Pėrkufizimi i popullizmit
Ėshtė profesor universiteti; dhe shkencėtar. Ėshtė ulur
karshi gazetares, dikur spikere, kurse tani edhe spikere
edhe gazetare.
E ka mbushur mirė karrigen. Flet gjithnjė duke qeshur.
Dhe, ashtu, i shkrirė nė gas, thotė, pa e pyetur gazetarja,
se i do shumė e i lexon shpesh, Konicėn dhe Fishtėn.
Vetėm ata tė dy, nuk pėrmend tjetėrkėnd -as Naimin, as
Nolin, as Lasgushin, as Migjenin! Nuk ka dyshim se Konicėn
e Fishtėn nuk i lexon pse janė tė mėdhenj (ē'ėshtė e
vėrteta i dyti shkrimtar i madh, kurse i pari mesatar),
por pse, ia merr mendja atij, profesorit dhe shkencėtarit
tonė, ėshtė e leverdishme tė thotė se i do shumė dhe i
lexon shpesh!
Shihet: ėshtė i lumtur.
Sikur tė ma falte vetėm njė pjesė tė vogėl tė asaj
lumturie, ndoshta, do tė pajtohesha me shumė ēka shoh
e dėgjoj sot nė jetėn tonė, sidomos, nė jetėn tonė
politike. Por, kėshtu siē jam, pa atė lumturinė e tij,
nuk po mund tė pajtohem me gjithė ēka shoh e dėgjoj,
sado mospajtimi mė sjell shumė goditje, fyerje,
denoncime, gėnjeshtra me tė cilat bėhen
pėrpjekje tė mė kyēet goja! Kot. Jam mėsuar t'i duroj.
Dhe, t'i dėshiroj, sepse e di se sa mė tepėr tė mė
sulmojnė sot aq mė shumė do tė jem i ēmuar e i dashur
nesėr, prej brezave tė ardhshėm. Pse jo? Do tė kuptojnė
se pėr ta, pėr brezat e ardhshėm, bėj betejat kundėr
gėnjeshtrave, mashtrimeve, padrejtėsive, korrupsionit,
dhunės e dhunėtarėve. Dėshiroj qė ata, brezat e ardhshėm,
tė mos jetojnė me gėnjeshtra, e ndėr gėnjeshtra,
mashtrime, padrejtėsi, korrupsion, dhunė si ne, sot dhe
deri sot.
Intelektuali, profesori, shkencėtari, qė ėshtė ulur karshi
gazetares, i shkrirė nė gas, flet pėr demonstratat nė
pėrgjithėsi, kurse pėr demonstratat e 21 janarit nė
veēanti.
Nuk mund ta di a e kanė thirrur tė flasė apo ėshtė
paraqitur vullnetarisht qė tė flasė pėr to.
Prej tė gjitha atyre qė thotė nė bashkėbisedim me
gazetaren, e cila njėkohėsisht ėshtė edhe spikere, nė
mendje mė nguliten dy tema: popullizmi dhe politizimi,
nė tė vėrtetė pėrkufizimet qė u bėn ai popullizmit dhe
politizmit.
Tė them pa u vonuar: edhe popullizmin, edhe politizimin
i shpjegon dhe i pėrkufizon jo siē ėshtė e vėrteta,
jo siē mendon, ndoshta, edhe vetė, por siē i pėrgjigjet
pushtetit, atyre pėr hir tė tė cilėve merr pjesė nė
emision!
Ndihmona, Zot!
Popullizmi, thotė, natyrisht i buzėqeshur, tė ēon nė
rrugė tė gabuar!
Dhe, si shembull me tė cilin do tė donte ta bėnte tė
bindshėm kėtė pėrkufizim, i merr pikėrisht demonstratat
e 21 janarit, pėr dėnimin e tė cilave ėshtė ftuar apo
ėshtė paraqitur vullnetarisht qė tė flasė nė
televizion.
Meqenėse nė demonstratat, nė protestat, nė grevat ėshtė
i pėrmbajtur popullizmi; dhe, meqenėse demonstratat,
protestat,grevat janė shprehje e popullizmit, atėherė
pėr tė dy kėto arsye demonstratat, protestat, grevat
janė njė e keqe politike dhe shoqėrore, qė do tė duhej
tė mos ndodhė! Ēka tė them pėr pėrkufizimin qė
intelektuali ynė, profesori ynė, qė dėgjoj, i bėn
popullizmit?
Nuk besoj se ai, intelektuali ynė, shkencėtari ynė,
qė shikoj dhe dėgjoj nė televizion sot, nuk e di se
demonstratat, protestat, grevat, nė pėrgjithėsi, prandaj
edhe protesta e ndodhur e 21 janarit, janė institucione
tė rėndėsishme tė demokracisė, tė pranuara si tė tilla,
si demokratike, nė kushtetutat e tė gjitha vendeve
demokratike.
Nuk besoj se intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė
shikoj dhe dėgjoj sot nė televizion, nuk e di dhe
nuk e sheh se nė shumė vende nė kontinentin evropian
dhe nė kontinente tė tjera shumė shpesh bėhen demonstrata,
protesta, greve, tė cilat, nė tė shumtėn e herave, e
pėrmirėsojnė gjendjen e atyre qė ēohen
nė demonstrata, nė protesta, qė hyjnė nė greva.
Nuk besoj se intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė
shikoj dhe dėgjoj sot nė televizion, nuk e di se nė
sajė tė demonstratave, protestave, grevave janė zgjidhur
dhe vazhdojnė tė zgjidhen ēėshtje pėr hir tė tė cilave
edhe bėhen ato demonstrata, protesta, greva.
Nuk besoj se intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj
dhe dėgjoj sot nė televizion, nuk e di se me demonstrata,
protesta, greva shumėherė dhe shumėkund i ėshtė
kontribuar dhe vazhdon t'i kontribuohet shumė demokracisė:
zhvillimit, ngritjes, pėrshtrirjes sė saj. Nuk besoj se
intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj
sot nė televizion nuk e di se edhe
ēėshtje tė mėdha kombėtare janė ngritu, janė
ndėrkombėtarizuar dhe, mė nė fund, janė zgjidhur, duke
sjellė pavarėsinė e disa kombeve, nė sajė tė
demonstratave, protestave dhe grevave.
Pse, atėherė, i dėnon ai demonstratat?
Intelektuali ynė dhe shkencėtari ynė, qė shikoj dhe
dėgjoj sot nė televizion, i dėnon demonstratat,
protestat dhe grevat, sepse , duke i dėnuar ato, do
qė t'i urojė ata qė demonstruesit, protestuesit dhe
grevistėt i heshtin apo edhe i lajnė nė gjak!
Si mė 21 janar!
Pėrkufizimi i politizimit
E thash se pėrpos pėr popullizmin, intelektuali ynė,
shkencėtari ynė, qė shikoj e dėgjoj nė televizion sot,
flet edhe pėr politizimin, nė tė vėrtetė bėn njė
pėrkufizim tė politizimit, ashtu siē e bėri edhe
pėrkufizimin e popullizmit.
Dhe, thotė shkurt: politizim ka nė shtresat e ulta.
Pikėrisht kėshtu: politizim ka jo nė shtresat e larta
po nė shtresat e ulta. Domethėnė: politizimi ėshtė njė e
keqe qė karakterizon vetėm shtresat e ulta! E shtresė e
ultė, dihet, janė fshatarėt, punėtorėt, zanatlinjtė,
nėpunėsit e vegjėl, nė pėrgjithėsi tė pangriturit!
Skamnorėt! Sigurt do tė thotė, me buzėqeshtje edhe
tani, se si tė pangritur qė janė, si skamnorė qė janė
ata edhe shfrytėzohen pėr demonstrata, pėr popullizėm,
prej njerėzve tė ndryshėm tė politikės, qė janė kundėr
atyre qė ai, intelektuali ynė, shkencėtari ynė uron:
qė tė jenė gjithmonė nė pushtet! Qoftė dhe kur vrasin
demonstrues siē vranė mė 21 janar.
Duke folur pėr politizimin prej tė cilit vuajnė
vetėm "shtresat e ulta", intelektuali ynė, shkencėtari
ynė, qė shikoj dhe dėgjoj sot nė televizion, shton:
ne jemi Evropė! Domethėnė: pikėrisht pse "jemi Evropė" as
nė shtresat tona tė ulta nuk guxon tė ketė
politizim siē s'paska nė Evropė!
Prej shpjegimeve tė kėtilla qė jep intelektuali ynė,
shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj sot nė televizion,
rrjedh pėrfundimi: nė Evropė nuk ka politizim
tė "shtresave tė ulta", sepse politizimi,
nė kėtė mes politika, ėshtė privilegj vetėm i shtresave
tė larta: i shtresave tė larta sikundėr ėshtė ky
intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe dėgjoj nė
televizion sot dhe siē janė ata tė cilėve ai do t'u
servilizojė sa mė barkazi me kėto shpjegime tė tij
jo vetėm kundėrdemokratike, por edhe fyese ndaj
"shtresave tė ulta", ndaj fshatarėve, punėtorėve,
zanatlinjve, nėpunėsve tė vegjėl, ndaj
prindėrve tė shumė pjesėtarėve tė "shtresave tė larta",
madje, ndaj prindėrve tė shumė pushtetarėve tė cilėve
ai u serviloset aq barkazi!
Pse intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj e
dėgjoj nė televizion sot, e shvlerėson aq shumė
politizimin? Pse intelektuali ynė, shkencėtari ynė,
qė shikoj dhe dėgjoj nė televizion sot, ua
merr tė drejtėn "shtresave tė ulta" qė tė mendojnė
politikisht, qė tė kenė bindjet e tyre politike,
qė t'i shprehin edhe me demonstrata, protesta dhe
greva pėrkatėsitė dhe dėshirat e tyre politike?
Pse, vėrtet, pse?
Pse intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj
e dėgjoj nė
televizion sot, ēohet kundėr tė drejtės demokratike tė
qytetarėve pėr t'u ēuar nė demonstrata, nė protesta,
nė greva, duke i quajtur kėto prodhuese tė popullizmit:
tė popullizmit qė, thotė ai, tė ēon nė rrugė tė gabuar?
Ka vetėm njė pėrgjigje tė sigurt nė kėto dy pyetje:
sepse ėshtė servil; sepse do qė t'i servilizojė
pushtetit tė pėrtashėm nė pėrgjithėsi, kurse ndonjė
pushtetari tė pėrtashėm nė veēanti; sepse ėshtė mėsuar
qė me servilizėm ndaj pushtetit nė pėrgjithėsi, kurse ndaj
ndonjė pushtetari nė veēanti, tė pėrfitojė, t'i shtojė
leverditė, qė mund t'i ketė tė ndryshme. Ato e bėjnė tė
lumtur. Dhe, le ta bėjnė. Sot si dje!
Duke e dėgjuar intelektualin tonė, shkencėtarin tonė,
qė shikoj dhe dėgjoj nė televizion sot, se ēka flet
pėr demonstratat, pėr popullizmin dhe pėr politizimin
e "shtresave tė ulta", aq shumė tė nėnēmuara prej tij,
mendja mė kthehet nė Kosovėn e kohės sė komunizmit dhe
nė demonstratat, protestat, grevat e shpeshta qė
bėheshin kundėr regjimit serb. Edhe atėherė disa
intelektualė, shkencėtarė, shkrimtarė e krijues tė tjerė
pa kėrkesė apo, me kėrkesė tė komitetit tė LKK-sė,
ngriheshin kundėr popullizmit, qė nuk ishte nocion
shpesh i pėrdorur e, nė mėnyrė tė veēantė,
kundėr politizimit. Jo njėherė i kam dėgjuar disa
prej tyre duke thėnė se nuk duhet tė politizohen
njerėzit, nuk duhet tė politizohet
populli; dhe, nuk duhet tė politizohen njerėzit,
nuk duhet tė politizohet populli, sepse ka kush
merret me politikė, janė tė merituarit e politikės,
udhėheqjet politike qė merren me politikė!
Ēka do tė bėhej po tė merreshin tė gjithė me politikė?
Nuk do tė kishte kush tė punonte: as nė fabrika, as
nė ara e livadhe, as nė arsim, as nė shėndetėsi!
Pse kėta intelektualė - shkencėtarė, shkrimtarė e
krijues tė tjerė ngriheshin kundėr tė ashtuquajturit
politizim? Pse thoshin se nuk pajtohen qė tė gjithė
tė fusin hundėn nė politikė? Pse thoshin se
ka kush merret me politikė edhe pėr ta, nė vend tė tyre?
Ka vetėm njė pėrgjigje tė sigurt: sepse ishin intelektualė
servilė dhe donin t'i servilizonin pushtetit komunist.
Ishte koha kur shqiptarėt, mė sė shumti studentėt,
punėtorėt, fshatarėt, kur e kur edhe nxėnės tė shkollave
tė mesme, bėnin demonstrata, protesta, greva kundėr
politikės sė shtypjes e tė dhunės sė pushtetit serb e me
tė edhe tė pushtetit jugosllav ndaj shqiptarėve nė
Kosovė.
Nuk ėshtė e nevojshme tė flitet tani se sa i madh, se
sa vendimtar ishte roli i kėtyre demonstratave,
protestave, grevave pėr ardhmėrinė e Kosovės, pėr lirinė
dhe pėr pavarėsinė e Kosovės. Ėshtė e padyshimtė se pa
to Kosova nuk do tė ishte ēka ėshtė sot:
Kosovė e lirė, e pavarur dhe gati sovrane. Dhe, nuk
do tė ishte ēka ėshtė sot, sepse pa to nuk do tė
krijohej as Ushtria Ēlirimatre e Kosovės, qė e ēliroi
Kosovėn.
Sasia sjell cilėsinė
Tė ngrihesh kundėr demonstratave, protestave,
grevave siē ka ndodhur dhe siē po ndodh tė ngrihen
disa intelektualė,
shkencėtarė e krijues tanė tė tjerė, siē u ngrit kundėr
demonstratave dhe kundėr politizimit "tė shtresave tė
ulta" intelektuali ynė, shkencėtari ynė, qė shikoj dhe
dėgjoj nė televizion sot, domethėnė tė ngrihesh kundėr
demokracisė pa tė cilėn nuk ka liri, domethėnė tė vihesh
nė shėrbim tė regjimeve edhe kur ato shpėrdorojnė
demokracinė, edhe kur ato shkelin Kushtetutėn e vendit,
edhe kur ato e humnerojnė kulturėn politike dhe kulturėn
nė pėrgjithėsi, edhe kur ato i bėjnė mjete tė tyre
gėnjeshtrėn dhe dhunėn, edhe kur ato vrasin protestues qė
protestojnė kundėr korrupsionit dhe dhunės sė tyre, siē
vranė mė 21 janar!
Tiranėt, despotėt, diktatorėt nuk i bėn tė tillė natyra;
nuk i bėn tė tillė i Madhi Zot. Jo. Tiranėt, despotėt,
diktatorėt i bėjnė tė tillė servilėt, lajkatarėt,
puthadorėsit
- kjo faunė rrėshqanėsish njerėzorė, qė aq shumė rrenėn,
mashtrimin dhe dhunėn e ka frymėzuar dhe e ka bėrė tė
mundshme nė jetėn tonė.
Pas rėnies sė komunizmit servilizmi ndaj pushtetit
do tė duhej tė ishte komprometuar njėherė e pėrgjithshmonė
nė jetėn tonė politike, kurse servilėt, lajkatarėt,
puthadorėsit, do tė duhej tė kishin marrė mėsimin e duhur.
Por, sikundėr po shihet, jo vetėm prej servilizmit tė
intelektualit tonė, tė shkencėtarit tonė, qė shikoj dhe
dėgjoj sot nė televizion, qė nuk do tė pėrtonte t'i
servilizonte as kolonelit tė ēmendur tė Libisė,
siē s'po pėrton t'i servilizojė kryeministrit delikuent
dhe parak tė Shqipėrisė, kjo nuk ka ndodhur: as
servilizmi nuk ėshtė komprometuar, as servilėt,
puthadorėsit e tė pushtetshmėve nuk kanė marrė mėsimin e
duhur, nė sajė tė tė cilit do tė duhej t'u drejtohej
kurrizi aq shumė i pėrtokur.
Servilė, puthadorės, sot, ndoshta, mund tė ketė pak mė
pak se nė kohėn e komunizmit, por aftėsia e tyre pėr tė
servilizuar, pėr t'u pėrtokur ėshtė pėrsosur. E
kuptueshme: sasia e djeshme e servilizmit ka sjellė
cilėsinė e sotme tė servilizmit, qė aq mjeshtėrisht, aq
artistikisht, aq puthadorshėm e tregoi intelektuali ynė,
profesori ynė, shkencėtari ynė, qė shikova
e dėgjova nė televizion sot, e qė aq shumė i do e aq
shpesh i lexon vetėm Konicėn dhe Fishtėn! As Naimin,
as Nolin, as Lasgushin, as Migjenin, por vetėm Konicėn
e Fishtėn!
Medet pėr ne! Medet pėr mua! Pesėdhjetė vjet bėj punė
Sizifi: tė gjitha betejat kundėr servilizmit i kam humbur!
Shkolla jonė e servilizmit po tregohet shumė mė ndikuese
dhe shumė mė e ēmuar se vepra ime!