Albatlanta

Banka Botėrore dhe viti ’97
ALFRED CAKO
Para pak ditėsh u pėrkujtua 20-vjetori i aktivitetit tė Bankės Botėrore nė Shqipėri. Nė ceremoni mori pjesė edhe Kryeministri S.Berisha, i cili e vlerėsoi aktivitetin e kėtij institucioni me dy standarde: Sė pari me superlativa, dhe nė fund foli me gjuhėn e Blerim Ēelės mė ’97-ėn. Le tė shohim pjesė nga fjala e tij: “Ata erdhėn nė Shqipėri pėr njė pėrkushtim, respekt pėr kėtė vend qė 20 vjet mė parė pėrpėlitej nė mjerimin e thellė. Ata, nė zemėr tė Evropės do gjenin Ugandėn dhe Angolėn dhe e rimėkėmbėn”. Sipas standardit tė parė tė kryeministrit shqiptar, BB ka qenė avokate e ēmuar e interesave ekonomike shqiptare. “Unė mund t’u dėshmoj qytetarėve shqiptarė, qė BB ka qenė avokate e dhembshur e interesave tė tyre. Se ky institucion nė asnjė rast e nė asnjė rrethanė nuk ka injoruar efektet dhe dhimbjen e reformave, por ka bėrė gjithēka qė tė zbusė kėto dhimbje dhe tė vendoset nė anėn e atyre qė kishin nevojė”. Me gjuhėn e B.Ēelės kryeministri shqiptar do tė jepte pėr publikun kumtin qė mbante brenda edhe teoritė konspiracioniste, kur ai do tė nxirrte nė pah standardin e dytė pėr BB, duke folur pėr periudhėn dramatike tė skemave piramidale.

Ai theksoi se BB kėrkoi falje qė nuk mundi ta ndalte krizėn e piramidave (tė cilat sipas tij, nisur nga parimi se BB e dinte se ē’ishin piramidat, ishin toleruar me dashje prej saj): “Sė fundmi kam njė gjė personale; Shqipėria kaloi njė nga momentet mė dramatike me skemat piramidale dhe njė burrė qė arriti tė bėhej dhe zv/president i BB do gjente forcėn e integritetin qytetar pėr tė kėrkuar falje publike se nuk arriti tė ndalte ngritjen e piramidave nė Shqipėri. Unė s’e kam akuzuar ndonjėherė, por mendoj se ndoshta duhet tė kishte qenė mė i vėmendshėm nė parandalimin e tyre”. Duke menduar se me kėto dy standarde z.Berisha mund t’i bėnte pėr tė qarė pėrfaqėsuesit e BB nė Tiranė, ai pėrcaktoi edhe piketat pėr tė ardhmen, nėse BB do tė bindej tė vepronte vetėm sipas standardit tė tij tė parė, duke thėnė: “Sikundėr projektet e saj tė zhvillimit janė jetike pėr kėtė vend, ne besojmė se investimet do tė jenė pėrcaktuese pėr mbrojtjen e Shqipėrisė nga kriza. Pėr zhvillimin e vendit dhe afrimin e mėtejshėm tė vendit nė BE, duhet tė kemi tė qartė se Shqipėria nuk mund tė integrohet nė BE si njė vend i varfėr. Shqipėria duhet tė bėjė gjithēka pėr tė rritur nivelin e tė ardhurave”.

2. Nisur nga mendimi se njė kryeministėr duhet tė flasė me kujdes me njė nga dy institucionet kryesore jetėgjata financiare botėrore tė Breton Woods-it, pėr ne pėrbėn risi deklarata e tij e rrallė mbi krizėn shqiptare tė piramidave financiare tė vitit ’97, ku z.Berisha e sheh BB-nė (indirekt edhe FMN-nė) nėn projektorėt e teorive tė konspiracionit mbi rolin e tyre nė vendet e varfra dhe vendet ish-komuniste qė po ndėrronin sistemin politiko-ekonomik. Dashje pa dashje, edhe pse z.Berisha s’mund tė lajė duart pėr piramidat financiare, e konsideroi BB-nė dhe FMN-nė, sigurisht, si institucione pasive ose edhe agresore dhe vendet e varfra si pre e tyre, tė pamėshirshme pėr pėrfitime, pasi ato nuk mund tė mos e dinin se ē’ishin piramidat financiare te ne. Ndoshta z.Berisha e ndjen qė ėshtė nė fund tė karrierės sė tij politike, qė bėn njė deklaratė tė tillė tė guximshme dhe sfiduese pėr kėtė institucion qė di tė mbajė shėnime si rrallėkush. Por kjo mund tė shihet si njė sfidė e butė dhe me tėrheqje plot elegancė dhe nuk e dimė nė se mund tė ketė pasoja pas pensionit tė tij. Nė dy shkrime rresht do tė pėrpiqemi tė shohim nėn kėtė kėndvėshtrim tė teorive konspirative, tė mbrojtur me marifet prej z.Berisha, sė pari strategjinė dhe rolin qė luajnė kėto institucione financiare pėr tė futur gjahun e tyre nė kolaps dhe krizė dhe nė shkrimin e dytė, si u zbatua kjo strategji konkretisht nė Shqipėri gjatė tėrmetit financiar e politik tė vitit ’97.

3. Dihet se ajo qė quhet ‘terapeutia ekonomike shock’, nė vendet e varfra si Shqipėria drejtohet nga dy institucionet kryesore financiare botėrore: BB (Banka Botėrore) dhe FMN (Fondi Monetar Ndėrkombėtar), tė cilat kishin festuar nė korrik 1994 pesėdhjetėvjetorin e Konferencės sė Bretton Woods-it, qė i dha jetė krijimit tė tyre me qendėr nė Uashington. Nė shumė vende tė varfra, “qeveria sovrane” detyrohet, nga marrėveshjet e firmosura me kėto dy institucione tė Uashingtonit, qė tė shėnojė prioritetet e saj nė njė tė ashtuquajtur “dokument i politikės strukturore”. Edhe pse nė pamje tė parė zyrtarisht dokumenti qeveritar ėshtė me prirje kombėtare, nė fakt ai hartohet nėn mbikėqyrjen e rreptė tė BB dhe FMN, sipas njė modeli standard tė paracaktuar.

4. Nė thelb ekziston njė dallim i qartė i detyrave ndėrmjet dy organizmave motra. FMN ėshtė e impenjuar nė negocimin e politikave, qė marrin njė karakter vendimtar dhe qė pėrfshijnė kurset e kėmbimit dhe deficitin e buxhetit. Monitorimi i shėrbimeve ekonomike tė njė vendi nga ana e FMN-sė, hedh bazat pėr tė ashtuquajturat “veprimtari tė survejimit” tė Fondit mbi politikat ekonomike tė anėtarėve. Ndėrsa BB, ėshtė mė tepėr e interesuar nė procesin efektiv tė reformave nėpėrmjet zyrave tė saj tė pėrfaqėsimit nė nivel kombėtar dhe misioneve tė saj tė shumta teknike. Ajo bėn tė ndjehet prania e saj nė shumė ministri tė rėndėsishme. Nėn juridiksionin e saj vihen nė jetė reformat nė fushėn e shėndetit, tė edukimit, tė industrisė, tė bujqėsisė, tė transportit, tė ambientit e kėshtu me radhė. Pėrveē kėtyre, BB ka vendosur nėn mbikėqyrje tė kujdesshme edhe strukturėn e shpenzimeve publike, nėpėrmjet tė ashtuquajturės “Kontroll i imėt i shpenzimeve publike”. Pikėrisht, nėn mbikėqyrjen e saj vihet edhe hartimi i shpenzimeve nė secilėn nga ministritė e lartpėrmendura. Nė se i shohim me njė logjikė deduktive detyrat e kėtyre tė dyjave, arrijmė nė pėrfundimin se ato janė qeveritė e vėrteta hije dhe ndihmojnė, veē tė tjerash, nė hierarkizimin e gradėve tė ndryshme tė fuqive e kompetencave lokale a rajonale qė, pa e ditur, shėrbejnė si elementė pėrbėrės tė strukturės unike qė mund tė quhet Qeveri Botėrore. Programi bazė i kėtyre institucioneve quhet program i “stabilizimit makroekonomik” dhe realizohet me anė tė “axhustimit strukturor”, tė cilat u imponohen vendeve tė varfra nga ana e BB dhe FMN – si parakushte pėr rinegocimin e borxhit tė tyre tė jashtėm – duke ēuar nė varfėrimin e qindra-milionė njerėzve e vendeve ku kėto institucione janė tė pranishme. Shihet se ndryshe nga fryma e marrėveshjeve tė Bretton Woods-it, e cila pėr ata qė e njohin dihet se ishte bazuar nė “rindėrtimin ekonomik” dhe nė stabilitetin e kurseve kryesore tė kėmbimit valutor, programi i axhustimit strukturor tė FMN dhe BB nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve ka kontribuar nė destabilizimin e valutave kombėtare dhe ka shkatėrruar ekonomitė e vendeve nė rrugėn e zhvillimit. Tė gjithė e dimė se pėr kėto shkaqe, fuqia e brendshme e blerjes ka pėsuar njė rėnie tė menjėhershme. Ne kemi qenė tė pranishėm nė vėrshimin gati tė zisė sė bukės nė vitet e para tė tranzicionit; kemi parė se si struktura shėndetėsore dhe shkollat kanė mbyllur dyert dhe mijėra fėmijėve u ėshtė mohuar ‘de facto’ e drejta pėr arsimin bazė. Le t’i shohim me radhė se kush janė hapat e hedhur nga BB dhe FMN.

5. “Receta” ėshtė e njėjtė: Regjim i buxhetit, liberalizim i shkėmbimeve valutore dhe privatizimi, hapa tė cilat janė aplikuar njėkohėsisht nė mė shumė se njėqind vende si Shqipėria nėpėr botė. Kombet e varfra dhe ato debitore kanė hequr dorė nga sovraniteti i tyre ekonomik dhe nga kontrolli mbi politikėn monetare e fiskale. Banka Qendrore dhe Ministria e Financave kalojnė nė njė proces tė riorganizimit (shpesh nėn kthetrat e burokracive vendase) dhe, me shpėrbėrjen e institucioneve tė vjetra shtetėrore, vendoset njė “tutelė ekonomike”. Institucionet financiare ndėrkombėtare instalojnė njė “qeveri paralele”, e cila sillet me hipokrizi; shoqėria civile dhe vendet qė nuk pėrshtaten me “normat e rendimentit”, tė vendosura nga Fondi, pėrfundojnė nė listėn e zezė. Edhe pse ky adoptim bėhet nė emėr tė “demokracisė” dhe tė “qeverisjes”, programi i axhustimit strukturor kėrkon njė pėrforcim tė aparatit tė sigurimit tė brendshėm e tė represionit, kėshtu qė represioni politik – me bashkėpunimin e elitės sė vendeve tė varfra – shėrben si mbėshtetje pėr njė proces paralel tė “represionit ekonomik”. Edhe pse e ashtuquajtura “qeverisje demokratike” dhe zgjedhjet shumė partiake paraqesin dy kushte tė tjera tė imponuara nga kėta kreditorė, natyra specifike e reformave ekonomike pengon njė demokratizim tė vėrtetė, duke qenė se zbatimi i tyre nė praktikė kėrkon nė mėnyrė tė pandryshueshme mbėshtetjen e forcimit tė aparatit ushtarak dhe tė shtetit autoritar. Axhustimi strukturor bėhet promotor i institucioneve pa prestigj popullor dhe i njė demokracie tė dobėt parlamentare, tė cilat nga ana e tyre kryejnė detyrėn e mbėshtetėsit pėr procesin e ristrukturimit ekonomik. Si rezultat i kėsaj strategjie, nė tė gjithė Botėn e Tretė ėshtė edhe sot njė situatė e pėrgjithshme dėshpėrimi shoqėror dhe ka njė mungesė absolute tė shpresave, pėr shkak tė njė ndėrveprimi tė forcave tė egra tė njė tregu global. Ndaj edhe para krizės financiare shqiptare tė vitit ’97 kishin ndodhur shpeshherė kryengritje popullore dhe revolta kundėr programeve tė axhustimeve strukturore, tė cilat janė shtypur nė disa raste edhe me brutalitet. Mjafton tė pėrmendim vende si Tunizia mė 1984, Nigeria nė vitin 1989, Maroku nė vitin 1990, Meksika jugore mė 1993 (nė indigjenėt e Chapasit). Parė nė kėtė prizėm, pavarėsisht nga truku i piramidave me tė cilėn qeveria e PD u mashtrua me shpresėn se ishte duke parė njė ėndėrr tė bukur tė kapitalizmit me tė ardhura pa djersė, kriza e shkaktuar nga kjo strategji e BB dhe FMN ndryshe nga vendet e tjera, u arrit tė orientohej totalisht kundėr qeverisė sė PD, duke e kthyer krizėn financiare edhe nė njė krizė tė brendshme politike. Fondacione tė tilla si ‘Populli’ (dhe bija e saj “Xhaferri”) me pronarė shqiptarė tė ardhur nga emigracioni nė SHBA, shkatėrroi imazhin e dobėt tė kapitalizmit ‘alla berishian’ tė pėrfaqėsuar nga firma tė etura pėr kapitale si “Vefa” dhe “Gjallica”, tė cilat ishin pranė ish-Presidentit tė atėhershėm Berisha (mė kot ky ėshtė pėrpjekur tė hiqej deri mė 2005-ėn si politikan me duar tė pastra), duke u pėrpjekur tė privatizonin me filozofinė “Shqipėria 1 euro” qysh nė vitet ’90-tė tė gjithė ekonominė qė la sistemi socialist. Por mungesa e legjislacionit, mungesa e kreditimit bankar, njohuritė e pakta mbi ligjėsitė e kapitalizmit dhe njė ‘opium shprese’ i dhėnė me qėllim iluziv nga ish-guvernatori i atėhershėm Luniku, bėnė qė Berisha&Meksi tė mos paraqisnin njė vullnet tė hekurt pėr t’i ndaluar piramidat financiare tė cilat shkatėrruan gjithė projektin ekonomik tė PD-sė nė katėr vjetėt e parė tė qeverisjes demokratike. Duke parė kėtė plaēkitje kombėtare financiare nėn nxitjen ose dijeninė e BB dhe FMN ose mekanizmave tė tjera tė inteligjencės, z.Berisha jo vetėm qė nuk e ndali atė me parimin “mė mirė vonė se sa kurrė”, por u hodh edhe vetė nė detin e mashtrimit dhe i ktheu firmat e modelit tė tij ekonomik nė firma piramidale, si dhe krijoi firma tė tilla ordinere si “Suden”, duke pėrdorur si mish pėr top personazhe tė denja si pėr veprat e Balzakut, ashtu edhe ato tė Molierit. Por tė shohim mė tej:

6. ‘Axhustimi strukturor’ ēon nė njė lloj “gjenocidi ekonomik” tė kryer nėpėrmjet manipulimit me vendosmėri tė forcave tė tregut. Nėse krahasohen gjenocidi ekonomik me atė tė ndodhur nė periudha tė ndryshme tė historisė koloniale (ku spikat puna e detyrueshme dhe skllavėria), ndikimi i gjenocidit merr pėrmasa shkatėrrimtare. Sot, p.sh, programet e axhustimit strukturor i interesojnė drejtpėrdrejt mbijetesės tė mė shumė se katėr miliardė personave nė botė qė asistohen nga BB dhe FMN. Aplikimi i programit tė axhustimit strukturor nė njė numėr tė madh vendesh tė veēanta debitore, favorizon “ndėrkombėtarizimin” e politikės makroekonomike nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė tė Fondit Monetar dhe tė Bankės Botėrore, qė veprojnė nė favor tė interesave mė tė fuqishme politike dhe ekonomike (pėr Klubin e Londrės dhe Parisit, si dhe pėr G7). Kjo formė e re e sundimit politik dhe ekonomik nga ana e qeverive hije tė BB dhe FMN – pra ky lloj “kolonializimi i tregut” – i vendos nė radhė tė dytė popujt dhe qeveritė nė bazė tė ndėrveprimit tė forcave tė tregut, nė pamje tė jashtme neutrale. Burokratizmit ndėrkombėtar me qendėr nė Uashington, kreditorėt ndėrkombėtarė dhe multinacionalėt i kanė besuar detyrėn qė tė hartojė njė projekt ekonomik global, qė prek mbijetesėn e mė shumė se 80 pėr qind tė popullsisė botėrore. Nė asnjė periudhė tjetėr historike tregu “i lirė” – me anė tė instrumenteve makroekonomike vepruese nė nivel botėror – nuk ka luajtur njė rol kaq tė rėndėsishėm nė plazmimin e fateve tė kombeve “sovrane”. Pra, sipas kėtyre teorive qė mbron indirekt edhe z.Berisha, pas deklaratės sė djeshme, ristrukturimi i ekonomisė botėrore, nėn udhėheqjen e institucioneve tė Uashingtonit, u mohon gjithmonė e mė shumė vendeve tė varfra si Shqipėria, mundėsinė pėr tė ngritur nė kėmbė ekonominė kombėtare; ndėrkombėtarizimi i politikės ekonomike i transformon vende si i yni, nė territore ekonomike tė hapura dhe ekonomitė kombėtare nė “rezerva” tė punės me kosto tė ulėt dhe “rezerva” tė burimeve natyrore. Pra, aplikimi i ‘terapeutisė ekonomike shock’ tė BB dhe FMN ka tendencė tė ulė mė tej ēmimet botėrore tė mallrave, nga momenti qė i detyron vende tė veēanta si i yni qė tė orientojnė njėkohėsisht ekonomitė e tyre kombėtare drejt njė tregu botėror nė tkurrje pėr nga monopolizimi i prodhimit, shėrbimit dhe tregtimit. Por ky realitet i gjallė i varfėrisė botėrore fshihet gjithnjė e mė shumė nėpėrmjet manipulimit tė qartė tė statistikave tė tė ardhurave. BB pėr shembull, “vlerėsonte” para pak kohėsh se nė Amerikėn Latine dhe nė zonėn e Karaibeve vetėm 19 pėr qind e popullsisė ėshtė “e varfėr”. Ky duket njė shtrembėrim i trashė, pasi qė dihet se nė Shtetet e Bashkuara, me tė ardhura vjetore pėr frymė rreth 47.000 dollarė, njė nė pesė amerikanė vendoset (nga Zyra e Regjistrimit) poshtė kufirit tė varfėrisė.

7. Nėse njė vend ėshtė i futur nė borxhe (si Shqipėria me borxh mbi 60 % tė GDP), FMN dhe BB mund ta detyrojė atė, nėpėrmjet tė ashtuquajturave “kushtėzime” qė i shtohen marrėveshjeve pėr huat, qė tė riorientojė “nė mėnyrė tė pėrshtatshme” politikėn e tij makroekonomike, nė pajtim me interesat e kreditorėve ndėrkombėtarė. Objektivi konsiston nga njė anė nė forcimin e pėrligjjes sė marrėdhėnies qė vendoset nėpėrmjet shėrbimit pėr borxhin dhe, nga ana tjetėr, nė mbajtjen e kombeve debitore nė njė kėmishė tė hekurt kufizuese qė i pengon ato tė pėrfshihen nė njė politikė ekonomike kombėtare tė pavarur. Pėrballė diferencave tė theksuara midis vendeve tė ndryshme ku veprojnė BB dhe FMN, receta ekonomike ėshtė e njėjtė dhe aplikohet nė nivel botėror. Pėrshtatja ndaj porosive tė FMN a BB, nėn formėn e njė pakete tė masave pėr stabilizimin ekonomik, ėshtė jo vetėm kusht pėr tė hyrė nė huat e institucioneve shumėpalėshe, por u hap edhe “rrugėn e lirė” Klubeve tė Londrės dhe Parisit, investitorėve tė huaj, bankave tregtare dhe donatorėve bilateralė. Eksperienca tregon se vendet qė refuzojnė tė pranojnė masat korrigjuese tė Fondit, hasin nė njė sėrė vėshtirėsish pėr rinegocimin e borxhit tė tyre dhe/ose nė marrjen e huave tė reja pėr zhvillim dhe pėr asistencė ndėrkombėtare (kėtu mund tė fusim sot edhe Greqinė). FMN mban edhe instrumentet pėr tė shkatėrruar njė ekonomi kombėtare, nėpėrmjet bllokimit tė kredive me afat tė shkurtėr. Parė nė kėtė kėndvėshtrim, nga ana e BB dhe FMN kėrkohen reforma thelbėsore pėrpara se tė negociohet njė hua e lidhur me axhustimin strukturor. Qeveria duhet t’u japė atyre provėn se ėshtė “seriozisht e impenjuar nė procesin e reformave ekonomike”, pėrpara se tė fillojė negocimin e vėrtetė tė huas. Ky proces shpesh kryhet nė kontekstin e tė ashtuquajturit “Programi-hije i FMN”, me tė cilin Fondi jep linjat udhėheqėse politike dhe “asistencėn teknike” pa mbėshtetjen formale tė huas. Programi-Hije aplikohet nė ato vende, reformat ekonomike tė tė cilave konsiderohen (nė zhargonin e Fondit botėror) “jo nė rrugėn e duhur” (na kujtohet se si e pėsoi Peruja e A. Fujimorit – 1990-‘91, ose Brazili nėn presidencėn e F. de Mello dhe I. Franco – 1990-‘94). Njė “shėrbim i kėnaqshėm” brenda ‘Programit-Hije’ konsiderohet i nevojshėm dhe paraprak pėr negocimet formale tė njė huaje. Pasi ėshtė siguruar huaja, shėrbimet monitorohen me kujdes mbi baza katėrmujore nga institucionet e Uashingtonit. Pagesat mund tė ndėrpriten nė ēdo moment, nėse reformat nuk janė sipas BB “nė rrugėn e drejtė”; e dimė tashmė se nė kėtė rast vendi kthehet “nė listėn e zezė”, me rrezikun e reprezaljes nė sektorėt e tregtisė dhe tė fluksit tė kapitaleve. E rėndėsishme, sipas kėsaj teorie, ėshtė edhe shkatėrrimi i monedhės sė njė kombi, si dhe shkatėrrimi i investimeve shtetėrore e operimi me OJF nė drejtim tė programit tė ‘ndihmės pėr tė varfrit’. Sipas teorisė konspiracioniste tė mbrojtur indirekt nga z.Berisha, shkatėrrimi i monedhės kombėtare ėshtė njė nga objektivat kyēe tė ndėrhyrjes sė FMN dhe BB: Zhvlerėsimi, i kėrkuar nga FMN, ēon nė rritje tė menjėhershme tė ēmimeve dhe nė njė dobėsim tė dukshėm tė tė ardhurės reale, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė telendiset nė mėnyrė po aq tė fuqishme kostoja e punės. Zhvlerėsimi i monedhės ėshtė parakusht pėr negocimin e njė huaje tė lidhur me ‘axhustimin strukturor’. Por nga ana tjetėr, zhvlerėsimi fuqizon inflacionin dhe ushqen “dollarizimin” e ēmimeve tė brendshme. FMN dhe BB i detyron qeveritė qė tė adoptojnė tė ashtuquajturin “program anti-inflacionist”, tė bazuar nė “njė rėnie tė kėrkesės” tė orkestruar nėpėrmjet privatizimit tė ndėrmarrjeve shtetėrore, shkurtimeve drastike tė programeve nė sektorin social dhe despecifikimin e pagave (heqja e indeksimit tė tyre). Shpeshherė, pėr tė arritur kėtė objektiv, deklarohet e jashtėligjshme e drejta e grevės dhe mund tė arrestohen eksponentėt kryesorė sindikalistė. Si rezultat, nė vendet e varfra, nivelet e pagave janė deri afro shtatėdhjetė herė mė tė vogla nga ato tė vendeve tė zhvilluara. Veē tė tjerave, reformat i hapin rrugėn kolapsit tė investimeve publike. Vendosen “tavane” precize pėr ēdo kategori shpenzimesh dhe shteti nuk ėshtė mė i autorizuar tė mobilizojė resurset e veta pėr ndėrtimin e infrastrukturave publike, rrugėve, spitaleve e tė tjera. Me fjalė tė tjera, nė kėtė fazė tė rėnduar kreditorėt jo vetėm bėhen “sekserė” tė tė gjitha projekteve tė mėdha tė investimeve publike nė vendet e monitoruara, por edhe vendosin, nė kontekstin e “Programit publik tė investimeve” (Programi i hartuar prej teknikėve fallxhorė tė BB), se ēfarė lloj infrastrukture publike duhet ose nuk duhet tė mbulohet nga fondet e “komunitetit tė donatorėve”. Kontrolli mbi investimet publike, nga ana e donatorėve, jo vetėm kontribuon nė ēmobilizimin e resurseve tė brendshme, por edhe nė zgjerimin e debitit tė jashtėm nėpėrmjet sistemit tė ofertave tė sipėrmarrjeve ndėrkombėtare (dhe tė “ankandeve”), qė tė gjithė ekzekutimin e projekteve tė punėve tė mėdha publike ua jep firmave ndėrkombėtare tė projektimit dhe tė ndėrtimit. Nėpėrmjet pagesės pėr njė gamė tė gjerė konsulencash dhe pėr management-in, merret “ajka” e njė sasie tė madhe tė hollash nga krediti. Kompanitė vendase tė ndėrtimit (publike ose private), pėrgjithėsisht priren qė tė pėrjashtohen nga procesi i ankandit tė sipėrmarrjeve, edhe pse njė pjesė e madhe e punimeve qė do tė ndėrmerren, efektivisht do tė kryhen nga vendasit (sepse fituesit ndėrkombėtarė i drejtohen punės me kosto tė ulėt qė ėshtė e disponueshme nė vend) nėpėrmjet marrėveshjeve tė veēanta nė nėnsipėrmarrje tė kontraktuara me ndėrmarrjet fituese shumėkombėshe. Por, si u zbatuan kėto objektiva nė Shqipėri nė vitin ‘97? Kėtė do ta shohim nė numrin tjetėr, meqenėse nuk kemi parė ndonjė pėrpjekje serioze pėr tė analizuar nė aspektin financiar e politik lidhjen e ngjarjeve tragjike tė vitit ’97 me institucionet ndėrkombėtare. (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com