Albatlanta

Lamtumirė filozofi ynė, profesor Zija Xholi!
Dr PĖRPARIM KABO
Nė njė trishtim tė thellė dhe nė atmosferė pikėllimi e funebriteti, tek shihja atė gropė tė hapur dhe arkėmortin tėnd qė priste tė futej nė tė, pėrballė njė dielli tė ngrohtė pranveror, gjithēka lėvizi nė kujtesė. M’u duk se koha e humbi vlerėn, aq sa sekondat po rridhnin tė gjata! Po niseshe pėr njė udhėtim tė fundit, “Filozofi ynė, profesor Zija Xholi!”
Kjo mbyllje tragjike e jetės ėshtė fati ynė! Tė solla nė mendje nė auditor 35 vite tė shkuara, kur isha studenti yt. Shpjegoje me pasion filozofinė e antikitetit dhe bisedėn e “Skllavit me Skllavopronarin”, pėr ekzistencėn apo jo tė botės sė pėrtejme. Arsyetimi mbyllej me “aksiomėn”, se askush nuk ėshtė kthyer qė tė tregojė pėr botėn tjetėr, se si ėshtė edhe ē’organizim ka, ndaj ėshtė e pamundur tė pranohet ekzistenca e saj, e sė pėrtejmes! Por tek hidhja ato tre lopata dhé sipas zakonit, ai tingulli misterioz, mė zgjoi brenda vetes arsyetimin, se pikėrisht nė kėto rrethana, ne tė vdekshmit kemi nevojė tė besojmė nė diēka tė pėrtejme. Duam qė shpirtin njerėzor ta dorėzojmė diku sepse falė tij, kujtesa gjen pika referimi. Pa kėto arritje tė brezave, shoqėria njerėzore mund tė humbi drejtpeshimet dhe linjat e orientimit.
Nuk do tė dėshiroja tė tė lexoja Ungjillin, “filozofi ynė”. Si njė nga ish-studentėt e tu, mė fal profesor, por do tė preferoja tė citoja njė filozof, emrin e tė cilit pėr herė tė parė e dėgjova nga goja jote, dekada mė parė, Shėn Agustinin. Nė respekt tė shpirtit tuaj, qė edhe nė eter do tė vijojė tė mendojė dhe krijojė filozofikisht, si psalm qė bashkėshoqėron kėtė muzikė engjėllore, po tė rrėfej kėto fjalė tė tij:
“Ashtu si uji, humbet engjėlli, humbet shpirti i njeriut. Kėshtu ata zbuluan humnerėn e pėrmasės sė plotė shpirtėrore tė gjithėsisė, errėsirėn e thellė, nė tė cilėn do tė ndodhej sikur tė mos e kishte thėnė qė nė fillim; u bėftė drita, dhe sikur tė mos ishte bėrė dritė, dhe sikur tė mos ishin mbajtur pas teje tė gjitha mendjet e qytetit qiellor,- dua tė them, ato qė u bindėn, - pėr t’u prehur nė shpirtin tėnd, i lartė e i palėvizshėm, mbi gjithēka tė ndryshueshme.” (Shėn Agustini, “Rrėfimet”, botimi shqip, faqe 362, shtėpia botuese “Plejad”).

Nuk do tė dėshiroja qė tė devijoja nga interpretimi yt materialist i botės, por se nuk kam fuqi tė besoj, i dashur profesor Zija Xholi, se gjithēka mbaron aty, tek njė fjalim mortor i ndjerė, tek dheu i hedhur mbi “shtėpinė” e fundit tė trupit, qė e ka nxjerrė frymėn (tė qoftė i lehtė,) nuk mbaron tek lulet dhe fjalėt e thėna nė njė ritual njerėzor! Unė dėshiroj dhe besoj nė mitologjinė e antikitetit, qė ju na shpjegonit me pasion. Nė varkėn e tij, Karonti, do ta bėjė vendin e merituar tė shpirtit tėnd. Ovullėn (taksėn e udhėtimit) ti e ke tė parapaguar filozofi ynė, jo si ai “filozofi cinik” i mitologjisė, qė nuk e pagoi sepse mbajti me humor dėrgatėn e shpirtrave, por si njė mendimtar i thellė qė, me fjalėn e qartė dhe tė urtė, me mendimin e thellė dhe tė tejdukshėm, me respektin e ēiltėr dhe pa ornamente, ēka e sjell shpirtin tėnd si njė “libėr tė hapur dhe fletėshumė, ku ke se ē’tė lexosh, ju u nisėt nė udhėtimin drejt Nekropolisit”. Pėrballė kėtij kontributi, edhe “lundėrtari i varkės sė udhėtimit tė fundit”, e sheh veten tė nderuar pėr kėtė shpirt/udhėtar, qė i ka munguar prej shumė kohėsh.

Pėrballė teje profesor Xholi, taksa e Ovullės, i duket njė gjė e pavlerė dhe e rėndomtė! Ju jeni njė filozof nga njė popull, qė tė parėt e tij kanė qenė pellazgėt, ajo popullsi parahelene. Ju jeni i tillė, qė njeh dhe di tė rrėfejė Sokratin, Platonin, Aristotelin, Epikurin, dhe tė gjithė ata qė vunė “gurėt e mėdhenj” dhe tė qėndrueshėm tė murit tė qytetėrimit, tė cilin sot e quajmė “civilizimi perėndimor”! Madje, ju kishit ndėrtuar nė dialog me ta, dhe njė “ngrehinė mendimi”, krejt tuajėn, aq sa mund tė themi se nė kohėt moderne Ju ishit si ata, nxėnės dhe pasues i tyre, “filozofi ynė”, profesor Zija Xholi! Ata pasagjerė qė do tė kenė fatin tė udhėtojnė nė kėtė udhėtim me ty, do tė dėgjojnė prej teje, mendime tė vyera pėr “Renesancėn” dhe filozofėt e asaj periudhe tė ndritur. Ata do tė mahniten me rrėfenjat e “filozofit” tonė tė nderuar pėr “iluministėt”, qė paraprin “Revolucioni Borgjez Francez”. Do tė dėgjojnė prej teje, pėr “Frymėn e Ligjeve”, qė argumentuan se “liria e njeriut mbaron atje deri ku tė lejon ligji”; do tė dėgjojnė sėrish nevojėn e “Kontratės Sociale”, ku individi sado i ēlirėt qė tė jetė, e ka tė nevojshme ta njohi kėtė obligim, qė organizohet nga rregulli dhe duhet tė njohi autoritetin e ligjit, qė na bėn tė barabartė pėrpara tij si institucion. Udhėtarėt do tė duhet tė binden se, trupi ynė nuk ka qenė njė makinė me susta dhe me pompa, si thoshte Julien Offray de la Mettrie, por njė trup i gjallė, siē argumentonit ju profesor, brenda tė cilit komandon mėndja, drejton arsyeja, kontrollon vetėdija, dhe korrigjon ndėrgjegjja, qė udhėhiqet nga morali dhe principet e tij. Tė shoh qysh tani me sytė e imagjinatės, “filozofi ynė, profesor Zija Xholi”, se si lexon nė njė zė eternal, disa mesazhe qė ke lėnė pėr tė gjallėt, por qė ju duhen edhe udhėtarėve tė Karontit.

Kemi nevojė pėr njė filozofi qė shndėrrohet nė njė “rrugė shpėtimi”, ashtu si bėnė nė kohėn e tyre Ciceroni dhe Seneka. Duhet tė komunikojmė, qė tė ngremė “Dialogėt e rinj”, nėnvizon profesor Xholi parimin bazik Senecian se “Jeta ndahet nė tre kohė: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Nga kėto tė tria, e tashmja ėshtė e shkurtėr, e ardhmja e dyshimtė, e kaluara e sigurt.” Kur shkojmė ne eter, kohėt rimodulohen, apo jo profesor?! Ka njė tė shkuar tokėsore, dhe njė tė tashme eternale!
“E kaluara e sigurt” e filozofit Zija Xholi, ėshtė e plotė, serioze dhe me kontribute. Ish-studenti i “Liceut Francez tė Korēės”, qė nė Luftėn e Dytė Botėrore mori krahun e antifashizmit. Ai qė qysh nė atė kohė, diti dhe guxoi tė deklaronte hapur, falė humanizmit dhe atdhetarisė sė tij, se “lufta mes shqiptarėsh”, si njė ndeshje civile, ishte njė “rrugė qorre”. Mbi tė ra ndėshkimi radikal i pėrjashtimit. Zija Xholi me kurajė, nuk u kthye kurrė mė tek ajo “mostėr ideologjike”, qė quhej Partia Komuniste/e Punės! Studenti i shkėlqyer nė Universitetin e Moskės, profesori i urtė dhe i matur, studiuesi i thellė i mendimit filozofik social dhe atdhetar i Rilindjes Kombėtare; pedagogu i mrekullueshėm, qė me njė stil brilant dhe tė vetkontrolluar, shpjegonte si “imperativin kategorik tė Kantit” dhe “panteizmin e poetit kombėtar Naim Frashėri”, magjepsi cilindo nė Shqipėri dhe nė Kosovė, qė pati fat ta dėgjonte nė auditor! Ju ndėrtuat me vepra tė shkruara, sistemin filozofik tė mendimit shqiptar tė “Rilindjes Kombėtare”, si njė arsyetim organik dhe tė bazuar, duke e sjellė atė tė krahasuar me shkollat filozofike tė mėparshme dhe ato bashkėkohore, tė lindjes dhe tė perėndimit. Kjo ėshtė njė punė e paqme dhe monumentale!
E shkuara juaj profesor, qė nga ajo ditė engjėllizimi ėshtė shndėrruar nė kujtime, por nė tė tilla, prej tė cilave ju nuk keni frikė. Madje, me to do tė krenohemi tė gjithė, familja jote, ne ish-studentėt, qė dora-dorės u kthyem nė kolegėt e tu, dhe tė gjithė bashkėpunėtorėt e vjetėr dhe tė rinj.
Pėrballė teje dhe veprės tėnde mėsimore e akademike, tė “ligjtė” heshtin, punėtorėt e mendimit gjejnė shembullin, tė pavendosurit takojnė arsyen qė tė frymėzohen dhe ata qė nuk kanė pasur vullnetin e mjaftueshėm, mund tė marrin energjinė qė do t’u nevojitej pėr tė ecur, duke ndjekur njė shembull tė shkėlqyer! Ju ishit punėtori i palodhur, kėrkuesi qė nuk ngopej sė fituari dije shkencore dhe kulturė, toleranti qė dinte tė falte, akademiku qė modestisht sillej kudo dhe kurdoherė. Ishit mendimtari qė nuk bėnte marrėveshje oportune pėr tė vėrtetat e pamohueshme!
E sjell nė mėndje, se si iu the dy drejtuesve tė lartė tė Komitetit tė Partisė sė Tiranės, nė hyrje tė lėvizjes demokratike nė Shqipėri, tė cilėt tinėzisht donin tė na pėrdornin qė tė “justifikonim” moshapjen e institucioneve tė kulteve fetare.
“Kur i mbyllėt nuk na pyetėt, tani qė populli dėshiron t’i hapi nuk ka arsye qė tė na pyesni!” Ju ishit i thellė kur arsyetonit “filozofi ynė”, por ju ishit edhe mė i thellė kur duhej heshtur, profesor Zija Xholi!
Njė ekuilibėr i tillė, pėrqasej nė emėr tė idealeve qė ndėrtoheshin jashtė dhe larg intrigės e kurthit tė tipit orientalist. Ju toleronit edhe nė emėr tė njė pluraliteti, pėr shkak tė njė shkallėzimi nė zbritje, duke pranuar se nė shoqėri ka nivele tė ndryshme tė dijes. E nėse vendos tė komunikosh, do tė duhet t’i pranosh tė gjitha si alternativa. Ajo qė tė bėnte “tė urtė”, ishte atributi tipizues, se ju dinit tė gjenit gjuhėn me cilindo. Si tek askush tjetėr, nė gojėn tuaj dhe me shembullin tuaj, kanė kuptim fjalėt e Seneca-s, “filozofi ynė”, profesor Zija Xholi, se, (m’u bė se i dėgjova ato kur dergjur nė arkėmort, atje nė shtėpinė tėnde shkencore nė “Akademinė e Shkencave”, qėndroje e njerėzit bėnin homazhe), “Kush ka dėshiruar shumė gjėra me ambicie, ka pėrbuzur me mendjemadhėsi, ka fituar pa rregull e pa ndalur, ka mashtruar me pabesi, ka vjedhur me lakmi, ka prishur pa hesap, ky njeri ka frikė nga kujtimet e tij.” (Seneca, “Dialogjet”, faqe 30, botimi shqip, shtėpia botuese “Plejad”).
Ju profesor, jetuat thjesht, larg hedonizmit dhe kotėsisė profanike. Ajo ecja juaj karakteristike, (gjithnjė nė kėmbė), duke u ngritur nė majėn e gishtave, si njė atlet, (ju kishit qenė i tillė, njė lojtar i shkėlqyer tenisi), nuk do tė mė shqitet nga mendja. Banuat nė tė njėjtėn banesė, me dekada, tė thjeshtė, e mes njerėzve tė zakonshėm, por se nė njė apartament ku kishin bujtur me dashuri dhe me tė drejta absolute librat, miqtė e tu tė pėrhershėm dhe me besė. Nė modelin e jetės suaj si njeri, ėshtė me vend tė kujtojmė atė qė shkruante Emile Durkheim, se “faktet sociale dhe mė nė veēanti rregullat morale, bėhen udhėrrėfyes tė efektshėm dhe kontrollues tė sjelljes vetėm nė shtrirjen kur ato bėhen pjesė e brendshme e ndėrgjegjes sė individėve.” Jetuat aktivisht nė tė gjitha situatat qė pėrjetoi vendi, nė mė shumė se tre sisteme profesor, por se morali juaj shkencor dhe civil, mbeti i drejtpeshuar nga njė shtyllė e palėkundur, nga e VĖRTETA! Teorikisht, si edhe ua shpjegove studentėve tė tu, profesori ynė, e vėrteta takohet falė njė procesi njohjeje dhe shpjegimi tė botės, por edhe nė sajė tė komunikimit me ata qė do duhet t’u besojnė shpjegimit bindės dhe argumentativ, qė do tė duhet t’u ofrohet.
Universi sado qė tė duket si njė sfinks enigmatik, ėshtė i ēkodueshėm, mėtonit Ju, profesori ynė. Si shumė filozofė tė tjerė tė periudhave tė ndryshme, edhe pėr Ju, “e vėrteta ishte idhulli i pėrkryer i mendjes racionale”. Ėshtė ky autoritet erudicioni, qė di tė gjejė pėrgjigje pėr enigmat si, Zoti, njėshi, arsyeja, ligji shpirti, materja, natyra, polariteti, dialektika, ideja, vetja, mbiuni.
Kam besimin se nė njė pėrkufizim sintetik, e kam gjetur modelin e jetės dhe aktivitetit tuaj, filozofi ynė Zija Xholi. Po kujtoj njė thėnie tė Bertrand Rasėll, i cili thoshte “Jeta mė e mirė, ėshtė njė jetė qė frymėzohet nga dashuria dhe udhėhiqet nga dituria.” Duket, se Ju profesor, jeni realizues i saktė dhe korrekt i kėtij parimi, sa human aq edhe shkencor! Dhuronit dashuri si njeri i hapur dhe i ndjeshėm, pa kėrkuar shpėrblim dhe lavdėrime. U udhėhoqe nė jetė, si pakkush, vetėm nga dituria, kjo pasuri qė nuk fitohet pa punė e pa mund, por qė edhe nuk humbet sa kohė qė materializohet nė libra e vepra. Koha do tė eci, por ato qė Ju keni shkruar profesor Xholi, mbeten nė breza. Nė kėtė 100-vjetor tė Pavarėsisė tė Shqipėrisė, botimet e tua marrin njė vlerė dhe kontribut tė veēantė.
Ju ikėt nga kjo botė, pikėrisht nė kėtė vit tė bekuar. Me sa duket, falė njė koincidence “hyjnore”, pėr ta shpėnė mesazhin tek “panteoni i engjėjve”, ku do takosh vėllezėrit Frashėri dhe tė urtėt e kombit, e pėr t’u kumtuar me optimizėm, se atdheu mbush kėtė nėntor, 100 vjet i pavarur dhe se ai ka nisur realisht njė rrugėtim, me kahje, andej “ku dielli lind atje nga perėndon.” Por ndonjė peng edhe mbeti kėtej nga ana jonė, e tokėsorėve mėkatarė, apo jo profesori ynė?! U ligėshtove shumė, atėherė kur pasi kishe pėrfunduar sė pėrkthyeri “Republikėn” e Platonit, kėtė tė drejtė autoritetet ia deleguan dikujt tjetėr, njė personi tė respektuar, veēse nė fushėn e letėrsisė dhe jo tė filozofisė. Profesor, modestisht tė jap fjalėn, se nėse do tė kem mundėsinė administrative apo edhe personale njė ditė, ai pėrkthim do ta shohė dritėn e botimit. Le tė jenė dy versione nė treg. Njė shumės i tillė nuk bėn dėm. Njė tjetėr peng yti, pėr tė cilin kemi biseduar gjatė, ėshtė pamjaftueshmėria e demokracisė, deformimi dhe ulja e ritmit tė zhvillimit tė saj, si kulturė brenda njeriut, qoftė ky qytetar i thjeshtė, qoftė shtetar, qė zgjidhet me votėn e individit dhe paguhet nga paratė e taksapaguesit. Frikėsonte Thomas Hobbes me Leviatanin e tij profesor Zija Xholi, por se brenda “materies sė filozofisė sė tij politike e morale”, ka kumte qė tingėllojnė tejet aktuale. “Premtimet, - shkruante ai, - e bėra nėn frikėn e vdekjes ose tė dhunės nuk janė kontrata e as detyruese, kur ajo qė premtohet ėshtė nė kundėrshtim me ligjet. Por premtime tė tilla nuk kanė forcė detyruese, jo sepse janė bėrė pėr shkak tė frikės, por sepse ai qė premton, nuk ka tė drejtėn t’i bėjė ato premtime.” Kėtė detyrė, qė tė jemi tė lirė nga frika dhe qė jeta pėrfundimisht tė triumfojė mbi vdekjen, na mbetet ne ta realizojmė filozofi ynė. Kryesore ėshtė qė ta largojmė politikbėrjen nga kjo tip kontrate me publikun. E gjithė kjo do tė thotė, tė edukojmė antropologjinė me parimet e lirisė dhe dinjitetit. Kėto dy shtylla, ku edhe mbėshtetet oponenca dhe kontrolli civil mbi shtetin dhe institucionet, ėshtė edhe njė sfidė kulturore, ndaj mėsimet e filozofisė, nuk do tė veniten filozofi ynė Zija Xholi!

Nuk do ta harroj kurrė, atė qė mė thatė nė hyrje tė viteve ‘90-tė, kur si i papunė, pėrpėlitesha pėr mbijetesė nė punė tė rėndomta, jashtė profesionit, nė rrugė: “Mos u dorėzo Pėrparim, kjo situatė ėshtė e pėrkohshme. Asnjė shoqėri nuk bėn dot pa mendimin filozofik, dhe shpejt ti do tė ngrihesh!”
Nuk ishin fjalė orakulli, por fjalė filozofi, qė shikonte pėrtej “murit politik” dhe orientohej nga horizonti. Tash e tutje, do tė presim fjalė tė urta dhe tė menēura nga eteri meditativ. Dhe sa herė qė problemi pėrballė nesh do tė jetė i vėshtirė e i ndėrlikuar, do tė kėrkojmė ndihmėn tuaj tė urtė e tė menēur, i paharruari, filozofi ynė, profesor Zija Xholi! Mirėnjohje tė thellė nga ish-studenti yt!
Balkanweb | View webpage for this Publication

Return to the Publications Search Page

albatlanta.com