Albatlanta

Gjuha letrare kombėtare shqipe dhe pėrshkallėzimi i njė debati shterp
Nga Stavri J Dajo
Doktor i Shkencave nė Universitetin Aristotelis Selanik
Gjuha shqipe ėshtė, pa dyshim, arritja mė e madhe
shpirtėrore e popullit shqiptar nė fillin e shekujve.
Kjo, pos vlerės reale dhe simbolike, ka dhe njė kuptim
shumė mė tė thellė pėr shqiptarėt, se lidhet me vet
mbijetesėn e tyre dhe tė vet kombit. Pėr mė tepėr, kur
mendon se shqipja ka mbijetuar me njė sistem tė plotė,
tė pasur dhe tė pandikuar gramatikor morfologjik mes
trysnisė sė dy gjuhėve mė tė moēme tė rruzullit,
greqishtes sė vjetėr dhe latinishtes, tė cilat, pėr
kohėn e tyre ishin lingua franca, kjo arritje merr
vlera edhe mė tė mėdha. Thėnė ndryshe, shqipja e ka
provuar veten se ėshtė dhe rezistente dhe e gjallė. Nė
kohėt moderne, Kongresi i Manastirit (1908) dėshmoi
historikisht se vizionarėt mendjemprehtė tė Rilindjes
Kombėtare, qė e lidhėn gjuhėn (ose alfabetin e saj) me
ekzistencėn e vet kombit shqiptar, e integruan shqipen
nė gjuhėt e favorizuara, se institucionalizimi (po,
saktė, institucionalizimi) i alfabetit latin e bėn
shqipen, pėrveē tė tjerash, tė mos ndihet inferiore
sot, nė kohėn e rrafshimit agresiv internetik, dhe tė
mos ndesh vėshtirėsi teknike siē ndeshin gjuhėt me
alfabet cirilik, arab, kinez etj. Gati gjashtė dekada
mė vonė, mendimtarėt mendjehapur tė gjuhėsisė
shqiptare, nga tė paktat shkenca tė mirėfillta,
ndofta, nė kohė tė obskurantizmit komunist, pėr tė
cilėt ndjej njė adhurim tė pėrveēėm, E. Ēabej, M.
Domi, Sh. Demiraj, A. Kostallari dhe brezi mė ri i
tyre, njėsoi gjuhėn letrare kombėtare shqipe, me
Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Ishte njė akt madhor
i kulturės dhe i shkencės shqiptare dhe, pėr mendimin
tim, shkencėrisht, i saktė. Nė kohėn qė pat zėra se e
folmja gege dhe toske nuk janė dialekte tė njė gjuhe,
por dy gjuhė tė veēanta, u provua katėrēipėrisht dhe
nė praktikė se shqipja ėshtė njė, dhe kombėtare. Pa
thėnė ndonjė gjė tė re, dua tė pėrsėris se Kongresi i
Drejtshkrimit, nuk njėsoi vetėm gjuhėn, por edhe
kulturėn qė shpreh kjo gjuhė, sepse mishėron bashkimin
e mėtejshėm tė shqiptarėve. Pėr mendimin tim, Kongresi
i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe duhet tė radhitet
krahas shpalljes sė Pavarėsisė, Kongresit tė
Manastirit dhe Ēlirimit tė Shqipėrisė. Qė atėherė,
evoluimi i gjuhės shqipe ishte i hovshėm dhe i
paprapėsueshėm. Tė gjitha llojet e ligjėrimit (letrar,
publicistik, shkencor) u pasuruan dhe u njėsuan… I
vetmi “cen” qė mund t’i faturohet kėtij zhvillimi
ishte pėrpjekja e tejskajshme purifikuese e gjuhės,
por edhe kjo ka shpjegimin e vet, lidhet me
rezistencėn pasive tė gjuhėve tė vogla pėr tė
mbijetuar. Nuk duhet tė arrinte nė ekstrem, nėn
shembullin e dijetarėve rilindės, sepse shqipja (do
tė) huazonte njėsi leksikore, pra fjalė, si tė gjitha
gjuhėt dhe jo mjete e forma gramatikore qė tė
ndryshonte strukturat e veta. Por, cene tė tilla, nuk
e zbehin aspak madhėshtinė e aktit vizionar tė
gjuhėtarėve e profesorėve tė nderuar, qė nė atė terr
kulturor ditėn tė pėrcjellin pishtarin e shkencės sė
vėrtetė.


Pėr fat tė keq, me pėrmbysjen e sistemit komunist u
orvat tė pėrmbysej en masse dhe kultura dhe shkenca
komuniste, njė pjesė e sė cilės jo pa vlera. Njė
praktikė e tillė antishkencore ėshtė edhe
pėrshkallėzimi i debatit shterp pėr gjuhėn letrare
kombėtare shqipe, njė dukuri, qė habit shkencėtarėt me
minimumin e ndėrgjegjes gjuhėsore. Thjesht se shqipja
e sotme letrare po rrėnjoset si e tillė nė ndjesinė
gjuhėsore tė mbartėsve tė saj, po bėhet gjuhė
mbarėkombėtare dhe mjet i komunikimit tė shqiptarėve
qė e flasin nė Shqipėri e diasporė dhe kjo ėshtė njė
dukuri pėr ta duartrokitur. Sistemi i saj morfologjik
nuk pėrjashton futjen e elementeve (leksikorė dhe
morfologjikė) nga dy tė folmet, pėrkundrazi. Epėrsia e
dialektit toskė, lidhet, ndofta, me ndihmesėn mė tė
madhe dhe ndofta dhe me kultivimin mė tė madh tė
dijetarėve nga Jugu (p.sh. Naimi) dhe jo, ma do
mendja, me preferencat e gjuhėtarėve qė e
institucionalizuan. Politizimi i debatit ishte akoma
mė i krupshėm. Por, gjithmonė, kur heshtin
shkencėtarėt, ose grindėn (nuk debatojnė shkencėrisht)
flasin politikanėt parimelėnė, ata qė e pėrdhunojnė,
sa herė, shkencėn. Dhe pėr ta kuptuar kėtė nuk lypset
shumė mund, mund tė lexoni ligjėrimin elegant tė
specialistėve tė gjuhės dhe ligjėrimin politik tė ēdo
politikani. Do tė shikoni qė amplitudat janė
tronditėse.


Debati i ēelur rishtas pėr standardin dhe
drejtshkrimin e ė-sė sė patheksuar dhe opinionet
ndėrhyrėse me vend te Ardian Vehbiut dhe Anila Omarit,
konfirmojnė edhe njė herė se shoqėria civile e
pėrcjell pėrnjėmend me indiferentizėm biblik, madje me
mospėrfillje kriminale cungimin e shqipes dhe
alfabetit tė saj, dhe, ē’ėshtė mė e keqja, stimulon
njė debat shterp pėr njė “hapjen” e standardit ndaj
dialekteve (duke patur parasysh, kryesisht tė folmen e
gegėrishtes) ndėrsa mė anė tjetėr, demonstron njė
mungesė tėrėsore kontrolli e pakujdesjeje pėr
evoluimin e shqipes sė sotme, herė me lektisje ndaj
pėrdorimit tė regjistrave tė tjerė ligjėrimorė e herė
me inflacionin e pashpjegueshėm tė barbarizmave tė
panevojshme, qė tregojnė, pos tė tjerash, lakuriqėsinė
gjuhėsorė tė autoriteteve publikė dhe tė
shumė “intelektualėve tė tjerė analfabetė”. Gjuha
shqipe ėshtė njė e mirė e pėrbashkėt, e trashėguar qė
shqiptarėt duhet t’ua pėrcjellin brezave, tė plotė e
tė pacungur, madje mė tė pasur e mė tė vyer. Nuk ėshtė
pronė e shqiptarėve tė sotėm, por njė pasuri
shpirtėrore e marrė hua qė duhet t’ua pėrcjellim
brezave qė do tė vijnė.


Ėshtė njė e vėrtetė e pamohuar se gjuha ka ligjet e
veta tė zhvillimit, tė pavarura dhe tė mėvetėsishme,
por ėshtė po aq e vėrtetė se kėto ligje i
institucionalizojnė shoqėritė civile, tė cilat, kohė
pas kohe, me aktet e tyre ndėrhyrėse, pra me reforma a
reformime, “disiplinojnė” bartėsit e gjuhės, e sidomos
ata tė ligjėrimit gojor, tė cilėt kanė tendence
shkėputjeje nga rregullat gjuhėsore normative. Dhe
kėtė punė e bėjnė dhe duhet ta bėjnė vetėm
specialistėt e gjuhės, dijetarėt e saj dhe aspak
politikanėt dhe ca mė shumė politikanėt me kulturė tė
mangėt gjuhėsore. Politikanėt kanė pėr detyrė tė
institucionalizojnė rekomandimet shkencore te
specialistėve dhe tė respektojnė gjuhėn normative,
duke e pėrdorur atė saktė. Nuk besoj aspak se gjuha e
sotme shqipe ka nevojė pėr reforma dhe pėrmbysje
rrėnjėsore, pėr hapje ndaj standardeve dialektorė, ose
pėr karakterizimin e tyre si variante jostandarde

(p.sh. gegėrishten) pėr faktin se koineja letrare
shqipe, ose gjuha e pėrbashkėt letrare shqipe ėshtė e
hapur ndaj tė dy varianteve tė saj dialektore, tė
vetmet rezervuarė formash e njėsish leksikore, se pėr
fat tė keq, shqipja e shkruar ėshtė relativisht e re
dhe akoma mė i ri alfabeti i normuar i saj (d.m.th.
rregullat drejtshkrimore). Gjuha shqipe ka pasur fatin
e mirė tė ketė gjuhėtarė tė mirė por edhe pėrkthyes tė
zotė qė kultivuan me merak shqipen, kujtoni Fan Nolin,
Dhimitėr Paskon, Petro Zhejin, pėr tė mos harruar tė
gjithė ata mjeshtrit e tjerė tė gjuhės shqipe, qė i
dhanė lexuesit shqiptar vepra tė letėrsisė botėrore
duke konfrontuar me dinjitet shqipen me anglishten,
frėngjishten, greqishten e vjetėr apo latinishten… Njė
vepėr madhore. Kėtyre ustallarėve duhet t’u heqim
kapelėn me mirėnjohje!


Sė fundmi, mė duket krejtėsisht e papėrligjur
brengosja e disa kolegėve sedėrlėnduar pėr gjuhėn
e “Chat”-vė qė pėrdorin kryesisht grupmoshat e reja,
si njė gjuhė “trendy”. Kjo dukuri ėshtė e
mbarėpranishme nė gjithė botėn, ca mė shumė nė
anglisht dhe botėn anglosaksone ku e ka dhe amėn, dhe
ku problemet e drejtshkrimit janė mė tė mprehta dhe mė
tė mėdha. Nė pėrmbyllje tė kėtyre mendimeve, shpreh
besimin tim tė plotė shkencor se shqipja, ndodhur
vėrtet mes udhėkryqesh dhe sfidash, si shumė gjuhė, tė
mėdha e tė vogla nė kohėn e gjuhės internetike, ka tė
ardhme dhe do tė vijojė tė jetė mjeti komunikativ i
shqiptarėve pėr shumė e shumė mote.
24-ore | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com