Albatlanta

Lamtumirė Zija Xholit, themeluesit tė Akademisė sė Shkencave Akademiku Zija Xholi
Njė nga themeluesit e Akademisė sė Shkencave shqiptare u nda nga jeta nė moshėn 79-vjeēare.
Bėhet fjalė pėr filozofin dhe studiuesin Zija Xholi, firmėn e tė cilit mbajnė shumė monografi e vepra studimore.
Zija Xholi lindi mė 25 prill tė vitit 1923 nė Korēė. Shkollėn e mesme e kreu nė Liceun Francez, ndėrsa mė vonė pati mundėsinė tė studiojė nė ish-Bashkimin Sovjetik pėr Filozofi, nė Universitetin “Lomonosov”, nė mėnyrė tė shkėlqyer.
Emri i tij renditet ndėr themeluesit e parė tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, ku ka dhėnė njė kontribut tė gjerė. Kontributi i tij ėshtė i njohur edhe nė fushėn e mėsimdhėnies.
Pėr rreth 15 vjet Xholi ka qenė dekan i Fakultetit tė Filozofisė dhe Juridikut. Gjithashtu ėshtė bashkėthemelues i Universitetit tė Prishtinės. Nė fushėn e botimeve ka lėnė pas disa libra monografikė e studimorė.

Nė ceremoninė e lamtumirės morėn pjesė miq e kolegė tė tij dhe fjalėn e rastit e mbajti njė ndėr kolegėt e tij mė tė ngushtė, akademik Alfred Uēi. Duke iu drejtuar mikut tė tij qė u nda nga jeta, Uēi do tė shprehej:

“Tani, nė ditėt e kremtimit tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė, ti Zija do tė jesh i pranishėm me veprat e tua qė ia kushtove Marin Barletit e Gjon Buzukut, Pjetėr Budit e Pjetėr Bogdanit, Naum Veqilharxhit, Naimit e Samiut, Jani Vretos e Pashko Vasės, Zef Jubanit e mendimtarėve tė Rilindjes Kombėtare, Petro Nini Luarasit, vepra qė dallohen pėr analiza tė thella dhe shqiptarizėm tė ēmuar pėr edukimin e brezave tė rinj… Ishe shembull demokrati tolerant dhe intelektual, i hapur ndaj ideve tė reja. Jam i bindur se vepra jote shkencore e atdhetare do tė ēmohet e do tė nderohet gjithmonė”.
Panorama | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com