Albatlanta

Sali Berisha, babai i krizave tė tranzicionit
Andrea Stefani
U mbushėn 20 vjet tranzitim nga diktatura komuniste pėr nė demokraci dhe Shqipėria e gjen veten pėrsėri nė darėn e njė krize tė thellė dhe tė tejzgjatur politike. Eshtė njė skenar konfliktual qė ėshtė pėrsėritur vit pas viti, dekadė pas dekade, duke e tėrhequr zvarrė Shqipėrinė nė drejtim tė kundėrt me atė tė integrimit nė Europė. Shkaqet, pretekstet e krizave, kanė qenė tė shumta, aktorėt gjithashtu kanė ndryshuar nė vite, por nė tė gjitha ato mbetet i pandryshuar dhe pėrherė prezent emri i njė politikani: Sali Berisha. Sa herė qė faktet tregojnė pėr praninė konstante tė njė personi nė vendin e njė krimi qė pėrsėritet, edhe hetuesi mė i rėndomtė do tė bėnte lidhjen e kėtij personi me krimin qė pėrsėritet. Pėr ēudi, kjo logjikė nuk pėrdoret kur vjen puna pėr tė shqyrtuar shkaqet e krizave kronike nė Shqipėri. Janė shumė pak ata qė shtrojnė pyetjen: Si shpjegohet qė Berisha, si nė pushtet ashtu edhe nė opozitė, pėrfaqėson prej vitesh njėrin pol tė krizave politike? Edhe nė krizėn e '92-shit Berisha ėshtė aty, edhe nė '96-n Berisha po ashtu, edhe nė '97-n Berisha nuk mungon, edhe nė '97-n Berisha ėshtė nė qendėr tė krizės sė pėrgjakshme tė marsit, edhe nė '98-n po Berisha, edhe nė 2001-shin po Berisha, edhe nė 2005-n pėrsėri Berisha, edhe nė 2010-n ėshtė pėrsėri i njėjti Berishė. Ndaj nuk mund tė mos shtosh edhe njė tjetėr pyetje: A ka lidhje mes veprimtarisė politike tė Berishės dhe faktit tė shndėrrimit tė krizave politike nė njė domosdoshmėri fatale pėr Shqipėrinė?

* * *

Pėrgjigjja ėshtė pa asnjė ekuivok pohuese: Politikani Berisha, kulti dhe klani i tij politik, ėshtė njė nga shkaktarėt kryesorė tė krizave kronike politike qė e zvarritin Shqipėrinė duke vonuar integrimin e saj. Krizat nuk janė asgjė tjetėr veēse pasojė e pėrplasjes sė epshit tė tij tė ēmendur pėr sundim dhe pasurim absolut nga njėra anė dhe, nė anėn tjetėr, e forcave opozitare qė e kundėrshtojnė realizmin e kėtij gjakimi despotik, duke refuzuar t'i nėnshtrohen atij. Duhet tė theksojmė se forcat kundėrshtare me Berishėn dhe berishizmin, nuk ėshtė se janė engjėllore, tė dedikuara pafundėsisht ndaj demokracisė apo tė imunizuara nga korrupsioni. Por askush si Berisha dhe berishizmi nuk ka gjakuar kaq fort pėr njė qeverisje autoritare tė Shqipėrisė gjatė gjithė kėtyre dekadave pas rėnies sė komunizmit. Qeverisjet e majta, kanė vuajtur nga shumė tė kėqija, nga korrupsioni galopant apo papėrgjegjshmėria, por asnjėra nga ato nuk ka manifestuar njė epsh tė tillė pėr kapjen e tė gjitha institucioneve dhe pushteteve sikundėr ka manifestuar, qė kur shkeli pėr herė tė parė nė politikė 20 vjet mė parė, Sali Berisha. Nė kėtė kuptim kemi theksuar me kohė se Berisha dhe berishizmi, pėrfaqėsojnė enverizmin e kohės sonė, enverizmin pas Enverit, kriptokomunizmin apo edhe kriptofashizmin, njė despotizėm qė kėrkon tė sundojė i kamufluar me maska dhe fjalor "demokratik". Duhet njė listė shumė e gjatė pėr tė rreshtuar gjithė aksionet antikushtetuese tė Berishės dhe berishistėve pėr kapjen e institucioneve dhe pushteteve. Mė i fundit ėshtė kėrcėnimi qė iu bė pavarėsisė sė Shėrbimit Informativ Shqiptar (SHISH). Dhe u desh ndėrhyrja deri edhe e NATO-s pėr ta ndalur vrullin e tėrbuar tė pushtetit berishist pėr kapjen e kėtij institucioni. Berisha dhe berishizmi nuk jetojnė dot pa sundim absolut, prandaj edhe krizat nuk do tė pushojnė nė Shqipėri derisa ata tė mposhten nga demokracia ose derisa, berishizmi t'i mposhtė tė gjitha forcat liberal-demokrate tė rezistencės. Kjo e fundit do tė qe e fundbotshme pėr integrimin e Shqipėrisė nė Europė.

* * *

Edhe kriza e sotme politike ka pėrsėri tė njėjtin baba: Kryeministrin Berisha. Kjo krizė ėshtė fryt i hidhur i strategjisė sė tij gebelsiane pėr tė mos ia zbritur asnjėherė kalit tė pushtetit. Fillesa e krizės nuk ėshtė 28 qershori, por shumė muaj mė parė. Sepse pikėrisht nė momentin kur e ndiente se nuk do tė mund tė fitonte dot me vota tė ndershme, Berisha u bazua fuqimisht te taktika e grabitjes dhe manipulimit tė votave. Kėmbėngulja e Berishės pėr tė mos hapur kutitė, ėshtė indikatori mė bindės pėr plojėn e grabitjeve qė fshihet brenda tyre. Llumi i falsifikimeve kriminale qė nxori hetimi i Ruzhdies e bėn pretendimin e Berishės pėr moshapjen e kutive nė emėr tė gjoja moscenimit tė pavarėsisė sė gjykatave, njė alibi tejet banale pėr tė mbajtur nė errėsirė njė krim elektoral, me shumė gjasa, mjaft masiv. Por kjo strategji pėr tė qėndruar nė pushtet me ēdo kusht, pra edhe me vota tė vjedhura, ka ndeshur njė qėndresė tė fortė tė njė opozite qė tashmė duket mė koshiente se kurrė se po e toleroi krimin e votės, do tė jetė krimi i votės nė pushtet, qė nuk do ta tolerojė mė opozitėn. Kriza e sotme ėshtė kėshtu fryt i njė pėrplasjeje ekzistenciale mes forcave qė shohin shpėtimin nė objektiva krejt tė kundėrt, pushteti te kutitė e mbyllura, opozita te kutitė e hapura, pushteti te errėsira, opozita te drita, pushteti te verbėria, opozita te tejdukshmėria. Kjo krizė nuk do tė qe e tillė sikur Berisha dhe pushteti i tij tė ishin tė interesuar sado pak pėr mbrojtjen e votės sė lirė dhe tė ndershme. Janė pikėrisht kėta qė nuk krijojnė mundėsi pėr konsensus, sepse nė pėrpjekje pėr tė fshehur votat e vjedhura qė i sollėn nė pushtet, kėrkojnė tė pėrjashtojė transparencėn. Kaq gjė kanė nisur ta kuptojnė (mė nė fund) gjithnjė e mė shumė edhe "ndėrkombėtarėt". Nuk qe rastėsi qė dy ditė mė parė, Victor Bostinaru, zv.kryetar i delegacionit pėr Europėn Juglindore nė Parlamentin Europian dha mesazhin, mė tė qartė deri mė sot pėr Berishėn dhe qeverinė e tij, duke i kėrkuar tė gjejnė njė zgjidhje pėr krizėn. Sipas Bostinaru, nėse Berisha do tė refuzojė propozimet e PS, "...duhet tė jetė i pėrgatitur pėr kostot". Dhe ka pak shanse qė Berisha tė dėgjojė kėto kambana tė ndėrkombėtarėve. Nuk ka veshė t'i dėgjojė, sepse fati i tij politik ėshtė i lidhur ekzistencialisht me votėn e vjedhur. Ashtu si nė tė kundėrt, fati i kundėrshtarėve tė tij ėshtė i lidhur po ekzistencialisht me hapjen e kutive. Ndaj Berisha do tė kėmbėngulė deri nė fund pėr moshapjen e kutive. Rrjedhimisht do tė marrė mbi vete tė gjitha kostot e zgjedhjeve tė parakohshme qė po shfaqen gjithnjė e mė tė pashmangshme, si i vetmi shpėtim nga njė krizė qė ka pėr baba, si gjithnjė nė kėto 20 vjet, Sali Berishėn dhe epshin e tij tė sėmurė pėr pushtet.

19/03/2010
Nene Shqiperi | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com