvojė tė madhe ndėrkombėtare. Ne nuk mund tė harrojmė kur flasim pėr Ismail Qemalin dhe rolin qė luajti ai nė historinė shqiptare, si u bė e mundshme qė tė luante ai atė rol. Nė Perandorinė Osmane nė Stamboll ai ishte njė figurė e shquar, ishte Sekretar i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, ishte kėshilltar nė disa njėsi tė shtetit tė Perandorisė Otomane, pra i sundimtarėve tė ndryshėm. Ishte caktuar ministėr i Punėve tė Jashtme, ministėr i Drejtėsisė, ministėr i Rendit Publik. Ismail Qemali ishte njeri qė ka marrė pjesė nė disa delegacione me rėndėsi tė veēantė si pėr shembull delegacionin e Perandorisė Osmane qė merrej me ēėshtjen e Danubit. Ishte kėshilltari i Xhevdet Pashės qė merrej me ēėshtjen e rendit nė atė kohė tė Bosnje-Hercegovinės dhe me pėrpjekje pėr reformat e Bosnjės dhe Hercegovinės qė donte tė bėnte perandori otomane siē ishte gjendja atje. Dhe tė mos harrojmė sepse nuk theksohet...
Po nėse ndalojmė te Zogu dhe Noli...
Fan Noli ėshtė pėrmendur kėtė 100 vjetor, me shumė vėrejtje ose pothuajse negativisht nė mėnyrė tė shumė tė padrejtė, tė palejueshme dhe tė papranueshme. Pėr mua qė e njoh punėn, krijimtarinė, veprimtarinė, jetėn dhe veprėn e Fan Nolit krahasimi me Ahmet Zogun ėshtė njė profanosje. Fan Noli ėshtė njė figurė e madhe, ėshtė njeri i madh nė kulturėn dhe historinė e popullit shqiptar. Ēfarė do tė thotė njeri i madh? I madh ėshtė dikush i cili nuk ėshtė i madh pėr njė periudhė tė shkurtėr, 10, 15, 50 vjet, por kur ėshtė i madh pėrgjithmonė. Fan Noli ėshtė i madh pėrgjithmonė nė historinė shqiptare. Ai ėshtė poet, historian, publicist, kompozitor. Ai ka shkruar pak vjersha, por tė gjitha vjershat e tij hyjnė nė antologjinė e poezisė shqipe, tė gjitha, pa pėrjashtim... Kudo ishte origjinal, i veēantė, i ri me mendime, i papėrsėritur. Publicistika e tij ėshtė e veēantė sepse Noli ishte intelektual shumė parimor ndėrsa Zogu jo. Si mund tė krahasohet Noli me Zogun? Nolin e kanė quajtur dhe e quajnė edhe tani bolshevik, komunist...
Noli erdhi nė politikėn shqiptare prej Amerikės. Noli kishte politikė dhe ideologji anglo-amerikane. Po tė ishte Noli nė politikė, po tė mos kishte dėshtuar revolucioni i vitit 1924 populli shqiptar dhe Shqipėria do tė orientohej nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, e sigurt. Dhe historia shqiptare do tė ishte jo pak por shumė mė ndryshe se ēka qenė prej vitit 1924.
Por nderimi shkon pėr Zogun kėtė 100 vjetor...
Tani po shkruhet, po flitet, po dėgjoj, po lexoj se Zogut do t'i ngrihet njė pėrmendore ashtu si Ismail Qemalit madje do ti bėhet edhe njė mauzole. Ia bėj vetes njė pyetje: Si ėshtė e mundur kjo gjė? Si ėshtė e mundur tė bėhen gjithė kėto pėrpjekje pėr ta shquar Zogun dhe pėr ta bėrė figurė tė madhe historike, sa pėr ta krahasuar me Ismail Qemalin. Shumėēka harrohet, me qėllim, dhe shqiptohen shumė tė pavėrteta dhe gėnjeshtra. Dhe tė vėrtetat e tjera harrohen. Por ne nuk duhet ti harrojmė. Nuk ėshtė Zogu themeluesi i njė administrate moderne, madje as i njė rendi bashkėkohor tė Shqipėrisė. Zogu vendosi nė Shqipėri njė rend politik, shoqėror gjysmė feudal. Tė dhėnat e jetės politike, shoqėrore tė asaj kohe e dėshmojnė kėtė. Zogu krijoi njė administratė. Ahmet Zogu sundonte nė mėnyrė despotike dhe me mjete despotike madje tė njė despotizmi them oriental. Sundonte me intriga dhe frikė. Njė problem tjetėr shumė i rėndėsishėm qė nuk duhet ta harrojmė ėshtė se Noli erdhi nė pushtet pėr ato 6 muaj me njė revolucion qė e bėri populli por Ahmet Zogu u kthye nė Shqipėri me ndihmėn e ushtrisė serbe, madje me ndihmėn e pjesės mė ekstreme, mė tė dhunshme tė ushtrisė serbe, me tė ashtuquajturit ēetnik...
Tjetėr, ai bėri njė marrėveshje me Nikolla Pashiēin qė ėshtė njė marrėveshje historikisht e vlerėsuar shumė e turpshme, njė marrėveshje tradhtare qė komprometon pėrgjithmonė nėnshkruesin e saj. Duhet t'i lexoni ato tetė pikat e ndryshme, pasi nuk dua tė flas tani pėr te gjitha ato, por njė prej atyre pikave qė rėndon shumė, qė dėshpėron shumė, ėshtė pika pėr ndėrprerjen e veprimtarisė sė Komitetit Mbrojtja Kombėtare e Kosovės. Ky Komitet e kishte bazėn nė Shkodėr por i kishte degėt e veta edhe nė Kosovė, kishte degė nė vendlindjen time, Plavė dhe Guci, kishte nė njė varg qytetesh tė Shqipėrisė.
Zogu, e shkatėrroi Komitetin Mbrojtja Kombėtare e Kosovės pasi kėshtu e kishte bėrė marrėveshjen me Pashiēin. Zogu, gjithashtu, vrau figurat kryesore tė kėtij Komiteti.
Vrau Hasan Prishtinėn, Bajram Currin, Hysni Currin. Nuk po flas pėr Luigj Gurakuqin, njė figurė e madhe e historisė shqiptare, por po flas pėr kėta qė ishin anėtar tė komitetit Mbrojtja Kombėtare e Kosovės...
Unė po flas kėtu jo me simpati letrare por po flas me fakte, me tė dhėna politike e historike. Ndryshe vlerėsohet Noli, politika dhe synimet e tij, se ku do ta ēonte popullin shqiptar dhe Shqipėrinė ajo politikė e Nolit. Dhe flas gjithashtu pėr realitetin e Zogut. Si individ nuk mund tė kem asgjė kundėr Ahmet Zogut por kėto qė them mė bėjnė qė unė tė them Ahmet Zogu nė asnjė mėnyrė nuk meriton tė bėhet pėr tė atė qė dėshiron ti bėjė Sali Berisha, nė asnjė mėnyrė.
Zogu, i hapi rrugė me politikėn e tij, pushtimit italian, fashist tė Shqipėrisė. Shqipėria bėri njė luftė shumė tė ēmuar antifashiste. Ajo Parti Komuniste me nė krye Enver Hoxhėn bėri njė luftė antifashiste tė ēmuar nė Evropė por
nė Konferencėn e Paqes nė Paris nė vitin 1946 Shqipėrisė nuk iu pranua statusi i bashkėluftėtares me aleatėt kundėr fashizmit. Kjo e para, dhe
e dyta, Shqipėrisė nuk iu pranua statusi i vendit tė cilit do i paguheshin dėmet e luftės, reparacionet e ashtuquajtura tė luftės.
Cili ėshtė shkaku? Shkaku ėshtė politika qė ndoqi Ahmet Zogu i cili bėri atė politikė qė solli pushtimin e Shqipėrisė dhe i ikjes sė tij nga Shqipėria...
Megjithatė, ėshtė nė tė drejtėn e tė djathtės shqiptare tė identifikohet me Zogun. Ajo qė nuk kuptohet ėshtė pse e majta shqiptare nuk identifikohet me Nolin? Mė shumė nė Shqipėri dėgjon kryeministrin Berisha tė flasė pėr Nolin sesa liderin e opozitės, Edi Rama.
Nuk e kuptoj as unė. Nuk shoh arsye pse ata i shmangėn qėndrimet reale, objektive, tė drejta ndaj Fan Nolit. Tė pėrdor shprehjen tuaj, e majta e Shqipėrisė i shmanget identifikimit me Fan Nolin ashtu siē nuk e kuptoj se si mund tė identifikohet e djathta e Shqipėrisė me Ahmet Zogun. Mund ta kuptoj identifikimin me ndonjė tjetėr, por nė asnjė mėnyrė me Ahmet Zogun. Tė dhėnat qė paraqita e komprometojnė kėtė identifikim.
Njė tjetėr figurė, ėshtė Enver Hoxha, pėr tė cilin nuk po flitet nė kėtė 100 vjetor.
Nuk ėshtė normale. Edhe periudha e komunizmit nė Shqipėri ėshtė njė periudhė qė e ka jetuar populli shqiptar pra, ėshtė njė pjesė e historisė shqiptare. Nuk mund ta heqėsh, nuk mund ta kapim me dorė atė periudhė 45 vjeēare dhe ta hedhim aty ku nuk shihet, dėgjohet e ku nuk flitet pėr tė. Kam lexuar mjaft tė vėrteta pėr atė regjim qė ishte diktaturė totalitare me mjaft mjete tė dhunės por kam lexuar edhe shumė gėnjeshtra dhe tė pavėrteta. Enver Hoxha ishte njė sundimtar pėr njė periudhė tė gjatė tė historisė shqiptare dhe nė kėtė periudhė u pėrdorėn mjete qė unė nuk i pranoj nė jetė, politikė, shtet....
Sot ne flasim gjithqysh pėr Enver Hoxhėn. Mė vjen keq pėr pasardhėsit e tė pushkatuarve, mė vjen keq pasi nuk jam dakord me pushkatime tė tilla por nuk mund tė mos mendoj se sjellje tė tilla mė tė rėnda se nė Shqipėri kishte edhe nė vende tė tjera komuniste...
Flasim pėr tė kėqijat qė i ka patur ai regjim por historiani, studiuesi njeriu objektiv qė shikon objektivisht dhe tė shikosh njė rend politik, shoqėror nė mėnyrė objektive do tė thotė ta shikosh ndershėm pėr veten nė radhė tė parė. Enver Hoxha, si tė gjithė diktatorėt, ashtu si Napoleoni, Cezari apo Aleksandri i Maqedonisė qė ishte despot dhe qė bėnte tmerre ngado shkonte duke djegur qytete, kanė edhe disa tė mira qė mund tė jenė mė tė vogla apo mė tė mėdha. Ka edhe regjimi i Enver Hoxhės njė varg tė mirash. E para, Enver Hoxha, me atė rend politik-shoqėror, me atė politikė e ideologji e shkėputi Shqipėrinė prej njė varfėrie tė madhe qė sundonte pėrpara. Enver Hoxha, i siguroi atij populli bukėn dhe mandej u arritėn disa zhvillime para tė cilave nuk mund ti mbyllim sytė. Shqipėria ndėrtoi institucione bashkėkohore tė shtetit, tė gjitha institucionet e mundshme qė i ka njė shtet i ndėrtoi ai regjim. Ai regjim zhvilloi arsimin nė pėrpjesėtime tė mėdha, ai regjim zhduku analfabetizmin. Ai regjim, ndėrtoi institucione bashkėkohore qė i kanė shtetet mė tė zhvilluara tė kulturės dhe shkencės, ai regjim i zhvilloi studimet albanologjike. Ky regjim ndėrtoi institutet e kulturės, operės, baletit, ansamblin me shumė rėndėsi tė valleve popullore, ky regjim bėri institute edhe nė shkencat ekzakte. Shqipėria sot ndriēohet edhe me termocentrale qė ka ndėrtuar ai regjim, apo nė radhė tė parė me ato termocentrale. Ai regjim e mbrojti Shqipėrinė prej vėrshimeve, e shpėtoi Shqipėrinė prej kėnetave. E thashė mė parė e dua ta pėrsėris se ai regjim i dha popullit shqiptar njė dinjitet ndėrkombėtarisht tė njohur dhe kjo nuk ėshtė diēka e parėndėsishme.

Profesor, ėshtė duke u kėrkuar, dhe me tė drejtė, rishikimi i historisė. Ju shikoni, kush ėshtė duke e rishikuar, njerėzit e oborrit tė radhės, njerėzit qė bėjnė histori apo njerėzit qė bėjnė propagandė?
Kėtė pėrpjekje qė tė mos e quaj proces, tė rishkrimit tė historisė e ka filluar kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha. Ėshtė e vėshtirė tė rishkruhet historia, domethėnė ta fillosh nga A-ja, nga fillimi. Historia korrigjohet, studimet historike korrigjohen, ndryshohen, plotėsohen etj. por ta rishkruash prej fillimit do tė thotė tė hedhėsh poshtė gjithēka qė ėshtė bėrė deri tani dhe kjo gjė ėshtė e pamundur. Nė Kongrese, Konferenca, tubimet shkencore qė bėheshin nėpėr republikat e Jugosllavisė shkruhej me shumė respekt pėr historianėt e Shqipėrisė. Ata mund ti bėnin lajka regjimit por tė dhėnat, metodologjia, shpjegimi qė jepnin, ishin tė drejta dhe objektive nė shumicėn e rasteve. Kryeministri i Shqipėrisė dėshiron ta ndėrrojė. Pse? Pėr njė ideologji tjetėr dhe pėr mė tepėr pėr njė mentalitet tjetėr.
Kryeministri i Shqipėrisė, objektivisht, dėshiron ta feudalizojė dhe bajraktarizojė historinė shqiptare duke amnistuar, duke glorifikuar, duke madhėruar figura pashallarėsh me origjinė shqiptare qė nuk kanė tė bėjnė fare me pėrpjekjet pėr krijimin e shtetit modern shqiptar....
Ai do tė shquajė, tė madhėrojė atė qė nuk pranohet si kuislingėt, bashkėpunėtorėt e fashizmit, njerėz qė morėn pjesė nė pushtetin fashist dhe nė pushtetin nazist pasi kapitulloi Italia. Epo kėtė tė tjerėt nuk e bėnė sepse moralisht ėshtė e papranueshme, shkencėrisht, kombėtarisht e papranueshme nė tė gjitha vendet komuniste duke pėrfshirė edhe Francėn qė ėshtė vend me tradita dhe kulturė tė jashtėzakonshme. Pas luftės, menjėherė, punėt janė kryer me kuislingėt, me bashkėpunėtorėt e fashizmit.
Nė kėto 20 vite tė Shqipėrisė nė tranzicion, personi i cili ka kushtėzuar jetėn e shqiptarėve dhe figura kryesore e tranzicionit shqiptar, eshte Sali Berisha?
Po, mund tė them se Sali Berisha ėshtė figura kryesore e kėtyre 20 viteve qė ushtroi ndikimin mė tė madh, qė fitoi mė shpesh nė zgjedhje, qė me sjelljet dhe veprimet e tija bėri ndikimet mė tė dukshme. Tranzicioni, shndėrrimet qė e ēojnė Shqipėrinė drejt realizimit tė atyre standardeve qė kėrkohen prej Shqipėrisė dhe vendeve tė tjera qė kanė dalė prej komunizmit dhe prej vendeve tė tjera qė do tė inkuadrohen nė Bashkimin Evropian, natyrisht janė arritur disa gjėra.
Shqipėria nuk ka qėndruar nė vend por ka ecur, janė bėrė ndėrtime. Shqipėria, nė pikėpamje tė ndėrtimit, tė infrastrukturės sė qyteteve ka qenė mjaft mbrapa. Shqiptarėt qė kanė dalė, kanė punuar dhe kanė jetuar nė botėn e huaj kanė ndėrtuar shtėpi, kanė bėrė shumė ndėrtime nė Shqipėri dhe kėto shihen kudo.
Por ne, kur flasim pėr tranzicionin nė Shqipėri, pėrpos dėshirės pėr tė arritur tė mirėn, nuk mund tė flasim edhe pėr gjėra tė tjera.
Nuk mund tė mos flasim pėr vitin 1997, ku u shkatėrruan institucionet, institucione me vlerė tė veēantė tė kulturės, ku u shkatėrruan objekte, ku humbėn jetėn, disa thonė 2 mijė veta, disa thonė 3 mijė, disa 5 mijė por qė gjithsesi u vranė njerėz.
Kur flasim pėr tranzicionin nė Shqipėri, nuk mund tė mos flasim pėr piramidat financiare, njė dramė financiare qė iu ndodhi qytetarėve tė Shqipėrisė. E pėr ēfarė?
Natyrisht, si pėr vitin 1997, fajin e kishin ata qė ishin nė pushtet. Domethėnė, kryeministri i sotėm i Shqipėrisė. Kur flasim pėr tranzicionin, nuk mund tė mos flasim edhe pėr tragjedinė e Gėrdecit.
Dhe unė, nuk mund tė mos flas edhe pėr vrasjen e protestuesve mė 21 janar 2011 dhe nuk mund tė mos flas edhe pėr vetėdjegien e dy ish tė burgosurve politikė. Kėto nuk pranoj t'i lidhė me tranzicionin. Nuk e kuptoj atė tranzicion qė ecėn drejt demokracisė, qė ecėn drejt realizimit tė standardeve demokratike, nė tė cilin ndodhėn kėto qė kanė ndodhur nė Shqipėri, janė edhe disa probleme tė tjera.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qytetarėt e vendit kėrkojnė prej Shqipėrisė tė plotėsojė dhe realizojė disa standarde qė po quhen evropiane. Ky tranzicion merr fund kur bėhen reformat e duhura dhe kur realizohen ato standarde qė quhen evropiane, demokratike, kulturore, qytetėruese, vlera tė veēanta. Por ato standarde nuk janė arritur, njė varg i atyre standardeve nuk ėshtė arritur. Shqipėria sot ende nuk ka arritur tė realizoje zgjedhje vėrtetė tė lira dhe demokratike qė tė plotėsojnė standardet e kėrkuara nga Evropa.
Nė tė vėrtetė, Shqipėria sot, gjendet nė njė fazė qė quhet gjysmėzgjedhore, ajo nuk ėshtė demokraci e vėrtetė, demokraci e zgjedhjeve tė lira.
Shqipėria nuk ka arritur tė realizojė atė qė ėshtė kusht kur flitet pėr demokraci, qė ėshtė ndarja e pushteteve, tė pushteti ligjvėnės, pushtetit gjyqėsor dhe pushtetit zbatues pra, Kuvendi, Gjyqėsori, Qeveria.
Po e shohin dhe ėshtė e dėshmuar pasi po flasin edhe ambasadorėt e huaj si ai i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe ai Evropian, qė qeveria i sundon, i manipulon, i pėrdor gjyqėsorin, kuvendin dhe presidencėn tani. Jo presidencėn e ish kryetarit tė vendit Rexhep Meidani, jo presidencėn e ish kryetarit Alfred Moisiu, por presidencėn deri nė njė farė kohe tė kryetarit tė tanishėm tė partisė Fryma e Re Demokratike dhe tė kryetarit tė tanishėm tė Shqipėrisė.
Shqipėria nuk arriti, nė procesin e tranzicionit, tė sigurojė pavarėsinė e pushteteve tė ndara qė janė tė pashmangshme nė demokraci.
Nė 100 vjetorin e pavarėsisė ne nuk mund tė themi se Shqipėria ka arritur tė sigurojė barazinė e dinjitetit tė qytetarėve. Shqipėria, nė 100 vjetorin e pavarėsisė, nuk ka arritur tė krijojė administratė tė qėndrueshme qė nė fjalė tė huaj thuhet stabile.
Administrata e Shqipėrisė ėshtė administratė partiake. Nė 100 vjetorin e pavarėsisė nė Shqipėri nuk ėshtė arritur edhe diēka qė do tė duhej tė kishte marrė fund qė nė vitin 1991.
Nė Shqipėri nuk ėshtė arritur marrėveshje pėr datėn e ēlirimit tė Shqipėrisė prej pushtuesve pasi ende diskutohet nėse ėshtė 28 nėntori apo 29 nėntori...
Nė kėto 20 vite gjithashtu ēfarė i ka sjellė familjes shqiptare tranzicioni shqiptar?
... Familja ishte e shenjtė nė jetėn shqiptare. As Kanuni i Lekė Dukagjinit nuk e lejon ndėshkimin e gruas, e trajton nė njė mėnyrė tė veēantė gruan. Edhe nė Kanunin e Lek Dukagjinit ėshtė thėnė se gruaja ėshtė themeli i shtėpisė. Pra, ishte familja shqiptare e sigurt, e paprekshme, e ēmuar shumė.
Kjo familje sipas mendimit tim po pėrjeton njė krizė tė rėndė.
E para ėshtė e ballafaquar me prostitucionin, me tregtinė e qenieve njerėzore, drogėn, me krime tė ndryshme, me njė agresivitet tė veēantė qė po ndodh nė familje. Para njė jave dėgjova nė televizion se nė 10 muaj janė vrarė 20 gra. Kjo ėshtė diēka e papranueshme dhe e palejueshme. Kjo krizė po sjellė qė tė ndodhė atė qė nuk ka ndodhur mė pėrpara.
Ka njė fajtor pėr kėtė dhe kjo ėshtė politika. Sot nuk merret askush me familjen, nuk i kushton njeri vėmendje familjes. Dhe e dyta, agresivitetet qė po ndodhin nė familje dhe nė jetėn shqiptare e them me pėrgjegjėsi intelektuale dhe qytetare, si njė njeri qė ndjek mjetet e informimit, kėtė agresivitet e frymėzon edhe Kuvendi i Shqipėrisė, njė Kuvend ku dėgjojmė shumėēka dhe gjithēka, njė Kuvend ku zotėron njė gjuhė shumė e vrazhdė, njė Kuvend ku dy forca janė shumė tė ndara, njė Kuvend ku shprehen pasione, mosdurime, urrejtje.
Epo thuhet se Kuvendi ėshtė njė institucion jo vetėm politik por ėshtė edhe njė institucion pedagogjik dhe moral.
Populli i sheh ata njerėz dhe prej tyre do mėsojė tė mirėn dhe tė keqen. Nuk do tė duhej tė ishte kėshtu.

Profesor, Bashkimin e shikoni tė afėrt, tė mundshėm? Si dhe kur duhet tė bashkohen dhe a mund tė bashkohen Shqipėria dhe Kosova? Unė them se bindja, vetėdija ime historike mė thotė se Shqipėria dhe Kosova nė mėnyrė tė pashmangshme do tė bashkohen dhe ky bashkim nėnkupton tė mirėn, mundėsinė, gjasėn pėr pėrparim mė tė madh, pėr arritje mė tė mėdha, pėr jetė mė tė mirė tė qytetarėve tė Shqipėrisė dhe Kosovės. Shqipėria dhe Kosova bashkė, me potencialet e tyre, mundėsitė e tyre natyrore, njerėzore, do tė bėnin njė shtet me mundėsi shumė mė tė mėdha. Do tė bėnin sigurisht njė shtet tė lumtur.

Urimin pėr 100 vjetorin, do ta dėrgoni nėpėrmjet "Shqip" nė Top Channel apo do t'ju shohim nė Shqipėri, profesor, pėr 100 vitet tona tė pėrbashkėta?
Unė e di se nė shėnjimin e 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė shtetit modern tė Shqipėrisė sė sotme nuk do tė jem nė Tiranė. Se ku do tė jem, do ta shoh. Por kėtė urim e kam per sonte.
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kur janė krijuar nė vitin 1776,
u janė dashur 10 vjet qė tė shkruajnė kushtetutėn qė ēmohet si kushtetuta mė e mirė, mė demokratike, mė humane nė botė,
iu janė dashur 89 vjet qė tė ndėrpresin robėrinė,
iu janė dashur 144 vjet qė t'i japin tė drejtėn e votės gruas dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės
iu janė dashur 189 vjet qė t'i sigurojnė tė drejtat politike, qytetare, tė drejtat njerėzore tė gjithė nėnshtetasve tė Amerikės.
Amerika ėshtė shtet i madh, shtet i pėrbėrė prej racave tė ndryshme, kombeve tė ndryshme, popujve tė ndryshėm dhe kjo zgjatje e kėtyre arritjeve tė mėdha nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ėshtė e kuptueshme.

Shqipėria dhe Kosova, shqiptarėt nė pėrgjithėsi, jetojnė nė njė hapėsirė qė ėshtė mė e vogėl dhe ēėshtjet mund tė zgjidhen, synimet, qėllimet mund tė realizohen mė shpejt. Unė besoj se ato qė i dėshiron populli shqiptar do t'i realizoj shumė mė shpejt dhe bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, dhe mund tė jetė edhe i Maqedonisė perėndimore me Shqipėrinė, ėshtė njė ide e madhe qė do realizohet jo shumė larg. E them, e ka dėshmuar historia, se kur njė popull dėshiron tė bėjė diēka, ai doemos e bėn atė qė ia ka vėnė pėr qėllim vetes pėr ta bėrė. Populli shqiptar dėshiron tė jetojė i bashkuar dhe ashtu do tė jetojė.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com