Albatlanta

Pavarėsia ėshtė ngjarja mė e madhe e Shqipėrisė-
Intervistė me profesorin e historisė, Kristo Frashėri
Intervistoi: Ilirian Agolli
Historiani i njohur shqiptar Kristo Frashėri e vlerėsoi si tė panevojshme thirrjen e autoriteteve pėr tė rishikuar historinė. Profesori 92-vjeēar tha se historianėt janė vetė tė kujdesshėm pėr kėtė ēeshtje dhe tė gjithė kanė reflektuar, veēanėrisht tani nė 100-vjetorin e Pavarėsisė. Nė kėtė intervistė me rastin e kėtij pėrvjetori tė Shtetit Shqiptar, prof. Frashėri foli edhe pėr fatin e deklaratės origjinale tė Pavarėsisė, tė nėnshkruar nė Vlorė nga themeluesit. Ai thotė qė shpreson shumė qė poseduesit ta dorėzojnė njė ditė nė Tiranė nė njė muze dinjitoz.

Profesor Frashėri! Ky ėshtė viti i njėqindtė i shtetit tė pavarur shqiptar. Cilat janė pėrjetimet tuaja dhe krijimtaria juaj pėr kėtė ngjarje historike tė Shqipėrisė?

Nga jeta ime e gjatė kam patur fatin tė kremtoj 25-vjetorin e pavarėsisė mė 1937, 50-vjetorin e pavarėsisė mė 1962, 75-vjetorin e pavarėsisė mė 1987, dhe tani 100-vjetorin. Shpresoj qė ta arrij edhe sivjet… Duke i hedhur njė sy tė kaluarės sė kėtyre kremtimeve shoh se pėrvjetori i pavarėsisė ėshtė kremtuar pėr meritat e mėdha qė ka patur. Natyrisht 25-vjetori mė pak, 50-vjetori mė tepėr, e me radhė; sa mė shumė kalon koha, aq mė shumė i rritet vlera pėrvjetorėve tė pavarėsisė.

Shpallja e pavarėsisė ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme historike, madje mund tė them si historian se ajo ėshtė ngjarja mė e rėndėsishme nė historinė e Shqipėrisė. Shpallja e pavarėsisė ėshtė si lindja e njė fėmije, ėshtė rezultat i njė procesi tė gjatė ekonomik, politik, shoqėror dhe kulturor. Ėshtė dalja e njė populli nė arenėn e historisė si njė popull i pavarur me vlerat, meritat edhe me dobėsitė e veta.

Cilat janė studimet tuaja dhe botimet tuaja pėr kėtė ngjarje?

Unė pėr ēdo pėrvjetor jubilar kam botuar studime pėr pavarėsinė. Edhe nė 1937 kam botuar njė artikull, edhe nė 1962 kam botuar njė album pėr pavarėsinė, edhe nė 75-vjetor po ashtu. Edhe tani pėr 100-vjetor, nga frika se a do tė jetoj dot mė gjatė, kam botuar dy libra pėr pavarėsinė. Njėri libėr titullohet “Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė”, qė e botova dy vjet mė parė dhe kėtė vit sapo kam botuar njė album pėr Ismail Qemalin.

Ky album me titull emrin e tij pėrshkruan jetėn e tij, pikėpamjet e tij ashtu siē i ka shkruar vetw ai, jo siē i thonė historianėt. Ky album nė ēdo faqe ka nga njė fotografi dhe pranė saj, ka nga njė citim nga veprat e tij. Tė gjitha janė citime tė shkruara nga Ismail Qemali pėr veten e tij, jetėn dhe vlerat e punės sė tij, pėr ato aksione qė ka bėrė.

Profesor Frashėri! Ju pėrmendėt edhe festimet nė vitin 1937 pėr 25-vjetorin e pavarėsisė. Atė vit ėshtė publikuar edhe dokumenti i pavarėsisė, njė riprodhim qė ju shpėrnda popullit atėherė nė shumė kopje...

Nuk ishte kartolinė, as fletėpalosje. Ishte vetė deklarata e pavarėsisė e riprodhuar nė zinkografinė e asaj kohe, shumė e pastėr, shumė e qartė, veēse me njė mungesė. Nuk e di pėr ē’arsye ndodhi ajo mungesė. Akti i shpalljes sė pavarėsisė mbushi dy faqet e letrės, pėrpara dhe prapashpinėn e saj. Firmatarėt nuk i nxuri tė gjithė faqja e parė. Njė pjesė e tyre kanė firmosur nė prapashpinėn e dokumentit. Kėtė faqe nuk e botoi Lef Nosi. Pėr ē’arsye nuk e di. Ndoshta e ka gjykuar tė pamundur, apo tė panevojshme. Nuk besoj se ka patur motive politike, sepse ata persona qė nėnshkruan prapa aktit janė miqtė e tij.

Ndoshta ka ndodhur pėr pamundėsi tė shtypshkronjave tė kohės?

Ndoshta pėr pamundėsinė e shtypshkronjave tė kohės, ose ndoshta qė tė mos zinte vendin, se donte qė tė botonte pranė deklaratės sė pavarėsisė edhe fotografinė e pjesėmarrėsve nė mbledhje. Pranė tekstit nė njė foto tė madhe ėshtė kolektivi i gjithė personave qė shpallėn pavarėsinė. Nė foto janė edhe ata persona qė nėnshkruan prapa letrės, ndėrsa nė riprodhimin fotografik tė faqes sė parė tė dokumentit firmat natyrisht nuk janė. Nė atė publikim mungon pra, faqja e prapme qė mban njė pjesė tė firmave tė burrave tė pavarėsisė.

Prandaj unė kam patur kujdes qė nė kėtė punimin tim tė vė nė dukje tė gjithė ata qė ishin pjesėmarrės. Aty ka dy lloj pjesėmarrėsish; pjesėmarrės qė arritėn ditėn e shpalljes dhe qė firmosėn. Sw dyti, ka edhe pjesėmarrės qė erdhėn disa ditė me vonesė, sepse qe situata shumė e ndėrlikuar. Lufta ballkanike ishte akoma nė vlagėn e saj. Dhe sė treti; njė 2-3 veta nuk deshėn ta firmosnin, sepse nuk ishin dakord me shpalljen e pavarėsisė. Ata kanė marrė pjesė nė mbledhjen e shpalljes sė pavarėsisė, por nuk e kanė firmosur.

Ai ėshtė njė dokument themeltar i shtetit shqiptar; pėrmban 2-3 rreshta tė shkruara me dorėn e Ismail Qemalit nė gjuhėn shqipe dhe nė turqishte me penėn e Qemal Karaosmanit. Kėto unė i di ngaqė kam patur fatin, dhe prirjen time si historian, tė interesohem, si historian, qysh nė atė kohė pėr kėto dokumenta.

Profesor Frashėri! Ē’mund tė thoni diēka mė tepėr mbi fatin e dokumentit origjinal tė pavarėsisė, pra tė deklaratės origjinale tė pavarėsisė?

Ky dokument doli nė dritė edhe nė vitin 1962. Ai qė e kishte, pronari i saj, tha se ia kishte dorėzuar Ismail Qemali me dorėn e vet. Ai kishte edhe njė letėr tė Ismail Qemalit qė i thoshte: “Ta kesh kujdes. Ky ėshtė dokument i madh, me rėndėsi tė jashtėzakonshme”. Ai e mbajti dhe nuk donte ta jepte. Mė 1962 ndoshta kishte frikė se mund ta pėrdhunonin atė dokument, mund ta shfrytėzonin pėr emrat qė kishte atje brenda. Nuk e di pėr ē’arsye. Unė kam folur vetė me atė pronar, dhe jam munduar qė ai t’ia dhuronte muzeumit kundrejt njė shpėrblimi. Pastaj u kalua ajo, dhe ai dorėzoi vetėm disa dokumenta.

Kjo ėshtė historia e origjinalit. Unė nuk mund tė them mė shumė. Nuk mund tė them mė shumė. Ai dokument ndoshta ekziston edhe sot, ndoshta ekziston edhe sot. Kushedi, ndonjė ditė mund tė dalė befas, sepse ėshtė njė dokument me vlera tė rralla. Kushdo qė e ka marrė, nuk ka mundėsi ta ketė prishur. Do ta ketė ruajtur. Edhe nga ana materiale ai ka vlera kolosale.

Profesor! Pėr kėtė person, ose pėr familjarėt dhe pasardhėsit e tij, a keni ju njė mesazh, njė thirrje qė ata ta dhurojnė, ose sė paku ta shfaqin nė kėtė 100-vjetor? Ky ėshtė ēasti mė i mirė qė ky dokument origjinal tė dalė.

Nuk janė kėtu nė Shqipėri. Nuk janė nė Shqipėri. Mė duket se nuk janė. Nuk e di mirė. Problemi ėshtė ky; qė neve dokumentin, nėse nuk e kemi nė origjinal, e kemi tė riprodhuar njėsoj si originali. Ėshtė shumė mirė. Unė kam parė nė Vienė aktin e shpalljes sė pavarėsisė sė Austrisė. Me atė hapej. Ishte krenaria e muzeumit. Kjo do tė bėnte krenari edhe nė muzeumin tonė. Por muzeu tonė nuk ėshtė akoma nė nivelin e muzeut tė Vienės. Kėtu sapo ikėn drejtori ndryshojnė edhe kriteret. Ikėn njėri, vjen njė drejtor tjetėr ndryshon edhe vlerėsimin e personave historikė. Nga kjo anė, mė mirė qė akoma nuk ka ardhur.

Inshallah njė ditė vjen edhe tė futet nė njė muze qė tė jetė i qėndrueshėm, qė tė mos jetė me njerėz politikė nė krye, me njerėz partiakė nė krye. Nuk e kam fjalėn vetėm pėr sot, por edhe pėr dje, edhe pėr pardje. Nė ēdo kohė kėshtu ka qenė kėtu tek ne. Unė uroj tė vijė ajo ditė kur historinė dhe vlerat historike, qoftė edhe arkivi i shtetit, qoftė edhe muzeu historik, qoftė edhe institucione tė tjera tė mos jenė tė lidhura me politikėn, sepse nuk janė akoma tė ēliruara nga politika.

Historiani i njohur shqiptar Kristo Frashėri e vlerėsoi si tė panevojshme thirrjen e autoriteteve pėr tė rishikuar historinė. Profesori 92-vjeēar tha se historianėt janė vetė tė kujdesshėm pėr kėtė ēeshtje dhe tė gjithė kanė reflektuar, veēanėrisht tani nė 100-vjetorin e Pavarėsisė. Nė kėtė intervistė me rastin e kėtij pėrvjetori tė Shtetit Shqiptar, prof. Frashėri foli edhe pėr fatin e deklaratės origjinale tė Pavarėsisė, tė nėnshkruar nė Vlorė nga themeluesit. Ai thotė qė shpreson shumė qė poseduesit ta dorėzojnė njė ditė nė Tiranė nė njė muze dinjitoz.

Profesor Frashėri! Ky ėshtė viti i njėqindtė i shtetit tė pavarur shqiptar. Cilat janė pėrjetimet tuaja dhe krijimtaria juaj pėr kėtė ngjarje historike tė Shqipėrisė?

Nga jeta ime e gjatė kam patur fatin tė kremtoj 25-vjetorin e pavarėsisė mė 1937, 50-vjetorin e pavarėsisė mė 1962, 75-vjetorin e pavarėsisė mė 1987, dhe tani 100-vjetorin. Shpresoj qė ta arrij edhe sivjet… Duke i hedhur njė sy tė kaluarės sė kėtyre kremtimeve shoh se pėrvjetori i pavarėsisė ėshtė kremtuar pėr meritat e mėdha qė ka patur. Natyrisht 25-vjetori mė pak, 50-vjetori mė tepėr, e me radhė; sa mė shumė kalon koha, aq mė shumė i rritet vlera pėrvjetorėve tė pavarėsisė.

Shpallja e pavarėsisė ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme historike, madje mund tė them si historian se ajo ėshtė ngjarja mė e rėndėsishme nė historinė e Shqipėrisė. Shpallja e pavarėsisė ėshtė si lindja e njė fėmije, ėshtė rezultat i njė procesi tė gjatė ekonomik, politik, shoqėror dhe kulturor. Ėshtė dalja e njė populli nė arenėn e historisė si njė popull i pavarur me vlerat, meritat edhe me dobėsitė e veta.

Profesor Frashėri! Cili ėshtė komenti juaj lidhur me debatet dhe kėrkesat qė dėgjohen nė qarqet shtetėrore, politike dhe akademike pėr nevojėn e njė rishikimi tė historisė, veēanėrisht pėr disa ngjarje dhe figura tė caktuara nė historinė e Shqipėrisė?

Qė nė fillim po them se thirrja pėr tė rishikuar historinė ėshtė krejt pa vend. Historia qysh kur ka lindur ka ndjerė nevojėn e rishikimit. Jo sot, por qysh nė kohėn antike gjenden tekste qė e rishikojnė historinė. Aq mė tepėr sot kur historiografia, si mjeshtėri e tė shkruarit, ka edhe kėrkesat e veta qė ndryshojnė sipas kohės. Prandaj, kėrkesa apo thirrja pėr tė rishikuar historinė nuk mė duket e drejtė. Ose mė mirė tė them, ėshtė pa vend. Historinė e shkruajnė historianėt nė tė njėjtėn kohė nė mėnyra tė ndryshme.

Tjetėr punė ėshtė historia qė mėsohet nė shkollė. Ajo ėshtė unike. Atė duhet ta miratojė jo qeveria, por duhet ta miratojė akademia, e cila supozohet qė tė jetė jashtė politikės. Sepse edhe qeveria ka preferencat e veta pėr tė kaluarėn, pėr partitė, pėr njerėzit. Nuk ėshtė nevoja qė t’u bėhen thirrje historianėve. Unė e kam rishikuar historinė pa mė thirrur kurrkush. Edhe kolegėt e mi e rishikojnė historinė pa i thirrur kurrkush.

Prandaj, do tė bėjė mirė politika, dhe e ka pėr detyrė, tė mos ndėrhyjė nė shkrimet historike; tė mos thotė kjo vlen, ajo s’vlen. Qeveria nuk ka pėr detyrė ky vlen dhe ai nuk vlen; se pėr shembull Fan Noli ėshtė figurė e madhe, ose ėshtė njė figurė jo e madhe. Kjo nuk i takon njė qeveria demokratike. Qeveritė qė flasin pėr kėto dhe ndėrhyjnė, e shkelin parimin demokratik tė paanėsisė sė historisė si shkencė.

Profesor Frashėri! Ju falemnderit pėr intervistėn!
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com