Albatlanta

Mashtrimi i dytė i Berishės me Piramidat
Andrea Stefani
Nėse ka ndonjė gjė qė duket se e shqetėson Kryeministrin Berisha lidhur me kolapsin e piramidave financiare nė vitin ‘97, nuk ėshtė vrasja e ndėrgjegjes pėr tragjedinė qė pasoi, pėr rrėnimin ekonomik tė mijėra familjeve, pėr shkatėrrimin e shtetit dhe mijėra tė vdekur.

Nuk ka fare brejtje ndėrgjegjeje, pėr shembull, qė me propagandėn mashtruese “me ne fitojnė tė gjithė”, i yshti si delet shqiptarėt drejt piramidave. Njeriu qė vrapon tė marrė meritat e gjithēkaje, qė nga hyrja nė NATO a BE e deri te pėrurimi i ndonjė WC-je publike nė ndonjė fshat tė humbur, ka shqetėsim si tė lajė duart duke ua hedhur fajin tė tjerėve pėr atė qė mbetet kryeskandali tragjiko-korruptiv nė historinė e shtetit shqiptar. Si pėrherė kur orvatet t’ua hedhė fajin tė tjerėve pėr krimet qė ideon dhe udhėheq, armė tė preferuar ka gėnjeshtrėn. Dhe kėtė herė viktimė e taktikave tė tij pėr mashtrimin publik, u bė Banka Botėrore (BB) qė ai e bėn pėrgjegjėse se pėrse nuk parandaloi piramidat financiare pėr tė shmangur tragjedinė.

***

Nė njė shtet normal demokratik, ndarja e pushteteve ėshtė edhe ndarje pėrgjegjėsish. Nė Shqipėri, sa herė Berisha ėshtė nė pushtet, kjo ndarje pushtetesh nis e rrėnohet. Gjithēka qė bėhet mban vulėn e vullnetit tė autokratit qė ėshtė nė krye tė qeverisė apo shtetit. Dhe vini re: Sa kohė qė gjėrat duket se ecin mirė, lavdia ėshtė e Berishės. Por sapo punėt nisin tė precipitojnė pėr keq e deri nė tragjedi, atėherė qyrku i fajit u vishet tė tjerėve. Vetė Berisha kėmbėngul tė mos mbajė asnjė pėrgjegjėsi pėr katastrofat e dėshtimet, edhe pse ndodhej e ndodhet nė krye tė punėve! Historia e piramidave ėshtė njė sagė autokratizmi dhe korrupsioni. Ashtu sikundėr ėshtė, pėr shembull, ajo e tragjedisė sė Gėrdecit. Qeverisja qė pėrfitonte politikisht dhe financiarisht nga korrupsioni i piramidave, i bėri tė heshtin tė gjitha institucionet qė kishin pėrgjegjėsi publike tė denonconin nė kohė atė aktivitet tė paligjshėm, nė fakt, njė minė nė themelet e shtetit ashtu sikundėr punishtja fitimprurėse e demontimit, ishte njė minė nė themelet e Gėrdecit. Tragjeditė, shpėrthimet ndodhėn se institucionet heshtėn, duke e lėnė tė keqen tė mahiset. Po pėrse heshtėn? Sepse kėshtu ishte vullneti i Berishės.

***

Po, edhe institucionet ndėrkombėtare, Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) kanė pasur pėrgjegjėsinė e tyre qė nuk ndikuan nė parandalimin e tragjedisė! Por kjo nuk shlyen aspak kryefajtorin Sali Berisha. Sepse BB ka pėrgjegjėsinė qė misionarėt e saj nė Tiranė, nuk ishin nė gjendje tė pėrballonin presionet e Presidentit Berisha qė pėr vite me radhė, ngulmonte tė mos prekeshin piramidat. Faji i tyre ėshtė se nė njė kohė kur e drejta dhe e mira e shqiptarėve e kėrkonte tė vepronin fort pėr t’i thėnė ndal aventurės ku po e shpinte vendin Berisha, u mjaftuan me disa shkresa diskrete ku paralajmėronin Berishėn pėr rrezikun qė afronte. Banka Botėrore nė atė kohė lau duart me pėrgjegjėsinė e Berishės. Sot ėshtė Berisha qė lan duart me pėrgjegjėsinė e Bankės Botėrore. Ironia, tallja me fatin e shqiptarėve dhe Shqipėrisė shfaqen groteske!

***

Kėto qė po shkruajmė nuk janė “fjalė kazani” si ato tė Berishės. Pėr tė gjithė kėto ka prova qė Berisha nuk mund t’i fshijė me ca fjalė tė tjera kazani. Pėrveē faktit tė gjithėditur se asgjė nuk bėhet pa urdhrin e Berishės. Ja ēfarė pohon Carlos Elbirt, drejtori i misionit tė BB nė Tiranė nė vitet qė u zhvilluan Piramidat: “Banka Botėrore kishte dhėnė alarmin tek autoritetet mė tė larta pėr rrezikun e piramidave qė nga mesi i 1996-s. Edhe mė herėt, stafi i bankės qė ishte familjar me kėtė dukuri, paralajmėroi zyrtarė tė lartė tė qeverisė pėr rrjedhojat e pritshme. Guvernatori i Bankės Qendrore nxiti kabinetin dhe Presidentin Berisha qė tė ndalonte mbledhjen e parave nga piramidat. Gjė qė ishte e mundur ligjėrisht, sa kohė qė ligji pėr bankat thoshte se mbledhja e depozitave ėshtė monopol i bankave tė licencuara. Por nga fundi i vitit 1996, gjykatės tė caktuar nga Presidenti (d.m.th. Berisha, shėnim i AS) vendosėn se paratė e mbledhura nga piramidat pėrbėnin njė hua ‘bilaterale’ qė ishte subjekti i Kodit Civil dhe jo i ligjit pėr bankat”. Pra BB e paralajmėroi Berishėn pėr rrezikun e piramidave, duke sugjeruar mbylljen e tyre, sa kohė e keqja nuk ish pėrhapur shumė. Por Berisha bėri tė kundėrtėn, duke ndjekur interesa tė ngushta pushteti dhe pėrfitimi financiar. Ėshtė njė odise ku pleksen korrupsioni me autokratizmin. Duke pėrdorur gjykatės tė kapur, formulė e njohur me tė cilėn sot vjedh edhe zgjedhjet apo shpall tė pafajshėm me vendim gjykate qeveritarė tė korruptuar, Presidenti Berisha pengoi qė veprimi i ligjit tė parandalonte katastrofėn qė pasoi. Dhe nja 18 vjet pas kėsaj historie, Berisha na paska gjetur nė BB “zotin Lin” qė tė lajė duart para historisė, por jo para ndėrgjegjes sė vet. Natyrisht nėse e ka njė tė tillė ky manjak i pushtetit pa fund.

***

Berisha dora vetė, ishte dje kryefajtori pėr tragjedinė e piramidave financiare ashtu sikundėr ėshtė sot kryefajtor pėr piramidėn e “demokracisė” qė po ngre mu para hundės sė ndėrkombėtarėve. Dhe fakti qė ndėrkombėtarėt, mė sė shumti, po heshtin, nuk do ta shpėlajė kėtė tiran nga faji historik nėse projekti i demokracisė dėshton. Por tė mbetemi te piramidat e vitit ’97, duke marrė prova kundėr Berishės nga kampi i vetė Berishės. Le tė bėjmė tė flasė pėrsėri Genc Rulin, sot ministėr i Berishės, por nė atė kohė kundėrshtar “i thekur” i tij. Menjėherė sapo PD-ja kishte humbur pushtetin nė vitin ’97, nė njė emision tė Blendi Fevziut nė TVSH, Ruli e shpjegonte kėshtu kryefajėsinė e Berishės: “…A mungonin ligjet, tė cilat u jepnin forcėn e duhur organeve shtetėrore pėr tė vepruar ndaj firmave nė momentin qė u krijuan? Dhe them qė nuk kanė munguar. Rregullimi i normave tė interesit…ka tė bėjė me normat e interesit tė fajdes sė huamarrjes si veprim i Kodit Civil. Kėtu (nė rastin e fajdeve) sado qė spekulohet mbi kėtė temė, s’kemi tė bėjmė fare me kėtė lloj huamarrjeje. Kemi tė bėjmė me njė huamarrje tė mirėfilltė tregtare dhe atėherė i nėnshtrohet ligjit tė bankės dhe duhet tė ishte vepruar. Ēfarė kemi parė ėshtė njė mosveprim nga asnjė organ shtetėror pėrkundrejt kompetencės qė kanė pėr tė reaguar nė pėrputhje me ligjin nė fuqi. Ėshtė pėr t’u pėrshėndetur pėrpjekja e atėhershme e ministrit (Ridvan Bode) qė mori njė kurajė individuale, duke iu kundėrvėnė politikės, pėr tė bėrė atė prononcim nė sajė tė sedrės sė tij profesionale, por tė mos harrojmė sikundėr Kryeministri (Aleksandėr Meksi) ėshtė prononcuar nė vijimėsi dhe ndoshta mė gjatė edhe guvernatori (Kristaq Luniku) …Atėherė janė organe shtetėrore qė e kuptojnė fenomenin fajde, prononcohen por, hipoteza e drejtpėrdrejtė ėshtė se, ka njė vullnet mbi kėta njerėz, mbi kėta shtetarė tė lartė (mbi Boden, Meksin, Lunikun), ka njė vullnet prej kryeshtetari, qė i pengon kėta njerėz tė mbyllin fenomenin fajde”. Dhe tė gjithė e dinė se “kryeshtetari” nuk mund tė ishte askush tjetėr pėrveē tė pėrhershmit Berisha, qė sot kėrkon t’ia hedhė fajin BB. Por ėshtė edhe ministri i tij Ruli qė e pėrgėnjeshtron me njė deklarim tė bėrė nė njė kohė kur dukej se ishte, ndėr tė tjera, i etur tė hakmerrej kundėr Berishės, qė desh e groposi pėr ēėshtjen korruptive tė “drurit tė arrės”. Sot Ruli ėshtė pajtuar me Berishėn qė duket e ka lėnė tė ngopet me frytet e “arrorėve”. Sot tė dy kėta mashtrues heshtin pėr ato qė kanė akuzuar njėri-tjetrin. Kanė futur kokėn si struci nė gėmushat e rrenės duke gėnjyer veten se po gėnjejnė edhe publikun. Por mėkatet qė i kanė zbuluar publikisht njėri-tjetrit, i pėrqeshin si ca tė vėrteta tė hidhura qė i urrejnė, por nuk i groposin dot.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com